HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt nė kontekstin e zhvillimeve nė Bashkimin Evropian

-- nga Zef Ahmeti*, St. Gallen, korrik 2005

Zef Ahmeti Bashkimi Evropian pėr popujt e Ballkanit ėshtė bėrė si qėllim pėr t`iu bashkuar e pėr t`u bėrė edhe de jure pjesė e Evropės politike. Ajo qė shumėkush e quan mrekulli evropiane, pra krijimin e lirive dhe tė drejtave tė qytetarit, shteti juridik dhe ndarja e pushteteve nė Evropėn Perėndimore, ėshtė rezultat shekullor mes konkurrimit tė pushtetmbajtėsve. Kėto liri dhe parime qė pėrshkruajnė BE nė janė vėnė kusht pėr shoqėritė nė Ballkan pėr t`u bėrė pjesė e kėtij projekti, qė pas rėnies sė bashkimit sovjetik, BE ja vlerėsohet si eksperimenti mė i madh i njohur i kėsaj natyre, qė njėherė pėrnjėherė dėshtoi qė tė pėrfundohet edhe me nxjerrjen e kushtetutės sė saj.

Shumė ēėshtje janė hapur dhe shumė kritika po i adresohen procesit tė finalizimit tė projektit politik tė Bashkimit Evropian. Mendimet politike janė tė ndara, tė simpatizantėve tė BE sė dhe skeptikėve. Dhe pyetjet qė po shtohen, e janė shtuar edhe mė herėt, kanė njė ton me sa vijon: a ekziston identiteti evropian? Ku fillon Evropa, pėrkatėsisht ēka e pėrkufizon Evropėn nė aspektin gjeografik dhe kulturorė? Kurse pėr ne shqiptarėt do ishte pyetja: si duhet tė sillen shqiptarėt pėrballė kėtij procesi?

Kohėve tė fundit zėrat kritikė pėrballė projektit tė Evropės politike (kėtu mendoj shtetin e Evropės) ėshtė bėrė mė i theksuar. Kėshtu psh. lista e kritikat drejtuar Kushtetutės sė Evropės (qė u refuzua nga francezėt dhe holandezėt) fillon kryesisht me atė se, ajo ėshtė shumė e gjatė, e komplikuar dhe e formuluar jo qartė, e qė lenė hapėsirė keqpėrdorimi. Dhe sikur kushtetuta do ishte pranuar si bazė konstituive e BE sė, atėherė parlamentet e shteteve nacionale nuk do tė ishin mė nė gjendje tė vihen nė mbrojte tė drejtave dhe lirive tė qytetarit pėrballė shtetit, thuhet nė argumentin tjetėr. Bazuar nė traditėn e kushtetutave nacionale ato kanė si qėllim kryesorė qė sunduesve t`u vėnė kufij dhe t`i mbrojė qytetarėt nga monopoli i pushtetit shtetėrorė. Ndėrsa kushtetuta e BE sė kritikohet nė kėtė aspekt ku thuhet, se ajo ėshtė e kundėrta qėllimeve tė kushtetutave nacionale nė shtetet e Evropės (kėtu theksohet kompetencat e shumta tė ekzekutivit tė Kėshillit dhe Komisionit Evropian).

Kritika tjetėr orientohet nė principin e demokracisė, qė vlerėsohet si kastė politike e Evropės, qė po varroset qetėsisht, pa u hetuar. Parlamentet nacionale po quhen edhe "marioneta" pėr t`i zbatuar urdhrat e Brukselit, kurse Parlamenti Evropian thuhet se ėshtė parlament pa popull (sepse populli evropian nuk ekziston). Ndėrsa pėr shtetet Evropės Lindore ėshtė e papranueshme qė byroja politike e Moskės tė bartet nė Bruksel(!). Tendenca e Evropės pėr krijimin e identitetit tė saj shtetėror, pėr ta fituar subjektivitetin nė kuadėr tė sė drejtės publike ndėrkombėtare, ėshtė pėrcjellė me njė sėrė procesesh pozitive por edhe frenuese, pėr shkak tė interesave nacionale tė shteteve anėtare dhe mosgatishmėria pėr t`u tėrhequr nga suvereniteti politik. Jo vetėm kjo, por edhe aspektet ekonomike, tregu i punės etj. po e luajnė rolin e vet.

Ekonomia

Njė element i shoqėrisė moderne ėshtė sot parimi se «liria e njė individi pėrfundon atje ku fillon liria e tjetrit». Thėnė ndryshe liria nuk do tė thotė xhungėl. Sot ekzistojnė pseudoliberalėt qė e mendojnė tė drejtėn e mė tė fortėve, kurė kėrkojnė pakufinė e lirisė ekonomike. Nė tė vėrtetė me liberalizėm ėshtė menduar njė shoqėri nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt kanė tė njėjtėn tė drejtė pėr njė jetė tė lirė dhe pėr tė vendosur vet pėr vetveten. Dhe se si bazament i njė shteti liberal ėshtė qė shteti t`i mbrojė kėto vlera. Ndėrsa sot liberalizmi ėshtė degjeneruar nė njė liberalizėm ekonomik. Dhe shoqėritė aksionare si dhe firmat bashkė me koncernet duhet tė kuptojnė se shoqėria atyre u ka mundėsuar njė liri me kushtin qė tė shėrbejnė pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Dhe nėse kjo nuk mund tė funksionojė, atėherė shoqėria duhet t`i ndryshojė rregullat e lojės.

Nė tregun e punės kemi gjithnjė e mė shumė tė papunė dhe se ai treg nuk ėshtė i aftė ta sigurojė ekzistencėn dhe integrimin social tė njerėzve. Edhe nė vendet e zhvilluar ku ka rritje nė fitim tė firmave tė shumta dhe koncerneve, ku flitet pėr rritje ekonomike, kemi shtim tė numrit tė papunėve. Frika nga papunėsia, fuqitė e lira punėtore qė po vijnė nga vendet e Evropės Lindore, nė pėrgjithėsi frika nga standardi i jetesės nga disa vende mė tė zhvilluara nė Evropė, sė bashku edhe me Zvicrėn qė edhe mė tutje po heziton tė bėhet pjesė e projektit politik tė Evropės, janė elemente qė kanė shkaktuar rritje tė frikės nga projekti nė fjalė. Ndėrsa sukseset qė po prezantojnė firmat e mėdha nacionale dhe multinacionale, thuhet se janė fokusuar kryesisht nė interesat e tyre, dhe pak mendojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Lidhur me kėtė natyrė tė problemit ish presidenti Brazilian Emilio G. Medici do tė shprehej: "Ekonomia punėt i ka mirė, por jo edhe populli".

Shtypja pėr efiēiencė nė fitim po shtyn aktorėt nė treg qė tė jenė sa mė konsekuentė nė kalkulimet e tyre pėr fitime, kėshtu qė si rezultat kemi sjelljet e pamėshirshme tė firmave qė luftojnė edhe pėr (mbi)jetesė, ndėrsa globalizimi ka kthyer raportet mes shtetit dhe ekonomisė nė 180 gradė.

Shqiptarėt nė kontekstin evropian

Nė fillim mė duhet tė them se jam plotėsisht i njė mendjeje me kolegėt e mi se "para se tė jetė problem i diplomacisė evropiane, ēėshtja shqiptare, nė radhė tė parė ėshtė njė problem i brendshėm i vetė shqiptarėve". "Kjo nė kuptimin se shqiptarėt, ma saktė klasa politike shqiptare, pritet tė bėjnė zgjedhjen pėrfundimtare nė mes tė qenurit objekte tė paqėndrueshme dhe kalimtare politike, apo subjekte tė vetėdijshme politike tė njė shteti demokratik dhe evropian, qė priret tė integrohet nė kontinentin e vjetėr".

Pėrveē faktorėve qė kanė tė bėjnė mė ekuilibrat e brishtė ballkanik dhe evropianė, nė vonesėn e zgjidhjes sė ēėshtjes dhe problemeve shqiptare, sot jemi duke ndikuar mė shumė ne shqiptarėt. Pra, ne jemi nė sprovė nga komuniteti ndėrkombėtar jemi vėnė nė sprovė nėse mund tė arrijmė tė nxjerrim njė lidership tė besueshėm, tė kualifikuar nga pikėpamja intelektuale, dhe do tė dimė tė shmangim gangsterėt nga vendosja nė zyrat qeveritare dhe strukturave tė tjera shtetėrore.

Kombi shqiptar nė tėrėsi lėngon nga shumė tė meta qė duhet pastruar nga trupi i tij. Ato duhet tė luftohen me njė menēuri dhe durim. Populli ynė duhet tė pėrgatitet e pastrohet fillimisht pėr vetveten, e vetėm mė pastaj se duhet t`u pėrshtatemi integrimeve rajonale evropiane. Evropa nuk ėshtė vetėm parajsė, siē e pamė. Projekti Evropė ka edhe elemente tė tjera negative. Andaj shqiptarėt duhet tė pėrgatiten mirė pėrballė sfidave qė do ta presin nėse hyjnė nė BE. Mendoj dhe jam i bindur se duhet qė sistemi i tė menduarit dhe tė vepruarit tė ndryshoj dhe t`i pėrshtatet frymės sė integrimeve, globalizimeve, gjithnjė duke e ruajtur identitetin dhe vlerat.

Nėse nga populli shqiptarė dalin elemente kriminele qė kanė aftėsi kooperimi dhe bashkėpunimi e deri te marrja e posteve udhėheqėse, besa edhe dominuese, pse tė mos dalin edhe forca tė shėndosha me energji pozitive, qė do tė punonin pėr ngritjen e popullit tonė nga njė popull problematik, nė njė popull i respektuar?! Dhe fundja Evropa ėshtė nė pritje tė shfaqjeve mė tė mira tė aftėsive tona pėr tė demonstruar aftėsitė tona, si popull me potenciale pozitive. Nuk mjafton vetėm pėrshtatja e ligjeve nė ato evropiane, nuk mjafton oratoria pa veprime. Format tradicionale shqiptare e tė menduarit politikisht dhe ekonomikisht vėshtirė se do ndihmojnė nė proceset qė po e presin.

*Autori ėshtė udhėheqės i Institutit Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara