HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Kosovė duhet tė denoncohet e keqja!

-- nga Zef Ahmeti*, St. Gallen, 22 gusht 2005

Zef Ahmeti Se liria e ka gjetur Kosovėn tė papėrgatitur, nuk ka dyshim. Pa-pėrgatitja ka ndikuar qė administrata e UNMIK-ut tė luaj rolin e monopolit qė po kritikohet sot aq shumė nga shumė segmente tė ndryshme brenda dhe jashtė Kosovės. Pėrveē pa-pėrgatitjes, Kosovėn liria e UNMIK-ut e gjeti nė njė gjendje tė shkatėrruar nga represaliet serbe. Status quo-ja e para intervenimit tė NATO-s nė Kosovė, ka lėnė pasojat nė gjitha sferat e shoqėrisė. Besimi nė organet udhėheqėse shtetėrore, kryesisht nė vendet qė kanė dalė nga sistemi komunist, ėshtė vlerėsuar „zero“. „Kush nuk e vjedh shtetin, e vjedh “familjen“ ka qenė motoja e komunizmit. Kalimi nė demokraci rajonin e Ballkanit e futi nė njė krizė. Ndėrsa Kosova nuk pati fatin tė prek drejtpėrsėdrejti edhe pėr dhjetė vite mė vonė (qė nga 1990) demokracinė.

Pas hyrjes sė lirisė unmikiane, bashkėsia ndėrkombėtare mori pėr sipėr ndėrtimin e strukturave krejt tė reja nga ato ekzistuese nė Kosovė. Puna e „aftėsimit dhe ri-integrimit“ tė shoqėrisė shqiptare nė organet dhe strukturat e ndryshme shtetėrore u pėrcoll me shumė kritika e vėshtirėsi, tensione, bojkotime, paaftėsi gjithnjė duke pėrdorur njė „nacionalizėm“ tė deformuar nga elemente tė caktuara shqiptare, pėr tė marrė poste dhe pushtet, sa shumė gjėra kaluan nė banalitet.

Nė lirinė unmikiane shoqėria kosovare i dha shkas bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta (pėr)zgjat prezencėn e saj, pėrveē tė tjerash, nė mėnyrė tė theksuar, edhe pėr shkak tė konfliktit permanent brenda-shqiptar. Ballafaqimi me realitetin e ri nė Kosovė, e gjeti lidershipin kosovar nė gjumė. E mira e pėrgjithshme u la anėsh. Gjendja politike u tensionua aq shume, sa shkaktuan tensione shumė tė rėnda nė shoqėrinė Kosovare. Sot, liderėt kosovarė e hedhin edhe mė tutje fajin njėri tjetrit. Pėrveē represioneve tė paraluftės, nė gjendjen politiko-ekonomike nė Kosovė kanė ndikuar shqiptarėt nė mėnyrė vendimtare.

Shoqėria kosovare ka qenė e pa-pėrgatitur pėr njė sistem demokratik. Ndėrsa nė shoqėritė e tilla ku mungon pėrvoja nė kėtė sistem, deri sa tė lodhėn nga fenomenet negative, nuk mund tė ketė ecje pozitive. Pėrvoja, pra, ishte ajo qė u mungonte kosovareve. Dhe kjo mungesė e pėrvojės, por edhe ndjenjės demokratike, duke e keqinterpretuar demokracinė, janė bėrė veprime diktatoriale, nxitje dhune etj. Pra kurė mungon pėrvoja dhe aftėsia e veprimit, gjėrat kalojnė nė dhunė. Kush ėshtė mė i forti, ai ka tė drejt. Kosovės i mungon fryma demokratike sė pari nė familjet. Dhe kjo mungesė ndikon drejtpėrsėdrejti edhe nė skenėn politike.

Skandaloze ėshtė edhe sjellja e udhėheqėsve politik, bashkė me disa politikan tė gjysmė-formuar, pas luftės bėnė shuarjen e parlamentit tė Republikės sė Kosovės, tash de facto me “forumin politik” po e anashkalojnė parlamentin e Kosovės. Vallė, parlamenti i Kosovės ēka ėshtė? Sallė e mbushur me marioneta?! Nuk mund tė gjykohet se nga strukturat ndėrkombėtare po shkelen principet e demokracisė, kur ne vet nuk i respektojmė ato!

Politika nė Kosovė ėshtė marrė shumė me vetveten. Ndėrsa ka qenė, fatkeqėsisht, shumė e kufizuar nė veprime aktive diplomatike e strategjike. Nė njė studim qė ėshtė bėrė nga njė institut nė Vjenė, thuhet pos tė tjerash, se besimi nė strukturat politike udhėheqėse ėshtė edhe kusht pėr zhvillimin ekonomik tė njė vendi. Kurse kjo mungon fare nė skenėn kosovare. Problemi shqiptarė para se tė jetė problem i jashtėm, ėshtė fillimisht problem i brendshėm. Sot Kosova ka nevojė mė shumė se kurrė pėr njė “djalėri tė shėndosh”! Standardet qė po i kėrkohen Kosovės, lidhen ngushtė edhe me organizimin social tė shoqėrisė kosovare. Ēdo individ ka mundėsi tė ndihmoj pėrmirėsimin e gjendjes nė Kosovė, e tė mos flasim pėr partitė dhe organet tjera, qeveritare e joqeveritare. Sistemi duhet tė funksionoj.

Fryma demokratike duhet tė frymoj gjithkund. Dhuna dhe shėrbimet sekrete tė partive politike, nuk janė gjė tjetėr, pos dėshtim i luftės demokratike. Mungojnė zgjidhjet alternativ. Nė frustrimin e popullatės, kanė ndikuar sė pari gjitha segmentet dhe strukturat vendore. Arroganca, korrupsioni, injorimi, mosdija. Nuk mjafton tė veshėsh me kravatė, e ti thuash vetit demokrat. Demokracia ėshtė diēka qė duhet tė frymoj nė shpirtin e njeriut, nė lirinė individuale, duke respektuar gjithnjė lirinė e individit tjetėr.

Shoqėria shqiptare ka nevojė qė t`i denoncoj padrejtėsitė. Ta ngrehė zėrin kundėr fenomeneve negative nė shoqėrinė shqiptare. Nuk ėshtė ēdo pushtet edhe armik i popullit. Me fjalė tjera, armiku mė i madh, dhe virusi mė i rrezikshėm i shoqėrisė kosovare, ėshtė mosgatishmėria pėr ta luftuar tė keqėn, sė pari nė rrethin familjar, e mė pastaj nė shoqėri.

Kombi shqiptar nė tėrėsi lėngon nga shumė tė meta qė duhet pastruar nga trupi i tij. Ato duhet tė luftohen me njė menēuri dhe durim. Populli ynė duhet tė pėrgatitet e pastrohet fillimisht pėr vetveten, e vetėm mė pastaj se duhet t`u pėrshtatemi integrimeve rajonale evropiane. Format tradicionale shqiptare e tė menduarit politikisht dhe ekonomikisht vėshtirė se do ndihmojnė nė proceset qė po e presin. *Autori ėshtė udhėheqės i Institutit Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara