HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ARNAUD vs. SHQIPTAR

-- nga Astrit Lulushi

Astrit Lulushi "Ēdo gjė qė thuhet tani ėshtė thėnė mė parė, arsyeja qė pėrsėritet ėshtė se ajo mund tė jetė lėnė nė harresė, e mbuluar ose e pa pėrfillur."

Anonim

Arnaud apo Arnaut ėshtė emri me tė cilin shqiptarėt njihen nga turqit duke filluar qe nga periudha e Mesjetės. Ky emėr shumė ėshtė pėrmendur dhe pėr prejardhjen e tij ėshtė thėnė se nuk ka nevojė pėr vėrtetim, se ai lindi me ardhjen e osmanllinjėve nė trojet shqiptare dhe vetėm kaq.

Eqrem Ēabej thotė se 'nga aspektet e ndryshme tė njė fjale, me rėndėsi themelore pėr etimologjinė ėshtė historia e saj, sepse me sqarimin e kėsaj ane pėrmbushen shumė herė edhe kushtet pėr konstatimin e burimit tė fjalės. Pėr tė ndriēuar anėn historike tė fjalės, para sė gjithash duhet qė nė kushtet e veēanta tė shqipes, me traditėn a vonė tė shkrimit tė saj, pėr njė fjalė qė tė dokumentohet, tė ndiqet zhvillimi qė ka kryer nėpėr kohė, duhet nisur me vendin e veprės ku shfaqet pėr herė tė parė edhe duke caktuar trajtėn dhe kuptimin me tė cilėn paraqitet aty." Pra pėr tė lejuar krijimin e njė pasqyrimi tė qartė tė fjalės "Arnaud", pėr tė shkuar tek burimi i mirėfilltė i saj, nevojitet njė zhvendosje shume prapa nė kohe dhe larg trojeve ballkanike.

Nė fillim tė viteve 700 tė erės sone, Franca jugore dhe Katalania nė Spanjėn veriore ishin pėrfshirė nga luftra civile, pushtime e kaos. Kjo periudhė zgjati afro njė shekull; autoriteti mbretėror pushoi sė ekzistuari dhe pushteti kaloi nė duart e familjeve apo klaneve qė dolėn tė fuqishme nga kjo periudhė. Si rrjedhim, aty nga fillimi i shekullit IX nė Akuitainen perėndimore, Konti Ermenon i Poitous dhe vėllai i tij Turpio, kont i Angulemės, kishin krijuar principatat e tyre. Konti Ermenon morri mė pas edhe kontrollin e krahinės Perigord ku u martua me motrėn e Sanēezit, duka i Gaskonisė. Nga kjo martesė lindi njė djalė qė ata ia vunė emrin Arnaud. Ishte viti 838.

Pėrdorimi i emrit Arnoud nga njė derė fisnikėsh lė tė kuptohet se ai mund tė jetė pėrdorur edhe para viteve 800. Nė fakt emri "Arnulf" nga i cili rrjedh edhe "Arnaud" ndeshet qysh nė shekullin V-VI, kur flitet pėr njė Shėn Arnulf, burrė shteti, strateg ushtarak, kryepeshkop i Mentzit, dhe mė pas shenjėtor i Kishės Katolike. Pra ėshtė njė e vėrtetė historike se qė nė shekujt V - VI emri Arnaud del diku midis Francės dhe Spanjės, dhe papritur pas shumė shekujsh, nė vitet 1400 shfaqet nė Ballkan nėpėrmejt pushtuesve osmanė.

Ėshtė thėna se turqit e morrėn fjalėn "arnaud" nga grekėt tė cilėt e quanin fqinjin e tyre verior "arvanit". Por qė emri "arvanit" tė pėsonte ndryshime duke u shndėrruar nė "arnaud" pėr kėtė me siguri do tė duhej njė periudhė mė e gjatė kontakti midis turqve dhe grekėve para se turqit tė binin nė kontakt me arvanitėt (shqiptarėt). Kėtu duhet patur parasysh edhe karakteristika e turqishtes, e cila fjalėt e huazuara nga greqishtja, veēanėrisht emrat e vendeve, vazhdon t'i ruajė edhe sot thuajse tė pandryshueshme. Rrjedhimisht mund tė thuhet pra, se emrin "arnaud" turqit ka gjasa ta kenė patur nė fjalorin e tyre shume shekuj para se tė binin nė kontakt me shqiptarėt. Por si dhe kur..?

Nė vitin 851-852, morėt (arabėt myslimanė) pushtuan Barcelonėn dhe vazhduan sulmin e tyre drejt veri perėndimit nė Navarra dhe Gaskoni, ku ata zunė rob dukėn Sanēez dhe kunatin e tij, Kontin Ermenon, atin e Arnaudit. Siē ndodh shpesh gjatė pushtimeve, konti Ermenon pėr tė shpėtuar familjen dhe zotėrimet e tij bėhet vasal i sunduesve arabė dhe veē haraēit nė tė holla qė paguante, ai ishte i detyruar tė dėrgonte edhe ushtarė sa herė qė trupat muslimane ndėrmerrnin fushata. Nė vitin 863, gjatė njė beteje me vikingėt, konti Ermenon, dhe vėllai i tij Turpio vriten. Nė krye tė trupave vihet Arnaudi i ri, i cili ndryshe nga i ati, ngriti krye kundėr pushtuesve, dhe arriti tė marrė nėn kontroll rajonin Fezensak. Konti Arnaud gjithashtu u pėrpoq tė fuste nėn kontrollin e tij edhe Gaskoninė, por pa sukses.

Arnaudi, kont i Fezensakut vdiq nė vitin 926 dhe falė famės sė tij, emri Arnaud, tashmė sinonimi qėndresės, gėzoi njė pėrhapje tė gjėrė. Nė mesjetėn e herėshme emri "Arnaud" u bė njė nga emrat mė tė pėrdorur nė jug tė Francės. Nė vitin 1318, me shtypjen e lėvizjes sė Albigjenėsve nė Francėn jugore, fshati i thellė malor Montaillou nė malet Pirenenj u bė njė nga strehimet e fundit tė heretikėve. Historiani francez Le Roy Ladurie pėrmend mbi 10 familje me mbiemrin Arnaud, dhe fshati Montaillou nė atė kohė nuk kishte mė shumė se 50 familje.

Nė shekullin XII - XIV, pėr tė ndalur zgjerimin e perandorisė osmane, perandori i Bizantit pėrdori trupa mercenarėsh nga Evropa perėndimore, ndėrsa nė vitin 1324, vetė sulltan Orhani filloi tė zbatonte politikėn e pėrdorimit tė mercenarėve tė krishterė nga Evropa nė radhėt e ushtrisė osmane, pėr tė pakėsuar kėshtu varėsinė e deri atėherėshme pėr trupa nga fiset nomade. Shumica e kėtyre mercenarėve tė krishterė ishin njerės tė pėrndjekur nga vendet e tyre kryesisht pėr arsye fetare. Franca jugore nė Mesjetėn e herėshme njihej si djepi i heretizmit dhe rajoni ky kisha katolike me kryqėzatėn e saj kundėr Albigjenėsve shėnoi fillimin e periudhės sė Inkuzicionit. Pėr pasojė qindra mijėra tė ashtuquajtur heretikė morrėn arratinė duke kėrkuar strehim. Dhe ku tjetėr ata mund tė ndjeheshin mė tė sigurt nga inkuzicioni sesa nė territoret e perandorisė osmane? Cili vend tjetėr do t'u ofronte atyre mundėsinė mė tė mirė pėr tė luftuar, me bindje ose si mercenarė, kundėr kishės, sesa perandoria Osmane? Ka gjasa qė pas nje farė kohe emri "arnaud" ne gojėn e turqve u be sinonim i ushtarit me pagesė ose tė krishterė qė luftonte nė radhėt e ushtrisė osmane.

"Arnaud" rrjedh nga gjermanishtja e vjetėr (teutonishtja) dhe nė shqip merr kuptimin "kryeshqiponjė". Emri "Shqiptar" dihet se ėshtė njė term relativisht i ri qė filloi tė pėrdorej si emėr populli disa shekuj pas qarkullimi tė termit "arnaut". Ka gjasa qė emri "shqiptar" tė mos jetė tjetėr veēse njė "kalk", njė pėrkthim i pėrpiktė i gjermanishtes "arnaud" dhe ndoshta vetėm rastėsisht afrohet me termin "arbėr". Arkivat ushtarake austriake pėrmendin faktin se nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII, nė shėrbim tė forcave tė perandorisė austriake kishte njė numėr tė madh arnautėsh qė luftonin kundėr trupave osmane. Ata sigurisht kishin njė farė njohurie rreth gjuhės sė vendit nė ushtrinė e tė cilit shėrbenin. Ndonjėri prej tyre ndoshta u bė kurreshtar tė mėsonte kuptimin e emrit "arnaut" me tė cilin e thėrrisnin dhe kur e dėgjoi, emri "shqipe" duket se i pėlqeu. Nė burimet turke dhe ato veneciane tė shekullit XVII qė bėjnė fjalė rreth fushatave turke nė Balkan vihen re edhe shprehje tė tilla si "arnautė dhe arnautė-shqiptarė". Kjo lė tė kuptohet se shprehja "arnaud" sapo kishte filluar tė "shqiptarizohej".

Profesor Ēabej thotė se 'dalja fitues i emrit "shqiptar" ndaj atij "arbėr" nga fundi i shekullit XVII mori shkas ndoshta nga shtegtimet e shumta tė fiseve shqiptare tė kohės sė mesme, formime fisesh tė reja, dhe dyndja e osmanėve.' Nė kėtė rast mund tė thuhet se shtegtimet e shumta dhe dyndja osmane qė solli me vete emrin "arnaud", ishin ato qė ndihmuan nė daljen fitues tė emrit "shqiptar".

Bibliografi:
THE LIBRARY OF IBERIAN RESOURCES: The Development of Southern France and Catalan Society, 718-1050 by Archibald R. Lewis.
STUDIME ETIMOLOGJIKE NE FUSHE TE SHQIPES, Eqrem Cabej, Tiranė, 1982
DICTIONARY OF WORD ORIGINS by Joseph T. Shipley, Philosophical Library, Inc., New York, 1945.
LANGUAGE: ITS NATURE, DEVELOPMENT AND ORIGIN by Otto Jespersen, W. W. Norton & Company, Inc., New York, 1964.
MONTAILLOU: The Promised Land of Error by Le Roy Ladurie, Braziller, Inc., New York, 1978
OTTOMAN EMPIRE, The Ottoman State to 1481:The Age of Expansion, Encyclopedia Britannica, 1950
The Catholic Encyclopedia, Volume I, by Robert Appleton Company, 1907, New York
KOSOVO: A SHORT HISTORY by Noel Malcolm, First HarperPerenial edition, New York, 1999.
SHQIPTARET MIDIS LINDJES DHE PERENDIMIT nga Eqrem Ēabej, MĒM, Tiranė, 1994.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara