HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


93-vjetori i Ditės sė Flamurit - Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė Amerikė u shėnua me festime madhėshtore

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, vazhdim i natyrshėm i Pavarėsisė sė Kosovės, ėndrrės sė kahėmotshme tė tė gjithė shqiptarėve - bashkimin e Shqiperisė, me tė gjitha trojet Etnike

BENSONHURST - BROOKLYN (NY): Mė 28 nėntor tė vitit 1912 nė kushtet e njė rritje tė hovshme tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare dhe tė fitoreve tė aleatėve ballkanike, kuvendi kombėtar i thirrur nė Vlorė, duke zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, shpalli lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė. Pėrpara qindra shqiptarėve tė entuziazmuar, kryetari i shtetit tė ri shqiptar, i zgjedhur nga Kuvendi kombėtar Ismail Bej Qemali e ngriti solemnisht flamurin kombėtar, flamurin e Skėnderbeut legjendar. Ky akt historik i dha fund robėrisė feudale otomane prej 5 shekujve. Njė entuziazėm dhe njė gazim i madh kapen popullin liridashės heroik shqiptar si brėnda dhe jashtė kufijve tė at'herėshėm tė Shqipėrisė.

Shqiptarėt ngado qė ishin e pritėn me mirėkuptim dhe gėzim tė madh kėtė ngjarje. E cila, kėputi njė herė e pėrgjithmonė vargonjėt e robėrisė, vuajtjes sė popullit tonė nė shekuj me radhė nėn zgjedhėn e huaj. Shqiptarėt kudo shprehnin jo njė herė simpati dhe pėrkrahje pėr luftarėt e patriotėt shqiptarė pėr ndėrgjegjėsim dhe ēlirim kombėtar. Kolonitė e para tė emigrantėve patriotė shqiptarė, duke gjetur njė pritje tė ngrohtė ndėr qeverinė dhe popullin amerikan zhvillonin nė Amerikė, vazhdimishtė njė veprimtari tė madhe nė dobi tė kombit tė tyre. Nė Boston, u themelua nė vitin 1912 - Shoqėria Shqiptare Atdhetare VATRA, me detyrė tė punojė pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve, tė pėrhap ndėr kėta dije, kulturė dhe dashuri ndaj popullit dhe atdheut. Gjė qė mė vonė u ndoqė edhe nga krijimi i klubeve dhe shoqatave tė tjera nė kolonitė shqiptare, tė cilat, vepruan po me aq zell dhe dashuri pėr flamurin kuq e zi.

Kolonia shqiptare nė Amerikė priti mirė udhėheqėsit e shquar, Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kosta Ēekrezin, Piter Minari dhe tė tjerė. Me ardhjen mė 1906 tė Nolit nė Amerikė, dėrguar nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve kėtu pėrtej Atlantikut, brėnda njė kohė tė shkurtėr ai krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė Federatėn PanShqiptare tė Amerikės VATRA si dhe gazetėn "Dielli". Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshendeti nė emėr tė shqiptarvė tė Amerikės, qeverinė e Ismail Bej Qemalit. Me pėrkrahjen e Shoqėrisė Shqiptare Atdhetare VATRA, e klubeve tė tjera nė tė gjithė terrirtorin e Amerikės e Kanadasė po organizoheshin mbledhje e festime masive, nė tė cilat patriotėt, u tregonin bashkėpatriotve tė tyre pėr luftėn e popullit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi.

Simpati, solidariteti dhe pėrkrahje tė madhe ndaj luftės sė popullit shqiptar treguan edhe Amerikanėt. Nė lidhje me hapat e ndėrgjegjes nacionale dhe me aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsi, :Presidenti i 28 - Amerikanė(1913-1921) Uidrou Uilson(Woodrow Wilson) nė Konferencėn e Paqes nė Paris, u parashtroi faktet dhe argumentat nė lidhje me kėrkesat pėr tė ardhmen e Kombeve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Ai u kėrkoi nė Konferencėn e Paqes nė Paris qė tė zbatonin me ndershmėri dhe paparagjykime parimet e shpallura , nė themel tė sė cilės ishin parimet e kombėsive, pėr tė mbrojtur dhe mos lejuar qė tė shkeleshin tė drejtat e kombit mė tė vjetėr tė Ballkanit, pavarėsia e tij. Wudrow Wilson qe presidenti Amerikan qė shpėtoi Shqipėrinė nė konferencėn e Paqes nė Paris, pasi qė nė rezolucionin e tij 18 pikesh, kėrkoi qė shtetet ballkanike tė mbeteshin tė lira e tė pavarura.

Mė pas njė tjetėr plagė u hap, Shqipėria, u cungua trojet e Shqipėrisė, mbetėn jashtė trungut. Kėshtu qė edhe shqiptarėt e Amerikės, luftuan dhe punuan qė tė tregojnė se kauza e shqiptarėve ėshtė e drejtė edhe nė kėtė vend tė madh. Kurrė shqiptarėt patriotė, u panė se nuk u kursyen pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar, si kė Kosovė. Ēamėri, Preshevė, Bujanovc, Medvegje, shqiptarve nė Mal tė Zi e Maqedoni. Dhe qė Shqipėria, tė ishte lirė e demokratike. Edhe kėtė 93-vjetorė tė Ditės sė Flamurit - Shpalljes sė Pavarėsisė, kudo nė qėndrat mė tė populluara me shqiptarė nė Amerikė, kjo ditė e shejtė - 28 Nandori - 1912-, ėshtė shėnuar me madhėshti tė pashoqe. Federata PanShqiptare e Amerikės VATRA, 28 Nandorin, Diten e Pavarėsisė sė Shqipėrise, Pėrkujtimi i ngritjes sė Flamurit Kuq e Zi me shkabėn dy krenare, nė Vlorėn historike, e kremtuan me dinjitet e krenari tė lart kombėtare. Nė Atlanta tė Gjorgjisė, Grinsboro tė Karolinės sė Veriut dhe Roanoke tė Virxhinisė, Bashkėsitė shqiptaro-amerikanė tė kėtyre tri shteteve shėnuan Ditėn Pavarėsisė dhe tė Flamurit tonė kombėtar, pėrmes manifestimeve modeste kulturore tė organizuara me kėtė rast.

Shoqata Atdhetare" Dibrane" - Festojė me dark solemne 28 Nėntorin - Ditėn e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė Boston e nė Stamford tė Kenektiket u bė ngritja e Flamurit Kuq e Zi me shkabėn dy krenare nė majėn e shtizės sė bashkisė. Shqiptarėt e Amerikės, nga tė gjitha trojet, prej nga Shqipėria, Kosova, Plavė - Gucia, e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova e Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Ēamėt e tjerė nė Nju Jork, Ēikago, Nju Jersi, Miēingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, festuan kėtė festė tė bashkimit me moton: Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, vazhdim i natyrshėm i Pavarėsisė sė Kosovės, ėndrrės sė kahėmotshme tė tė gjithė shqiptarėve - bashkimin e tė Shqiperisė, me tė gjitha trojet Etnike.

Bashkėpatriotėt, e atyre qė 93-vjet mė parė mė - 28 Nėntor 1912 -, nė qytetin e vjetėr tė Vlorės, ngritėn Flamurin kombėtar kuq e zi me mėnyrėn e tė festuarit, tė kėsaj feste kombėtare, duket edhe si njė arritje e madhe nė bashkėsinė shqiptare nė Amerikė. Kudo kėsaj feste i ėshtė kushtuar njė rėndėsi e madhe, e cila padyshim ėshtė e vetmja festė kombėtare, qė i bashkon shqiptarėt ngado, pa dallime fetare, krahinore apo ideologjike, e partiake. Dita e Pavarėsisė, nė bashksinė shqiptare nė Amerikė, u shėnua kėshtu nė mbarė vendbanimet shiptare, me darka solemne dhe me aktivitete tė tjera.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara