HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy Madlena, njėra lindi me lirinė e Hebrejve dhe tjetra me lirinė e Kosovės

Madlen Bardhi nga Gjakova, pagėzuar me emrin e Medlin Albright

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

BENSONHURST - BROOKLYN (NY) "Ollbrajt nderohet me Medaljen e Artė tė Lirisė" nga Kosova, medalje kjo qė Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ia dorėzoi ish-sekretares amerikane tė Shtetit, Medlin Ollbrajt, mė 12 qershor 2004, nė 5-vjetorin e Ditės sė Lirisė tė Kosovės. Pas, marrjes se medaljes "Medalje e Artė tė Lirisė", me tė cilėn e ka dekoruar Presidenti Rugova, ajo zhvilloi edhe njė takim me presidentin Kosovės, ku bisedoi pėr gjendjen aktuale nė Kosovė. Presidenti Rugova, pasi shprehu kėnaqėsinė pėr takimin me zonjėn Ollbrajt, e ēmoi si mike tė madhe tė Kosovės dhe tė popullit tonė.

"Kosovės i kam kushtuar shumė kohė, duke menduar se si ta ndihmoja. Shumė shpesh jam ndierė edhe e shqetėsuar pėr tė. Prandaj sot jam shumė e kėnaqur qė jam kėtu, pikėrisht kėtė vit qė ėshtė vendimtar pėr Kosovėn", - u shpreh pas takimit me Rugovėn, Ollbrajt. Ish-sekretarja e Shtetit porositi qė nė Kosovė duhet tė zhvillohet demokracia dhe kėrkoi mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave. "Tė gjithė duan t'ju ndihmojnė. Unė nuk i pėrfaqėsoj SHBA-tė zyrtarisht, por po flas si njė qytetare amerikane dhe, shpresoj, si njė mike e kėtij vendi, do tė bėj ēdo gjė qė t'ju ndihmojmė sepse ky vit ėshtė vendimtar pėr Kosovėn", - theksoi Ollbrajt, duke thėnė mė pasė se" E ndiej veten kosovare".

Madlina Bardhi

Kjo thėnje e saj ka shumė kuptime - nėse do t'i referohemi edhe editorialit tė agjencisė sė lajmeve AP (Associated Press), mė 6 shkurt 2003, nga gazetari i saj William J. Kole, me titull "Reviled in many places around the world, Americans are adored in Kosovo". Jo pa qėllim pas kėsaj vizite, ju kthyem edhe njė her kėtij editoriale tė cilit pas botimit nė axhesinė mė tė madhe amerikane ju referuan thuajse tė gjitha gazetat mė tė mėdha amerikane. Tė cilat, botuan tė njėjtin artikull, ku shkruhet se nė Kosovė amerikanėt janė mė tė sigurtė dhe mė tė admiruar se nė ēdo vend tjetėr tė botės.

Editoriali shkruante se flamuri amerikan ėshtė prezent dhe valvitet nė ēdo shtėpi shqiptari tė Kosovės. Njė ēift shqiptar nga Kosova, pas luftės me krenari, nė shenjė mirėnjohjeje, i kanė vėnė emrin vajzės sė tyre, Madeleine Albright. Editoriali citon se edhe njė pallat i lartė gjashtėkatėsh nė qendėr tė Prishtinės, ka emrin dhe posterin gjigand tė Presidentit Bill Klinton, kur edhe bulevardi mė i madh i Prishtinės, mban emrin e Presidentit Bill Klinton.

Gjithēka kulmon nė Kosovė, me vendimin e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, ka vendosur qė ndėrtesa e Presidentit tė Kosovės, tė emitojė nga ana strukturore Shtėpinė e Bardhė "White House," dhe tė thirret me tė njėjtin emėr. Ndėrkohė, tė gjitha kėto argumente gjenden nė Kosovė, kur shumė pjesė tė botės, duke pėrfshirė edhe vende fqinje nuk i duan amerikanėt, si shqiptarėt. Por, nė Kosovė ndryshon gjithēka, amerikanėt janė mė tė sigurtė, mė tė admiruarit e mė tė mirėpriturit.

"Kur unė shoh skena tė tilla, kur njerėz tė ndryshėm djegin flamurin amerikan, jam thellėsisht i vrarė", thotė Dr. Besnik Bardhi nga Gjakova, nė jug-perendim tė Kosovės, qyteti i cili, thuhet se ka edhe numrin mė tė madh tė tė vrarėve gjatė luftės e gjenocidit nė vitet 1989-99.

Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ia dedikon gjithė kėtė mrekulli - admirimin dhe respektin qė kanė shqiptarėt, pėr Amerikėn, Presidentėve Willson, Reagan, Bush i vjetėr, Klinton e tjerė. Presideti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova thotė: "Ne i duam amerikanėt sepse ata na dhuruan lirinė qė ne dėshironim". Rugova vazhdon duke thėnė se "pikėrisht pėr kėtė ka njė respekt tė madh dhe ideal". "Me Amerikėn ne jemi tė vegjėl, por miq tė mėdhenj qė mund tė bėjmė edhe punė tė mėdha", thotė Rugova. Pas vizitės sė ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright nė Kosovė, gazeta kombėtare Bota sot, zhvilloj njė bisedė me prindėrit e vajzės Madelein Bardhi nga Gjakova, pagėzuar me emrin e Madelein Albright.

BOTA SOT: Dr. Bardhi, Si e pėrjetoni ju dhe familja juaj vizitėn nė Kosovė, tė ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright ?
Dr. Besnik Bardhi: Ne ishim nė pushime verore nė Allanya tė Turqisė deri mė 1 korrik. Nė Gjakovė fillova punėn menjėherė dhe lajmin pėr ardhjen e znj. Albright e kuptova nga njė pacient, i cili mė pyeti se a do tė takohemi me tė. Mbeta i hutuar pėr njė moment, nuk e dija fare pėr ardhjen e saj nė Kosovė. Nė kokėn time filluan tė mė sillen lidhjet tė cilat duhet aktivizuar pėr tė bėrė aranzhimin e takimit. U ula pranė kompjuterit deri nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe falė internetit arrita qė tė dėrgoj shumė letra nė adresa tė ndryshme elektronike. Njėra nga ato adresa ishte ajo e Institutit Kombėtar Amerikan pėr Demokraci nė Prishitinė. Tė nesėrmen ndodhi mrekullia, dikush nga zyrtarėt e kėtij institucioni mė informoj me telefon, se takimi aq shumė i pritur do tė realizohet mė 4 korrik, nė Prishtinė, pikėrisht nė ditėn e festės sė madhe amerikane. Ishte ėndėrr e kahmotshme qė tė takoj Medlinen time tė vogėl me Medlinėn e madhe.

BOTA SOT: Dr Bardhi, na tregoni sesi ju lindi ideja qė tė vinit emrin e ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright, nė ato momente lufte?
Dr. Besnik Bardhi: Ishte periudhė e luftės sė pėrgjakshme, ishte viti 1999, koha e bombardimeve nė Kosovė. Me bashkėshortėn time, si gjithė shqiptarėt, pėrjetuam ēaste dramatike. Situatat (me duket se e kam lexuar diku nė njė liber pėr historinė e dramaturgjisė), nuk mund tė shpjegohen me fjalė. Nuk do tė mundja t'i shpjegoj, edhe sikur tė isha shkrimtar. Vdekja rrinte pranė nesh. Varej nga ne, tė gjithė shqiptarėt, nga cili pozicion e shihnim vdekjen, dhe natyrisht, nė ēfarė distance. Na doli pengesa tė mund tė largoheshim pėr nė Shqipėri, bashkė me tė tjerėt. Ime shoqe mbante shtatzėnėsi tė rėndė.

Tė rėndė meqė shtat vjet pėsonte dėshtime pas dėshtimeve nė lindje. Dikush duhej tė vdiste: ose fėmija ynė, nėse merrnim rrugė, ose ne tė gjithė sė bashku, nėse qendronim midis flakės se tmerrshme tė piromanėve paramilitarė serbė. Nė kėtė situatė ne mbetėm nė Gjakovė gjatė tėrė kohės. Dėshira e Zotit ishte qė ne tė mbijetojmė. Qėndrimi historik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr pėrfundin e luftės nė Kosovė, ishte shkaku kryesor qė, atėherė, nė vlugun e luftės, tė vendosim pėr emrin e femijės. Kuptohet, nėse do ta mbijetonim luftėn. Atėherė jemi betuar se nėse lind djal do ta pagėzojmė Klinton, e nėse lind vajzė, do tė ketė emrin e tė madhėrishmės znj. Albright.

Kjo duhet tė bėhėj vetėm pėr arsye morale, si shenjė falėnderimi dhe mirėnjohjeje deri nė amshim, ndaj miqve tanė amerikanė, qė nuk kursyen asgjė vetėm qė ta shpėtonin nga shfarosja popullin shqiptar nė Kosovė. Pas shtat dėshtimeve tė njėpasnjėshme, kėsaj radhe ndodhi mrekullia. Mė 01.11.1999, me sectio cesarea, lindi njė vajzė ėngjėllore, e cila deshi fati dhe qėndroi nė kėtė botė dhe ta shijojė jetėn nė Kosovėn e lirė. Vajza ime gjakonte Kosovėn e lirė. U lind vėshtirė, si lind edhe liria. Zoti e bekoi familjen time mė lindjen e Medlinės sė vogėl. Ky fėmijė padyshim ėshtė dhuratė nga Zoti nė qiell dhe misinonarėt e tij nė tokė. Menjėherė pas lindjes sė vajzės, mė lindi ideja tė shkruaj njė letėr nė adresė tė znj. Albright, ku do ta njoftoja atė se ēka mė frymėzoi ta pagėzoj vajzėn time me emrin e saj. Letra u pranua nė States Departėment. Atė ia dorėzoi znj. Albright personalisht z.Ilir Zherka. Eshtė interesante tė theksohet edhe njė shkrim qė u publikua mė 21.11.1999, nė gazetėn e Floridas "S. Petersburg Times", me titull "Foshnja kosovare me emėr tė Albrightit", i autorės S.T. Martin.

Aty mes tjerash citohet dhe deklarata e zėdhėnėsit tė Shtėpisė sė Bardhė, z. James Rubin, i cili deklaron: "Jam i sigurtė se sekretarja Albright do tė jetė shumė e prekur kur tė njoftohet se njė familje kosovare e nderon atė nė kėtė mėnyrė. Pas njė kohe tė shkurtėr pasoi pėrgjigjia me njė letėr nga z. Albright, ku ajo shpreh kėnaqėsinė dhe gėzimin pėr kėtė ngjarje dhe i dėrgoi gjithashtu Medlinės sė vogėl njė foto me pėrkushtim. Foto e kėsaj zonje tė madhe do tė jetė pėrjetėsisht e varur nė dhomėn e Medlinės, si relikė e ēmuar dhe e shenjtė.

BOTA SOT: Po Madelein Bardhi nga Gjakova, si ndjen veten me emėrin Madelein Albright nga SHBA?
Dr. Besnik Bardhi: Janė gjėra tė habitshme nė kėtė jetė, Medlina shqiptare nga Gjakova ka qėndrim shumė dinjitoz dhe ėshtė shumė e lumtur dhe krenare pėr emrin e bukur qė ka trashėguar nga njė figurė e shenjtė nė historinė e re tė Kosovės, si ėshtė z. Albright. Ajo ėshtė shumė mirė e informuar kush ėshtė kjo zonjė e madhe dhe ēfarė rėndėsie ka pėr popullin shqiptar nė Kosovė.

BOTA SOT: Si u takuan Medlina amerikane (ish-sekretarja e Shtetit, Madelein Albright) dhe ajo shqiptare (Madelein Bardhi) nė Prishtinė, ishte ky takimi i parė apo ka pasė edhe takime tė tjera?
Dr. Besnik Bardhi: Ishte gėzim i papėrshkruar pėr familjen tonė, lajmi se do tė realizohet takimi i pritur gjashtė vite. Fakti se mė nė fund do tė takohen dy Medlinat zgjonte emocione tė jashtėzakonshme. Takimi i parė u realizua nė foajen e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė. Nga disa metra larg z. Albright e njohu adashėn e saj, Medlinėn duke i thėnė nė anglisht: "Unė jam Medlina dhe ti je Medlina". Pastaj u afrua dhe e pėrqafoi shumė Medlinėn e vogėl. "Medlina qenka bėrė bukuroshe dhe e rritshme", na tha znj. Albright, derisa po pėrqafonte trashėgimtaren e emrit tė saj. Nga afėrsia patėm mundėsi edhe unė dhe bashkėshortja tė pėshendetemi dhe tė komunikojmė me znj. Albright. Nė pyetjen time pėr letren dėrguar asaj nė vitin 1999, u pėrgjigj: "Sigurisht mė kujtohet". Ky ishte takimi i parė aq shumė i pritur nga ne.

BOTA SOT: Organizatorėt e takimit kishin parashikuar qė takimi i parė tė bėhėt nė foaje?
Dr. Besnik Bardhi: Po, sė pari nė foajen e pallatit tė Rinisė dhe sporteve nė Prishtinė, e pastaj sipas protokollit duhej t'i dhuronte njė tufė lule pas fjalimit tė saj para publikut tė mbledhur aty nė afėrsi, ku u mbajt njė rock koncert i madh pėr nderė tė 4 korrikut Ditės sė Pavarėsisė sė SHBA-ve.

BOTA SOT: Ēfarė thonė shokėt e shoqet e sajė, tė afėrmit e tu dhe qytetarėt e Gjakovės, po Kosova?
Dr. Besnik Bardhi: E tėrė Kosova ėshtė e njoftuar qė nė ditėt e pasluftes pėr Medlinen shqiptare nga Gjakova, nga shtypi vendor dhe ai amerikan. E vėrej qė tė gjithė e thėrrasin mė shumė dashuri dhe ngrohtėsi emrin e saj. Shifet qartė nė ēdo shqiptim tė kėtij emri dashuria e pafund pėr znj. Albright dhe USA. Qė nga fillimi tė gjithė e kanė aprovuar idenė time pėr pagėzimin e Medlinės mė kėtė emėr dhe mė kanė pėrgėzuar shumė. Ky emėr duhet edhe nė tė ardhmėn tė hyjė nė pėrdorim si emėr shumė i dashur dhe i ēmuar pėr vajzat e posalindura shqiptare. Medlina ka shumė shoqe, posa e ka pėrfunduar parashkolloren dhe nė shtator starton nė klasėn e parė, tė gjithė ata fėmijė kanė njohuri pse ajo mban atė emėr. Tė gjithė jemi krenar pėr te dhe emrin qė ajo trashėgoi, jo vetėm familja ime, qyteti im por e tėrė Kosova.

BOTA SOT: Ēfarė lidhjesh kanė mbetur tani pas takimit tė Prishtinės dhe njohja e ish-sekretares sė Shtetit, Madelein Albright me Madelein Bardhi nga Gjakova ?
Dr. Besnik Bardhi: Padyshim lidhja shpirtėrore me tė nuk do tė shkėputet pėrjetėsisht, ashtu si nuk do tė shkėputėt kurrė as miqėsia mes Kosovės dhe SHBA-ve. Ne edhe nė tė ardhmėn do tė mbajmė lidhje me idhullin tonė, znj. Albright, ajo ėshtė pjesė e historisė sė Kosovės sė re dhe kombit shqiptar. Ajo ėshtė nė zemrat e ēdo shqiptari nė Kosovė.

BOTA SOT: Cila ėshtė simbolika e kėtij emėri, krahasuar me atė ēka bėri Amerika pėr Kosovėn ?
Emrat si Presidenti Clinton, znj. Albright, Westley Clark, Woker edhe njė herė dėshmuan si nė kohėn e Presidentit Wilson, se shqiptarėt kanė mikun mė te shtrenjtė SHBA-tė. Dashuria ndaj SHBA-ve nė Kosovė ėshtė aq madhe sa nuk mund tė krahasohet mė asnjė shtet tjetėr nė botė. Medlina, Kosova, Albright, SHBA, patjetėr do tė jenė mike dhe sė bashku deri nė amshim.

BOTA SOT: Ju faleminderit, vajzės suaj i urojmė shėndet dhe fat dhe qė ajo tė rritet sė bashku me pavarėsinė e Kosovės!
Dr. Besnik Bardhi: Ju falėmnderit juve pėr kėtė bisedė, kėnaqėsia ishte e imja, kėtu edhe njė herė mu dha rasti tė shpalosi ndjenjat, jo vetem tė Medlinės sė vogėl tė familjės sime, por tė tėrė Kosovės pėr miqtė tanė dhe pėr dashurinė qė ndjejmė pėr SHBA-tė, si prijetare nė mbrojtjen e vlerave demokratike dhe njerėzore nė botė. Juve ju dėshiroj suksese nė punė tė mėtejme.

Webshots - Images of POLIKLINIKA E RE BARDHI MED
Associated Press
Three-year-old Kosovar Albanian girl Madeleine Bardhi, held by her father, Dr. Besnik Bardhi, touches a picture of former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, the child's namesake.

Fotot ne web site: www.bardhimed.com | www.medlinabardhi.8m.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara