HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: Promovohet DVD-ja me video klipe tė reja "Gjithmonė mes Jush" e Anita Bitrit

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Anita Bitri ishte njė zėdhėnse e artit shqiptar, ajo ishte njė nga kėngėtarėt mė tė spikatura shqiptare, ku pa tė cilėn muzika shqiptare humbi njė nga gjeneratorėt mė tė fuqishėm tė muazikės sė lehtė.

Ridgewood - Qeens (NY): Nje grup intelektualesh, kėngėtarėsh, muzikanė, e gazetarė nė bashkėpunim me tė vėllain e Anita Bitrit, miq dhe shokė, adhurues tė kėngėtares, organizuan mbrėmė nė njė lagje tė Nju Jorkut(Kuins) pėrmovimin e D.V.D -sė mė tė re, me videoklipe tė reja, me titull "Gjithmonė mes Jush", tė kėngėtares sė mirėnjohur shqiptare Anita Bitri, e cila, humbi jetėn tragjikisht rreth njė vitė mė parė.

Realizmi i kėsaj DVD-je tė re, e Anita Bitrit, me vidioclipe tė titulluar "Perhere mes jush" e pėrfundojė nė Nju Jork, dhe e kaloi nė prodhim shtėpia diskografike "AUDIO DYNAMIX". Ndėrsa, prej dje, ajo do tė jetė edhe nė duart e adhuruesve tė muzikės sė lehtė. .Promovimi i kėsaj D.V.D - je, u zhvillua mbrėmė nėn kujdesin e gazetės "TemA" nė ambjentin e lokalit: "Albanian Music Store" nė rrugėn Grandview Ave, nė Ridgewood - Kuins.

Anita Bitri - Gjithmonė mes Jush, DVD Anita Bitri, me kėtė pėrmovim "erdhi" sėrish nė, Nju Jork, pas rreth njėmbėdhjet muajėsh, kur trupi me arkivolin e saj u nisė pėr varrim nė qytetin e lindjes nė Vlorė. Kėngėtarja e njohur shqiptare, Anita Bitri, vajza e saj 7-vjeēare Sibora dhe mamaja e saj 60 vjeēare, Azbia, u gjetėn tė vdekura nė shtėpinė e tyre nė rrugėn Oqean, mė 23 tetorė 2004 , viktima tė helmimit prej monoksidit te karbonit. Shtėpia, ku e ėma dhe e bija po flinin nė dhomėn e sipėrme tė gjumit, gjendej e ndotur nė njė nivel - shumė mė tė lartė me monoksid karboni, 7 deri 9 herė mė shumė nga normalja.

Fjalėn e hapjes nė kėtė pėrmovim e mbajti Arben Bitri, vėllai i kėngėtares, qė pėrmes emocioneve tė mėdha dhe hidhėrimit tė thellė, tha se: "Jemi mbėledhur sot, kėtu pėr tė pėrmovar D.V.D mė tė re, me video klipe tė reja tė titulluar "Gjithmonė mes Jush", e kėngėtares sė mirėnjohur shqiptare Anita Bitri, e cila, tha ai nga vdekja tragjike, "flututroi" nė misionin qė i dha Nėnė Tereza. Titulli i kėsaj D.V.D mė tė re me videoklipe tė reja "Gjithmonė mes Jush", ka qėnė njė parandjenjė e saj pėr tė qėnė gjithėon nė mes nesh - pėr t'u kthyer pėrsėri nė mes nesh me anė tė kėtyre kėngėve. Me kėtė rastė falenderojė nga zemra tė gjithė ata qė morėn pėrsipėr tė realizojnė kėtė pėrmovim, sponsorizuesin dhe lokalin e zgjedhur. Njėkohėsishtė edhe gazetėn TemA, qė u bė nismėtare e kėsaj inisiative.

Zoti Adriatik Sherko, folėsi kryesorė nė kėtė pėrmovim ju drejtua tė pranishėmve duke thėnė se" - D.V.D -ja, mė tė re me videoklipe tė reja "Gjithmonė mes Jush" e kėngėtares Anita Bitri, vjen pas njė pune shumė tė madhe tė tė ndjerės, nė fushėn e muzikės dhe tė njė besimi tė madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zėrin e saj tė mrekullueshem arriti tė hedh gjurmė tė arta nė historinė e muzikės shqiptare. Arritjet dhe sukseset e Anitės, janė pėr t'u admiruar. Admiruesit e saj janė tė shumtė, qysh nė fillimet e saja nė festivalet e para tė kėngės sė muzikės sė lehtė shqiptare. Mė gjėrė e kemi parė atė nė veprimatrinė e saj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ajo edhe vdiq. Anita, ishte gjithmon e dashur dhe e qeshur , e menēur, e tani vjen midis nesh tani pas vdekjes, me D.V.D mė tė re me video klipe tė reja "Gjithmonė mes Jush", tha Sherko.

Ai tha se, ky videoklip, ėshtė njė realizim i regjizorit tė njohur Xhevat Limani, Televizionit shqiptar Albanian Kultur, kameromanit Ilir Kasneci , kompozitorėt Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, si dhe me njė pėrkushtim tė madh tė vėllait tė saj z Arben Bitri.

Muzikanti dhe kėngėtari i shquar z Gjokė Vata, erdhi nė pėrmovim me pėrshtypjet e tija mė tė mira, tė cilat, pėr kėtė kėngėtarė janė njėsojė si ato tė tė gjithė atyre qė e dėgjuan me ėndje Anita Bitrin. Ato janė pėrshtypjet ma tė mira si njeri edhe si kangėtare, tha Vata, gjė qė do t'a dėshiroja qė edhe Shqipėria, tė kishte sa mė shumė kangėtare tė tilla , por jo me fatin e saj. Edhe do tė dėshiroja, qė vdekja krejt e parakohėshme , krejt e befasishme krejt tragjike ashtu siē nuk mund tė kishte edhe ma tragjike, tė jetė edhe njė sinjal i fortė pėr Shqiprinė, qė t'u jap artistėve, pėrparėsinė, qė u takon atyre, dhe me tė vėrtet ata e meritojnė.

Ēdo qeveri duhet t'u krijojė artistėve shqiptarė nė mėrgim njė mundėsi tė shkėlqyeshme, qė t'i aktivizojė aftėsit e talentin e tyre edhe nė vendlindje. Kjo, pasi qė siē e dimė tė gjithė vendi ynė Shqipėria, po boshatiset nga artistėt dhe kėngėtarėt, njėrėzit e kulturės dhe tė artit. Kėshtu, qė, po rrjedh truri i intelektit shqiptarė nėpėr rrugėt e mėrgimit. Dhe kjo padyshim ,qė ėshtė njė fatkeqėsi e madhe qė do njė vėmėndje dhe kujdes tė madh tė vet shtetit shqiptarė, nė radhė tė parė. Shpresoj vetėm tek e mira pasi e mira mund edhe tė arrijė tė mirėn, u shpreh Vata.

Pedagogėja Kėze (Kozeta) Zylo, recitojė njė poezi shkruar enkas, kushtuar Anita Bitrit, nė pėrkujtimin e saj me artistėt shqiptaro-amerikanė.

Kjo vdekja e zezė,
Muret i ēan,
Lotėt rrjedhin valė,
Pėr gjeneratat qė vanė.
Ē'dhimbje na solle sot,
Me meloditė e kėngės,
Engjėll Sibora,
Lė pėrgjysmė ėndrrėn e nėnės.
Tmerruar nga lajmi rrugėn mora,
Kalova me drita tė kuqe, vetetimė,
Nė cep tė rrugės frymėn ndalova,
Mė rrodhėn lotėt kur pashė shtepinė.
Zemra s'mė pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera e mjera!
Ndenja gjatė, por porta s'u hap,
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.
Vitet do tė ikin dhe shpejt do tė kalojnė,
Loti I mėrgimtarit do tė ngelet nė derė,
Orkestra "Alba" shpesh do tė ekzekutojė,
Kėngėt e tua nė tastierė.
More helmin nė zemer, ike larg, Anita!
Ndoshta tė gjeje qetėsinė,
Le nė zemrat e njėrėzve kėngėn,
Dhe me zėrin tėnd pavdekesinė.
I paharruar qoftė kujtimi I tyre!

Edmond Xhani - Kitaristė dhe drejtues i grupit muzikor "Alba" nė SHBA-s, thotė se "Jemi mbledhur pėr tė pėrkujtuar , sot nė kėtė mbėrmje mikeshėn tonė , motrėn tonė, artisten tonė, kėngėtaren e madhe shqiptare Anita Bitri. Dhimbja e saj ende nuk ka kaluar megjithse shkuan muaj, por, do tė kalojnė muaj dhe vite dhe dhimbja e saj do tė mbetet ashtu siē do tė mbetet edhe kujtimi i saj".

"Ēdo gjė do tė ndodhė sepse ajo i dha shpirtin e saj muzikės i dha shpritin e saj artit shqiptarė . I dha pikėrishtė atė shpirtė artit shqiptarė, pėr tė cilin ky artė edhe kishte nevojė, ka edhe do tė ketė pėr kėtė llojė arti. Tė flasėsh pėr vlerat e kėngėtares sė madhe Anita Bitri, duhet shumė kohė , dhe duhet tė mosripėrseritesh. Kėshtu qė edhe unė nuk dėshirojė tė ripėrseritem dhe tė them fjalėt qė tha muzikanti dhe kėngėtari i shquar z Gjokė Vata, ku duke portretizuar Anitėn, foli edhe pėr roline artisit shqiptarė, nė mėrgim. Pikėrishtė, pėr atė rol, pėr tė cilin me tė vėrtet ka nevojė njė kombė.

Anita Bitri ishte fare thjeshtė njė zėdhėnse e artit shqiptarė, ajo ishte njė nga kėngėtarėt mė tė spikatura shqiptare , ku pa tė cilėn muzika shqiptare humbi njė nga gjeneratorėt mė tė fuqishėm tė muazikės sė lehtė. Tė gjithė sjellim sot nėpėr mend temperamentin e saj dhe unė si koleg i saj, shok fėminij e i saj, shpreh me kėtė rastė keqardhjen de hidhėrimin e thellė pėr kėtė humbje tė madhe, tragjike e mė se tragjike dhe aq mė shumė se ishte humbje familjare.

Kjo dhimbje medeomos qė do tė vazhdojė gjatė, dhe do tė mbetet nė z ėmėrat tona, ndėrkaq duke kujtuar Anitėn, ne i bėjmė njė nder tė madh jo vetėm tė ndjerės, por edhe vetvetes duke pasė parasyshė atė moton tonė qė ėshtė "Tė kthejmė gjithmonė kokėn andej nga kemi ardhur" se i pėrkasim atij kombi dhe asaj kulture, tha Xhani.

Xhevat Limani, regjizor i artit skenik, artistė e dramaturgė i njohur, u shpreh se: "Gjithėmonė duhet tė dėgjojmė artistėt!?!. Se duke dėgjuar ata, e mbėshtetur ata, duke vazhduar tė jetojmė me ata, nė vazhdojmė indetitetin tonė nė pavdekėshmėri, dhe nė pafundėsi. Kjo, ėshtė njė detyrė, e ēdo kujt qė tė mbėshtesėm tė veqantėn. Nė se ne jemi tė zgjedhurit, kemi si detyrė tė mbėshtesėm tė zgjedhurit. Dhe e zgjedhura nė kėtė rastė, ėshtė Anita Bitri, e cila, tani mė pėr ne ėshtė si njė emblemė si njė udhėrrėfyes pėr tė gjithė artistėt.

Duke nderuar kėtė kėngėtaren kemi edhe njė tė drejtė morale para pasardhėsve tanė, qė edhe ata tė shkojnė nė vazhdimėsi. Dhe ky mision, ėshtė misioni i pavdekėshmėrisė sonė, misioni i artit shqiptarė kudo dhe nė ēdo vend. Ky mision, ėshtė qė veprat tė mos i lėmė t'i mbulojė pėlhuri i harresės, t'i mbulojnė detyra dhe kredo pushtetarėsh, jo se artisti ka detyrėn e altarit, tempullor e misionar, qė t'a shpien atė ku ėshtė mė e bukura dhe nė emėr tė sė bukurės le tė dėgjomė muzikėn e kėnduar nga kėngėtarja Anita Bitri - e bukura ėshtė vetėm muzika, pėrfundojė ai duke ja lėnė vendin ekranit tė televizorit ku u shfaqė D.V.D -ja mė e re, me video klipe tė reja me titull: "Gjithmonė mes Jush", tė kėngėtares sė mirėnjohur shqiptare Anita Bitri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara