HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BERISHA: E DJATHTA, TRIUMF NE 3 KORRIK

-- nga Koha Jonė, E Diele, 22 Maj 2005

Mijera simpatizante mbushin sheshin "Skenderbej" ne mitingun e pare elektoral te opozites. Muzike, fishekzjarre dhe nje flamur gjigand ne shesh. Kreu i PD-se nuk permend Nanon

Miting i PD-sė TIRANE- Sheshi "Skenderbej" shpertheu mbreme ne fishekzjarre, muzike dhe thirrje per fitoren e opozites ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. "Ne 4 korrik ne do te fitojme fitoren, sebashku me koalicionin me te madh te qendres se djathte qe eshte pare ndonjehere", u shpreh kreu i PD-se, Berisha para mijera anetareve dhe simpatizanteve te partive te opozites. Nje flamur gjigand qe u shpalos tej e tej sheshit qendror te kryeqytetit, plotesoi ne fund koreografine e drejtuar nga specialistet e kompanise amerikane BG&R.

Oratoret

Moderatori i mitingut te madh te PD-se, Sokol Olldashi ftoi ne podium 100 kandidatet per deputete sebashku me kryetaret e partive aleate. Ne fillim te tubimit, fjalet e moren kandidatet, perfaqesues te qyteteve te medha te vendit. Keshtu, Majlinda Bregu perfaqesoi kryeqytetit dhe ftoi elektoratin te votoje me 3 korrik per opoziten. Te njejten thirrje leshuan edhe perfaqesuesi i Korces, Gjergji Pendavinji, i Vlores, Xhevahir Rexhepi dhe Gilman Bakalli nga Shkodra. Me pas, Olldashi ftoi ne podiumin e oratoreve, kryetarin e PD-se, Sali Berisha. Thirrjet "fitore, fitore" u intensifikuan kur Berisha nisi te fliste per fitoren e ardhshme te opozites dhe prioritet e qeverisjes se saj. "Dua te pershendes si fillim aleatet qe u bashkuan me PD-ne ne kete koalicion te gjere te fitores. Ne duhet te ndahemi nje here e mire nga korrupsioni, ta shfarosim ate si sistem dhe te ngreme sistemin e vlerave", deklaroi Berisha. Ai tha se qeverisja e opozites do te jete qeverisja me duar te pastra. Me pas, ai rreshtoi premtimet elektorale te PD-se.

Qeveria e opozites

"Ne do te pergjysmojme taksat e biznesit te vogel dhe do te ulim me 30% taksat e tjera. Ne do te shnderrojme vendin ne Shqiperine e investimeve duke i dhene prioritet turizmit. Ne do te ndertojme parqe industriale dhe do te zhdukim papunesine", u shpreh ai mes entuziasmit ne sheshin "Skenderbej". Kreu i PD-se premtoi gjithashtu dyfishim te rrogave te ulta dhe te pensioneve. "Ne do te dyfishojme rrogat e arsimtareve dhe do te fusim internetin dhe gjuhen angleze ne cdo shkolle", tha ai.

"Koha per ndryshim eshte sot verdikti plebishitar i shqiptareve qe duan te ndahen nga sistemi i korrupsionit qe varferon, cproneson, mjeron dhe debon ata masivisht nga Shqiperia. Me nje vendim mbare popullor shqiptaret kane vendosur qe me voten e tyre me 3 Korrik te zevendesojne sistemin e korrupsionit me sistemin e vlerave te demokracise, me shtetin ligjor qe garanton lirite dhe te drejtat e tyre", deklaroi Berisha. Ai shtoi se eshte koha per ndryshim, sepse gjithe qytetaret shqiptare nuk meritojne te qeverisen nga qeveritare qe sodisin me per'_ nga helikopteret e tyre, nga kazinote e botes dhe qe hedhin valle mbi zine. "Koha per ndryshim eshte koha te ndahemi me erresiren, gjoben elektrike, mungesen e ujit.

Me 3 Korrik shqiptaret do te votojne per furnizimin e tyre me uje, drita, sherbime te tjera si qytetare europiane", tha Berisha. Gjate perfundimit te fjales se Berishes dhjetera te rinj shpalosen nje flamur gjigand blu mbi kokat e njerezve ne shesh mbi te cilin lexohej sllogani elektoral: "Koha per ndryshim". Per pese minuta, flamuri mbuloi praktikisht te gjithe te pranishmit ne miting, nderkohe qe fishekzjarre u hodhen nga taraca e Pallatit te Kultures. Ne perfundim te fjales se tij, Berisha zbriti shkallet e podiumit dhe takoi pjesemarresit ne rradhet e para perballe podiumit. Mitingu i PD-sem vazhdoi pa pjesemarrjen e Berishes i cili ne sfondin e thirrjeve "fitore, fitore", u drejtua per nga makina e tij i shoqeruar nga shume badigarde. Kreret e partive aleate dhe 100 kandidatet qendruan ne podium nderkohe qe kengetarja Evis Mula nisi te prezantoje koncertin festiv me kete rast. Ne fillim kendoi grupi kosovar "Ritmi i rruges" e me pas pershendeten me kenget e tyre Kristi dhe artiste te tjere.

PREMTIMET E BERISHES

- Puna dhe punesimi i shqiptareve, ulja e papunesise ne nivelin e vendeve te zhvilluara eshte qellimi i projektit tone te ndryshimi
- Per te krijuar vende pune ne do te pergjysmojme taksen e biznesit te vogel dhe do te ulim ne rreth 30% taksat e tjera
- Do te pergjysojme shpenzimet e administrates dhe do te krijojme qeveri te vogel
- Per te krijuar vende te reja pune ne do te shnderrojme Shqiperine ne vendin me terheqes per investitoret e huaj
- Ne do te garantojme konkurencen e lire, do te krijojme zona te lira dhe parqe industriale
- Per punesimin e shpejte te shqiptareve ne do t'i japim perparesi te plote turizmit dhe zhvillimit rural

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara