HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Identiteti kosovar, a ekziston?

-- nga Zef Ahmeti*, St. Gallen, 28 maj 2005

Parimet themelore tė identitetit ose ēka kuptojmė me konceptin identitet?

Zef Ahmeti Pėr tė shpjeguar konceptin identitet, apo pėr t'i kuptuar parimet themelore tė identitetit duhet sė pari tė shpjegojmė atė nė aspektin sociologjik, socio-psikologjik dhe atė filozofik prej ku dhe nga e ka burimin. Aspekti filozofik e mendon tėrėsinė e aftėsive qė i mundėsojnė individit pėr t`ia bėrė tė kuptueshme vet vetėn dhe tė tjerėve se kush janė dhe ēka dėshirojnė tė jenė. Ndėrsa parimi i njė teorie tė integruar e pėrmbledh konceptin e identitetit me sa vijon: nė konceptin psiko-analitik tė krizės sė pjekurisė (sipas Freudit, Erikson) krijimi i njė identiteti shpjegohet si njė proces qė nė fazat e ndryshme tė jetės i integron rishtas tė gjithė faktorėt jetėsor nė sintezėn e unė-it. Identiteti kėtu kupton atė ēka ėshtė formėsuar nė thelbin e individit.

Pėr dallim nga kjo, teoria e interakcionizmit (me pėrfaqėsuesit Mead, Strauss, Goffman), mban linjėn se identiteti ėshtė i vėnė nė sferėn sociale, nė pjesėmarrjen tė inteakcioneve (mes veprimeve tė njerėzve) personi nė rritje mėson gradualisht aftėsinė, duke u identifikuar pėrherė me grupet dhe strukturat abstrakte, t`i pėrgjigjet kėrkesave tė tė tjerėve, pa e dėmtuar vetveten. Nga kjo rrjedh se, aftėsia e balancimit individual dhe social definohet mandej si identiteti unė-it (sipas Habermas, Klappmann). Dhe aty ku ky integrim dėshton, shpėrthen kriza e identitetit. Pėr dallim nga shoqėritė arkaike qė kanė struktura relativisht tė njėsuara, pikėpamjet drejt krijimit tė identitetit nė shoqėrinė e sotshme moderne kanė ndryshuar dhe problemet pėr njė identitetit janė shtuar shumė.

A ka identitet kosovar?

Pėr ta shpjeguar e pėr ta dhėnė mendimin pėr ēėshtjen e shtruar, sė pari duhet tė bėjmė disa sqarime paraprake nė aspektin historik. Shqiptarėt e sotshėm kanė prejardhjen nga Ilirėt. Kjo tezė tashmė ėshtė e padiskutueshme. Nė Ilirinė e lashtė (shkenca e historisė jep tė dhėna se), ka ekzistuar njėsia “Dardani dhe dardanėt” qė kanė jetuar kryesisht nė Kosovėn e sotshme. Gjatė historisė dhe zhvillimeve nė Evropėn juglindore, pėr shkak tė rėndėsisė strategjike tė rajonit ilir, fillon njė ndryshim i territorit, sidomos pas okupimit tė mbretėrive tė ndryshme. Romakėt, gotėt, dyndjet e popujve, e sidomos ato sllave, kanė ndikuar qė nė territorin ilir tė ndryshohen strukturat, pastaj perandoria e Maqedonisė, qė shuhet mė vonė nga Bizanti, okupimi dhe sundimi pesėshekullor otoman, tendenca pėr copėtimin e pjesėve tė banuara me shqiptar pas rėnies sė Perandorisė Turke, nga Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia e Bullgaria. Gjatė kėsaj historisė nga Dardania antike kalohet nė Vilajetin e Kosovės, (sidomos kjo gjė vėrehet) gjatė sundimit osman, qė pėrfshinte njė territor mė tė gjerė se sa Kosova e sotshme.

Me rėnien e Perandorisė Osmane, qė shėnon kulminacionin e tjetėrsimit tė identitetit (pėrkatėsisht asimilimit), shqiptar nė disa pjesė, sidomos nė Prizren, Strugė dhe Sanxhak dhe elemente, me qė rast filloi faza e krijimit tė shteteve nacionale edhe nė Evropėn Juglindore. Fatkeqėsisht, kombi shqiptar, pasardhės i ilirėve, filloi tė ndahet bashkė me territoret e banuara nga ata dhe iu ngjitėn fqinjėve Grek, Serbi e Mali i zi (me vonė edhe Jugosllavi). Copėtimi i trojeve dhe i vetė shqiptarėve ndikoi edhe nė krijimin e njė “identiteti” ndryshe tė disa pjesėve tė banuara me shqiptar, por edhe tė shqiptarėve tė tjerė qė gjatė historisė kanė lėshuar vendlindjen e tyre pėr ta ruajtur “identitetin”. Sot pra kemi Shqipėrinė, Kosovėn, shqiptarėt nė Maqedoni, shqiptarėt nė Malit tė Zi, Serbinė, Greqinė, arbėreshėt e Italisė, arbėreshėt e Zarės, ndonėse nuk e pranojmė nė mes tyre ka dallime nė pikėpamje tė identitetit.

Kjo histori kombit shqiptarė i dha tipare tė ndryshme nga identitetit burimor. Disa elemente tė identitetit burimorė iu thanė (zhdukėn), iu tjetėrsuan, disa tė tjera u bėnė pjesė e tij, tani tė pandashme. Pjesė tė tjera tė kombit shqiptarė kanė fituar elemente tė ndryshme dhe me kėtė njė “identitet” me elemente dalluese varėsisht se ku veprojnė dhe jetojnė. Duke filluar me arbėreshėt e Italisė sė bashku me arbėneshėt tė Zarės qė kanė krijuar njė “identitet” vetjak, pastaj arvanitėt nė Greqi kanė tiparet e tyre dalluese. Po ashtu, mė pak ose mė shumė dallojnė mes veti edhe shqiptarėt nė Maqedoni, Kosovė, Serbi Jugore e nė Mal tė Zi, tė cilėt gjatė historisė kanė fituar elemente dalluese, por qė padyshim janė njė popull nė trojet e veta e kanė njė gjuhė, pėr t’u dalluar se janė shqiptar.

Ēka kuptojmė me konceptin shqiptar?

Para se gjithash me semantikėn shqiptar kuptojmė kombin shqiptar i shtrirė nė disa pjesė. Mirėpo ky koncept, (emėrtim), identifikon edhe shtetasit e shtetit shqiptarė (Shqipėrisė) qė nuk do tė thotė se duhet tė jenė edhe me kombėsi shqiptare. Pėr ta kuptuar dallimin edhe mė mire, duhet qė tė bėjmė dallimin mes koncepteve komb dhe nacion, pėrkatėsisht nacionalitet. Filozofėt evropian dallojnė mes konceptit nacion sipas kuptimit gjerman dhe francez. Versioni gjerman i nacionit nėnkupton kombin gjerman, ndėrsa ai francez lidhet ngushtė me konceptin e shtetit, qė nėnkupton popullin qė jeton brenda shtetit francez. Me fjalė tjera “kombi pėrmbledh nė gjirin e vet njė grumbull etnik qė ėshtė i lidhur (idealist!) nėpėr mes gjakut dhe fisit tė njėjtė, po mė fort nėpėr njė botėshikim e botėkuptim (Weltanschauung!) tė pėrbashkėt.

Porse ky botėkuptim bazohet mė fort nė ndjenja d.m.th. nė kujtime abstrakte tė njė vitaliteti tė veēantė (=tė gjakut!) dhe jo aq nė kujtime abstrakte tė njė sistemi filozofik e racional. Nocioni “nacion”, ka kuptim politik qė lind nė kohėn kur pėr tė parėn herė fillon krijimi i shteteve nė kuptimin e sotshėm (shek. XVI). Me nacion nė gjuhėn shqipe, ėshtė marrė dijetari shqiptar K. Maloki, i cili nėnkuptonte “popullin shtetnor”, ndėrsa kombi ėshtė njė term etnik, qė nėnkupton, (pėrfshin), e qė i kalon edhe kufijtė shtetėror. Dhe, kėshtu ai vjen nė pėrfundimin se, duke u bazuar nė shpjegimet e lartcekura, ideja nacionale nuk ka kurrfarė pune me idenė kombėtare.

Nė kėtė kontekst kurė flasim sot pėr identitetin kosovar, kjo nuk ka tė bėj me njė identitet tjetėr nė kuptimin kombėtar, porse fjala ėshtė pėr njė identitet tė ri me tendenca tė krijimit tė shtetit nacional, ku banorėt (shtetasit) e vendit do emėrohen si kosovarė. Koncepti kosovarė pėrfshinė nė kėtė kontekst jo vetėm shqiptarėt si shumicė, por edhe pakicat tjera, si serbėt, ashkalijt, goranėt, turqit, boshnjakėt, kroatėt! Edhe shqiptarėt e Maqedonisė nė kuadėr tė kėtij shpjegimi janė maqedon, meqė janė shtetas tė saj! Dhe ndryshe mund tė pėrdorim konceptin ngjashėm si pėrdorėt edhe pėr arbėreshėt e Italisė qė nė gjuhėn gjermane i emėrojnė italo-shqiptar (Italo-Albaner), prandaj edhe shqiptarėt nė Maqedoni mund tė pėrkufizohen si shqiptar tė maqedonisė, ndonėse kėtu problemi duket mė i ngatėrruar pasi qė ata janė popull etnik nė hapėsirėn e tyre.

Sot krijimi i njė shteti tė “pastėr” shqiptar (sipas konceptit Evropian) nuk do tė thotė gjė tjetėr pos fashizėm. Historia, (sidomos ajo Evropiane), ka treguar se njė gjė e tillė ėshtė e paarritshme, e aq mė pak kurė bėhet fjalė pėr njė shtet tė “pastėr-etnik” shqiptar!

Me njohjen e shtetit tė Kosovės, (i pėlqej dikujt apo jo) do tė krijohet njėkohėsisht edhe nacioni kosovarė. Ndėrsa “bashkimi i shqiptarėve si komb” do mund tė realizohet vetėm me hyrjen e “Ballkanit Perėndimor” nė Unionin Evropian! Dhe pėr fund, a nuk do tė ketė edhe mė tutje “identitetet” dalluese brendapėrbrenda kombit shqiptar?!

Lit.: Wörterbich des Christentums, Orbis Verlag, Düsseldorf 1988, fq. 503. Robert Kempner, Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV, Tüpingen 1926, fq. 484. Ernst-Wolfgang Böckenförde, Staat, Nation, Europa, Suhrkamp Verlag am Main 1999, fq. 35-58; Ernest Renan, Was ist eine Nation? Und andere politische Schriften, bot. I 1995, Wien-Bozen 1995, fq. 41-58. K. Maloki, Shteti apor Kombi, nė: Phoenix, nr. 15(2000/1).

[1] Artikullshkruesi ėshtė autor i librit: Mendime mbi kushtetutėn dhe shtetin, Zagreb 2005.
*Autori ėshtė udhėheqės i Institutit Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara