HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Akademia e Shkencave Shqiptaro - Amerikane nė Nju Jork shtroi darkė nderi pėr poetin disident z. Agim Shehu

Shqiptaro - Amerikanėt i kushtojnė rėndėsi tė madhe 600-vjetorit tė lindjes sė heroit tonė kombėtar Gjergji Kastrioti - Skėndėrbeu

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

BENSONHURST - BROOKLYN(NY): Nė njė mjedis tepėr tėrheqės - nė zyrėn e Akadimisė sė Shkencave Shqiptaro Amerikane, nė rugėn numėr 72-tė nė Bruklin - njė lagje e njohur emigratėsh, populluar shumė vitet e fundit nga shqiptarėt, u mblodhėn mbrėmė njė grup intelektualėsh , ose grupi nismėtar, i cili, ka marrė pėrsipėr edhe tė organizojė kėtė vitė, edhe simpoziumin e 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergjė Kastriotit - Skėndėrbeut, nė Nju Jork.

Grupi nismėtarėve pėr kėtė pėrkujtim, pėrbėhet nga intelektual tė shquar, deri me tituj Profesor -Doktor, nga shkrimtarėt, studiuesit, publicistėt, gazetarėt, historian dhe aktivistė tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare nė SHBA-sė. I ftuar nderi i kėtij takimi ishte poeti patriotė, e atdhedashės, shkrimtari i njohur shqiptaro - zviceranė z. Agim Shehu. Mrėseardhjen zotit Shehu, ja ka uruar Prof. Dr. Skėnder Kodra, ku nė mes tė tjerave ai ka vlersuar lart rolin dhe kontributin e Shehut, tek letrat shqipe, e ēėshtjet kombėtare.

Skėnderbeu Shehu, nė kėtė darkė nderi pothuajse nga tė gjithė folėsit, u pa tė vlersohej pėr shkrimet e poemat me pathos patriotik, e i frymėzuar nga tėrsia e ndjenjave, qė e pėrshkojnė veprėn letrare tė tij. Ai u vlersua shumė edhe pėr idetė e larta e tė zjarrta qė e pėrshkojnė atė nėpėr libėra me poemat , eset e tregimet. Agim Shehu, u tha nė atė mbrėmje tradicionale shqiptare, nė njėfarė mėnyre, ėshtė ndjenja e brendėshme e njė shqiptari patriot, qė ėshtė i mbushur plot e pėrplot me ndenja tė zjarrta dhe mė frymėzim tė lartė; ndjenja tė fuqishme, qė sot, mė teper se kurrė ndonjėherė, e ngre peshė patritoizmin intelektual tek shqiptarėt.

Aktori, dramaturgu dhe regjizori Xhevat Limani, duke marrė fjalėn prezantoj nė mėnyrė dinjitoze ēdonjerin prej tyre

"Nuk ėshtė aspak rastėsi, tha Limani, qė po takohemi, sot, nė selinė e Akademisė sė Shkencave Shqiptaro - Amerikane. Kėtu sot, kemi kryetarin e kėsaj akademije Prof. Dr. Skėndėr Kodra, njė personalitet i padiskutueshem, ky. Njeriun, qė ngriti i pari institucionin e dijes nė Amerikė. Megjithse, shqiptarėt nuk mund tė kėnaqen kurr me tė gjitha virtytet e tyre duke tė hedhur her me gurė dhe her me drurė. Por, tė gjithė ata qė hedhin gurė e drurė, nė rradhė tė parė duhet tė bėjnė tė paktėn saka bėrė kjo akademi. Limani , u shpreh se, pėr aq kohė sa jamė nė SHBA-s, nė njė vend kaq tė madh - me njė vatėr kaq tė vogėl, me njė zėmėr kaq tė madhe shqiptarėsh, asnjėher nuk kam parė qė tė ulėn njė njė tavolinė, kaq shumė intelektual shqiptaro - amerikanė.

Sipėrshembull: "Do tė filloj qė nga biznesmeni dhe intelektuali z Gani Perrolli , njeri qė ka parė shumė mė tepėr sesa Nju Jorku, i nderuar e i respektuar nga shqiptarėt e Amerikės. Tom Paloka, i cili, me revistėn "Trojet Tona" na kujtonte flamurin e arbėrit dhe brezin e parė tė intelektualve shqiptarė nė mėrgim. Ai dijti tė regjistrojė pulsin e kohės nė letrat shqipe. Studiuesi Agim Boba, i cili, me tė gjthė kapacitetin e tij mundohet tė shpreh gjithēka nė tė mirė tė kombit. Muhamet Mjeku intelektual i sprovuar, i cili, ka kaluar disa "Golgota" nėpėr represion e dhunėn sėrbo sllave.

Ai sė bashku me zotin Murat Broja, janė simbolet intelektuale tė asaj "Golgode" qė kalojė e gjithė Kosova, deri sa ajo largojė njė her e pėrgjithmon nga toka e jonė, okupatorin sėrb. Pashkė Maksuti, i cili, edhe ai ka rezultantėn e tij intelektuale. I padiskutueshėm, tha Limani, ėshtė kontributi i intelektualit tė fuqishėm, me rezultancė tepėr tė veqantė nė lėmin e dijės e studimeve. Me njė "tingull" dhe "potencė" tė lartė intelektuale, ajo e Prof. Dr. Agron Fico. Zonjės sė nderuar bashkėshortes sė doktor Namik Shehut,por edhe vetė doktorit tė njohur nė Shqipėri e s'fundi nė SHBA-s. Astrit Tota, piktor e skenogarf me rrenome, njeri shumė emocinal dhe piktor e keorograf, qė i ka dhėnė mė shumė "ngjyra" artit nė diasporė. Shkrimtarin e madh shqiptaro - amerikanė Naum Prifti, i cili, gjithmonė di tė jetė konkret .

Ndonėse, vijoj Limani, rasti qė na ka mbledhur sot, kryetari i Akademisė sė Shkencave Shqiptaro Amerikane Prof. Dr Skėnder Kodra, ėshtė takimi i shumė pritur mė poetin disident , personalitetin e letrave shqipe, luftėtarin e paepur tė ēėshtjes kombėtare, poetin me koncept filozofik dhe me njė ndjenjė tė thell shpirtėrore, tė vetmin dhe tė veqantin zotin Agim Shehu, Akademija e Shkencave Shqiptaro Amerikane do tė zhvillojė mė 19 nėndor - edhe simpoziumin e 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergjė Kastriotit - Skėndėrbeut, nė Nju Jork.

Pėr kėtė qėllim, tha Prof. Dr. Agron Fico, duke hyrė nė diskutim :" Ne jemi tani nė fazėn e parė, atė tė mbledhjes sė kumtesave dhe pėrzgjedhjen e ftesave tė personaliteteve tė shquara, qė do tė ftohen nė kėtė simpozium. Njėrėzve tė nderuar, atyre qė do tė ftohen nė koktel e tė tejra. Ndėr ftesat mė tė rėndėsishme, pėrmendi profesor Fico, janė ato tė Presidentit tė Kosovės, dr Ibrahim Rugova, akademik Mark Krasniqi, drejtori i muzeut kombėtar Miokom Zeqo, studiuesi Mentor Quku, Prof. Dr Ramiz Avdyli, At Antonio Bellusci, Prof. Piter Prifti e tjer . Ky simpozium, tha Prof. Fico, ėshtė i percepituar si njė "dasėm" e madhe kombėtare, ku nė qėndėr tė saj ėshtė e vendosur figura madhore e heroit tonė kombėtar Gjergji Kastrioti - Skėndėrbeu. Ne tha ai, me kėtė veprimtari kemi njė ambicje, qė nė kėtė 600- vjetor tė lindjes sė heroit tonė kombėtar, t'a bėjmė atė me tė vėrtet atė ashtu siē edhe ajo figurė e meritonė. Dhe kjo punė do tė arrihet me njė punė tė pėrbashkėt tė tė gjithėve ne, qė jemi angazhuar t'a kryejm kėtė veprimtari, pėr mė 19 nėntor, nė Nju Jork

Ēėshtje tė tilla nė themel kanė gjithėnjė orientimin e frymėzimin kombėtar

Nė kėtė kontekst, z. Agim Shehu, ishte i mendimit, se mė shumė se kujdo - organizimi dhe zhvillimi i kėsaj veprimtarie, nė diasporė i takon vetėm kėsaj Akademie. Mendojė, unė tha Shehu, qė Akademia pavarėsishtė nga emėri dhe emėrtimi qė mund tė ketė ajo, nė thellb ka elementin kombėtar. Ajo duhet tė jetė ekuivalenete nė kėtė drejtim, ashtu si edhe tė gjitha akademitė e botės, tė cilat, e shfaqin apo nuk e shfaqin atė, por nė themel kanė gjithėnjė orientimin e frymėzimin kombėtar.

Dhe nė kėtė mėnyrė, 600-vjetori i lindjes sė Skėndėrbeut, e justifikon plotėsishtė kėtė shtyllė themelorė tė orinetimit e frymėzimit kombėtar edhe pėr Akademinė e Shekencave Shqiptaro - Amerikane. Popujt e botės nuk kanė herojė tė kėtilla pėrmasave dhe shpikin - ndėrsa ne shqiptarėt kemi fatin e mirė se kemi plotė tė tillė. Pėrpara kėsaj figure qė krenohet bota e qyteruar, nuk ka asnjėnjeri qė tė dalė pėrpara, tha Shehu. Ndaj ēdonjeri qė do tė mbaj kumtesė nė kėtė jubile tė lavdishėm, patjetėr qė duhet tė jetė i ndėrgjegjėshėm para kėti rasti tė madh - siē ėshtė 600 - vjetori i heroit tonė kombėtar Gjergji Kastrioti - Skėndėrbeu.

Piktori dhe skenografi Astrit Tota, kujtojė se:" Kėtė vitė Akademia e Shekencave Shqiptaro - Amerikane, do tė kremtojė edhe 10 - vjetorin e krijimit tė saj. Prof. Dr. Skėnder Kodra, tha ai, i cili, kėtė banesė e ka kthyer nė zyrėn e Akademis sė Shkencave Shqiptaro - Amerikane, vjen nė kėtė 10-vjėtor me njė premtimin solemn - se ajo do tė bėjė edhe mė shumė pėr ēėshtjen shqiptare, prej Kosovės, e deri nė Ēamėri. Ndėrkaq, tha z. Tota, ambjenti, sot, nė kėtė akademi, ėshtė edhe edhe mė i bukur nga prezenca e zotit Agim Shehu, Gani Perolli, dr Namik Shehu me bashkėshorten, artistit tė madh shqiptar Xhevat Limani dhe shumė intelektualve tė tjer , tė dalluar nė fushat e tyre". Ndėrsa, Dr. Namik Shehu , mendon se angazhimi i ēdo njerit prej tyre nė kėtė veprimtari madhėshtore, ėshtė nė nderin dhe prestigjin e ēdo akademiku. Ne duhet tė realizojmė sė pari tė pesė pikat kryesore ku jemi pėrcaktuar. Mė e rėndėsishėmja, tha ai ėshtė ajo e takimit me kryebashkėjakun e qytetit tė Nju Jorkut, Mike Blomberg.

Si pėrfundim, Akademija e Shkencave Shqiptaro - Amerikane, duket se ka si pikėsynim qė kjo veprimtari tė jetė si festė sinonimi i bashkimit, i sinqeritetit, atdhedashurisė dhe rrespektit ndaj figurave madhore kombėtare. Kjo veprimtari mendohet tė jetė pasqyrė e historisė sė ndritur kombėtare, edhe kėtu nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e shumnevojshme pėr tu rikujtuar tė gjithve, por edhe brezave se jemi me tė vėrtet njė ndėr popujt me histori dhe traditė nga mė tė ndriturat e Ballkanit, rajonit e Europės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara