HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kai Eide dorėzoi raportin pėr Kosovėn

"Rruga ėshtė pastruar" pėr hapjen e bisedimeve pėr tė ardhmen e Kosovės

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

KOMBET E BASHKUARA - Nju Jork: Shumė komentator tė agjensive ndėrkombėtare tė lajmeve, vrejtėn pas dorėzimit tė Raportit pėr Kosovėn se diplomati norvegjez Kai Eide e dorėzoi raportin pėr Kosovėn, pėrkatėsishtė ditėn e merkurė, ditė e cila pėrket ekzakt pesė vite prej kur Sllobodan Millosheviqi, ėshtė rrėzuar nga posti i presidentit tė ish "Jugosllavisė" sė atėhershme. Raporti u dorzua nė njė kohė kur faktet tregojnė se nė Kosovė, gjatė luftės mars - qershor 1999 Sėrbia, ka vrarė mbi 12.000 njerėz tė pafajėshėm, ka djegur dhe shkatėrruar mbi 120.000 shtėpi, ka dėbuar rreth 1 milion njerėz, ka dhunuar dhjetėra mijėra femra dhe ka rrėmbyer mbi 3.000 persona, prej tė cilėve shumica ende tė pagjetur.

Diplomati norvegjez Kai Eide, ka dorėzuar ditėn e martė raportin pėr Kosovėn tek sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė dr.Kofi Annan nė njė kohė kur Kosova, ka bėrė sipas vėzhguesve ndėrkombėtar pėrparime tė mėdha “nė fushat kryesore sikurse janė, barazia, policia, gjyqėsia, mbrojtja, arsimi, kultura, mediat dhe ekonomia”. Raporti i dorėzuar shifet si bazė e rekomandimeve tė ardhshme tė Kofi Anannit, pėr Kėshillin e Sigurimit, qė siē pritet do ta trajtojė ēėshtjen e Kosovės nga java e fundit i muajit tetor.

Pėrmbajtja ekzakte e raportit megjithatė ende nuk dihet. Mirpo, burimet diplomatike dhe axhensitė e lajmeve e kanė "ezaurua" nė informacionet e tyre Raportin Eide. Shumė prej tyre thonė se Kai Eide propozon qė bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės do tė fillojnė qysh nė kėtė vit megjithėse ”normat juridike” pėr zhvillim tė caktuara nga OKB-ja ende nuk janė pėrmbushur.

OKB - Washington - Londėr - Prishtinė dhe Beogradė
Sipas lajmeve qė transmetojn agjensit e huaja, dallimet sa i pėrketė tė ardhmes sė Kosovės janė diametralsiht tė kundėrta ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Pėr serbėt Kosova ėshtė njė pjesė e ndjeshme dhe historike e vendit kurse pėr shqiptarėt e Kosovės qė pėrbėjnė mė shumė se 95- pėrqind tė popullėsisė, nuk ka zgjidhje tjetėr pos Pavarėsisė. Ēdo gjė tjetėr do tė ndikonte nė shpėrthimin e dhunės, thonė shqiptarėt. Ndarja e Kosovės, nė njė pjesė tė pavarur dhe nė njė pjesė serbe nuk pėlqehet nga askush, madje as nga i ashtuquajturi grup i kontaktit, qė pėrbėhet nga SHBA, Ruisa, Britania e madhe,Gjermania, Italia dhe Franca.

- Sekretari i Pėrgjithshem i Kombeve tė Bashkuara dr Kofi Anan, ka dėrguar njė letėr tė Kėshillit tė Sigurimit, nė tė cilėn rekomandon fillimin e negociatave mbi statusin e ardhshem tė Kosovės. “Natyrisht nuk mund tė them se ēka do tė jetė rezultati. Ēėshtja e pavarėsisė ėshtė nė tavolinė. Ēėshtja e autonomisė ėshtė nė tavolinė. Pėr kėtė do tė bisedojmė edhe me Beogradin edhe me Prishtinėn” ka thėnė ai.

Senati amerikan e ka miratuar njėzėri Rezolutėn mbi Kosovėn me tė cilėn tė dy palėt- serbe e kosovare – ftohen qė me marrėveshje ta zgjidhin ēėshtjen e tė ardhmės sė Kosovės dhe atė pa prejudikimin e epilogut tė negociatave mbi statusin e saj. Nė tekstin e Rezolutės, bėhet thirrje pėr zgjidhje kompromise dhe theksohet se statusi i ardhshem i Kosovės duhet t'a manifestojė nevojėn, objektivat dhe dėshirat e tė dy palėve. Me Rezolutė kėrkohet “qė statusi i ardhshem i Kosovės ta respektojė stabilitetin e rajonit, stabilitetin e institucioneve demokratike dhe tė forcave demokratike nė Kosovė”. “Gjithashtu kėrkohet qė autoritetet nė Kosovė tė marrin mė shumė ingerenca nė pėrmbushjen e standardeve tė domosdoshme. Ata duhet ose ti pėrmbushin ato standarde ose tė jenė pėrgjegjės pėr mospėrmbushjen e tyre” thuhet ndėr tė tjera nė Rezolutėn mbi Kosovėn nga Senati amerikan.

Ministri britanik pėr ēėshtjet evropiane, Daglas Aleksander e ka pėrshėndetur rekomandimin e Sekretarit tė Pėrgjithshem tė Kombeve tė Bashkuara dr Kofi Anan pėr fillimin e negociatave mbi statusin e ardhshem tė Kosovės duke shfaqur shpresėn se Anan sė shpejti do ta emėrojė tė dėrguarin e posaēem. “Askush nuk duhet ta zhvleftėsojė sfidėn qė gjendet pėrpara. Ēfarėdo vendimi tė jetė duhet ta forcojė stabilitetin rajonal si dhe shqorėsinė demokratike e shumetnike nė Kosovė” ka thėnė Aleksander. “Kjo nuk do tė jetė lehtė. Ėshtė me rėndėsi jetike se puna e pėrditshnme pėr pėrmirėsimin e jetės sė tė gjithė bashkėsive, pėrfshirė serbėt e Kosovės dhe pakicat tjera, tė vazhdojė gjatė procedurės.

Sikurse ėshtė kumtuar nga Departamenti i Shtetit, Berns prej 12 deri mė 14 Tetor do tė qėndrojė nė Sarajevė, Prishtinė e Beogradė, ku do tė takohet me zyrtarėt shtetėror dhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare. Berns ka thėnė se SHBA pajtohen me Sekretarin e Pėrgjithshem tė Kombeve tė Bashkuara dr, Kofi Anan se negociatata mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė fillojnė. “Po shkojė nė Kosovė qė nė bisedė me udhėqehėsit e shqipatrėve dhe tė serbėve tė Kosovės tu them se duhet tė jenė tė gatshem pėr negociata, kurse SHBA do ti mbėshtesin nė tėrėsi” ka thėnė Berns dhe ka shfaqur shpresėn se OKB-ja do ta emrojnė emisarin e posaēem pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Zyrtari amerikan ka thėnė se shperson se negociatat do tė fillojnė deri nė fund tė kėtij viti dhe ka shtuar se Uashingtoni dėshiron tė marrė pjesė nė bisedime sepse pritet se do ta emrojė tė dėrguarin e vet special. Berns ka thėnė se statusi final i Kosovės nuk do tė jetė vendimi i OKB-sė, SHBA-ve ose i vendeve evropiane, por i popullit tė Kosovės. Berans nė Beogard do tė takohet me zyrtarėt serb ku do tė nėnvizojė domosdonė e bashkėpunimit nė zgjidhjen e ēėshtjės sė Kosovės.

Sikurse thuhet nė kumtesėn e UNMIK, Jesen Petersen konsideron se tani ėshtė “rruga e pastėr” pėr Grupet e punės pėr hartimin e standradeve nė Kosovė (PISG). “Shpresoj se PISG do tė punojė me mundim pėr tė siguruar qė Kosova tė arrijė pėrparim tė mėtjemė dhe tė shpetjė nė zbatimin e stanardardeve sidomos nė fushat ku edhe mė tutje ekzistojnė sfida tė konsiderueshme ka thėnė ai. Shefi i UNMIKut ka theksuar se Kosova deri nė marrjen e vendimit mbi statusin e saj duhet tė bėhet bashkėsiė vėrtetė shumetnike.

Rezultati pėrfundimtar!?!
Rezultati i mundshėm pėrfundimtar sipas komentimeve tė agjensive te huaja, do tė jetė njė Kosovė e Pavarur, sė cilės do ti paraprijė njė referendum dhe pasi OKB-ja tė konsiderojė se minoritetet serb i garantohet mirėqenia dhe bashkvendim-marrja. Sidoqoftė kėrkohet qė pėr kėtė tė bindet edhe Beogradi. Dhe nė kėtė pikė Unioni Europian do tė ketė rol vendimtar duke ofruar mundėsinė e anėtarsimit tė Serbisė nė Unionin Europian. Nga burime tė ndryshme pohohet gjithashtu se edhe negociatori tash pėr tash jozyrtar ėshtė emėruar dhe ai do tė jetė ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara