HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha: Viti 2005 - viti i shqiptarėve; nė Shqipėri zgjedhjet e lira, nė Kosovė ēėshtja e statusit

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Summit New Yersey: Kreu i Partise Demokratike Sali Berisha dhe ai republikan Fatmit Mediu kerkuan dje mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, komunitetit nderkombetar dhe bashkesis shqiptare ne Amerike, per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi. Te gjitha keto kane ndodhur gjate nje vizite disa ditore qe po bene delegacioni i lart i opozites shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Gjate nje takimi te organizuar nga Keshilli per Marredhenie me Jashte, kreu demokrat shpalosi strategjine e opozites per te luftuar korrupsionin, vendosjen e shtetit ligjor, si dhe pikpamjet e saj ne lidhje me ceshtjen e statusit te Kosoves.

Ne kete takim pjesemarresit vleresuan strategjine e opozites, ndersa nendrejtori i qendres per parandalimin e konfliktit David Phillips, u shpreh se do te ndihmonte ne vezhgimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ai tha se zgjedhjet do te monitoroheshin nga organizma amerikane, pasi sipas tij ky proces ka nje rendesi shume te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Nderkohe dje kreu demokrat dhe ai republikan zhvilluan nje takim me kongresmenin Eliot Engell. Ai tha se ishte shumme e domoodshem qe shqipptaret te votojne te lire dhe vota e ēdo qytetari te numerohet.

Po keshtu ne viziten e tyre ne SHBA, Berisha dhe Mediu zhvilluan nje takim me komunitetin shqiptar ne Nju Jork, takim ne te cilin moren pjese studente shqiptare dhe intelektuale. Ne kete takim kreu demokrat shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe komuniteti shqiptaro-amerikan po i jep Shqiperise, ndersa premtoi se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shqiptaret do ti thone jo me vota qeverise socialiste.

Kreu demokrat u shpreh se shqiptaret nuk mund te konsiderohen si vendi tranzit i krimit apo si burim i tij, pasi ne zgjedhjet e ardhshme do ti jepet fund qeverisjes se atyre qe varferuan shqiptaret. Sipas kreut demokrat ashtu si 15 vjet me pare kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndihmuan ne rrezimin e diktatures, ashtu edhe tani do te ndihmojne ne largimin e Fatos Nanos nga pushteti.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara