HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SIKUR TIRANA TE JETONTE ĒDO DITE KESHTU! ME “BOTIMET KATOLIKE”

-- nga Alban GURI

Alban GURI I referohem dinamikės dhe ndjesisė positive qė solli nė qytet aktiviteti mė i bukur i vitit, Panairi i Librit. Kėtė mund ta them me bindje tė plotė. Unė isha aty si kureshtar dhe dashamirės i gjėrave tė shkruara, i atyre shkrimeve qė fliten e tregohen prej shekujsh, qė kujtohen e qė rishkruhen nė ciklet e pafundme tė historisė njerėzore.

Dhe pėr kėtė dua tė flas. Dua tė vlerėsoj faktin se sivjet, nė formė surprise, kishim njė stendė mė shumė nė Panairin e Librit. Kishim njė botė mė tė gjėrė, mė tė thellė, mė tė pasur. Kėtė vit nė Panair ne gjetėm pas kaq vitesh veprat e Padėr Zef Pėllumbit, Don Lazer Shantojės, sigurisht veprat e Padėr Gjergj Fishtės, Padėr Anton Harapit, Don Nikoll Mazrekut, monografi klerikėsh-poetė qė rezultojnė tė jenė edhe mendimtarė tė mėdhenj. U gėzuam si fėmijėt kur pamė aty Visaret, pėrrallat, gojdhanat popullore tė mbledhura e tė redaktuara nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Vinēenc Prenushi e shum e shum tė tjerė.

Ne u habitėm dhe u gėzuam qė mė nė fund, pas rreth 60 vjetėsh pamė tė ekspozuara veprat mė tė larta tė mendimit shqip, Eseistėt, Rapsodėt, Filozofėt, Tregimtarėt, rrėfimet e tė cilėve do t`i kishte zili mbarė bota e njerėzve, mbi tė gjitha ajo e qytetėruara.

Une u ndjeva njeri me fat qė pashė nė njė stend tė pėrkufizuar “Botimet Katolike” veprat mė madhore qė kish krijuar mendimi shqip. Aty pashė librin me tre vellime tė vuajtjeve dhe faljeve nga Padėr Zef Pėllumbi, pashė kėngėt dhe rapsoditė e pavdekshme tė Padėr Gjergj Fishtės, esetė dhe mendimin filozofik tė Padėr Anton Harapit, dokumentat dhe veprat gjuhėsore tė Pjeter Bogdanit, kėngėt e mrekullueshme shekullore tė shqiptarėve mbledhur e redaktuar nga At Donat Kurti e Bernardin Palaj. Gjeta aty kėndvėshtrimin pas njė eksperience 10 vjeēare tė Imzot Rrok Mirditės « Pėr njė Shqipėri me Zotin ». Nuk mungonin rrėfimet e Imzot Zef Simonit mbi Klerin Katolik Shqiptar. Dominonin stendėn pėrkthimet e veprave tė Papės sė madh Gjon Pali II. Shihje tė ekspozuar dukshėm veprat e Imzot Angelo Masafrės. Botime, pėrkthime, ese, ballada, legjenda, rrėfime, filozofi e letėrsi pa fund. Kėtė pashė e kėtė jetova aty nė stendėn “Botimet Katolike”.

Mbi tė gjitha, nė kėtė stendė tė pasur gjetėn vehten tė gjithė dashamirėsit e letėrsisė dhe folklorit, tė mendimit filozofik dhe tė mardhėnjeve midis Besimit dhe Arsyes « Fides et Ratio », autor Gjon Pali II-pėrkthyer nė shqip nga Don Gjergj Meta midis besimit dhe shkencės « Zoti dhe Shkenca », autor Jeann Guitton-pėrkthyer nė shqip nga Prof. Ferdinand Leka me kurator Don Arian Shkurtin. Kureshtarėt ishin tė shumtė, por mė i ēuditshėm ishte fakti se raporti i vizitorėve me blerėsit dhe porositėsit e veprave qė kishin mbaruar ishte pėrtej ēdo parashikimi. Kjo tregonte dhe njėherė etjen e madhe qė kanė shqiptarėt pėr dijen.

Mund tė them pa hezitim dhe me modesti tė tepruar se mbi atė stendė simpatike dhe estetike, vura re dhe numėrova qindra vjet studime dhe dije tė pėrfituar nė Akademitė mė prestigjoze tė botės. Emrat dhe fotot e tyre ishin aty para meje.

Unė kisha dėgjuar shumė pėr ta, pėr njerėzit mė tė ditur ndėr shqiptarėt e shekullit tė njėzetė. Dikush, dikur, nga mesi i shekullit tė kaluar u kish ndėrprerė atyre fillin e jetės. Dikush apo disa tė privuar nga dija e nga dėshira pėr tė ditur, i pushkatoi. Pushkatoi Barinjtė shpirtėrorė, Mėsuesit e kohės, Krishtin qė foli shqip. Ata pėsuan duke thėnė « Rroftė Krishti Mbret ! Rroftė Shqipėria ! » Ata pėsuan dhe vuajtėn vdekjen ēnjerėzore. Por u ringjallėn e ishin aty nė kuvendin e librit, me mua, me ne tė gjithė, nė stendėn e "Botimet Katolike" dhe me respektin e kureshtjen qė treguan tė gjithė ata lexues e dashamirės qė vizituan stendėn Katolike dhe blenė me etje e gėzim librat dhe veprat e tyre.

Pra kush medoi se i kish vrarė pėr t`i larguar nga Piedestali i Merituar i Elitės Kombėtare, kish gabuar, nuk kish mundur tė ndėrpriste vazhdimėsinė e dritės, qė Ata, me mendimin e tyre, pėrcollėn e do vazhdojnė tė pėrcjellin ndėr shqiptarė deri nė pafundėsi.

Dola nga ai panair me njė Diplomė nė dorė. Kisha marrė pothuajse tė gjitha botimet e ekspozuara nė atė stend. Ato ishin tė ribotuara rishtas, me letėr e kopertinė tė bukur, me njė metodologji qė i rinte besnike origjinalit, pra me skanim. Tė gjitha gegnisht. Perfekte. Ato ishin mė shumė se njė diplomė universitare. Ato ishin njė thesar. Ato ishin Visaret e Kombit.

Sa mirė do tė ndihesha sikur Tirana, ky qytet i ri e i paditur tė jetonte ēdo ditė kėshtu!

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara