HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HISTORIA DHE KODI PENAL

-- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Ardian Ndreca A mund tė dėnohet historiani?

Historia asht shumė shpesh nji stafetė fatkeqsinash njerzore aq sa ndonjiherė njerzit ndiejnė nevojėn me u mbrojtė prej saj, tue ndėrshkue me anėn e kodit penal tė gjithė ata qė e mohojnė historinė.
Mund tė duket diēka e panatyrshme qė rolin edukativ dhe pedagogjik qė duhet tė losin mėsimi i historisė ta marrin pėrsipėr kodi penal, por gjatė shekullit tė kaluem kjo ka qenė nji praksis normale e shoqnive tė mbylluna, - siē i quente K. R. Popper.

Para pak ditėsh (dhjetor 2005) parlamenti i Republikės Ēeke aprovoi Kodin e ri penal, nė tė cilin parashikohet nji nen i cili dėnon me burgim prej 6 muej deri nė 3 vjet tė gjithė ata qė mohojnė krimet komuniste nė ish-Ēekosllovakinė komuniste dhe nė vendet tjera satelite tė Moskės. Duhet pėrmendė se nji nji ligj i ngjashėm funksiononte nė Ēeki edhe pėrsa i pėrket krimeve naziste.
Kush mund tė mohojnė historinė dhe pse?

Nuk asht e vėshtirė me dallue ata qė e mohojnė historinė, e vėshtirė asht me hetue ata qė e falsifikojnė atė. Mbasi ata qė e mohojnė janė mā sė shumti injoranta tė ekzaltuem, aktivista dhe epigonė tė kohnave tė shueme, ndėrsa ata qė e falsifikojnė janė mā sė shumti historianė apo diēka e pėrafėrt.

* * *

Kur flasim pėr historinė flasim kryesisht pėr faktet dhe pėr interpretimet e tyne. Faktet mund tė mohohen, tė harrohen, tė shtrembnohen... e kjo gja nė vetvete pėrban nji interpretim tė tynin. Por jo gjithēka mund tė mohohet.
Vetėm tue iu referue kohėve moderne sot nuk mund tė mohohet terrori revolucionar qė pasoi Revolucionin francez tė vitit 1789, s’mund tė mshehet shfarosja e indianėve tė Amerikės, shitja e skllevėnve prej arabėve nė Afrikėn lindore, genocidi ndaj armenėve prej turqve; s’mund tė minimizohen krimet e kolonizatorėve europianė, s’mund tė mohohen krimet e nazizmit dhe ato tė komunizmit, s’mund tė heshtet pėrpara qėndrimit tė ēekėve ndaj gjermanėve tė rajonit tė Sudeteve nė vitet 1945-’46, as pėrpara foibave tė titistave nė rrethinat e Triestes, as ndaj krimeve tė Mao Ce Dunit, tė Pol Potit, Ho Shi Minit, Kim Il Sungut, Fidel Kastros, Enver Hoxhės; s’mund tė harrohen krimet makabre tė nji serie diktatorėsh afrikanė.

Nuk mund tė mohohen 20 milion tė vdekun si pasojė e terrorit komunist nė BRSS, 6,5 milion nė Kinė, 1 milion nė Vietnam, 2 milion nė Kamboxhia, 1,5 milion nė Europėn e Lindjes, 150 mijė nė Amerikėn Latine, 1 milion e 700 mijė nė Afrikė, 1 milion e 500 mijė nė Afganistan... e shifra totale arrin, simbas studiuesit Stéphane Courtois, nė 100 milion vetė.
Nuk mund tė mohohet fakti qė nė vitin 1922 nė parajsėn sovjetike vdiqėn prej mungesės sė bukės 5 milion vetė, s’mund tė mohohet as “sprastrimi i madh” (1937-1938) i kryem prej Stalinit, i cili simbas dokumenteve tė botueme prej studiuesit tė mirėnjohtun Robert Conquest, eliminoi 690 mijė persona; s’mund tė mohohet shfarosja e kozakėve tė Donit, internimi i 2 milion kulakėve nė vitet 1930-’32, s’mund tė mohohet internimi dhe braktisja nė vende tė shkreta e mija polakėve, balltikėve, moldavėve, tatarėve, ingushecėve, ēeēenėve, gjermanėve tė rajonit tė Vollgės. S’mund tė mohohet masakrimi i 22 mijė ushtarakėve polakė nė pranverėn e vitit 1940 nė pyllin e Katinit (sot Bjellorusi) prej sovjetikėve.

Nuk mund tė heshtet pėr shfarosjen e 6 milion ukrahinasve nė vitet 1932-’33 si pasojė e shkatėrrimit ekonomik qė solli kolektivizimi i detyrueshėm dhe industrializimi i vendit. Kanibalizmi, vrasjet, banditizmi dhe pushkatimet nė masė ishin shfaqje tė zakonshme tė kėsaj tragjedie tė popullit ukrahinas.
Vetėm Papa Piu XI pati guximin me ēue zanin nė vitin 1933 kundėr kėsaj katastrofe vdekjepruse tė shkaktueme prej ideologjisė komuniste, por asokohe Europa nuk kishte veshė me ndie fjalėt e tija, edhe pse figura liberale dhe antikomuniste tė mirėfillta si Churchill-i i kishin tė qarta pėrmasat dhe damet e asaj tragjedie.

Atyne qė edhe sot mbrojnė idealin komunist dhe vazhdojnė me ba dallimin ndėrmjet atij ideali dhe realitetit tė mjerueshėm qė ka krijue ai ideal, ne i themi se vetė marksizmin nuk e pranon dualizmin ndėrmjet idesė dhe realitetit, prandaj ai realitet i mjerueshėm nuk asht tjetėr veēse mėnyra normale sesi ajo ideologji e transformon njeriun dhe shoqnķn njerzore.
Pemėt njihen vetėm prej frutave qė prodhojnė!

Por nga ana tjetėr nuk mund tė mohohen 15 milion civilat e vramė prej nazistave nė vendet e pushtueme, 5 milion e 100 mijė hebrenjtė e zhdukun, 3 milion e 300 mijė robėt rusė, 1 milion e 100 mijė tė internuemit nė kampet e pėrqendrimit, - pa njehė kėtu masakrat dhe terrorin e ushtruem sa herė qė trupat gjermane sulmoheshin prej civilave tė armatosun.

* * *

Nė nandor tė kėtij viti (2005) asht arrestue nė Graz tė Austrisė historiani anglez David Irving, i cili akuzohet se nė vitin 1989 ka mohue publikisht holokaustin. Krim ky qė nė Gjermani dhe nė Austri dėnohet deri nė 20 vjet burg. Probleme me drejtėsinė kanė pasė dhe kanė edhe historianėt revizionista gjerman Germar Rudolf, Ernst Zundel dhe zvicerani Jurgen Graf, mbasi interpretimet e tyne historike nuk pėrputhen me tė dhanat e historiografisė zyrtare. Ndėr tė tjera ata mohojnė numrin e hebrenjve tė zhdukun si pasojė e terrorit nazist dhe ekzistencėn e dhomave tė gazit nė kampet perėndimore tė Reich-ut, psh. nė Mathhausen (Austri).

Kohėt e fundit edhe kreu i Republikės islamike tė Iranit, Ahmadinexhad, ka mohue publikisht holokaustin, por ky mohim nuk ka lidhje dhe rranjė tė pėrbashkėta me antisemitizmin perėndimor, por vjen si pasojė e antisionizmit arab – i cili i mohon deri edhe tė drejtėn e ekzistencės Shtetit tė Izraelit. Merret vesht se nė pohimet e Ahmadinexhadit nuk ka pretendime historike, por thjesht shfrime tė urrejtjes antisioniste.
Ndryshon puna me D. Irving-un, i cili mbetet nji njohtės i pashoq i historisė sė Reich-ut III dhe i dokumenteve arkivore qė i pėrkasin kėsaj periudhe. Kjo kompetencė i njihet prej shumė historianėve tė kėsaj epoke, shumė prej tė cilėve s’kanė tė bajnė aspak me revizionizmit historik tė Irving-ut.

Lind pyetja: a mund tė arrestohet historiani D. Irving vetėm pse nuk e mendon si pjesa tjetėr e kolegėve tė tij?
Tue u nisė prej legjislacionit tė ri ēek, nji problem i tillė kishte me lindė edhe pėr ata qė mohojnė krimet e komunizmit. A mund tė arrestohen dhe tė dėnohen me burgim tė gjithė ata qė mohojnė faktet dhe shifrat e māsipėrme?
Duhet thanė me zā tė naltė se me mohue krimet e totalitarizmit nazist dhe atij komunist pėrban nji akt moralisht tė dėnueshėm, por gjithsesi njerzit nuk mund tė burgosen vetėm tue u nisė prej opinioneve tė tyne, pse po tė pranohet ky parim atėherė demokracia tregon dobėsinė e saj. Nuk mund tė mbrohet sistemi demokratik tue i mohue tė tjerėve tė drejtėn me mendue ndryshe prej nesh. Tjetėr gja janė veprimet, nxitja e dhunės, terrorizmit, financimi i tyne etj.

Ēfarė qėndrimi duhet tė mbajnė legjislacioni shqiptar ndaj atyne qė mohojnė krimet e komunizmit nė vendin tonė dhe nė vendet tjera ku kjo ideologji ka sundue?
Mendoj se Kodi penal nuk mund tė zėvendėsojnė kurrė mėsimin e historisė dhe objektivat e saja pedagogjike, prandaj historiani qė ka opinione tė papranueshme nga pikėpamja historike, qė ka synime revizioniste dhe mbėrrin deri atje sa me fye ndėrgjegjet e njerzve nė pėrgjithsi, apo tė nji etnie e tė nji race – nuk duhet tė burgoset. Mendimi i lirė duhet pranue edhe atėherė kur asht krejtsisht i kundėrt me realitetin, ajo qė nuk duhet pranue asht nxitja e urrejtjes ndaj nji populli dhe nji race dhe pėrgatitja shpirtnore (qė shkon krahas me atė ushtarake) pėr revanshe dhe pėr lufta tė reja.

Sa pėr nė vendin tonė, mendoj se ata qė mohojnė krimet e komunizmit mund tė «dėnohen» nė dy mėnyra: tue i detyrue me bā ekskursione tė shoqnuem prej ekspertash nė vendet ku ka pasė kampe pėrqendrimit dhe burgje nė kohėn e komunizmit dhe sė dyti tue i detyrue me lexue me zā tė naltė proēes-verbalet e hetimeve dhe tė proēeseve tė zhvillueme prej regjimit komunist. Prandaj asht e randėsishme qė ndonjeni prej burgjeve tė famshme si ai i Qafės sė Barit apo Spaēit tė kthehen nė muzeum pėr me ruejt kujtimin historik tė asaj periudhe. Kodi penal nuk ka efekte pozitive nė lamije tė historisė, mbasi do tė ketė gjithnji prej atyne qė do tė preferojnė me u pėrballue me tė dhe me burgun, vetėm e vetėm qė tė mund tė pohojnė idetė e tyne tė ēmenduna.
Nuk asht pra burgu qė i shėndoshė tė “ēmendunit”, ata qė mund tė shėndoshen mund tė shėndoshen vetėm prej kulturės dhe shoqnisė qė dėnon dhunėn dhe tė gjitha diktaturat.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara