HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, e gatshme te zhvilloje nje Simposium - kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

MONTESELLO - NEW YORK (NY): "Senatoret e dijes" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qender ne New-York, e themeluar qysh me 28/11/1995, ne takimin qe u mbajt te djelen, ne nje mjedise te mrekulleshem natyrore, ne pjesen e lartme te Nju Jorkut, ne krahinen e Montesellos, ku ndodhet edhe shtepia e bashkeatdhetarit tone Shaban Arif Gashit, u perqendrua tek puna e kesaj akademie per muajet qe shkuan dhe u bisedua rreth aktivitetet ne te ardhmen.

Skėnderbeu Nje nga temat me te rendesishme, ishte ajo e organizimit te aktiviteteve dhe veprimtarive, qe ka ne plane kjo Akademi te mbaje - kushtuar me 600-vjetorin e lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Gjithashtu, u dha edhe raporti nga vizita e delegacionit te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, ne Kosove, e kryesuar nga Prof.Dr. Skender Kodra dhe Eroll Broja djali i arkatarit te ASHSHA, z Murat Broja, si dhe u rrahen e trajtuan ēeshtje te ndryshme, qe kane te bejne me kete Akademi.

Ne takimin, i cili, kishte formen e nje pikniku zhvilluar ne Montesello, moren pjese: Prof.Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Dr. Agron Fico e bashkeshortja e tij z Lirie, Prof. Dr. Dhorka Dhamo dhe e bija, arkatari z Murat Broja, shkrimtari Naum Prifti, piktori i njohur Astrit Tota, studjuesi Agim Boba, aktivisti i njohur z. Ahmet Zherka z. Shaban A. Gashi dhe Xhevahire A. Gashi, Tome Paloka dhe bashkeshortaje tij, Noc Gjergji, z. Pashke Maksuti, Tef Prela, Luc Malotaj,Jolida Malotaj e Hazbi Shehu e tjere.

Takim e hapi duke ju uruar mireseardhjen anetareve te Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane, me qender ne New-York, z.Shaban Arif-Gashi, i cili, njehereshit u kerkoje kolegeve te tij - qe me nje minute heshtje te nderonin edhe te gjithe ato viktimat te 11-shtatorit 2001. Nderkaq, prof.dr Agron Fico, tha se Akademija e Shkencave Shqiptaro- Amerikane , eshte nje institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e SHBA, dhe se ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si te gjitha Akademite e tjera ne SHBA. Keshtu qe, tha ai emeri dhe puna e kesaj Akademie ne Amerike, duhet te juastifikojne plotesishte ate. Me pas Fico, u ndale ne detaje tek puna qe po behet lidhur me simpoziumin , qe do te mbahet me 19 nentor 2005, kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut, dhe qe ka inisiativen dhe "doren" e Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane.

Dr. Namik Shehu, tha, se qellimi i ketij takimi eshte i nderthurur, pasi ai ka per qellim te na bashkoje e takohemi miqesishte ne nje ambient kaq natyrore, te nagjashem me bukurit natyrore te maleve shqiptare, si dhe te diskutojme hapur per rrealizimi me sukses te objektivave, te parashtruara me pare mbi aktivitetin qe do te mbahet ne nentore kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Pra, tha z Shehu, ato perbejne perparesi kryesore dhe detyren e menjehershme te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, si nje tempull i dijes dhe i shkences. Njekohesisht, sipas tij, ai, eshte nje obligim i denje dhe i shenjt, moral dhe kombetar, per diasporen tone, per te vleresuar dhe per te ndihmuar, e per te kontribuar fuqishem edhe financiarisht, me qellim, qe te nderojme dhe lartesojme emrin dhe vepren madhore te Gjergj-Kastriotit Skenderbeut dhe Memedheun ne kete 600 -te vjetor. Dr Shehu permendi edhe takimin qe duhet bere me z. Mikel Bloomberg, si e nje rendesie te veēante per aktivitetin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit - Skenderbeut.

Prof. Dr. Skender Kodra, kryetari i kesaj Akademie, i informoi te pranishmit me aktivitetet e akademise, per ne muajt e ardheshem, si dhe theksoi se vizita e delegacionit te Akademis se Shkencave Shqiptaro-Amerikane nga SHBA ne Ballkan, ishte mjaft interesante dhe shume e suksessheme. Ai theksoi se gjate vizites ne, Shqiperi, Kosove e Presheve, ata kishin pasur takime te niveleve te larta, si ai me ish- kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, pastaj permendi takimin me politikanet, udheheqes lokal dhe intelektual te Shqiperise, Presheves, Mitrovices e Kosoves. Prof.Dr. Skender Kodra, kryetari i kesaj Akademie, theksoi se kishte marre nje faleminderim te vecante, nga zoti Haradinaj, lidhur me letren qe kjo akademi i drejtoi 27 April 2005 - kryeprokurores se gjykates se Hages znj. Karla Del Ponte.

Me kete rast ata ftuan anetaresine dhe mbare komunitetin, qe te solidarizohen dhe te mbeshtesin aktivitetin e kesaj Akademie. Ne takim u diskutua edhe per aktivitetet e Akademise ne te ardhmen, per ngritjen e nje qendre ne Nju Jork, dhe funksionimin e saj ne dobi te ēeshtjes kombetare. Nje objektive tjeter, u tha aty eshte per kete Akademi, ngritja e statujes se Skenderbeut ne njerin prej shesheve te qytetit te Nju Jorkut, dhe pagezimi i nje rruge ose sheshi me emrin e heroit kombetar Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Aty u theksua, se Akademija e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, eshte nje institucion me shume me rendesi dhe per veprimatrine e aktivitetin tyre fillestar, pjesemarresit ndihmuan me nje shume simbolike ne dollare, si dhe premtuan se ne te ardhmen ata do t'a rrisen me kontributin edhe me te madh, qe pritet te behet nga biznesmen te dalluar ne komunitet. Studuesi Agim Boba, u sugjeroje, qe ne kete Simpozium te ftohet edhe at Antonio Bellushi, nje nga hulumtuesit me te dalluar te arberesheve ne Itali dhe arvanitesve ne vendbanimet e tyre ne Greqi. U ftua qe te marre pjese edhe Drejtori i Muzeut Kombetar, z. Moikom Zeqo dhe z. Mentor Quku.

Diskutime te veēanta pati rreth lidhjes qe do te vendose, kjo Akademi, me institucionet shtetrore ne vendlindje, ne mbarvajtje te puneve qe lidhen me kete Akademi, me ēeshtje te tjera kombetare . Kjo, Akademi gjeti rastin te dergoje edhe tre mesazhe urimi. Nje mesazh urimi ata i drejtuan shermit te shpejt presidentit te Kosoves, prof.dr. Ibrahim Rugoves, uruan kryeministrin e ri prof.dr. Sali Berisha, per marrjen e detyres se re, dhe shprehen keqardhjen per fatkeqesin e uraganit Katrina dhe uruan presidentin Bush per tjekalimin e situates.

Ne fund vlen te permendet, se gjithēka u pergatit dhe u realizua ne kete takim me bujarin dhe fisnikerin e bashkeatdhetarit tone Shaban Arif-Gashit, dhe gruas se tij Xhevahires, ne shtepine e tij ne "faqen" e nje kodre rrethuar mes trupave te pishave, e nje liqeni piktoresk, cicerimave te bilbilave dhe "miqesine" mahniteshme me sorkadhet, te nje ushqimi te bolleshem e tradicional, e kengeve popullore dhe humorit shqiptar. Keshtuqe, keta jane njerezit qe duhen nderuar e respektuar, qe megjithse jetojne larg tokave shqiptare, asnjehere nuk kane harruar vendlindjen e tyre, traditen, zakonet e virtytet e bukura shqiptare, shqiptaria e tyre duket tek puna dhe perkushtimi i tyre me shqiptaret, e ēeshtjet shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara