HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrdhunon shėrbyesen, dėnohet me katėr vjet burg

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Rochesterit - Monroe County: Simbas agjensisė amerikane tė lajmeve "The Associated Press", e cila i referohet nje gazete lokale ne Yonkers(NY) thuhet se "Njė emigrant shqiptar i Kosovės, akuzohet se kohė mė parė bleu njė vajzė 14 vjeēare tė punojė si "ēirake", e mė pas duke e shfrytėzuar si "gruan" e tij e ka pėrdhunuar. Pėr kėtė gjykata e ka dėnuar me katėr vjet burg tė henėn e javės sė shkuar. Kėshtu kanė deklaruar pas gjyqit autoritetet vendore nė distriktin Monroe County".

I dėnuari
Inicialet e tij janė B.L., 22 vjeēari qė u gjend pėr ri-gjykim nė bankėn e tė akuzuarit para gjyqit tė gjykatės Monroe County, tė drejtuar nga gjyqėtarja Patricia D. Marks. Nė fakt media ka shkruar se B.L. "nuk e kupton se ēfarė ka bėrė gabim, dhe se ēfarė gabimi ka me ēėshtjen e akuzės sė tij". Mbasi mori vendimin e parė tė gjyqėtarės, Marks, e cila shpalli fajtor atė nė nėntor tė vitit tė kaluar, me pretencėn qė dėnonte Lipjanin pėr veprimin e kryer me 50 vjet burg, pasi u shpall fajtor, ēėshtja kaloi nė rigjykim.

Gjykatėsja
Mė pasė gjyqtarja, mori edhe disa letra nga miqtė dhe familja e tė akuzuarit, tė cilėt treguan asaj mbi karakterin e tė akuzuarit. Juristja ndryshoi mendim nė vendimin e gjykimit, duke e rikthyer ēėshtjen nė rigjykim. "Por, tha ajo unė kurrsesi nuk mundem tė injoroj atė ēfarė i ka ndodhur viktimės" B.L. shqiptar i Kosovės, emigrant nė SHBA-s, megjithatė edhe nė gjykimin e dytė u shpall fajtor, pėr ndjekje sipas ligjit tė shkallės sė dytė – pėrdhunim.

Ngjarja
Dhunimi ka ndodhur, kur nėna e vajzės e shiti sipas gjykatėses, vajzėn e saj pėr 3 mijė dollarė, qė ajo tė shėrbente tek shtėpia e tij nė fund tė ēdo jave. Sipas marrėvjeshjes vajza duhej tė kthehej nė shtėpi. Kėshtu gjyqi i Rochesterit - Monroe County ka gjendur me kėtė rast fajtore edhe nėnėn e vajzės, duke e dėnuar atė me punė tė detyrushme dhe paraqitjen e saj disa herė nė polici, pėr detyrimin qė i bėri fėmijės sė mitur tė punojė jashtė moshe. Media lokale dhe ajo shtetrore, nuk kanė mundur tė marrin nga autoritet emrin e nėnės dhe tė vajzės, theksuan ato, nė pėrfundim tė kėtij gjykimi dhe dėnimeve tė dhėna. Assistant District Attorney Douglas A. Randall, tha se Lipjani do tė deportohet pėr nė Kosovė menjėherė pas vuajtjes sė dėnimit nė SHBA-s.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara