HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Grindje politike për nobelistin Pinter: Shqiptaret gati të demonstrojnë në 10 dhjetor kundër çmimit dhënë Harold Pinter

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

250.000 njerez vdiqen gjate luftes se Bosnjes, 15.000 ne Kosove. 2.2 milione njerez u detyruan te lene ne Bosnje shtepite e tyre dhe 1.000.000 njerez iken nga Kosova. Te gjitha per shkak te spastrimeve etnike dhe zhdukjeve masive. Ai qe mban te gjithe pergjegjesine per kete tragjedi, quhet Sllobodan Millosheviç. Sot, ai gjendet i ulur ne banken e te akuzuarve dhe po gjykohet nga Gjykata e Hages.

STOKHOLM - SUEDI: Gazeta suedeze “Exesena”, ka shrkuar se: "Harold Pinter gjendet mes mbrojtesve me fanatike te Milosheviçit. Duke i dhene Pinterit çmimin Nobel, Akademia Suedeze ka qendruar ne anen e shfarosjeve romantike masive. Keshtu ka thene Avni Dervishi, kryetar i komitetit shqiptaro-suedez. Ai thekson se votimi per çmimin e Akademise Suedeze, eshte nje fyerje ndaj viktimave te lufterave ballkanike dhe i bashkohet demostrimeve me rastin e festes se dhenies se çmimit Nobel".

Sipas kesaj gazete, dhenia e çmimit Nobel per letersi Harold Pinterit, jo edhe krejt papritur, ka shkaktuar nje debat te nxehte ne Suedi. Ne faqet e kultures te shtypit suedez, lexuesi ka mundur te gjeje akuza kunder mbeshtetjes qe dramaturgu Pinter ka shfaqur ndaj diktatoreve Millosheviç e Hussein. Nder keta kritikues eshte edhe Avni Dervishi, ekspert i shkencave politike dhe anetar i kryesise ne Komitetin suedezo-shqiptar, i cili ka botuar nje artikull drejtuar Akademise Suedeze ne gazeten e perditshme “Exesena”.

Keshtuqe: per kete arsye, me 10 dhjetor, komuniteti shqiptar ne Suedi do te jete ne proteste masive kunder vleresimit qe i ka dhene Akademia Suedeze dramaturgut anglez. Kjo eshte lajmeruar pikerisht ne artikullin e gazetes suedeze.

“Jam shume i deshperuar, por edhe i bindur se deshperimi nuk eshte vetem imi. Si shqiptaret, boshnjaket dhe gjithe njerezit e tjere liridashes, besoj se jane te deshperuar nga ndarja e çmimit Nobel per letersi, Harold Pinterit. Pinteri ka qene njeri nga ithtaret me fanatike ne formimin e Komitetit per mbrojtjen dhe lirimin e kriminelit Millosheviç”. Sipas Dervishit, “kunder tij nuk deklarohem per shkak te mendimeve politike te Pinterit, por per shkak te veprimtarise se tij politike. Nderkaq dihet se, çmimi Nobel per letersi ndahet per vlera letrare dhe si dramaturg Pinter eshte i zoti”. Nga Akademia Suedeze, nga e gjithe kjo proteste, nuk ka dale asnje deklarate. Ajo nuk ka komentuar mbi debatin, duke theksuar se “çmimi ka te beje vetem me veprimtarine letrare dhe jo me veprimtarine e tij politike”. Ndersa shkrimtari suedez Jan Guillou ka ndare te njejtin mendim, se “çmimi Nobel per letersi do t’i jepet ose nuk do t’i jepet dikujt, varesisht nga kualitetet e tij letrare. Nese kjo do te rregullohej me kritere politike, atehere shume krijues artistike do te binin para kritereve te marra”.

Akademia Suedeze: Veprat e Pinterit kunder frikes sociale

Akademia Suedeze kete vit i ka dhene dramaturgut anglez Harold Pinter çmimin Nobel si autori qe e riktheu teatrin mbi elementet e tij baze: me nje hapesire te pafund dhe dialog te paparashikuar, ku njerezit jane ne dore te njeri-tjetrit. I shumanshmi Pinter ka marre fame per eksplorimin e tij rreth dominimit dhe nenshtrimit, kercenimit dhe padrejtesise ne me shume se 30 pjese te tijat, si dhe per aktivizimin e tij te pabesueshem ne politike. Akademia Suedeze e pershkroi ate si perfaqesuesin me te spikatur te dramaturgjise ne Britanine e pasluftes. Juria tha se, veprat e tij shpalosnin friken qe fshehej pas raporteve te perditshme dhe anen tjeter te botes mondane. Qe nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njezet e nente drama, perfshire "The Birthday Party", "The Caretaker" dhe "The Homecoming".

I biri i nje rrobaqepesi hebre, ai ka thene se anti-semitizmi me te cilin ishte ballafaquar ne rinine e tij, kishte influencuar vendimin e tij per t'u bere dramaturg. Zoti Pinter eshte edhe veprimtar i te Majtes, qe kundershtoi fuqishem vendimin e qeverise britanike per t'iu bashkuar pushtimit te Irakut, te udhehequr nga SHBA. Ai po ashtu ka denuar bombardimet e NATO-s ne Serbi, dhe grushtshtetin qe rrezoi Salvador Allenden ne Kili, me 1973. Harold Pinter ka shkruar edhe 21 skenare, perfshire "The French Lieutenant's Woman", "The Go-Between" dhe "The Servant", si dhe ka bere regjine e shume shfaqjeve ne teater, perfshire dramen e David Mamet-it "Oleanna", rrobaqepesi hebre eshte nje nga dramaturget me te njohur te Britanise per krijime si "The Birthday Party" dhe "Caretaker". Zoti Pinter do te marre me shume se nje milion dollare qe shoqerojne çmimin. Qe nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njezet e nente drama.

Shqiptaret dote demonstrojne ne 10 dhjetor kunder cmimit dhene Harold Pinter

250.000 njerez vdiqen gjate luftes se Bosnjes, 15.000 ne Kosove. 2.2 milione njerez u detyruan te lene ne Bosnje shtepite e tyre dhe 1.000.000 njerez iken nga Kosova. Te gjitha per shkak te spastrimeve etnike dhe zhdukjeve masive. Ai qe mban te gjithe pergjegjesine per kete tragjedi, quhet Sllobodan Millosheviç. Sot, ai gjendet i ulur ne banken e te akuzuarve dhe po gjykohet nga Gjykata e Hages. Fatkeqesisht gjenden ndonjehere edhe njerez qe mbeshtesin zhdukjen masive te njerezve nga Millosheviç dhe punojne aktivisht qe ai te mbetet i lire. Shkrimtari dhe dramaturgu anglez, Harold Pinter, gjendet mes njerezve me fanatike pro Millosheviçit. Kete vit, ai u shperblye nga Akademia Suedeze me çmimin Nobel per letersine.Ne, shqiptaro-suedezet, nuk jemi te shqetesuar per boten e tij te punes letrare. Ne qe shkruajme dhe qe ndahemi nga Akademia Suedeze, nuk jemi ne Suedi shkrimtare dhe intelektuale te shkalles se larte akademike, por ne jemi njerez qe perpiqemi qe te mos fshihet nga kujtesa ajo qe i ka ndodhur Ballkanit. Ajo qe ka bere Pinter gjate viteve te fundit, mund te konsiderohet si nje demagogji politike dhe jo si pune e nje shkrimtari.

Ne jemi te befasuar qe Akademia Suedeze, me vendimin e saj shperblen antiamerikanin me fanatik Pinter, i cili eshte dalluar ne mbeshtetjen aktive qe i ben nje shfarosesi masiv te njerezve, si eshte Millosheviç. Akademia Suedeze ka gabuar ne perpjekjet per proceset e njepasnjeshme dhe te shkallezuara qe po ndodhin ne stabilizimin e Ballkanit. Duke i dhene çmimin Pinter, Akademia Suedeze ka qendruar ne anen e vrasjeve masive dhe ka fyer te gjithe ata qe besojne ne drejtesine e perbotshme.

Gjykata e Hages i takon Kombeve te Bashkuara. Pinter nuk e ka pranuar ende legjimitetin e saj. Ai natyrisht qe gabon. Vetekuptohet se Kombet e Bashkuara kane te drejte te instalojne instanca te drejtesise nderkombetare. Sot ndoshta jane 100.000 suedezo-boshnjake te ardhur si dhe 47.000 suedeze me kombesi shqiptare, te cilet e ndjejne veten te prekur nga ky vendim i Akademise Suedeze. Por, ne rast se perpiqesh te kuptosh sado pak historine e Evropes, duke perfshire aty brenda terrorin Stalinist dhe marredheniet nderkombetare, nuk mund te pranoje vendimin e Akademise Suedeze per te shperblyer Pinter. Ne jemi befasuar kur mediat ne Suedi nuk kane reaguar me fuqishem me kete perzgjedhje. Kur u shpall çmimi per Pinter, u tha se njihet ne kampin e te drejtave te njeriut. Si mund te ishin gazetaret kaq te painformuar? Per ne qe kemi paguar njehere çmimin qe na dha terrori i Millosheviçit, ishte nje shuplake ne fytyre, kur degjuam nga reportere te devotshem te mediave se Akademia nepermjet sekretarit te saj, Horace Engdahl, shpallte Pinter si fitues te çmimit.

Ne jemi te ndergjegjshem se ky do te jete e veshtire qe te bejme kete artikull te njohur dhe nuk presim ndonje pergjigje nga Akademia Suedeze. Ne qendrojme jashte elites kulturore suedeze dhe çfare themi ne "te huajt" nuk llogaritet per Horace &CO. Por “Zeri i lirise dhe i perkrahjes” do te degjohet perseri ne 10 dhjetor. Ne - komiteti shqiptaro-suedez, do te jemi se bashku ne nje demonstrate, me nje pjese te njerezve qe japin çmimin Nobel. Ne bashkohemi me te gjithe qe i dine viktimat e Millosheviçit dhe qe besojne se demokracia dhe te drejtat e njeriut u takojne te gjitheve, shkruan gazeta suedeze “Exesena” duke ju referuar thenjeve te zotit Avni Dervishi, kryetar i komitetit shqiptaro-suedez.

Çuditërisht "Çmimi Nobel për Letërsi" kalon ne "duart" e letrarve komuniste !!!

Çmim Nobel? - Jo faleminderit! Kjo ndodhi me 22 Tetor 1964.

Jean Paul Sertre nuk e pranon cmimin e dhene. Asnjehere nuk kish ndodhur me pare, dicka e tille ne historine e ndarjes se cmimeve Nobel per Letersine. Nje skandal, qe e preokupoi median per nje periudhe te gjate.Akademia Suedeze e kishte vleresuar Sertrene per " krijimitarine e tij, bazuar ne kerkimin e vazhdueshem te se vertetes"... Sertre u vu ne dijeni disa jave perpara, qe do nderohej me cmimin dhe pikerisht, disa jave perpara ai e ktheu ate. Kjo eshte Letra qe Sartre i dergoi Sekretaritit te Akademise Suedeze:

"I nderuar Sekretar! Jam inforumuar sot, qe pas disa javesh do te kemi shansin e madh, te nderohem me cmimin Nobel. Por per shkak te faktoreve objektive vetem te mi pesonal, po ju ve ne dijeni per mospranimin e ketij cmimi. Besoj qe duke ju lajmeruar relativisht ne kohe, t´i jepet mundesia dikujt tjeter, qe ndodhet ne listen e te propozuarve."Sartre e pershkroi cmimin Nobel, si "Simbol te Kultures Borgjeze" ndaj nuk donte qe ne jeten e tij, te kishte nga pas, kete emer. Gjithashtu, ai nuk mund te pranonte nje "Çmim Nobel" qe mund te fitohej, vetem nga shkrimtare perendimore si dhe nga desidente sovjetike. Pra Sartre i dha ndarjes se cmimeve Nobel, ngjyrime politike dhe nuk ishte i vetem ne kete mendim. Dhe shume te tjere mendonin si ai, por Sertre ishte i pari qe arriti te dale hapur.

"Nobel", jep dorëheqjen një nga anëtarët e jurisë

Akademia Suedeze eshte duke kaluar nje moment te veshtire. Ndarja e çmimit "Nobel" per letersisne po shoqerohet nga nje vale polemikash, jo thjesht ne shtypin e shkruar, por qe burojne nga brenda jurise, e cila eshte e perbere nga 18 anetare te perjetshem. Shkrimtari dhe kritiku letrar Knut Ahnlud, 82 vjeç, anetar i Akademise Suedeze prej vitit 1983, ka dhene doreheqjen nga juria, duke denoncuar absurditetin e Çmimit Nobel, i cili nje vit me pare iu dha shkrimtares Elfriede Jelinek, nje komuniste e kulluar dhe me bindje te prera ekstremiste. Sipas mendimit te tij, kjo ka shenuar nje dem te pariparueshem per çmimin. Ahnlud ka shkruar nje artikull ne te perditshmen e Stokholmit "Svenska Dagbladet", ne te cilin akuzon koleget e tij, te cilet as qe e kishin lexuar librin e Jelinek-ut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara