HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Bota Sot" takohet nė Nju Jork, me profesorin japonez tė Universitetit tė Tokios, Kazuhiko Yamamoto, studiuesin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit

Kazuhiko Yamamoto, japonezi qė i "jep" besėn Lekė Dugagjinit

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

"Lekė Dukagjini ngjan me Mitoshin japonez"

Kazuhiko Yamamoto

MAHATTAN NEW YORK: Shumė pėrflitet pėr figurėn e Lek Dukagjinit, por pak e njohin jetėn dhe veprėn e tij si burr shteti, si intelektual i arsimuar nė dyert e Venecias sė shekullit 14-tė, si mendimtar, prijės luftrash kundėr Osmanve, si bashkohės dhe bashkluftėtar i Gjergj Kastriotit, si vazhdues i mbrojtjes sė lirisė dhe bashkimit tė princave shqipėtar me shumė se njė dekadė pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit.

Asnjeri ndoshta deri tani nuk ka dhėnė shpjegime tė besueshme se pėrse ?, ngandonjėherė duket edhe si e qėllimtė qė tė harrohet se me Kanunin e Lekė Dukagjinit, dhe ciklet e mrekullueshėm poetike tė Kreshnikėve tė maleve, shqiptarėt kanė patur Statutet e tyre kanunore, qė rregullonin jetėn e popullit ashtu sot si pėrqaset edhe ligjestacioni i kohės. Nė kėtė shikim edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit, megjithse vlersohet dhe studiohet nga historian e studies anemban botės, ka edhe diskutime e vlersime qė e fusin atė nė linjėn e primitivitetit, dokeve e zakoneve tepėr tė vjetra, ose nga ata qė i mėshojnė sensit fetar.

Kazuhiko Yamamoto Pėr tė hedhur poshtė edhe mendimet e vetė disa studiuesve shqiptarė, por edhe atyre tė huaj se duke gjetur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, vlerat mė tė rėndėsishme tė tij qė janė tė nevojshme edhe sot nė kohėt moderrne, dhe qė tregon se shqiptarėt janė kombi mė i kulturuar dhe i qyteruar i Ballkanit, ėshtė dhe historiani i njohur japonez, shkrimtari dhe profesori i historisė nė Universitetin e Tokios - Kazuhiko Yamamoto.

Profesor Kazuhiko Yamamoto, pėr shqiptarėt e Amerikės, ėshtė njė "zbulim" i doktorr Selaudin Velajt, aktivist i dalluar i ēėshtjes shqiptare nė Diasporė. Velaj nga kontaktet dhe lidhjet e mira qė ka pasur me profesorin japonez i ka ofruar atij materialin e duhur qė e ka ndihmuar shumė nė studimin e tij profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto. Ndihmėn e madhe qė i ka dhėnė Dr. S. Velaj, nė kėtė fushe e pranon dhe vetė zoti Yamamoto, kur i tha gazetės "Bota Sot", Se i jamė shumė mirėnjohės Dr. Selaudin Velajt, pėr ndihmesen e madhe qė mė ka dhėnė duke me pėrkthyer disa materiale qė mė janė nevojitur shumė.

Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė "BESA"
Profesori japonez Yamamoto, i tha gazetės sonė nė njė takim nė Nju Jork, se " Kanunin e Lekė Dukagjinit, mund tė pėrligjte edhe njė herė se Shqipėria dhe shqiptarėt kanė lidhje tė pashmangshme me ligjin tradicional - ose me kodin mė tė vecante nė botė qė e gjenė nė Kanunin e Lekė Dukagjinit i cili ėshtė "BESA".

Pa marrė parasyshė etnosin shqiptar krahas argumenteve “pro”, Profesori Kazuhiko Yamamoto nė bisedė e sipėr radhiti ndėr argumentet e formimit tė etnosit shqiptar nė trojet historike, pra, aty ku janė sot shqiptarėt, edhe mungesėn e traditės sė bashkėjetesės sė shqiptarėve me ligjin, reflektuar kjo edhe nė mungesėn e terminologjisė e kuptimit tė fjalės "BESA" nė gjuhėn shqipe. Nė sajė tė atyre ligjeve Kanunore, kombi Shqiptar ka shpėtuar nga asimilimi kulturor, gjuhėsor, apo dhe traditave Shqiptare si dhe vleravet tė veēanta, siē janė : Nderi, Besa, Bujaria, Trimėria, e shumė tė tjera qė pasqyrojnė fisnikrinė tradicionale Shqipėtare, thotė profesori japonez pėr "Bota Sot".

Sipas Profesor Kazuhiko Yamamoto , nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatosh, sot, se veēanėrisht nė pėrfytyrimin dhe imazhin e tė huajve pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, vazhdojnė tė mbizotėrojnė mendime dhe opinione tė paqena. “ Kėshtu, tha ai kulti i primitivitetit mundohet tė ngulitetet tek shqiptarėt. Duke i paraqitur shqiptarėt njėrėz tė natyrės sė egėr dhe tė virgjėr, i barazvlefshėm ndonjėherė me njerėzit e egėr dhe shoqėrinė patriakale, mbushin median ndėrkombėtare dhe shėnimet e udhėtarėve tė huaj kur shkruajnė nga viset shqiptare”, shprehet mė pas Yamamoto. Por, profesori i indinjuar i hedh poshtė me argumente dhe fakte qė ajo ėshtė krejt e kundėrta e atyre qė nxjerrin kėto tė pavėrteta, tė qėllimeshme" na tha ai.

"Lekė Dukagjini ngjan me Mitoshin japoenz"
Lek Dukagjini, ėshtė autor i kodifilimit tė zakoneve e traditave tė popullit Shqiptar, duke thithur menēurinė dhe kujtesėn tradicionale tė urtėsisė Shqiptare, ai formoj ligjet e para Shqiptare, qė i titulloj: "Kanuni", qė do tė thotė "Drejtėsi pėr tė gjithė njėlloj". Ato ligje e bėnė tė njohur dhe krejtsisht tė veēantė Kombin dhe popullin Shqipėtar jo vetėm nė vendet e mesdheut, por dhe nė dyert e perandorisė Osmane, ku ajo nuk mundi tė ja heqė kurrė tė drejtėn e rrespektimit tė ligjeve tė veta popullit shqiptar.

Prof. Kazuhiko Yamamoto, tha se: "Struktura etike e Kanunit, ėshtė forma mė origjinale e etikės nė shoqėrinė njerėzore. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sipas tij ishte njė mekanizėm i nevojėshėm i kohės. Ai ėshtė njė vėshtrim pėrqasės mes strukturės etike e shoqėrisė homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Pėr kėtė ai pohoj se ka bėrė edhe disa studime qė titullohen: "Struktura Etike e Shoqėrisė Homerike", "Shoqėria pa ndonjė autoritet shtetėror e shndėrron dhunėn e hakmarrjes nė njė forcė tė shenjtė".

Kazuhiko Yamamoto, ka edhe studime tė tilla, si: "Shkelje e rėndė e ligjit tė shoqėrisė Homerike, nėse miku fyhet apo cėnohet, ėshtė mikpritėsi ai qė turperohet". "Gjashtė koncepte qė krahasohen me strukturėn etike tė Kanunit shqiptar fyerjet qė pėrfundojnė ne gjakderdhje nė shoqėrinė e asaj kohe". "Akti i hakmarrjes nga pala e fyer ndaj palės fyese". Kanuni dhe themelet e tij emocionale, studim nė konceptet etike tė shkrimtarit japonez, Kazuhiko Yamamoto janė shumė tė rėndėsishme. Nė fund profesori i Universitetit tė Tokios, i tha "Bota Sot", se ai ka gjetur shumė gjėra tė pėrbashkėta, qė "Lekė Dukagjini ngjan me Mitoshin japoenz"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara