HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Citaku, nga Prishtina mė e bukura shqiptare nė Amerikė

Miss shqiptarja nė Botė - Amerika 2005

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

16 vajza nga diaspora shqiptare ne gare per kuroren. 17- vjeēarja nga Prishtina, Buēe Ēitaku, zgjidhet fituesja ne "Miss shqiptarja ne Bote - Amerika 2005"

SPEKTAKEL MAHNITES

"Tribeca Performing Arts Center" NY: Mbyllja e kėtij viti - nė komunitetin tonė, SHBA-sė, ende po vazhdon tė ndodhet nė qendėr tė vėmendjes sė aktiviteteve, tė shkrimeve tė shtypit dhe ato elektronike. Nė Nju Jork, mė 11 nėntor 2005 nė qendrėn mė atraktive tė spektakleve nė Manhattan, nė "Tribeca Performing Arts Center" organizuar nga kompania "BotaPromotions", e cila organizoi spektaklin mė tė madh tė bukurisė dhe artit nė botė: " Miss shqiptarja nė botė - "Amerika 2005".

"Miss shqiptarja nė Botė - Amerika 2005"

Miss shqiptarja 2005, NY

Njė spektakėl i njohur ky qė po mbahet pėr tė dytin vit - nė qytetin mė tė zhvilluar tė botės, qytetin e 12- milion banorėve nė New York-un. Kėtu po bėhet traditė tė zhvillohet spektakli i bukurisė sė vajzave mė tė bukura shqiptare, duke mbledhur disa dhjetra bukuroshe, por edhe njė numėr tė madh shikuesish. "Miss Shqiptarja nė Botė, " Amerika 2005", u organizua po nga Bota Promotions me president , z Dervish Jahjaga, gazetar e publicist, redaktor pėrgjegjės i gazetės kombėtare Bota Sot, pėr SHBA-s. Kompania, Bota Promotions, e cila, realizoi edhe edicionin e kaluar me sukses tė madh nė spektaklin e bukurisė tė vajzave shqiptare, mblodhi edhe kėsaj radhe jo vetėm bukurinė nga diaspora e vendlindja, por, edhe shumė artistė tė njohur, e disa nga figurat mė eminentė tė biznesit, politikės artit e kulturės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe njė publik korrekt dhe i zjarrtė.

Miss shqiptarja 2005, NY

"Miss shqiptarja nė Botė - Amerika 2005", nė Nju Jork, ftoi nė garėn e bukurisė sė vajzave shqiptare nė Amerikė, 16- vajza shqiptare tė zgjedhura nga SHBA-s, Kanadaja, Shqipėria, Kosova, e disa trevat e tjera shqiptare, si dhe diaspora nė Europė. Ato u paraqitėn nė njė spektakėl mahnitės, i cili, gjithsesi ka entuziasmuar sė tepėrmi rreth me qindra shikues, tė cilėt, me njė ndjenjė tė thellė pėr artin dhe muzikėn e bukurinė, treguan edhe kėsaj herė se janė admirues tė apasionuar pas kėsaj gjinie. Spektaklin e moderuan shumė bukur Miss Kosova - Miss Albania Agnesa Vuthaj dhe Labinot Gashi - Labi - nga show i Televizionit 21- "Op Op Njeri". Koreografe e kėtij spektakli ishte balerina e njohur shqiptare nga Broadėay Shoė Oriada Islami, ndėrsa kostumografe stilisteja Mariana Eski. Spektalin e mbrėmshėm e kanė madhėshtuar edhe mė shumė duke e bėrė si njė natė tė paharrushme argėtimi muzika, e nė veēanti kėngėtarėt qė "rrėmbyen" menjėherė publikun e zjarrtė, kėngėtarėt Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Lirie Dedvukaj.

Miss shqiptarja 2005, NY

Miss shqiptarja 2005, NY Paraqitja e 16 - vajzave nė spektakėl pėrmes defilimeve binte nė sy menjėherė duke dalluar bukurin e tyre, qė e bėri shumė tė "vėshtirė" edhe punėn e jurisė.

Ky spektakėl pati katėr defilime njėri mė i bukur sesa tjetri, thanė specialistėt qė e ndoqėn. Sfilata e parė ishte ajo me veshje me motive kombėtare, mė pas e ndoqėn edhe tre defilimet e tjera: I Love NY, veshje bikini dhe veshje solemne. Vajzat me bukurinė dhe lėvizjet e tyre nė skenė shoqėruar nga ndriēimi vezullues dhe muzika ritmike, e kthyen spektaklin nė njė festė tė madhe kulturore nė "Tribeca Performing Arts Center

Pėrzgjedhjen e vajzave e bėri juria nė pėrbėrje tė z. Gazmend Kajtazi, kryetar, pėrfaqėsues i Bota Promotion nga Prishtina, Zudi Karagjozi, biznesmen, Ali Zalli, profesor, Jehona Brunēaj, Miss Shqiptarja nė Botė 2004, Ylber Dauti, avokat, Afėrdita Rakipi, aktiviste, Ilir Kasneci, drejtor fotografie nė TVSH, Sal Haxhibrahimi, afarist, Elvir Muriqi sportist, Mariana Eski, piktore dhe fashion dizajner si dhe Ardian Grezda, disanjer.

Miss shqiptarja 2005, NY

Sipas jurisė, Miss shqiptarja nė botė - Amerika 2005 u zgjodh Buēe Ēitaku, e cila u zgjodh edhe Miss Fotozhenia, Shoqėruesja e parė dhe Miss Publiku u zgjidh Albulena Muriqi, ndėrsa Shoqėruesja e dytė u zgjodh Fioralba Ēuni, nga Tirana me vendbanim nė Belgjikė.

Miss shqiptarja 2005, NY

Organizatori, pėr mė tė bukurėn ndau shpėrblimin prej 3000 dollarė dhe njė fustan ekskluziv nga kreatorja e modės Enkelejda Shatri ("Lady Fashion), Prishtinė. Shoqėruesja e parė u shpėrblye me 1000 dollarė, ndėrsa shoqėruesja e dytė me 500 dollarė. Nė fund, kurorėn dhe lentėn e misit, fitueses ua dorėzuan "Miss Shqiptarja nė Botė - Amerika 2004", Jehona Brunēaj dhe afaristi e aktivisti i njohur i komunitetit, Harry Bajraktari.

Miss shqiptarja 2005, NY

Pas pėrzgjedhjes sė jurisė, doli nė skenė Presidenti i Bota Promotions Z Dervish Jahjaga i cili i falenderoi me perzemėrsi, vajzat konkuruese, drejtuesit e spektaklit, publikun tė mrekullueshem, kėngėtarėt dhe donatorėt. "Spektakli, tha zoti Jahjaga, ka premisa se nė vijushmėri do tė arrijė edhe suksese mė tė mėdha".

Miss shqiptarja 2005, NY

Spektakli "Miss shqiptarja nė Botė - Amerika 2005", ka si sponsorizues kompanitė shqiptaro - amerikane dhe shumė biznesmen, miq tė artit e kulturės nė diasporė:

Miss shqiptarja 2005, NY

Sponsor Gjenaral: Albanian-American Media Center.

Sponsorė tė artė: Kosova Airlines, Bajraktari Management, Kara Homes, Fiorino Ristorante, Famous Famiglia, Xhim Xhema, Quality Fence of Peekskill, Gruda Limousine 1-888-304-7832

Miss shqiptarja 2005, NY

Sponsorė tė argjendtė: Shala Company – Winterthur - Cyrih, Benjamin Maintenance, LDK pėr Amerikė, Phoenix Fly – Cyrih, Restaurant Salmen - Kole Komani - Shlieren Vlora Shala, Kosovatours ,Dr. Hasan Ademaj, Avokati Ylber Dauti, Shaban Arif Gashi, Lemi Krreku, Two Star Café, Ilir Bunjaku, Teitel Brothers, “The Meadows”, Milazim Pulatani, Elmi Berisha, Sal Haxhibrahimi, Haledon Travel, Albanian Drivers at Greenwich Taxi, Skėnder Perolli, All State Scafolding.

Miss shqiptarja 2005, NY

Sponsorė tė bronztė: Kosovafilm, Zef Balaj, Gurra Café, Universal Locksmith, Albanian Yellow Pages, Biancardis Meat, Dominick’s Restaurant, Mario’s Restaurant, Emilio’s Restaurant, Umberto’s Clam House, Gjokė Deēki, Mėrgimtari, Nik Kajtazi, Nebi Kaba, Louis Overseas, Alb Usa, Ars Design Group – Prishtinė, Lumi Restaurant, Avokati Sabri Gjoni, Dren Deva, Rigoleto Restaurant

Miss shqiptarja 2005, NY

Sponsor medial: Radio Televizioni 21, Gazeta “Bota Sot”, Gazeta “Zėri Ditor”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara