HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jo kundėr ligjit pėr gjuhėn, por kundėr kėtij ligji pėr gjuhėn

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipni - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo mueji
numri i parė doli me 31 mars 2002
kutia postare 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.com


Projektligji pėr gjuhėn shqipe (qė shoqnon kėte reagim), i hartuem nga qeveria i cili pritet me kalue pėr miratim nė Kuvendin e Shqipnisė kėte javė, pėrcakton disa detyrime mbi pėrdorimin e gjuhės shqipe, tė cilėn e thekson se duhet me vazhdue me qenė ajo, standarde. Ndėrsa Kushtetuta e Shqipnisė, neni 59 pika 1, gėrma g, pėrcaktohet qartė nė "mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e gjuhės shqipe". Pra nuk ka detyrime, tė cilave shoqnia shqiptare duhet me iu nėnshtrue me domosdo. Tue fillu' me analizue vetėm pėrcaktimin qė ban projektligji i qeverisė vrehen shkelje tė Kushtetutės sė Shqipnisė, sepse pjesė e trashėgimisė kulturore kombėtare qė pėrfshihet nė kujdesin ndaj gjuhės shqipe, janė tė gjitha dialektet e tė folmet qė egzistojnė sot ndėr shqiptarė, qoftė edhe te ata tė mėrgatės, te arbėreshėt, apo ndoshta edhe te shqiptarėt qė gjenden sot nė Ukrainė.

Pra kjo pjesė e trashėgimisė detyrohet me ligjet e shtetit shqiptar me u zhdukė dalngadalė, ashtu siē asht ba, nė fakt, tash sa vjet, ose me hy' nė nji ngushticė tjetėr, siē asht pėrdorimi i gjuhės standarde "…nė fushėn e arsimit, publik e privat, nė marrėdhėniet zyrtare, nė mjetet e informimit zbatohen norma gjuhėsore dhe ēdo tekst publik, i fushave tė mėsipėrme, i shkruar ose i folur, duhet tė jetė nė pajtim me rregullat e gjuhės shqipe standarde…", kjo simbas nenit 4. Veē kėsaj, ky projektligj asht gjithashtu n'kundėrshtim me nji ligj tjetėr fort t'randsishėm, siē asht ligji "Pėr shtypin", nė tė cilin nuk asht pėrcaktue si detyrim i shtypit me pėrdorė kėte apo atė standard. Sikur mos me mjaftue kjo, si n'ēdo projektligj parashikohet nxjerrja e akteve nėnligjore pėr kėte qėllim, ēka don me thanė se ky ligj mundet me qenė nji armė nė dorėn e atyne, pėr t'cilėt Seneca kishte me thanė "Quemadmoeum gladis nemeinum occidit, occidentis telum est".

1. Nė kėte mėnyrė i imponohet mėsuesit e nxanėsit qė ma sė shumti me mėsue si tekst mėsimor apo letrar vetėm atė qė asht i shkruem nė gjuhėn standarde, bazue kryesisht te tosknishtja, tu' e pėrjashtue kėshtu mundėsinė e mėsimit tė nji lande me nji tekst alternativ, por qė asht shkrue nė ndonji dialekt apo tė folme tjetėr.

2. I mohohet e drejta e nji individi apo grupi shoqnor pėr me hapė nji shkollė private nė tė cilėn e folmja dhe e shkruemja tė jenė nė dialekt. Kjo pėrban nji paradoks me tė drejtėn tjetėr qė shteti shqiptar iu njeh pakicave tė kombėsive tė tjera, pėr hapjen e shkollave nandėvjeēare, tė mesme dhe tė nalta ku mėsohet vetėm nė gjuhė tė huej. Kėshtu, shteti e konsideron me ma pak tė drejta gjysmėn e Shqipnisė qė flet nji dialekt, se sa ndonji katund qė nuk flet shqip.

3. Edhe pse juridikisht ligji nuk ka fuqi vepruese te shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyne nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, (troje tė cilat, ligji i qeverisė shqiptare i njeh si "bashkėsitė e shqiptarėve qė jetojnė jashtė Republikės sė Shqipėrisė", sikur tė bahej fjalė pėr ndonji kamp apo koloni refugjatėsh), zhvillimet pritet tė jetė tė njajta me ato tė deritashmet nė kėte drejtim, dmth, njesimi i nji shteti me kombin, ēka po trashėgon te shqiptarėt vetėdijen e pėrulsisė ndaj gjithēkaje qė bahet nė Shqipni.

4. Nėse nė ēfarėdo fushe, nji shtetas shqiptar, i cili tanė jetėn ka folė e shkrue nė dialektin e vet, lėshon nji "tekst publik" jo nė gjuhėn standarde, ai ka me u dėnue nė pėrputhje me ligjin.

5. Ka me u ndalue publikimi nė media i ēfarėdo studimi tė hartuem nė ēfarėdo dialekti. Kjo mundet me qenė e vlefshme edhe pėr letėrsinė: edhe nėse libri ka me u botue, mundėsitė pėr me iu njohė ndonji meritė e ēmim janė nė pėrpjestim tė zhdrejtė me pėrdorimin e dialektit.

Nė nenin e masipėrm qeveria duhet tė ishte kujdesė ma tepėr pėr mos me u lejue pėrdorimi i fjalėve tė huaja, prirja pėr ndryshimin e theksit, apo rrėnimi i sintaksės nė tekste publike e nė mjetet e komunikimit masiv, tė cilat kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė formimin gjuhėsor tė shqiptarėve dhe qė munden me e damtue pėrherė e ma pariparueshėm gjuhėn shqipe.

Ndėrsa simbas nenit 6, "…Pėrdorimi i formave dialektore dhe i zgjedhjeve tė ndryshme vetjake, jashtė fushave tė percaktuara nė nenin 4, tė kėtij ligji, nuk janė objekt i ligjit." Tė folmen e pėrditshme, tė folmen nė ambientin familjar, nė shoqni, nė komunikimin me njeni-tjetrin tė individėve tė krahinave tė ndryshme, qeveria e quen zgjedhje vetjake dhe jo proces natyror qė mundėson pasunimin e gjuhės.

Nji tjetėr aspekt negativ i ligjit asht se nuk lejon me u prekė ai fjalor i vorfėn i gjuhės standarde (a mundet nji nga gjuhėt ma tė vjetra t'Europės me pasė veē 35 mijė fjalė?), nuk lejon me u prekė rregullat e kėsaj gjuhe e as ndalimi i ndonji eksperimenti "laboratorik" tė kryem me kėtė gjuhė si pėrjashtimi i infinitivit pėr shembull, nuk lejon pasunimin e standardes me fjalė tė reja nga dialektet, nuk lejon qė nji fjalė e huej me u zevendėsue me nji fjalė qė nuk e pėrfshin standardi zyrtar, nuk lejon me u zhvillue nė mėnyrė alternative ndėr shkolla private apo publike dialektet e zonave ku gjenden shkollat etj. Nė vend qė qeveria dhe hartuesit e projektligjit me pa mundsinė e rishikimit tė shpejtė tė gjuhės shqipe, hartojnė nji projektligj qė veēse e ngurtson edhe ma mėnyrėn e tė folmes dhe tė shkruemit, si nji pėrpjekje absurde pėr denatyrizim proceseve qė nuk varen prej ligjeve, siē asht psh., evoluimi i gjuhės.

Ndėrsa ngritja e nji strukture pėr me e pa nga afėr zbatimin e kėtij ligji dhe me pėrcaktue edhe dėnimet pėrkatėse ka me iu lanė nė dorė Akademisė sė Shkencave, e cila sikurse dhe Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipnisė, u krijuen si leva tė sistemit komunist dhe qė sot vazhdojnė me u mbajtė nė kambė pėr inerci dhe pa u distancue ende nga e kjo e kalueme ideologjike e aspak shkencore. Ashtu si shkrimtarėt, qė i kemi me shumicė, dhe shkenctarėt i kemi me shumicė, por shkencė s'kemi ba e s'po bajmė.

"ars"-i nuk asht kundėr nji ligji qė do tė merrte pėrsipėr me rregullue marrėdhaniet e nji gjuhe gjithnji e ma tė rrezikueme nga globalizmi tue mos e konsiderue kėte proces si nji armik tė jashtėm, por si nji realitet objektiv tė negociueshėm. "ars"-i asht kundėr kėtij ligji qė priret me e konsiderue gjuhėn nji ēėshtje shtetnore.

Veē tjerash, ky asht edhe nji ligj qesharak, mbasi nėpėrmjet manipulimesh me terminologji fasadė shpallet nji synim i mjerė i hartuesve: konsolidimi superstrukturave pompoze e demagogjike siē janė nji varg komisionesh qė propozohen me u ngritė nė zbatim tė kėtij ligji, e pėr tė cilat janė shpenzue 4 nga 15 nenet e projektligjit. Asht e kuptueshme se ngritja e kėtyne komisioneve tė njimbasnjishme me organika tė fryeme prej tė njajtėve pseudostudiues e gjuhėtarė delirantė asht jo vetėm e tepėrt nga pikėpamja shkencore e praktike, mbasi kėshtu zbehet, dobėsohet e ndoshta suprimohet roli i Institutit tė Gjuhėsisė pranė Akademisė sė Shkencave, por edhe i dyshimtė nga pikėpamja financiare, sepse aktiviteti i vetėm i komisioneve tė tilla mundet me qenė firmosja e borderove me shumė zero qė qeveria duhet me i konvertue nė lekė tė mbledhuna prej taksave tė atyne njerėzve, pėr tė cilėt, gjuha ka qenė dhe asht ēėshtje integriteti edhe nė kohėt kur shteti me gjithė ligjet e komisionet tij nuk ishte krijue.

"ars"-i nuk mundet me folė n'emėn tė gjuhės shqipe, - askush s'e ka tė drejtėn me e ba kėte - por ne mundemi me folė n'emin e atyne shkrimtarėve e patriotėve qė ma tė parėt nisėn me e shkrue kėte gjuhė, e n'emnin e trashėgimtarėve tė tyne: 6 milionė gegėve, t'cilėve ky ligj ka me ia ndalu' pėrfundimisht me e folė botnisht apo me e shkrue gjuhėn e nanės.

"ars"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara