HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dita Ndėrkombėtare e lirisė sė shtypit dhe medias

Shqipėria ha "riskun" e kryeministritit qė i hedh gazetat nė gjyq

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

MANHATTAN - NEW YORK (NY): Sot ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Shtypit tė Lirė. Vitin e kaluar janė vrarė mė se 53 gazetarė anembanė botės ndėrkaq 107 janė mbajtur nė arrest ose ende janė tė burgosur pėr shkak tė punės qė e bėjnė, tregon raporti i organizatės Reporterėt pa kufinj. Njėri prej tyre ėshtė edhe njė gazetar suedez, i quajtur David Isaak, i cili mė shumė se tri vite mbahet nėn arrest nė Eritre pėr shkak se nė artikujt e tij ka kritikuar qeverinė e atjeshme. Pesė tė tjerė veq tė vrarėve mbahen peng nė Irak.Pėr kėtė arsye mbrėmė filloi njė manifestim 24-orėsh nė Stokholm pėr lirimin e tij dhe nė Bukuresht e Paris pėr lirimin e gazetarve tė mbajtur peng nė Irak.

Organizata Ndėrkombėtare – Komitet pėr mbrojtjen e gazetarėve njoftoi, se shumica e gazetarėve tė vrarė brenda 5 viteve tė fundit janė viktimė tė hakmarrjes pėr punėn e tyre. Nė njė studim, botuar nė lidhje me Ditėn Ndėrkombėtare tė lirisė sė shtypit, qė kremtohet ēdo vit mė 3 maji, theksohet, se brenda kėtyre 5 viteve ishin tė vrarė 190 gazetarė gjithsejtė. Nė Filipinet numri i tė vrarėve gazetarė ėshtė mė i lartė mė shumė se sa 18 veta. Pastaj radhitet Iraku me 13 veta dhe Kolumbia me 11 veta.

Shqipėria:

Organizata Freedom House nxorri raportin e saj pėr lirinė e shtypit me titull “Liria e Shtypit 2005: Njė vėshtrim pėr pavarėsinė e shtypit nė botė”. Raporti analizon vitin 2004 dhe rezulton se nė shkallė botėrore arritjet kanė qėnė mė tė mėdha se sa prirjet negative. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė ajo ėshtė klasifikuar nė grupin e vendeve me njė shtyp pjesėrisht tė lirė dhe nga vendi i 105 qė ishte vitin e kaluar ka rėnė nė vendin e 107.

Megjithėse liria e shtypit mbrohet me kushtetutė, thuhet nė raport, mbrojta e saj ligjore nuk ėshtė e mjaftueshme dhe vetė gjyqėsori ėshtė nėn presionin e qeverisė. Vetė Kryeministri Fatos Nano, thotė Feedom House, i hedh gazetat nė gjyq. Kėshtu ishte rasti i botuesit tė gazetės Koha Jonė, Nikollė Lesi, i cili e kishte akuzuar kreyministrin pėr korrupsion.

Media nė Shqipėri ėshtė aktive dhe e shumėllojshme, thotė Freedom House, por ėshtė nėn presionin e qeverisė dhe partive politke, gjė qė ndikon negativisht nė besueshmėrinė e saj. Gazetarėt nuk guxojnė tė trajtojnė ēėshtje delikate sidomos tė tilla qė lidhen me zotin Nano dhe me Partinė Socialiste. Radioja dhe televizioni shtetėror e pėrqendrojnė vemendjen kryesisht tek qeveria. Sulmet fizike ndaj gazetarėve janė pakėsuar por qeveria ka gjetur rrugė tė reja dhe tė tėrthorta pėr manipulimin e medias.

Qeveria socialiste mban kontrollin mbi RTSH duke emėruar anėtarėt e kėshillit tė radiotelevizionit. Nė muajin gusht Partia Demokratike e opozitės ndaloi kanalin televiziv News 24 tė mbulonte veprimtaritė e kėsaj partie. Njė numėr gazetarėsh u ndaluan sepse kishin filmuar fshehurazi kryeministrin.

Sipas njė raporti tė OSBE-sė, sfida kryesore pėr mediat nė Shqipėri janė marrėdhėniet nė rritje midis politikės, biznesit dhe mediave, gjė qė e dėmton pavarėsinė e tyre. Pėr shkak tė rėnies sė tirazhit, pėr tė ekzistuar, mediat mbėshteten te reklamat e blera nga kompanitė shtetėrore ose gjysmė shtetėrore.

Pėr t’u mbuluar pozitivisht nga mediat, qeveria u jep kontrata ose mbėshtet mediat duke u dhėnė me qira objekte tė saj me ēmime tė ulura. Dhe sė fundi, pėrpjekjet e qeverisė pėr tė luftuar evazionin fiskal janė kthyer nė mjet frikėsimi politik pėr ata qė kritikojnė ose kundėrtshtojnė politikat shtetėrore, si nė rastin kur kryeministri Nano veēoi disa botues dhe i akuzoi ata pėr shmangie nga taksat.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara