HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Një shqiptar zgjidhet një prej 100 udhëheqësve mysliman më të mëdhenj në Botë, të shekullit 20-të

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

AUCKLAND - NEW ZEALAND: Media me prestigjoze ne Zelanden e Re, thote se Mazhar Krasniqi, i cili, me 2003 u nderua me medaljen e arte te Mbretereshes: "Queen's Service Medal", ka hyre tani ne faqen e historise boterore, me emra te tille si : "Aktivisti amerikan me ngjyre Malcolm X, ish udheheqesi politik Malaysian Anwar Ibrahim, dhe i quajturi babai i Pakistanit, Mohammed Ali Jinnah. Keta, si edhe shume udheheqes te tjere Musliman, rreth e perqark botes, jane zgjedhur nga nje liber i botuar ne kryeqytetin indian, New Delhi, i Institutit Per Kerkime Objektive (Institute for Objective Research) si :" 100 Udheheqesit me te Medhenje - Musliman ne Bote te Shekullit te 20te" - " 100 Great Muslim Leaders of the 20th Century". Instituti i Kerkimeve Objektive( IOR), eshte krijuar me 1986 nga komuniteti musliman ne Indi, dhe thote se zgjedhe "100 Udheheqesit me te Medhenje Musliman ne Bote te Shekullit", duke u perpjekur dhe nxitur bashkesine Islame ne te gjithe boten, te jete krenar me keta udheheqes te medhenje.

Kush eshte Mazhar Krasniqi !?!

Mazhar Krasniqi Zoti Krasniqi, i cili tani sillet tek te 73-tat, eshte udheheqesi i bashkesise Muslimane ne Zelanden e Re dhe kryetar i komunitetit shqiptare ne Zelanden e Re. Nga nje ish refugjat politik, pa asnje qindarke(penniless) i vendosur ne Zelanden e Re, Pammure(Auckland) ne fund te vitit 1950, eshte zgjedhur sinjeri nga 100 udheheqesit me te medhenje Musliman ne bote te Shekullit te 20te. "Ai eshte me te vertet nje lider i lindur ne bashkesine Islame ne Zelanden e Re, tha Abdullah Drury nga Pakeha nje musliman i konvertuar ky, tani Sekretar i Shoqates Muslimane ne qytetin Cantebury.

Me 1979, zoti Krasniqi u zgjodh i pari President i Federates Shoqeria Islame ne Zelanden e Re, si dhe eshte themeluesi i Xhamise se pare ne Zelanden e Re, ndertuar ne qytetin Ponosby dhe ka njeren nga kompanite me te medha ne vend te eksportit te mishit"Halal Meat". Krasniqi ka erdhur ne Zelanden Re, nga Kosova prej nga ka edhe prejardhjen e tij, pasi me pare pate qendruar ne Australi. Nje udheheqes i nje shoqate muslimane, Presidenti i FIANZ, Javed Khan, thote se zgjedhja e zotit Krasniqi si njeri prej" 100 Udheheqesit me te Medhenje Musliman ne Bote, te Shekullit te 20te"-" 100 Great Muslim Leaders of the 20th Century", eshte nje lajme i gezueshem per mbare boten muslimane.

Nderkohe, gazeta me e madhe dhe e njohur e Zelandes se Re "The New Zealand Herald"(NZH) shkruajti per marrjen e çmimit te Mbretereshes, se nje shqiptare i Kosoves emigruar para gjysem shekulli ne skajin me te larget te rruzullit- "fundin e botes" Zelanden e Re, ishte nderuar me çmimin e Mbretereshes. Nje çmim i lart ky, qe i jepet njerezve me te shquar ne kete vende, per merita te veçanta, te cilet i kontribojne mireqenjes dhe ardhemersie se Zelandes se Re. Zoti Mazhar Krasniqi, thirret ne Zelanden e Re(New Zealand) "babai" i komunitetit dhe i palodhuri. Duke punuar me te drejtat e refugjateve, ai eshte nderuar me Çmimin e Mbretereshes per Sherbim ne Komunitet, citonte gazeta, qe ne fillim te shkrimit.

Emigrimi ne Zelanden e Re

Gazetat shkruajn se kur zoti Krasniqi mbrriti para 50 vjeteve ne New Zealand(Zelanden e Re) ishte nje azilant politik i rendomote, si gjithe azilantet e tjer kur fillojn "aventuren" me ruget e kurbetit. Pra nje emigrante, cili s'kishte asgje tjeter veç rrobave te trupit, nje emigrati te shkaterruar. Ne keto kushte i detyruar nga jeta e gurbetqarit, ai i ra vendit(New Zealand(es) kryq e terthore, duke punuar çdo lloj pune nga ajo e nje bujku, e deri tek ndertimet me mermer. Eventualisht, zoti Krasniqi, jeton ne qytetin Panmure me gruan dhe tre femijet. Ne kete qytet eshte marr me biznes si fillim, pastaj me nje restorant dhe me vone u be shume i sukseseshem me eksportin e mallrave te ndryshme, eksportit te mishit.

Zoti Krasniqi, thote se New Zealand (Zelanda e Re), eshte nje vend i madh, i cili hap zemeren e dyert per te gjithe refugjatet dhe i konsideron ata si te shtepise se saj. Pavarsishte nga tensionet e emigracionit kudo, zoti Krasniqi, besone ne New Zealand (Zelanda e Re) se, eshte thuajse krejt ndryshe nga vendet e tjera. New Zealand (Zelanda e Re) vendi ju urone mireseardhejn te gjithve, duke u bere keshu nje vend model i liris e demokracis".

Sipas gazetes NZH zelandeze - I moshuar 73 vjeçare zoti Krasniqi, duke u angazhuar me komunitetin Musliman dhe ate shqiptare, u be dhe lider i komunitetit Musliman ne New Zealand - Zelanden e Re. Dhe, ne mbyllje te vitit 2002, prej nga shtepia e djalit te tij ne Gold Coast(Bregdetin e Art) ai eshte impresionuar e mrekulluar, me çmimin e marr ne prag te ketij viti te ri. Ai i pate thene gazetes zelandeze " The New Zealand Herald"(NZH) se: "Te marresh kete çmim eshte nje mrekulli i madhe, çmimi, eshte ngjarje e madhe per mua", thote zoti Krasniqi.

Mazhar Krasniqi kryetar i deges se Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane ne Zelanden e Re

Si nje aktiviste i dalluar i komunitetit gjate viteve 1960 -70 zoti Krasniqi, punoje ne bashkimin e grupeve Muslimane emigrant dhe ndihmoje ata ne organizmin e protestave anti BRSS(Bashkimit te Republikave Socialiste Sovejtike). Me pase ai u perfshi ne çeshtjet e emigrantve si avokat per emigratet e ardhur nga Shqiperia, Kosova, dhe Maqedonia. Dhe, ne 1999 gjate luftes ne Kosove ai pati suskses te plot duke bere lobing ne qeverine e New Zealand - (Zelanda e Re) per te marr me strehim politik rreth 600 refugjat nga Kosova te cilet u vendosen ne kete vend.

Gjithashtu, ai eshte dhe kryetar i deges se Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane ne Zelanden e Re, organizate lobiste kjo, qe verpon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe, eshte krijuar nga ish-kongresisti republikan i Nju Jork(ut) Joseph J. DioGuardi - gjate nje vizite ne New Zealand, (Zelanda e Re), para disa vjeteve. Zoti Krasniqi drejton dhe kompanine me te madhe te eksportit te mishit "Halal Meat Exports" me prodhimet dhe produketet e saja ne Lindjen e Afert.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara