Shtyllasi me i dashur se Theranada
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Qazim Bllaca, nje mik i madh i familjeve te medha e patriote shqiptare
NEW HAVEN CONNECTICUT: Qazim Bllaca, i perket asaj plejade shqiptaresh: patriote te flaket, qe aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949, ju drejtuan Shqiperis, e cila pasi i prishi marrdheniet edhe me Ish"Jugosllavine", i ktheu "shpinen" edhe Kosoves. Ai sebashku me dhjetra patriot te tjere hyri ne Shqiperi , se aty do te gjente ngrohtesine e vendit ame. Rapsodi popullor Dervish Shaqja - i kendoj me çifteli kesaj gjeme, duke thene" Oj! Kosove! kur t'a ktheva shpinen - Vera mu ba dimen". E Dimer ma te madh, besoj se nuk ka perjetuar ndonjher kombi shqiptar, pothuaj ne te gjithe veriun e vendit filluan arratisjet ne mase nga te dy anet. Si rezultat i kesaj situate dhe per ta frenuar sadopak ikjen e madh te personave qe arratiseshin jashte vendit, Qeveria komuniste e Tiranes, e rriti menjehere represionin dhe ne ate kohe, sipas statistikave edhe filluan internimet ne mase e burgimet e shqiptareve ne Shqiperi, edhe nga trojet etnike.
Vujatjet dhe kalvari i vuajtjeve si rezultat i atij sundimi, ne kampet e burgjet neper Shqiperi, qe u permbushen plot, e perplot me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore, e pesuan te gjithe. Rregjimi i papare, qe sapo kishte ardhur ne pushtet me gryken e aremeve, i ktheu armet ndaj shqiptareve. Nisur nga numri i madh i te internuarve dhe te burgosurve , qeveria komuniste u detyrua dhe hapi njeri pas tjetrit vetem kampe e burgje, ne çdo moçal e kenet, ne ato zona te Shqiperise, ku edhe dielli duket vete dy ore ne dite. Ne ato kampe interrnimi ku si fillim thuhet se vuanin denimin e tyre rreth 60,000 te internuar, me nje gjendje ne kufijte e mizerjes, frikes dhe represionit policore. Per fate te keq Qeveria komuniste e Tiranes e rriti represionin edhe ndaj vellezerve tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar. Ne kampet e burgjet neper Shqiperi, sipas deshimtarve te kohes, ndodheshin edhe shume shqiptare te Kosoves, shqiptare te Malit te Zi, Maqedonise, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes e Çamerise.
Njeri prej tyre eshte edhe Qazim Bllaca. I cili me 19 korrik - ne
fshatin Bllace te Therandes u varros si njeri prej veprimtarve e patriote me te
shquar i Çeshtjes Kombetare. Qazim Bllaca, i cili vdiq ne moshen 90 vjeçare,
ne ceremonine e varrimit u vleresua lart, per kontributin dhe sakrificat shume
vjeçare te te ndjerit, ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve. Qazim
Bllaca, eshte simboli i nje shqiptari prej Kosove, qe perjetoj edhe tragjedin me te
madhe kombetare ne Shqiperi. Njerezit qe e njohen e jetuan me ate, tani flasin
dhe deshmojn per here te pare mbi kalvarin e gjate te vuajtjeve te Qazim
Bllaces, e qindra familjeve te shqiptare neper kampet e ndryshme te internimeve.
Kampe, te cilat, regjimi komunist i Enver Hoxhes, i kishte shpallur si kampe te
"familjeve reaksionare". Njera prej tyre, jane edhe disa pjestar te familjes
se madhe dibrane, Ndreu . Familje, kjo, e cila, qe s'bashku me familjet me te
mira shqiptare, patriote e atdhetare, fisnike e inetelektuale me edukim e
shkollim perendimore, pronaret ligjitim, kane vuajtur neper kampet e burgjet
ndryshme enveriane nga viti 1945 e deri ne vitin 1990-te.
Qe nga viti 1995, pjestare te kesaj familje te njohur ne te gjithe
Shqiperine, dhe me ze ne historine kombetare, e vendosur pas renejes se
rregjimit komuniste, qendron me banim ne SHBA. Ata nuk i harrojn kurre vuajtjet qe kan
kaluar neper ato kampe e burgje komuniste. Kur mesuan per vdekejn e Qazim
Bllaces, njeriut me te aferme me familjen e tyre ne interrnimin ne kampin e
ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier), ata me malle, dhimbje e deshire flasen per
dramen tragjike te te gjitha familjeve , per ato qindra e qindra familje te
tjera, qe paten te njejtin "fat" me familjen Ndreu.
Familja Ndreu nga Dibra u be ne interrnim mike e madhe e Qazim Bllaces nga
Kosova
Jane keta, Xhevati, Lavederimi, Besniku, Astriti, Shpetimi, Sokoli e
Albani, Kastrioti e Shkelzen Ndreu, qe deshirojne te flasin per gazeten
kombetare Bota sot, rreth njohjes dhe jetes se tyre ne kampin e inetrrnimit, me
shqiptarin e Kosoves, Qazim Bllaca. Komunistet, qe erdhen ne pushtet me forcen e
armeve ne dhjetorin e vitit 1944, thone ata me arrestimet, denimet, pushkatimet
pa gjyqe, interrnimet ndaj te gjithe atyre qe i qujaten kundershtaret te tyre
politike, e kishin filluar qe me perpara se te merrnin pushtetin, por me
internimet e para te atyre familjeve qe ata i shpallen "reaksionare", e "armiq te
popullit" e "tradhetare", filluan aty nga maji i vitit 1945. Ne, tha njeri prej
tyre ne interrnim ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier), u njohem edhe
me Qazim Bllacen, rreth viteve 1965 - 1966
Kur mesuam vdekjen e tij, tha Lavderimi, ishte nje hidherim i madh
edhe per familjen Ndreu. Nga qe ne qofte se ka nje njeri , politikan te zotin ,
intelektual te shquar, nje burr me te gjitha virtytet, qe ka nje shqiptar, nje
njeri i i takojn te gjitha cilesite si nje shqiptar, ai eshte Qazim Bllaca.
Ish i internuari dhe i presekutuari i rregjimit diktatorial enverian, i cili ka
jetuar e punuar ne pune te detyrueshme ne kampin e e interrnimit ne Shtyllas,
Levan(Fier), s'bashku me qindra familje te tjera nga e gjithe Shqiperia" tha ai.
Lavderimi flete, perser me nostalgji te madhe:" Kemi jetuar mbi 25
vjet me nje njeri burreror, i palekundur dhe i pathyer nga diktaura komuniste,
e sistemit qe udhehiqte Shqiperine. Bllaca, ishte i ndershem e punetor i pa
perlyer me ndonje "nofke" nga sigurimi i shetitit. Ai dinte mire te njihete e
respektonte, mikun dhe te urrente armikun e tij. Nje njeri i aft te tejkaloj
çdo situate. Nje i zgjuar, trim, pariot e intelektual. Nje nder elitat e
interrnimit, per shkollen e dhe kulturen . Shkonte ne punen e detyrueshme, duke u
bere i njejte si te gjithe bashkevujatesit e tij - i thjeshte dhe i dashur, tamam
si nje shqiptar shembullor. Ai ishte simbol i rezitences kundra atij sistemi
anti-shqiptar.
Qazim Bllaca, vuajti denimin ne Interrnim, deri me 1987-en, kur me
nje vendim te Minstrise se Puneve te Brendeshme, e cila, at'here ishte ne
gerrham e fundit te diktatures, i "liroj" zinxhiret e roberise duke ju dhene pak
liri qytetareve te saj. At'here kur filloj te bjere roberia dhe shqiptaret
filluan te marren pak-e nga pak frym lirisht te shohen pak drite nga sketerra
komuniste, pohon Lavderimi.
Qazim Bllaca, ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier)
Lavderim Ndreu, na tha se "Kur, erdhi ne interrnim ne kampin e
interrnimit ne sektorin e Shtyllasit, Levan(Fier), Qazim Bllaca, e sollen nga Burgu i
Burrelit, nje nga burgjet me famekeqe te Shqiperise. Ai erdhi tek ne, si nje
njeri i sprovuar me jeten e veshtire te burgjeve dhe ineterrnimeve komuniste.
Ai si te gjithe bashkevuajtesit e tij ishte nje njeri totalisht i
gjitheaneshem. Filloje pune si mekanik nga qe atje kishin me nevoj pushtetaret te
shfrytezonin aftesit e tija. Aty u njoh me nje djale tejter kosovar te quajtur Qazim
Vulaj, i cili ,siç tregojn ngjarjet e me voneshme, kishte punuar, e enderruar
gjate te bente nje sfide te madhe rregjimit. Te arratisej pra, nga nga kampi i
interrnimit ne Shtyllas. Takimi dhe kontaktet midis tyre ishin te nje mendimi
tjeter - si te realizohej arratisja spektakolare, jo puna nen rregjimin
enverian dhe nenshtrimi.
Rreth kesaj ngjarje, Lavderim Ndreu, ai shtjelloj se :"Nderkaq, ne
nje dite vjeshte me 1967 -sa ishim duke na bere apelin - nje menyre kontrolli,
kjo, e policise dhe e debileve te tyre te mbanin nen kontroll tre here ne dite
te interrnuarit - aty rreth ores 11:00 te nates, mesuam se nje grup te
ineterrnuarish ishin larguar ne drejtim te pa ditur nga kampi. Dhe so forcat e
ndjekjes ishin vene ne ndjekjen te "reaksionarve".
Peshperitej ne kamp, tha ai te neseremen se ata ishin larguar ne
drejtim te kufirit detar, pasi edhe shancet me te medha, per t'u arratisur
inshin ne ate drejtim. Ne rruge ajrore distanaca nga kufiri detar ne bregdetin e
segmetit derdhja e Vjoses dhe Seman ne vendin e quajtur hidrovori i Hoxhares,
ishte diçka me pak se dy a tre kilometra. Njerezit thoshnin se Qazim Bllaca,
ishte njohes i mire i kufinjeve te Shqiperise dhe e njihte nga shkollimi i lart
qe kishte mjaft mir terrenin e Shqiperise. Ndersa , Qazim Vulaj ishte nje
mekanik i perkryer. Keshtu, duke shfrytezuar mjeshterin e mekanikut Qazim Vulaj dhe
mjeteve te cilat, ata kishin ne dispozicion ne ofiçinen e kampit, ndertuan
nje barke druri te vogel. E ndar kjo ne tre pjese e çmontueshme dhe e
montueshme, ne çdo vend dhe me nje peshe te lehte. Ata kishin edhe dy lopata te punuar
me mjeshteri.
I papajtur me rregjimin eneverian edhe ne interrnim tenton te arratiset
Duke sjellur kujtimet e tija, Lavderimi tha se "Mbasi beme apelin e
mbermjes, u shperndam sejcili prej nesh ne shtepit e tyre. Ata, duket se jane
nisur drejt arratise rreth ores 12:00- se mesnates, pasi kampi ra ne gjume i
gjithi. Tre te interrnuarit, Qazim Bllaca , Hazir Halimi, Qazim Vulaj, kane pase
sejcili nga nje pjese te varkes, mbi shpine. Pas dy a tre oreve rruge, e pa
rruge neper arat e fermes dhe te kooperativave, qe na rrethonin, ata kane
mberritur afer nje poste kufitare bregdetare. Ne afersi te detit, ata sipas
rrefimeve te pastajme duhet te ken mberritur aty rreth ores dy te mesnates.
Mbasi kane vrojtuar mire patrullen dhe levizjet e tyre, kane montura
barken dhe e kane hedhur ne dete. Nata per fatkeq ka qene teper "tekanjoze"
dhe nuk donte ne asnje menyre t'i ndihmonte te "pafatet". Nje stuhi e madhe me
shi rrebesh dhe ere te forte, ate nate, e ka perfshire papritmas vendin,
shkreptima dhe fortuna e madhe. Ne ket situate tragjike, gjendja sa vinte e behej
me e veshtir, dalja ne dete u be e rrezikeshme edhe per jeten e tyre, dallget e
"hazdisura" dhe te "terbuara" nuk e linin barken te dilte me ne det te hapur,
por e nxirrnin fare lete ate ne breg. Keshtu, ata kane tentuar dhe dy tre
her, duke "luftuar" me dallget, per rreth dy a tre ore, te tjera te çajne
dallget, por ka qene aq e pa mundur, sa qe me ne fund kane rene dakort, te heqin dore
per momentin nga kjo "aventur" me rrezik edhe jeten.
Lavderimi tha se :"Nderkohe , duke hequr dore nga kjo tentative, dhe
duke pare se çdo gje ishte i pa mundur, e mengjesi po afronte, patrullat e
ushtrise, qe si çdo dite vinin drejt vijes kufitare filluan te levizen. Ne keto
kushte, ata te tre largohen ne thellesi te bregdetit - neper gemusha, qe te
kalonin diten, me mendimin qe deri sa te qetesohej moti dhe te provonin perseri
arratisjen nga sketerra. Patrulla ushtarake e perber nga dy ushtare me kuaj ,
rreth ores 6:00 te mengjesit, u tha se ka rene ne gjurmet e disa personave, qe
mendohej se gjate nates kane tentuar te arratisen. Deti kishte filluar te
qetesohej dhe gjurmet ne reren e lagur, dukeshin fare qarte. Menjeher roja
bregdetare u alarmua dhe nga Dega e Puneve te Brendeshme ne Fier, kerkoje ne ate vend
forca te policse dhe qenet e kufirit, duke kontrolluar me imetesi gjithe
pyllin e pishave, keneten dhe gemushat rreth bregdetit nga vinin gjurmet.
Operacioni ne gjurmet e te arratisurve nuk zgjati shume , pasi Qazim Bllaca, Qazim
Vulaj dhe Hazir Halimi u zbuluan te fshehur ne pyllin e pishave. Nen thirrjen e
ushtareve te armatosur rende me automatik, u eshte bere thirrje te dorzohen se
jane te rrethuar. Ata pa asnje lloj rezistence, pasi ishin krejt te parmatosur
u vetedorezuan.
Keshtu qe, tha ai,mbas nje muaji ne hetusi e torturash çnjerezore, me
nje vendim te posaqem te Kuvendit Popullor, ne ate kohe, u tha se te gjithe
emigratet politik, ketu perfshiheshin e kosideroheshin si emigrant politik edhe
vellezerit tane nga Kosova, ose viset e tjera shqiptare ne sundimin
serbo-sllave, qe vuajne denimin ne burgjet e Shqiperise, dhe jane te denuar me 8 vjet
burg e poshte, lirohen. Ne kete vendim perfshiheshin edhe te gjitha ata te
arrestuar emigrante nga ish"Jugosllavia" qe ishin ne qelit e burgjeve nen hetim.
Nekete vendim perfituan edhe Qazim Ballaca, Hazir Halimi duke mbetur ne burg
vetem Qazim Vulaj, i cili u denua me 10 vjet burg.
Qazimi serish ne kampin e interrnimit ...
midis bashkevuajtesve gjeti vellan ne Egjypt
Lavderim Ndreu, tha se Qazimin pas kesaj ngjarje e sollen te punoj
ne vreshtari, ku punoj s'bashku me vellan tim Zyberin. Qazimi, u be Kumbara i
Besnik Ndreut, duke i marr floket sipas zakonit djalit te tij Albanit. Ne kamp
ai shoqerohej gjithmon me Osman Kazazin, Beshir Ndreuen, Xhetan Ndreun, Remzi
Ndreun, Mahmutin, e Xhelil Ndreun, Agim Shalen, Qazim Vulajn, shkrimtarin
Sulejman Krasniqi, Astrit Delvinen dhe Drita Kosturin. Ka marre pjese dhe ka qene
prezent ne te gjitha dasmat, fejesat e gazmendet e tjera familjare, fakeqesit
qe u kane ndondhur ketyre familjeve ne interrnim. Ai ishte njeri, qe se bashku
me bashkevuajtesit e tij ne ineterrnim dhe ne burg, ndau me keta njerez,
vajtjen, dhimbjen ne perballjen me kuçedren komuniste.
Rreth jetes ne kampin e inetrrnimit ne Shtyllas-Levan (Fier), nje
pjestar tjeter i familjes Ndreu, Astriti, tha se Qazimi, kishte nje vella ne
Kajro(Egjypt) . Vellai i dergoj nje leter Qazmit ne kamp, ku ndertetjera midis
mallit dhe dashurise vellazerore, i shkruan, se kishte shume deshire, qe te
takoheshin ne njerin prej shteteve te Evrpoes, mbasi atij nuk po i jepinin vize te
vizitonte, ai Shqiperine.
I vare thelle ne shpirt dhe i prekur nga kjo leter, Qazim Bllaca,
erdhi tek ne dhe i tha babes lexoje kete leter. Dhe me nje "ofshe" te madhe, tha
sesa pak vizionar jane keta njerez. Vellai im, tha Qazimi - akoma nuk e di se
prej ketej nuk del zogu qe fluturon edhe jo me une nje interrnuar. Qazimin e
mbaj mend si sot, pershperiste se "Çfare paradoksi?! ne nje kohe qe une nuk
dale dote deri ne Fier, pa lejen e policise, ai me thote hajde e takohemi ne
ndonje shtet fqinje."
Bllaca, tha ai pas kesaj beri i mallengjyr nje kerkes, qe sigurimi
i shtetit nuk ja aprovoje asnjeher. Vetem me 1988 mbas shume kerkesash, per
t'u ri kthyer ne shtepine e tij ne Kosove, u aprovua dhe kerkesa e tij. Ishte
kjo koha kur Bllaca, u largua me lot ne sy, me kujtimet dhe mallengjim nga kampi
i interrnimit. Ishte nje ndarje qe kur e kojtoj sot, me rrenqethet trupi, na
dukej se po ndaheshim per se gjalli. Megjithse, ai po shkonte prane njerezve
te tij me te aferm te familjes ne Bllace te Therandes(Kosove).
Astrit Ndreu, me tej rrefen rreth kesaj ngjarje se ai gjeti
familjen e tij shume vone, pasi asnjeri prej tyre nuk e dinte se ishte gjalle. Kjo
ka ndodhur sipas tij aty rreth vitit 1968-69. Ishte nje periudhe kjo kur nje
grup te interrnuarish nga zonat veriore te Shqiperise- familja Lika, u arratisen
duke dale ne Kosove. Ata kishin pas nje vella ne burg me Qazim Bllacen, qe
kishte vdekur ne burg. Me daljen e tyre ne Kosove, nuk e di sesi ata kane
kontaktuar atje me njerez te familjes Bllaca, dhe i siguruan ata se Qazim Bllaca,
ishte gjalle ne nje kamp interrnimi ne jug te Shqiperise, qe quhej kampi i
Shtyllasit. Pas kesaj nepermjet letrave, ata vune kontakte te rregullta midis njeri
tjetrit.
Sjellja e mire e tij e shpetoi nga burgu... i perjeteshem
Xhevat Ndreu, pershkron Qazim Bllacen, si njeri qe e njihte mire
egersin e rregjimit komuniste, dhe ashpersine e veglave te atij rregjimi, te
policise dhe sigurimit te shtetit. Ai ruhej gjithmon nga spiunet dhe njerezit e
dyshimit, te cilet, sipas tij shpesh here edhe e provokonin. Kishte nje urrejtje
te madhe ndaj rregjimit, qe vetem me njerez shume - shume te besuar e çfaqete.
Ai e parqiste rregjimin ne biseda te veqatna, si nje rregjim diktatorial dhe
gjak-pires nje rregjim çnjerezor dhe anti shqiptar. Ai ishte i revoltuar dhe
nuk mund t'a kapardinte sjelljen e atij rregjimi me vellezerit tane te pertej
kufirit shqiptaro-shqiptar. Sa her qe shqiptaret e Kosoves, ose viseve te tjera
kalonin kufirin per ne dheun meme, ata burgoseshin , keqetratoheshin ose ua
dorzonin perseri jugosllaveve, tha ai.
Kastriot e vellai i tij Shkelzen Ndreu, sjellin nder kujtimet e
tyre feminore per Qazim Bllacen, lidhjen e tij me inetelektualet ne interrnim.
Ai, thane ata ishte i mik edhe me Llazar Papen, nje intelektual i vjeter dhe i
shkolluar ne SHBA-s. Me graden kolonel ne ushtrine amerikane, i cili qe ne
moshen 12 vjeçare, pate dale ne Amerike. Pas 1944, Papa, pate drejtuar nje
operacion ndihmash amerikane nga UNDRRA - dhe ne Shqiperi, qe arrestua si agjente i
amerikaneve. Beri 8 muaj hetusi dhe u denua me 8 vjete burg, mik i vjeter i
Qazim Bllaces ne interrnim. Shpetim Ndreu, djali i Bajramit kujton kthimin e tij
ne Shqiperi, me 1995-n, ne vitet e demokracise, kur ai kthehet per here te
pare ne Tirane dhe takon me mall te madhe te gjithe miqet e tij te interrnimit.
Ai erdhi ne kete vizite me gruan e tij dhe nje djale. Gjate prezantimit, qe
bente para gruas i thoshte gjithmone se po te prezantoj me te gjithe vellezerit
e motrat e mija - njerezit me te respektuar. Familjet, me te nderuara e me te
mira shqiptare.
Kampi i interrnimit Shtyllas - Levan(Fier) i permbushur plote e per plote me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore
Se fundi keta pjestar te kesaj familje te madhe dhe me ze dibrane ne Amerike, famila Ndreu, thane se :"Ne Shtyllas, kane qene rreth 300 famijle te interrnuarish, te cilat sipas situatave dhe "fushatave" me largimin e tyre nga qytetet e fshatrat kufitare, te familjeve te presekutuara dhe familjeve qe shteti athereshem shqiptar i kishte vene "damken" e keqe te armiqeve te popullit, reaksionare, shkonte deri ne 400 e mos me shume. Disa nga familjet me te njohura ne Shqiperi, ne pa mundesi te permendim te gjitha ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier) kane qene, : familja Ndreu familja me e madhe me rreth 150 persona, nga Korca, familja Bazelli, Kapa, Baruti, nga Puka familja Miraka, Nga Shkodra familja Prenk Marku, e Brahim Hasanit e Kol Kuritit, nga Dibra, familaj e Halil Nuzit, familja Papjani nga Fieri, Heqimi, Shani, nga Vlora Servet Peshkepia, Haki Shehu, Rexhep Muka, Ali Birçja, nga Skrapari familja Lamçe e Hoxha, familja Vernozi, e shume te tjera.