HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha: "Ka pesėmbedhjetė vjet, qė shqiptarėt po presin me padurim, qė Presidenti i SHBA-ve, tė vizitojė Shqipėrinė"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Kryeministri Berisha, premtoje hapjen e nje konsullate te re ne Nju Jork. Kjo do te beje te mundur qe ju te kryeni te gjitha sherbimit konsullore prane kesaj zyre. Konsullta e re do te funksionoj me status ligjor dhe do te jete institucion i mirefillet shtetrore. Kjo konsullat, do te luaj gjithashtu edhe rolin e nje qendre te madhe kulturore, e do t'i vihet ne sherbim te shqiptaro amerikaneve, qe jetojne e punojne ne kete treshtetesh.

College of Mount Saint Vincent-Bronx(NY): Ne mbyllje te vizites se tij ne SHBA, Kryeministri i ri i Republikes se Shqiperise Pro.Dr. Sali Berisha, dhe Ministri i Puneve me Jashte z Besnik Mustafaj, eshte takuar, sot, padite ne Nju Jork, edhe nje here me perfaqesues te komunitetit shqiptar, qe jetone e punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Sali Berisha ne SHBA

Takimi, perseri eshte zhvilluar i organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, ne sallen e teatrit te kolegjit "College of Mount Saint Vincent", si nje bashkebisedim i lire dhe miqesor mbi zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, programin e Qeverise se re, jeten, punen dhe integrimin e shqiptaro amerikaneve ne jeten e perditeshme, ketu ne SHBA-s, per te vene ne pahe rolin dhe kontributin e tyre ne favor te ēeshtjes kombetare.. Ne bashkebisedim moren pjese disa qindra vete, kryesishte biznesmen te njohur shqiptaro amerikane, studente, intelektual dhe udheheqes te disa organizatave e shoqatave shqiptaro-amerikane, njerez te fushave te ndryshme. Kryeministri Berisha, erdhi ne kete takim i shoqeruar edhe nga kongresmeni amerikan Elliot Engel, mike i shquar i shqiptareve, kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA inxh. Agim Karagjozi, e Ministrin e Jashtem, z. Besnik Mustafaj.

Sali Berisha ne SHBA

Korrupsioni

Ne fjalen e tij drejtuar pjesemarresve, kryeministri i ri, theksoi vendosmerine e qeverise se tij per te ēmontuar sistemin e korrupsionit dhe per te permiresuar imazhin e Shqiperise ne bote. Ai u shpreh gjithashtu se qeveria shqiptare po siguron nje perkrahje te gjere nderkombetare per programin dhe objektivat e saj ne keto fusha. Ne kete takim Kryeministri Berisha, tha se erdha ketu t'ju percjell edhe pershendetjen per kontributin qe keni dhene ju ne fitoren e demokracise. Kjo fitore, tha kryeministri, eshte nje fillim te ri per ēdo shqiptare.

"Shqiperia, do te punoje te ngreje shtetin ligjore, tha ai, dhe ne do te japim prova ne zbatimin e programit tone ne kete fushe. Ne fushen e biznesit shume shpejt ne Shqiperi, do te organizohet nje takim qe do te shqyrtoje mundesit e terheqjes se biznesmenve nga diaspora. Do te krijojme nje sistem fiskal qe perjashton biznesin tuaj, per tre vjet nga taksat, e nga tatimet".

Kryeministri Berisha, premtoje hapjen e nje konsullate te re ne Nju Jork. Kjo do te beje te mundur qe ju te kryeni te gjitha sherbimit konsullore prane kesaj zyre. Konsullta e re do te funksionoj me status ligjor dhe do te jete institucion i mirefillet shtetrore. Kjo konsullat, do te luaj gjithashtu edhe rolin e nje qendre te madhe kulturore, e do t'i vihet ne sherbim te shqiptaro amerikaneve, qe jetojne e punojne ne kete treshtetesh.

Kosova :

Ne takimet e mia me te gjithe udheheqesit e vendeve dhe qeverive, institucioneve nderkombetare, teme diskutimi ka qene ēeshtja e Kosoves. Une kam paraqitur pikepamjet e qeverise sone, te cilat bazohen te mosndryshimi i kufijve aktuale te Ballkanit, perfshi kufijte nderkombetar te Kosoves, hapja e negociatave dhe ecja drejt pavaresise. Respektimi dhe garantimi i plote i lirive dhe te drejtave te serbeve dhe minoriteteve te tjera ne Kosove, jane kushtet, siē mendojme ne, apo skenari qe prodhon me shume se ēdo gje tjeter paqe, stabilitet dhe integrim, jo vetem per Kosoven, por per rajonin ne teresi. Shqiperia mund te jap nje kontribut te perfillshem ne zgjidhjen e ketij problemi ne dy drejtime;

Se pari me insistimin e saj per respektimin e lirive dhe te drejtave te serbeve dhe minoriteteve te tjera si interes jetik i shqiptareve ne Kosove.

Se dyti inkurajimin e dialogut Prishtine- Beograd, per te gjitha ēeshtjet e tjera perveē statusit, si nje kusht i domosdoshem per te ndertuar nje bashkepunim dhe marredhenie miqesore midis ketyre dy vendeve fqinje qe kane shume probleme per te zgjidhur.

Marredhenjet nderkombetare

Ne marredhenjet nderkombetare, ne shqiptaret, tha Berisha, kemi pasur nje fate te madh qe kemi pasur mike si Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo, eshte nje e vertet qe e pranon edhe historia, pasi qe ne te gjitha momente me vendimtare per popullin shqiptare, na eshte gjendur Amerika. Ajo, ka qene shpetimatre per fatin tone. Ne kete kontekest ēdo shqiptare, me vetedije, do te jete perjetesisht mirenjohes ketij vendi te madh. Dhe ne do te bejme te gjitha perpjekjet qe te meritojme mirenjohjen e SHBA-s. Do te qendrojme krah per krah me SHBA-s, ne te gjitha perpjekjet e tyre, ne luften globale kundra terrorizmit nderkombetar, paqes dhe sigurise ne bote. Ne shenje mirenjohje, tha Kryeministri Berisha, gjate takimit me presidentin Bush, i kerkova atij qe te vizitoje sa me pare Shqiperine, gje qe kerkoj edhe nga ju qe te jepni kontributin tuaj, qe kjo vizite te realizohet. Ka pesembedhjet vjet qe shqiptaret me padurim presin qe presidenti i SHBA-s, te vizitoje Shqiperine.

Engel: Pavarėsia Kosovės

Eliot Engel, kongresmen demokrat i distrikit 17-te, Nju Jork, perkrahes prej kohesh i popullit shqiptar, tha se ishte i kenaqur qe ndodhej ne kete takim dhe i uroje perzemersishte suksese kryeministrit te Shqiperise z Berisha. Ai ka vlersuar nivelin e larte te marredhenjeve te shkelqyera shqiptaro-amerikane, sidomos ne luften kundra terrorizmit dhe zhvillim e zgjedhjeve te 3 korrikut. "Une uroj qe sebashku, tha Engel, shume shpejte te festojme edhe pavaresine e Kosoves. Ministri i Puneve me Jashte z Besnik Mustafaj, pos nje pershendetje te ngrohte e miqesore, tha se ne do te ngreme nje diplomaci ne te gjitha vendet, qe ajo te vihet ne sherbim te te gjithe shqiptareve. Ai tha se ndjehej i emocionuar nga pritja qe organizoje komuniteti shqiptare ne Amerike.

Nderkaq, ne kuadrin e takimeve me komunitetin shqiptaro-amerikan ne Nju Jork, Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) organizoje nje takim me Presidentin e Republikes se Shqiperise, Zotin Alfred Moisiu. Takimi u mbajt dje pas dreke ne "New York’s Hotel Pennsylvania" 401 – Seventh Ave (at 33rd Street) – 18th floor ne Manhattan New York dhe e udhehoqi Drejtori Egzekutive i kesaj organizate z Fran Shkreli.

Gjate qendrimit ne SHBA-s, kryeministri i ri i Shqiperise Prof. Dr Sali Berisha me Ministrin e Jashtem, z.Besnik Mustafaj, eshte takuar gjithashtu edhe me nje numer te madh lider boterore, qe moren pjese ne Samitin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjeēarit, qe u mbajte gjate Takimit Plenar te nivelit te larte te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe 60-te vjetorit te krijimit te OKB-se. Gjate qendrimit ketu ne Nju Jork, ata u takuan disa here edhe me mergimtaret tane ne SHBA-s. Kryeministri ka perfunduar viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe u nise sot ne mbremje per t'u ktheher neser ne Tirane.

Foto familjare nė Takimin Plenar tė Nivelit tė Lartė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara