HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOHA E VEPRIMIT DIPLOMATIK

-- nga Zef Ahmeti*, St. Gallen 2005

Zef Ahmeti

Kryeministri i Kosovės tė veprojė edhe si
Ministėr i Punėve tė Jashtme

“Shpėtimi i Kosovės dhe ringjallėja e Shpirtit Kosovar munt tė vijė vetėm nga brenda dhe nėpėr vepra tė verteta dhe tė perbashkėta kulturrale tė tė gjithė kosovarėve, kudo qofshin nė botė” (Dr. Dr. Krist Maloki)

Ashtu siē dihet qeveria e tanishme e Kosovės ėshtė e kufizuar nė disa fusha. Njėra ndėr to ėshtė edhe diplomacia aktive nė arenėn internacionale (me botėn e jashtme). Meqė kompetencat e kėsaj fushe janė ende nė duart e Kryeadministratorit, duhet gjetur njė modus apo metodė alternativ, qė tė paktėn Kryeministri i Kosovės, tani kur gjendemi nė njė fazė shumė tė rėndėsishme pėr t`u vendosur pėr ardhmėrinė e Kosovės, pėrkatėsisht definimit tė statusit, ta luaj edhe rolin e Ministrit pėr Punė tė Jashtme.

Mundėsia/alternativa

Kryeministri ka mundėsi qė nė kuadėr tė njė programi tė iniciuar nga Kryeministria dhe diaspora shqiptare, duhet tė njoftohet drejtpėrsėdrejti nga qeveritė perėndimore pėr gjendjen e pėrgjithshme tė mėrgatės nga Kosova, tė organizojė takime me qeveritė e shteteve tė Evropės dhe vendeve ku shqiptarėt pėr nga numri janė tė shumtė.

Ne vlerėsojmė se, duke mos lėnė anash pėr asnjė minutė ritmin intensiv tė punės pėr realizimin e standardeve, Kryeministria e Kosovės duhet tė marrė kontakt me diasporėn, qė tė organizojnė kontakte me personalitetet kryesore tė vendeve ku jetojnė dhe Kryeministrin e Kosovės. Temė bisedimesh duhet tė caktohet me sa vijon:

- Interesimi i Kryeministrit tė Kosovės pėr gjendjen e diasporės nga Kosova nė vendet e Evropės.

- Mundėsia e njė bashkėpunimi nė fushat policore e tė drejtėsisė mes strukturave tė Kosovės dhe atyre perėndimore.

- Marrja e informacioneve nga organet kompetente tė shteteve ku jeton dhe vepron diaspora- edhe rreth problematikės qė kanė me aktivitetet e kundėrligjshme shqiptare/kosovare.

- Mundėsitė pėr nxitjen e diasporės qė tė jetė pjesė integruese dhe jo element problemi nė vendet ku jetojnė, dhe njėkohėsisht tė kėrkohet qė elementet kriminele dhe atyre qė bėjnė vepra kundėrligjore tė mos pėrdoren edhe si element qė tė kriminalizohet e drejta e kosovarėve nė ato shtete dhe kjo gjė tė mos reflektohet nė tė drejtėn pėr shtet tė pavarur.

- Mundėsit e bashkėpunimit nė fushat me interes tė ndėrsjellėt e sidomos nė fushėn ekonomike.

- Mundėsia qė t`iu bėhet e njohur qė qeveria e Kosovės ėshtė e kufizuar pėr shkak tė status quo ekzistuese qė tė merret nė formė aktive rreth ēėshtjes sė diasporės shqiptare dhe problemet qė lidhen me kėtė fushė. Mbase pėrfaqėsuesit diplomatik tė SMZ-sė nuk janė marrė kurrė me problemet e diasporės sė Kosovės dhe vėshtirėsitė e tyre, pėrkundrazi, ata janė pėrpjekur qė shqiptarėt e Kosovės ti kriminalizojnė, madje t`i shohin sa mė shumė nė titujt e gazetave si njerėz tė rangut tė tretė, si njerėz qė krijojnė kriminalitet tė pėrhershėm, madje kėtė gjė po e arrijnė duke pėrdor emra shqiptar si gazetar, dhe diplomacia e Kosovės nė kėtė ēėshtje tė luaj rolin e saj.

- Mundėsia pėr t`iu falėnderuar drejtpėrsėdrejti shteteve pėr kontributin e tyre nė rindėrtimin e Kosovės.

- Do tė ishte gjithashtu e udhės qė tė hapen nė disa vende tė ndryshme zyre «kulturore» nė disa vende perėndimore kurse tė njėjtėn kohė ato zyre tė shėrbejnė edhe pėr diplomaci me tė drejtė pėr paisje me dokumentacionin elementar dhe atė tė udhėtimit.

Nė fund tė takimeve tė mundshme tė realizuara, Kryeministri, varėsisht nga agjenda e organizimit, nė drekimet (darkat) politike tė shpalosin qėndrimet dhe kėrkesat pėr pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės, respektivisht pėr ta ?matur? impulsin e qeverive rreth mendimit pėr pavarėsinė e Kosovės. Natyrisht edhe mediat duhet tė jenė element qė tė mund tė shfrytėzohen pėr tė dhėnė impulse tė forta pozitive.

Nė kuadėr tė programit tė lartshėnuar ekziston mundėsia qė Kryeministri tė bėj njė turne nė shtetet e Evropės dhe tė tregoj interesimin e tij sa pėr diasporėn, po aq edhe pėr tė dhėnė njė lajm tė mirė shteteve, se ne do tė kujdesemi pėr njerėzit e Kosovės, jo vetėn brenda saj. Tė japin sinjale pozitive evropiane tė pozicionit kosovar se, ne i duam standardet pėr vete dhe jo pse i kėrkon bashkėsia ndėrkombėtare.

Kėrkesat pėr ndėrmjetėsim pėr takim me qeveritė aktuale tė shteteve tė Evropės mund tė iniciohen nga strukturat e diasporės, me ndihmėn e Kryeadministratorit tė Kosovės por edhe me angazhimin drejtpėrsėdrejti tė zyrės sė Kryeministrisė duke marrė kontakte me qeveritė e shteteve tė Evropės dhe jashtė saj.

*Autori ėshtė udhėheqės i Institutit Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara