Libra dhe mbresa - libėr nga Shefqet Dibrani
-- nga Zef Ahmeti*, St. Gallen, 22 gusht 2005
Botime:
VĖZHGIMET LETRARE SI SFIDĖ PĖR NJĖ KRITIKĖ LETRARE
Shefqet Dibrani, botoi, Instituti Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr, fq. 672.
Kėto dite doli nga shtypi libri Libra dhe mbresa i autorit kosovar Sh.Dibrani i
cili jeton dhe vepron nė Kantonin St. Gallen tė Zvicrės. Libri ėshtė botuar nga Instituti Shqiptar, kurse
ėshtė shtypur nė Shtypshkronjėn Dukagjini nė Pejė. Siē potencohet edhe nė
nėntitullin e librit, ai ėshtė me venerime-vėzhgime letrare, duke sublimuar
pėrpjekjet e autorit edhe nė fushėn e kritikės letrare.
Libri ėshtė strukturuar nė formė recensionesh duke pėrmbledhur njė numėr tė madh
librash nga autor tė ndryshėm, ndėrsa mė tė privilegjuar janė autorėt nga diaspora,
veēmas ata qė jetojnė nė Zvicėr. Libri ėshtė konceptuar nė tre pjesė: Nė pjesėn e
parė ai ka shtjelluar 101 libra, duke pėrfshirė kompletin prej 8 vėllimesh tė
prof.Aganit, 6 ese pėr poezi tė caktuara dhe njė shėnim pėr njė dramatizim poetik
tė pėrmbledhura nė 103 shkrime tė veēanta. Shkrimet shoqėrohen edhe me ballinėn e
librave tė trajtuar si dhe shėnimet biografike pėr autorėt e tyre. Pjesa e dytė e
emėruar Revista dhe Gazeta pėrmban njėmbėdhjetė shėnime pėr revista dhe gazeta qė
kryesisht janė rezultat i diasporės, ndėrsa pjesa e tretė e ndarė si Vitrina e
librit, Sh. Dibrani ka dhėnė shėnime informative edhe pėr 19 vepra tė tjera tė cilat janė tė
botuara nė mėrgim.
Libri me kritikė letrare LIBRA DHE MBRESA i Shefqet Dibranit pėrveē vlerės
letrare ka edhe vlerėn leksikologjike, pra ai jep tė dhėna pėr autorė e krijues tė
ndryshėm shqiptarė qė veprojnė jashtė vendlindjes. Por duke mos i pėrjashtuar edhe
disa autor nga vendlindja, sikur i ka dhėnė peshė mė profesionale njohjeve tė tija
nė fushėn e kritikės letrare duke e artikuluar zėrin e tij prej njė kritiku tė
pasionuar dhe ligjėruesi tė zellshėm si njė njohje e thellė profesionale.
Venerimet, pėrkatėsisht vėzhgimet letrare tė Dibranit, janė pėrmbledhur nė njė libėr
voluminozė prej 672 faqesh duke e bėrė atė njėrin nga autorėt mė serioz nė diasporėn
shqiptare nė Zvicėr dhe mė larg. I lindur mė 1960 nė fshatin Gėrdofc tė Podujevės,
Sh.Dibrani ka tė mbaruar Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Gjakovė pėr biologji
kimi, kurse nga viti 1984 jeton nė Zvicėr.
Autori njihet edhe mė parė tek lexuesi shqiptarė me veprat poetike, por zėri i tij u
shqua sidomos me analizat qė i bėnė dhe i ka bėrė nė media tė ndryshme tė shkruara
dhe ato elektronike duke ia dal tė bėhet i veēantė dhe me kėtė edhe anėtar i Lidhjes
sė Gazetarėve tė Kosovės (1998), anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Shkrimtareve
nė Zvicėr 2001, (tash Lidhja e Autorėve dhe Autoreve AdS 2003). Anėtar i Shoqatės
Ndėrkombėtare Kulturore International Kulturbrücken, Zürich/Zvicėr 2002 etj. Me
gjithė angazhimet e ditės pėr ta nxjerrė jetėn qė e preokupojnė njė emigrant, ai i
ka sfiduar me sukses tė gjitha vėshtirėsitė, prapėshtitė dhe pėrbuzjet qė i kanė
ardhur qoftė kėtu nė perėndim apo edhe injorimet nė vendlindje, duke realizuar njė
vepėr kapitale dhe mjaftė tė rrallė qė mund ta bėjė njė autor, posaēėrisht kur ėshtė
i mėrguar.
Sh. Dibrani, pėrveē poezisė dhe kritikės letrare merret edhe me gazetari. Ka
shkruar dhe bashkėpunuar me shumicėn e shtypit shqiptarė qė botohet nė Kosovė,
Shqipėri dhe mėrgim. Qė prej njė viti shkruan rregullisht analiza politike pėr
ēėshtje tė Ballkanit, pėrkatėsisht pėr zhvillimet politike nė Kosovė, pėr gazetėn
Illyria nė New York.
Poezia e tij ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht, italisht, frėngjisht, turqisht,
rumanisht dhe sllovakisht, dhe ėshtė prezantuar nė kėto antologji dhe libra: Pema
e ėndrrave Lalbero dei sogni, Bari - Itali 1995, Poezia e Kosovės Poesia dal
Kosovo Nardo - Itali 1999, Njė alfabet i poezisė shqipe - Un alfabet al poeziei
albaneze, Bukuresht - Rumani 2003, Fremde Heimat Zürich - Zvicėr 2003, Hapa
nėpėr natė, MNL Ditėt e Naimit - Tetovė 2003, Ana tjetėr e pasqyrės
intervista, Dallas USA 2003. Po ashtu Sh.Dibrani ka botuar gjer mė tash edhe kėto
libra me poezi: Larg pikon hėna Tiranė 1994, kurse nė Prishtinė:
Pse e urrejė Kadarenė dhe poezi tė tjera, 1996, Qershia e pikėlluar, 1997,
(vjersha pėr fėmijė), Ditar mėrgimi, 1998 dhe librin Strehėt e gjakut nė vitin 2000.
Kėto ditė Shtėpia Botuese Faik Konica nė Prishtinė e nxori edhe pjesėn e parė tė
librit me ese dhe trajtesa politike Zhgėnjimi Ballkanik.
*Autori ėshtė udhėheqės i Institutit Shqiptar nė St. Gallen/Zvicėr.
|