HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Karolina e Veriut: Aksion humanitar “Njė shqiptar - njė dollar”

SHEMBULL SE SI NESER DO TE BASHKEJETOJME NE ATDHEUN E PERBASHKET

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Roanoke North Carolina: Gazetari shqiptar nga Roanoke e Karolines se Veriut, Fadil Demaku, njofton se me 10 mars 2004 Bashkesite shqiptare te Gjorgjise, Karolines se Veriut dhe Virxhinise, ne shtatevjetorin e renjes se heroit tone legendar Adem Jashari dhe sakrificen e Jasharajve si shembull unikat ne historine tone kombetare e shenuan me fillimin e aksionit humanitar “Njė shqiptar - njė dollar”.

Pamje nga Kuvendi i Bashkėsisė shqiptaro-amerikane mbajtur nė Atlanta, ku pjesėmarja e femrave ishte nė nivel tė kėnaqshėm.

Bahri Ramadani paraqet raportin e punės sė Bashkėsisė Shqiptaro-amerikane tė Karolinėssė Veriut

Antarėt e Kuvendit pėrkrahėn unanimisht aksionin solidar: "Njė shqiptar - njė dollar"

Sipas tij, qellimi i ketij aksioni do te jete ndihma e femijeve te hendikepuar, familjve te invalideve dhe deshmoreve te luftes se fundit ne Kosove , por edhe familjeve nevojtare ne Shqiperi, Malesi, Iliride dhe Lugnen e Presheves . Qindra veta tek po mbaheshin Kuvendet vjetore te ketyre Bashkesive nenshkruan listat nismetare te perkrahjes se aksionit ne fjale, i cili siq u theksua edhe ketu, pritet te zgjerohet dhe has ne mirekuptim edhe te bashkekombasit tjere neper gjithe ameriken. Vetem nje dollare ne muaj per koke shqiptari ketu do te mundestone qe shume flamilje te mos e ndjejne barrren e rende te skamjes dhe varferine ne vendlindjen tone, sidomos ato qe bijte , apo burrat i dhuruan lirise se Kosoves- theksoi Bahri Ramadani duke shpallur fillimin e ketij aksioni ne Kuvendin Vjetor te Bashkesise shqipatre te Karolies se Veriut, ne Grensboro.

Demaku, thote se nga ky takim u sigurua, nje perkrahje e parezerve e ketij askioni qe iiu dha edhe ne Atlanta te Xhorxhise, derisa Kuvendi vjetor i kesaj bashkesie po shqyrtonte punen e tij njevjecare dhe percaktonte pikesynimet e tij te metejme per kete vit. “Krahas aktiviteteve te shumta ne ruajtjen dhe kultivimin e tradites dhe kultures sone, aksioni “Nje shqiptar-nje dollare”do te kete vend meritor ne punen e kesaj Bashkesie, theksoi Qerim Gruda ne fjalen e tij, para Kuvendit te ketij komuniteti, te cilin ai e drejton.

Demaku, mendon se "Puna e Bashkesive shqiptare, do te vleresohet si tejet e sukseshme, ne keto Kuvende vjetore dhe ishte orientuar rreth shenimit te pervjetoreve tone kombetar si dhe kultivimin e gjuhes dhe kultures shqiptare te brezi qe po rritet, permes klaseve shqipe te organizuara here pas here.

“Njė shqiptar - njė dollar”

Nderkaq, njeri prej aktivisteve te dalluar te kesaj bashkesie zotit Bahri Ramadani, ka cekur faktin se "Ate qe nuk e lejuan dot ende politikat e padrejta te udhehequra ndaj shqiptareve ne Ballkan, ne e arritem ketu, ne keto forma te organizimit tone, duke bashkuar rreth vetes mergimtaret nga te gjitha trojet shqiptare ne ballkan, qe eshte vetem nje shembell se si neser do te bashkejetojne shqiptaret te organzuar ne nje atdhe te perbashket. Nga keto Kuvende, thote zotit Bahri Ramadani i'u ngarkua barra kryesore , ne koordinimin e aktivitetit te te tri Bashkesive te permendura si dhe mbarvajtjen e aksionit humanitar : “Nje shqiptar - nje dollar”.

Pritet edhe me shume nga media shqiptare ne Amerike

Ne, fund te ketij njoftimi mbi kuvendin punes se Bashkesise Shqiptaro-amerikane te Karolinesse Veriut, gazetari Fadil Demaku, nenvizoje se " Nje ndihme te madhe ne kete drejtim presim edhe nga Radiotelevizioni 21, i cili tashme eshte bere antari me i dashur neper familjet e mergimtareve shqipatare ketu, duke na e sjellur mes nesh atdheun e larget. Kontributi i tij do te perqendrohej ne informimin e mergimtareve tane ketu brenda ne Amerike, ne menyre qe te kyqen ne kete aksion. te gjithe mireberesit shiptare nga shtetet e ndryshme", thote ai.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara