HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Socio-Masokizėm

Si dhe pse Gjermania dhe Franca, tė "Sėmurėt e Europės", vazhdojnė tė na torturojnė

-- nga Anthony de Jasay

Nėqoftėse qėllimi i propozimit tė ri tė "Kushtetutės" europiane ishte ai i premtimit tė lugės sė floririt pėr tė gjithė, vėshtirė se mund tė bėhej mė mirė. Kushtetuta dekreton se nė Europė do tė kemi punėsim tė plotė, njė shtim tė fuqisė blerėse, do tė gėzojmė tė drejta mė themelore dhe tė lirisė, drejtėsisė dhe demokracisė. Po tė lexosh midis rrjeshtave, dokumenti shumėfaqėsh premton deri dhe morgen rasiert man gratis. Ėshtė mjaft e habitshme sesi ky lloj Bengodi nuk ka arritur tė tėrheqė konsensuse unanime.

Me afrimin e referendumit qė mund t'i mbysė qysh nė lindje kėtė filiz premtues, kundėrshtitė e ngjallura nga kushtetuta europiane janė gjithnjė e mė tė ashpra dhe pėrqėndrohen mbi njė stereotip tė njohur: Modelin Social Europian. Nė realitet ky stereotip shėrben si gjethe fiku pėr njė emėr jashtėzakonisht mė eksplicit, domethėnė modeli social franko - gjerman. Tė pohosh se bėhet fjalė pėr model tė ndjekur nga e gjithė Europa ose tė paktėn nga pjesa mė e madhe e vendeve europiane ėshtė thjesht absurde; nga ana tjetėr, nuk ėshtė hera e parė qė njė interes, njė rivendikim apo njė ide franceze tė bėhet mė pak provokatore duke e maskuar si "europiane".

Ky "model" i supozuar e ka origjinėn nga socializmi francez, nga varianti golist i saj, nga socialdemokracia e nga sindikalizmi gjerman dhe nga njė traditė kristiano - socialiste, qė megjithėse ėshtė veēanėrisht e fortė nė Gjermani, ėshtė e gjallė edhe nė Francė. Nga pikėpamja ideologjike, bėhet fjalė pėr njė koncept eklektik dhe po aq konfuz, siē mund tė pritet nė mėnyrė tė arėsyeshme nga origjinat e tij laramane. Karakteristika mė jetėgjatė ėshtė besimi nė idenė se shpėrndarja e tė ardhurės kombėtare ėshtė detyrė e shtetit dhe se, cilado qoftė pėrbėrja dhe natyra e tij, qeveria duhet t'i pėrdorė pushtetet e saj nė mėnyrė qė ta anojė balancėn gjithnjė e mė nė favor tė grupeve qė kanė tė ardhurėn mė tė ulėt.

Megjithatė, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė kėto rishpėrndarje tė pėrsėritura tė marrin kryesisht formėn e prezantimeve "sociale" nė natyrė, nė vend qė tė thjeshtojė transferimet e parasė. Ambicja kryesore e kėtij modeli tė supozuar konsiston nė zhvillimin e njė sistemi gjithnjė e mė tė gjerė sigurimi "social" kundėr sėmundjeve, papunėsisė dhe pleqėrisė, duke garantuar njėkohėsisht pushime tė paguara gjithnjė e mė tė gjata dhe javė pune gjithnjė e mė tė shkurtėra "me ligj". Gjithcka nė bazė tė supozimit se ėshtė mė e drejtė qė autoritetet t'i sigurojnė kėto paraqitje, nė vend qė tė ndihmojnė sindikatat tė luftojnė pėr sigurimin e rrogave mė tė larta, pėrveē se tė jenė mė lehtėsisht tė realizueshme nėpėrmjet rrugės legjislative. Nė shpirtin thellėsisht paternalist tė etėrve tė tij, theksohet se t'u ofrosh punėtorėve prezantime nė natyrė ėshtė pėr ta shumė mė e dobishme se tė marrėsh para ekuivalente.

Ėshtė pikėrisht nė njė aspekt tė tillė qė qėndron difekti fatal i kėtij "modeli". Kostoja e tė gjitha kėtyre tipeve tė sigurimit "social", nėqoftėse pėrjashtohet njė pjesė relativisht e reduktuar dhe financuar nga e ardhura e pėrgjithshme fiskale dhe njė pėrqindje akoma mė e majme dhe e ndryshueshme qė shkon tė rrisė deficitin e bilancit tė shtetit, mbulohet nga tatimi mbi rrogėn. Kontributet ndaj tatimit mbi rrogėn janė pjesėrisht nė kurriz tė punonjėsve dhe pjesėrisht nė ngarkim tė punėdhėnėsve tė tyre. Megjithatė, realisht kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse njė fiksion kontabėl, pėr sa totali i kontributeve vlen nga e rroga bruto e cdo punonjėsi, domethėnė bėhet fjalė pėr shuma qė sipėrmarrėsi derdh, por qė punonjėsi i tij nuk i ēon nė shtėpi.

E llogaritur rroga bruto me 100, nė Francė dhe nė Gjermani njė mesatare prej 50 - 55 shkon pėr kontribute, ndėrsa vetėm 45 - 50, veē tė tjerash subjekt i tatimit mbi tė ardhurėn, efektivisht shkon nė xhepat e punonjėsit. Gjithėsesi, shuma e dy pjesėve nuk ėshtė e barabartė me 100, por ėshtė gjithmonė mė pak, ka tė ngjarė 80 - 90. domethėnė, ekziston gjithmonė njė mospėrputhje prej 10 - 20 (ėshtė e pamundur tė afirmohet nė sa shkon saktėsisht njė mospėrputhje e tillė, por ėshtė e sigurtė qė ekziston. Edhe pse punonjėsi pėrfiton sigurim social, edhe sikur ta merrte nė kesh tė gjithė rrogėn e tij bruto, ai mund tė lejonte njė sigurim privat nė gjendje tė garantonte njė tė njėjtat prezantime tė atij "social"). Rezultati i kėsaj mospėrputhjeje - domethėnė i diferencės midis kostos sė punės pėr sipėrmarrėsin dhe vlerėn e rrogės sė pėrfituar nga punonjėsi - ėshtė se tregu i punės nuk mund tė riekuilibrohet. Nuk ka rėndėsi sesa vende fiktive pune krijohen mundimshėm nga autoritetet, papunėsia bėhet kronike. Nė tridhjetė vjet nga kur ėshtė vendosur "modeli social", papunėsia ėshtė rritur me njė mesatare prej 4 deri nė 10 pėrqind nė Francė dhe nė mė shumė se 12 pėrqind nė Gjermani.

Nė mėnyrė tė parashikueshme, kėto ekonomi tė asfiksuara nuk arrijnė tė rriten sa fqinjėt e tyre, siē dėshmon rasti i Spanjės, Britanisė sė Madhe, Vendeve tė Ulėta dhe vendeve skandinave, pėr tė mos folur pėr shtetet e reja anėtare tė Bashkimit Europian tė Europės Lindore, qė pėrfitojnė nga efekti i nisjes pothuajse nga zero. Franca mund tė konsiderohet me fat pėr koeficentin e saj aktual tė rritjes prej 2 pėrqind nė vit, ashtu si Gjermania duhet tė falenderojė fatin e mirė tė saj pėr tė dobėtin 1 pėrqindėsh nė vit. Pėr momentin duket e mundur qė ky rend mund tė pėrmbyset, domethėnė qė Gjermania mund ta rrisė koeficentin e rritjes dhe Franca tė zvogėlojė tė sajin, pėrderisa i pari i dy vendeve po demostron me ndrojtje kurajo politike pėr tė zbatuar disa reforma tregu, ndėrsa i dyti ėshtė i gatshėm tė bėjė gjithēka pėr tė qetėsuar irritimin e ēdo grupi interesi qė kėrcėnon daljen nė shesh. Jo mė pak, kur edhe njėri prej tė dyve t'i pėmirėsonte prezantimet e tij, Franca dhe Gjermania ndodhen nė njė gjendje rėnieje relative ekonomike.

Tė dy vendet mund tė quhen me plot tė drejtė tė Sėmurėt e Europės dhe kėtu del jashtė karakteristika e dytė, mė e vonshme, e "modelit social" tė tyre. Kur njė shoqėri po dekadon dhe shfaq njė rėnie tė fuqishme, ka nevojė tė fuqishme qė tė sigurohet. Ashtu si shoqėritė arabe tashmė tė degjeneruara, tė cilat sot strehohen nė vlera islamike, ndėrsa urrejnė dhe denigrojnė qytetėrimet perėndimore pikėrisht mbi bazėn e atyre standardeve qė ato nuk kanė arritur tė arrijnė, Gjermania dhe Franca po fillojnė tė flasin pėr diversitetin e sistemit tė tyre tė vlerave dhe shfaqin shenjat e njė antipatie tė thellė ndaj qytetėrimit liberal anglo - amerikan qė po i lė prapa. Nė ditėt e sotme "liberalizmi" nė Francė ėshtė njė term i turpshėm, nė pikėn sa tė jetė pothuajse njė fyerje, ndėrsa nė dy vendet nė fjalė antiamerikanizmi i rrėnjosur manifestohet me njė shumėfishtėsi pretekstesh kulturore dhe morale, qė shkojnė nga dėnimi i fast-food-eve tek devocioni ndaj Kombeve tė Bashkuara.

Sa mė shumė Franca dhe Gjermania kuptojnė se liberalizmi dhe Amerika, ndryshe nga shoqėritė e tyre europiane, funksionojnė, aq mė shumė binden se "modeli europian" ėshtė nė njė shkallė tė madhe superior. Kundėrshtarėt e "kushtetutės" sė re europiane e sulmojnė sepse ajo nuk imponon me ligj njė Europė "vėrtet sociale". Ata qė do tė donin tė impononin nė tė gjithė Bashkimin Europian njė legjislacion tė punės mė tė ngurtė dhe struktura mė bujare asistenciale, me qėllim qė ta mbrojnė bėrthamėn franko - gjermane nga "dumpingu social" nga ana e periferisė sė Bashkimit Europian. Kundėrshtarėt e "kushtetutės" e konsiderojnė pariparueshmėrisht liberale, ndoshta pse teksti i traktatit vazhdon tė pėrsėrisė shprehjen "ekonomi tregu" (domethėnė njė shprehje boshe nga domethėnia dhe qė nuk impenjon asnjė pėr njė kurs veprimi konkret) dhe tė mbėshtesė lirinė e lėvizjes sė mallrave, shėrbimeve, kapitaleve dhe individėve.

Kėta janė tė bindur se kurdo qė kjo kushtetutė tė hynte nė fuqi, njė tsunam shkatėrrimtar liberal do tė pėrfundonte me mbytjen e "modelit social europian", duke lėnė njė boshllėk nė dispozicion tė kapitalizmit anglo - amerikan. Nė tė kundėrt, idhtarėt e "kushtetutės" do t'i shmangnin Europės padenjėsinė e katandisjes nė njė zonė tė thjeshtė shkėmbimi tė lirė, duke u lėnė fushėn e lirė shumėkombėsheve dhe duke bėrė tė shemben arritjet sociale. Nė ndihmė tė bastioneve tė reja kushtetuese, Europa mund tė konvertohej nė njė bashkim tė qėndrueshėm ekonomik, tė aftėm nėn drejtimin francez, "t'i kundėrpėrgjigjej Amerikės". Kjo pikė e fundit ėshtė tema kryesore e fushatės referendare nė Francė: votimi "po", i thuhet elektoratit francez, do tė rivendosė influencėn e Francės dhe do ta "ngjyejė me tringjyrėsh flamurin e Bashkimit Europian".

Kundėrshtarėt mė tė vendosur politikė tė "Dy tė Sėmurėve" janė njėlloj nė ankth pėr tė mbrojtur "modelin social europian" nga njė kėrcėnim liberal krejtėsisht imagjinar, nė indiferencė tė plotė ndaj paaftėsisė totale tė "modelit" pėr tė ruajtur premtimin e krijimit tė parajsės. Njė vėzhgues i paanshėm nuk ka sesi tė mos i shqyejė sytė nga pabesueshmėria, asketėt mesjetarė qė vishnin raso dhe qė e dinin atė qė bėnin: ata po depozitonin njė kapar pėr njė vend nė qiell dhe vuajtjet e tyre ia vlenin njėlloj mundimin. Kapuēi i "modelit social europian" arrin vetėm t'i torturojė kėto shoqėri kaq naive sa tė kapen nga premtimet e tij, por shpėrblimi i kėsaj torture nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse njė ndjenjė e pathemeltė superioriteti.

Ėshtė njė rast evident socio-masokizmi, me diferencėn qė nė kėtė rast masokisti nuk nxjerr asnjė kėnaqėsi nga torturat qė vetėshkakton. Mė keq akoma, vuajtjet godasin kryesisht tamam atė klasė punonjėsish, mirėqėnia e tė cilėve duhet tė garantohet nga modeli. Tė kesh ekonomi pothuajse stanjante, tė dallueshme nga njė papunėsi kronike mė lartė se 10 pėrqind nuk demoralizon vetėm tė papunėt. Nė njė ekonomi tė asfiksuar, reduktohet edhe pushteti kontraktor e kujt ka akoma njė vend pune dhe qė kapet pas saj nė mėnyrė tė dėshpėruar.

Nė sektorin privat punėdhėnėsit e kanė thikėn nga ana e mėngės dhe mund tė imponojnė njė orar mė tė gjatė, ndryshime nė mėnyrėn e tė punuarit dhe njė ngrirje tė rrogave ose mund tė bėjnė gjėra qė do tė ishin tė pamendueshme nėqoftėse koeficenti i papunėsisė do tė vėrtitej rreth 5 - 6 pėrqindėshit. Ėshtė vetėm nė sektorin publik qė punonjėsit mundet akoma tė avancojnė pretendime dhe ta braktisin armėn e grevės. Nė Gjermani, ku anėtarėt e sindikatės janė rreth 22 pėrqind e krahut tė punės, sindikatat akoma kanė njė influencė tė caktuar nė sektorin privat. Nė Francėn ku tė anėtarėsuarit nė sindikatė janė rreth 7 - 8 pėrqind, pothuajse tėrėsisht punonjės tė sektorit publik, prania e vetme nė sektorin privat ėshtė ajo e delegatit sindikal, i ruajtur pėr shkak tė legjislacionit tė punės dhe tė mbėshtetjes bujare nga ana e shtetit.

Pėr sa mund tė duket e pabesueshme, sot sindikatat franceze nuk kėrkojnė mė rritje rrogash pėr punonjėsit e sektorit privat duke kontraktuar me sipėrmarrėsit, por u drejtohen drejtpėrsėdrejti autoriteteve, duke u kėrkuar atyre t'i thonė padronatit tė rrisin rrogat. Qeveritė e "Dy tė Sėmurėve" kėrkojnė t'i qetėsojnė punėtorėt nėpėrmjet masash "mbrojtėse pėr vendet e punės" tė njė kompleksiteti bizantin. Bėjnė po qė tė pushosh nga puna njė punėtor ėshtė e vėshtirė dhe e kushtueshme, me pasojėn se qė t'i marrin nė punė sėrish ėshtė jashtėzakonisht e rrezikshme. Pasoja e fundit ėshtė se krijimi neto i vendeve tė punės ka ngecur krejtėsisht. Pa masat e "mbrojtjes sė vendeve tė punės" do tė ishte e ligjshme tė presėsh ēdo vit krijimin e tė paktėn 300 000 vendeve tė punės nė Gjermani dhe tė jo mė pak se 200 000 vendeve tė punės nė Francė.

Humbja e kėsaj mundėsie do tė thotė t'i shtosh gjemba tė tjera rasos: socio-masokizmi intensifikohet. Por ta bėsh mė pak tė rrudhosur kapuēin nėpėrmjet abrogimit tė aspekteve mė absurde tė "mbrojtjes sė vendeve tė punės" do tė nėnkuptonte qė t'i cedohej "pamėshirshmėrisė liberale". Socio-masokizmi ėshtė njė fenomen mė i komplikuar se masokizmi i rėndomtė. Njė shoqėri viktimė e socio - masokizmit refuzon tė pranojė tė torturohet dhe nuk arrin tė kuptojė se vuajtjet e tij janė tėrėsisht tė vetėshkaktuara. Nė vend qė tė pranojė budallallėkun e vet, bindet se tė heqėsh rason do tė nėnkuptojė ekspozimin e gjoksit tė zhveshur ndaj egėrsive tė dimrit. Mbetet vetėm pėr tė shpresuar nėse, njėherė qė debatet shterpė mbi njė "kushtetutė" akoma mė shterpė do tė pėrfundojnė, tė bėhet e mundur t'i kujtohet Francės dhe Gjermnanisė se rasoja nuk ėshtė e vetmja veshje me tė cilėn tė mbulohesh.

Anthony de Jasay ėshtė studiuesi i pavarur, autor, veē tė tjerash i Social Contract, Free Ride (Oxford, 1989) Justice and Its Surroundings (Liberty Fund, 2002). Ky artikull ėshtė botuar tek Neuer Zurcher Zeitung.

Pėrgatiti: ARMIN TIRANA, marrė nga RD

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara