HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A i duhen gja Kosovės shqytarėt e standardit tė 1972?

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca

«Zot shpėto ato heshtje tė pleqve tė Kosovės
Qė flasin me brazdat e baltės plot ujė tė vjetėr
Ujė nga shiu i parė i botės qė njomi kėtė dhe.
»
Mihal Hanxhari, Elegji pėr Kosovėn

Asht e vėshtirė me iu pėrgjegjė nji shkrimi i cili paraqitet si nji koncentrat banalitetesh tė zbukurueme me frymje-shfrymje retorike qė kėrcejnė si zorra ex cathedra nė prush, tue kujtue se bahen idena tė matuna e bile edhe udhėrrėfyese.
Asht nji sėmundje e vjetėr e nji pjese tė kosovarėve qė kanė shkue nė shkollė, me imitue gjanat qė ndodhin nė Shqipni: gjuhėn, librat, politikėn e shumė marrina tė tjera qė atyne natyra ua ka kursye. Asht nji sėmundje e atyne qė Faik Konica i quente “tė pezmatuem” – nė tru.

Tue lexue nji shkrim tė botuem tash sė fundi nė nji tė pėrkohshme shqiptare rreth nevojės hipotetike (e cila mohohej nė mėnyrė kategorike prej talentit tė pashpimė ndonjiherė tė artikullshkrueses) tė “nji gjuhe tė re letrare pėr Kosovėn” [sic!] – m’u duk mā e qartė se kurrė se ēlirimi i nji vendi prej forcave tė hueja nuk sjell asnji pėrmirsim nė ndėrgjegjet e robnueme prej marrinave ideologjike. Tezat e vjetra vazhdojnė me u pėrsėritė nė mėnyrė mekanike, pa talent dhe pa muzikalitet.
Nė artikull flitej pėr «gjuhė letrare» e menjiherė kalohej tek «standardi» - sikur kėto dy realitete tė ishin e njejta gja. Mbrohej «standardi» tridhjetėvjeēar, e si i tillė i ri por gjithsesi i vjetėr aq sa mos me lejue kend me e prekė me pupėl. Me sigurinė e bakallit qė din gjithēka qė ka dhanė e ka marrė – flitej me preokupim pėr ata qė «po gėrmojnė shkatėrrueshėm nė ardhmėrinė tonė jo vetėm gjuhėsore, po edhe kombėtare».

(Mė pėlqeu shumė shprehja origjinale e jasht maset shqiptare: « gėrmojnė shkatėrrueshėm», e cila tregon sesa thellė njihet logjika e gjuhės prej shqytarėve tė standardit nė Kosovė).
Ndėrsa nė anėn tjetėr thuhej se “qarqet e caktuara intelektuale” – nisin e sosin argumentimin e tyne se standardi asht imponue prej rrethanave jodemokratike e si i tillė s’mund tė pranohet, dhe se shqiptarėt nė fund tė fundit nuk kanė veprue ndryshe prej popujve tė tjerė. E nė fund vetullat e kėtij arsyetimi qė nxjerr sytė mbylleshin me pyetjen retorike: «Pse shqiptarėt tė veprojnė ndryshe nga tė tjerėt?»

M’u kujtue opera komike nė dy akte e Mozart-it: «Cosģ fan tutte», ku dy protagonistat, Ferrandoja e Guljelmi - tė maskuem si shqiptarė, tundojnė tė fejuemet e njeni-tjetrit tė cilat epen, ēka bahet shkak pėr me i dhanė vetė titullin operės: «Kėshtu bajnė tė gjitha».
Parimi se gjuhėt e tjera janė standardizue me forcė e kėshtu kemi veprue edhe ne, asht si parimi «cosģ fan tutte»: tepėr i vorfėn pėr me krijue nji linjė tė ndershme mbrojtjet si pėr tė fejuemet e Ferrandos dhe Guljelmit ashtu edhe pėr standardin!
Por edhe vetė premisa asht e rreme, mbasi gjuhėt tjera tė “standartizueme me forcė” janė ushqye me forcėn e autorėve si Dantja, Petrarka, Luteri – hijen e tė cilėve un s’e shoh te «forca» e vjetit 1972.

«Forca» mundet me qenė forcė e hijshme qė buron prej cilėsisė ose dhunė e verbtė qė ka zanafillen te urrejtja.
Se sa pak ka zanė rranjė standardi nė Kosovė e tregon mėnyra qesharake sesi e flasin atė 90% e atyne qė mundohen me e folė, dhe mėnyra e panatyrshme sesi e shkruejnė 90% e atyne qė mundohen me e shkrue. Gjuhėn shqipe nė Kosovė e flasin fort mā bukur pleqt e plakat qė s’e kanė ba nji ditė shkollė sesa gjuhėtarėt qė mundohen me imitue standardin e 1972.

Ku jetojnė shqytarėt e standardit? A s’e kuptojnė se gjuha duhet me iu pėrshtatė njerzve dhe jo anasjelltas? Fakti qė standardi nė Kosovė ka dėshtue krejtsisht, mbasi nji standard (si ēdo normė e ligjė) qė mbetė nė pakicė absolute e nuk zbatohet s’asht tjetėr veēse dėshtim, a nuk ua zgjon sė paku nji dyshim tė vogėl shqytarėve: diēka nė kėto 30 e sa vjet nuk ka funksionue si duhej!
Sot edhe vetė nji pjesė e atyne qė e kanė standardizue gjuhėn shqipe tue i veshė uniformėn e ngushtė prej doku shkencor tė vjetit 1972 – pranojnė nėn za nevojėn e rishikimit tė atij standardi, mbasi gjuha asht mā e gjallė se Kongresi, kurse shqytarėt kanė mbetė si qyqet mbi rrenojat e Kongresit, tue u mundue me na mbushė mendjen se ai asht shtėpia e pėrbashkėt e tanė shqiptarėve.
Kongresi i vjetit 1972 mund tė «mbrohet» nė mėnyrė tė pranueshme ose nė mėnyrė qesharake, por s’mund tė mohohet se ka qenė nji «proton pseudos» qė ka shenjue nji sintezė tė mungueme tė shpirtit shqiptar. Nji sintezė tė paplotė qė asnji dea ex machina nuk mundet me e plotėsue.

Kongresi dhe miopia kulturale qė e ka pasue janė shkaqet kryesore tė injorancės sė asaj pjese gjithnji e mā nė rritje tė personave me origjinė nga Toskėnia, tė cilėt e kanė gjithnji e mā tė vėshtirė me kuptue Fishtėn, Mjedjen, Migjenin, Koliqin, Camajn.
Si mund tė ketė dinjitet me u quejt gjuhė e pėrbashkėt standard nji gjuhė qė kur e ke mėsue nuk mund tė kuptojsh sė paku 60% tė autorėve tė letėrsisė tė po asaj gjuhe?
Kush janė atėherė anmiqtė e atdhetarizmės, ose mā mirė anmiqtė e arsyes sė shėndoshė? Ata qė prenė copa tė gjalla prej trupit tė gjuhės sonė kombtare, mbasi mendja e tyne e vobekt dhe sytė e ziem prej zjarrmit revolucionar nuk mund tė rroknin mā shumė se aq sa mund tė rroknin!

Ka prej atyne qė flasin sot deri edhe pėr nevojėn e nji drejtshqiptimi, por ndoshta s’kujtohen se nė nji gjuhė ku vepron parimi fonetik s’ka nevojė stricte dictus pėr drejtshqiptim. Mos duhet atėherė me i kėrkue ndihmė gegnishtes e me thanė se parimi morfologjik asht i pranishėm nė natyrėn e gjuhės sonė e prandaj kemi nevojė pėr nji drejtshqiptim!
Shqytarėt duen me na nxjerrė si joatdhetar pse nuk i besojmė Kongresit. Mos tė na qesin pallavra patriotike pėr mbrojtjen e standardit ata qė deri dje kanė mbajtė grushtat pėrpjetė tue pėrshėndete tiranėt e kombit, mbasi patriotizmi i tyne nuk gėzon shėndet tė plotė, pse asht ushqye pėr shumė kohė me demagogji tė nji marke tepėr tė ulėt.
Ata qė mbas dekadash letargji kanė dalė prej Kalit tė Trojės nuk munden me na mėsue udhėn e drejtė, mbasi njianshmėnia e tyne asht shenjė e skizmės antishqiptare – prej tyne tė dashtun e tė mbrojtun.

Kėta ēensorė pedantė me gjuhėn e tyne si gėrshana kanė shkye pėrgjysė 500 vjet histori tė letėrsisė dhe gjuhės sonė kombtare e sot qė janė zgjue prej shekujsh mpimje shpirtnore ndihen tė pasigurtė pėrpara lirisė dhe kthesave qė ajo kėrkon.
Intoleranca e tyne nuk na mrekullon, janė ata qė kanė qenė gjithmonė, e vazhdojnė me qenė nji enigmė pėr mendjen e shėndoshė, nji vakuum pėr guximin intelektual, nji black out pėr sistemin diellor tė kulturės sonė. Ata po bajnė sikur po i mundon e ardhmja e popullit tė Kosovės dhe se kosovarėt duhet tė flasin e tė shkruejnė pa asnji dyshim standardin e vjetit 1972.
Sot populli i Kosovės e ka fitue pamvarsinė e vet e askush nuk mund t’i vendosin kushte gjakut qė asht derdhė pėr at’ pamvarsi. As kushte politike dhe as kushte gjuhėsore.

Nė gjithė kėtė epope ai popull nuk e ka ndie nevojėn e gjuhėtarėve dhe akademikėve tė kallepit «cosģ fan tutte» por ka vazhdue me besue se gjuha e natyrshme asht ajo qė pėrdorė. Shpresojmė qė nji tė nesėrme po ai popull i lirė ka me dhanė ndihmėn e vet tue mėnjanue prej institucioneve kulturore «gabimet e shtypit» qė ka trashigue prej kohės sė pushtimit, e njikohsisht tue pėrdorė nji gjuhė tė gjallė – qė t’i pėrkasin realisht tė gjithė shqiptarėve. Thonė se gjithė tė trazuemėt e kanė nji moment kthjelltėsijet, e un kam vėrejt se shumica e shqytarėve tė Kosovės e ka kėtė moment kur kthehet nė shtėpi e fillon me folė nji gjuhė tjetėr... nji gjuhė qė s’e kanė lejue kurrė me shkue nė Kongres.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara