HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbas 20 ditëve vdiq në Miçigan edhe babai i viktimës Pal Imeri, 45 vjeç

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Poezia e të cilit është e përfshirë edhe në antologjine poetike amerikane: "America at the millenium (the best poems and poets of the century).

ROYAL OAK - Detroit(MI): Vetem 20 dite kane kaluar qe kur nje familje emigratesh shqiptar me banim te perhereshem ne Michigan(SHBA) perjetoje tragjedine e madhe qe ndodhi ne familjen Imeri nga Gjakova(Kosove). Aksidenti i 23 - janarit mori jeten e femijes 12- vjeçare Mhill (Mikey) Imeri. Femija pas aksidentit me gjithe perpjekjet e medha te mjekeve, duke i'u nenshtrua nje operacioni te gjate 7 - 8 ore ne koke, jetoi ne gjendja kome vetem 10- dite, deri sa vdiq ne spitalin "Greater Detroit Hospital-Medical Centers" (GDHMC). Ne varrimin qe u zhvillua ne varrezat qytetare moren pjese, rreth nje mije njerez.

Dhe pase 20 ditesh i aksedentuari tjeter pjestar i se njejtit aksident dhe i se njejtes familje, babai i viktimes se pare te ketij aksidenti tragjike Pal Imeri 45 vjeçare, teksa dergjej per me shume se nje muaj ne shtratin e vdekjes ne Spitalin "St.Joseph" ne qytetin Clinton Township ne Michigan, behet e ditur se vdiq dhe u varros ne kete qytet. Vdekja e parakohshme e tij eshte nje humbje e madhe per familjen , per shoket dhe miqte per gjithe bashkesine shqiptare ne Amerike, per te gjithe ata qe e njohen nga afer , per krijuesit letrare, ne radhet e te cileve u fut me vullnet e dinjitet. Komuniteti shqiptar humbet nje nga aktivistet e flakte te çeshtjes kombetare. Viktima la pas gruan Rushen dhe dy vajzat - vajza e madhe Hana 15-vjeçare dhe ajo e vogel 2-vjeçare Mire.

Mhill Imeri Aksidenti qe mori jeten e babe e bir

Diten e diel, me 23 janar 2005, ne oren 2.00 te pasdites, ne nje dite me mot shume te keq, nje familje shqiptaro-amerikane kater anetareshe, ka pesuar nje aksident tragjik ne qytetin Beverli Hills – Detroit (Miçigan). Aksidenti ka ndodhur, kur familja Imeri, Pali, babai i tre femijeve 45-vjeçar, djali i tij 12-vjeçar Mhilli, vajza e madhe Hana 15-vjeçare dhe ajo e vogel 2-vjeçare Mira, teksa po ktheheshin nga pjesemarrja e tyre ne nje meshe fetare ne kishen "Zoja e Jone Shqiptare Pajtore" ("Our Lady of Albanians Parish"). Ata, ndoshta edhe nga ndikimi i levizjes se automjetit ne kushte te veshtira natyrore, jane perplasur ne kryqezim me nje kamion, i cili mendohet se u ka prere rrugen.

Ne rrugen Schoenherr - Sterling Heights, Detroit, Miçigan, ndersa po ktheheshin nga kisha, vetem rreth 2.5 kilometra larg saj, autovetura e tipit "Plymouth", drejtuar nga 45-vjeçari Pal Imeri, rreshqet me shpejtesi nen pjesen e prapme te nje kamioni te tipit "GMC". Autovetura ka mundur te hyje deri te ndejtesja e pare, ku qendronte 12-vjeçari Mhill Imeri, nen kamion. Shoferi i autovetures, Pal Imeri, ka pesuar thyerje kockash dhe demtime te tjera ne trup, se bashku me te bijen 15-vjeçare, e quajtur Hana. Vajza 2-vjeçare, e quajtur Mira, ka shpetuar per mrekulli.

Burime nga vend ngjarja

Marjan Cubi, i afert i viktimes, tregon per gazeten "Metropol" se, "dita po kalonte e mrekullueshme, deri kur ne momentin (oren 2.00 P.M te pasdites me kohen e Miçiganit), ndodhi aksidenti tragjik, qe shenoi nje te vdekur (nje femije 12-vjeçar) dhe tre te plagosur rende, po nga e njejta familje shqiptare, familja Imeri nga rrethina e Gjakoves, Kosove. Te plagosurit e tjere jane Pal Imeri, 45 vjeç, ne gjendje "shoku", e bija Hana, 15 vjeç, akoma nen regjimin e spitalit dhe Mira, 2 vjeç, jashte spitalit. Jeta e tyre nuk eshte me ne rrezik. Me kete rast, me gjithe perpjekjet e medha te mjekeve, na tha ai, femija 12-vjeçar, Mhill (Mikey) Imeri, pasi iu nenshtrua nje operacioni te gjate 7 ore ne koke, jetoi ne gjendja kome 10 dite dhe vdiq ne spitalin "Greater Detroit Hospital-Medical Centers" (GDHMC).

Kush ishte Pal Imeri?

Pal Imeri lindi ne kantundin Berdesan te Gjakoves ne vitin 1960.Femijerinee kaloi ne vendlindje nen perjetimin e pushtuesit serb. Ne vitin 1981 detyrohet te leshoje Kosoven. Vendoset fillimisht ne Gjemani ku jeton e punon per 5 vjet. Ne vitin 1966 emigroi ne SHBA-s, ku per disa vite jetoi e punoi ne Nju Jork, dhe, qe nga viti 2001 u vendos ne Michigan me gruan dhe tre femijet.

Megjithe deshiren e madhe, Pali nuk mundi te shkollohej ne nivel universitar. Fale talentit shkolla nuk u be pengese qe te merrej me krijimttari. Qe ne bankat e shkolles se Gjakoves, Pali u'a lexonte varrgjet e tij shokeve. Ne Amerike boton dy libra me vjerrsha: "Malli per Atdhe" ne vitin 1998 dhe nje vit me vone ne anglisht librin"Hope chest", ne te cilin ndodhet poezia "Thank You America", Poezia e te cilit eshte e peefshire edhe ne antollogjine poetike amerikane: " America at the milennium(the best poems and poets centry). Ky ishte nje vlersim inkurajues, qe Pali te shkruaj edhe tekste kengesh ne anglisht, per grupe muzikore amerikane. Libri me vjersha"Pushka e Dardanise" eshte libri i tij e trete.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara