HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


POLITIKA E THIKĖS FETARE

-- nga Gjergj Buxhuku, Shekulli, 02.08.2005

Gjergj Buxhuku Tashmė qė jemi nė kulmin e pėrpjekjeve tė fituesve tė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005 pėr formimin e kabinetiti qeveritar, po ndeshim pėrsėri shfaqjen e politikės nė formėn e thikės fetare. Pėrfaqėsues tė partive tė ndryshme mundohen t’i veshin kėrkesat e tyre mbase edhe tė ligjshme pėr poste qeveritare, nėn petkun fetar dhe rivalitetit ndėrfetar. Nuk ia vlen tė zgjatemi kėtu pėr tė vėrtetuar sesa nė tė vėrtetė pėrfaqėsojnė individėt ose forcat politike tė mėsipėrme institucionet fetare qė ata pretendojnė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė tė ndėrgjegjėsohemi se nė asnjė rast kėrkesa tė tilla nuk mund tė shkojnė nė dobi tė shtetit dhe kombit shqiptar, nėse pa asnjė doganė adresohen nė media pa asnjė kufizim. Natyrshėm brenda pėr brenda kancelarive politike ia vlen qė kėrkesa tė tilla tė diskutohen dhe tė merren parasysh, por nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė dilet nė ēastin e parė tė mosrėnies dakord nė media. Veprimi i kundėrt, qoftė edhe nisur nga qėllimi i mirė dhe shprehur nga individė patriotė, nė mėnyrė direkte ēon ujė nė mullirin e armiqve historikė tė kombit shqiptar.

Duke i veshur edhe formimit tė qeverisė kėrkesėn pėr harmonizim fetar, ne pranojmė para tė gjithė botės se nė Shqipėri paska njė problem dhe pėrplasje tė tillė. Nėse gjykimi vazhdon mė tutje, duke ditur se nė letra Shqipėria ėshtė vend me shumicė myslimane, del qė komuniteti kristian paska probleme me shumicėn. Nė kėtė luftė atėherė mund tė pranohet njė aleancė pėr hir tė kristianizmit ndėrmjet katolikėve dhe ortodoksėve shqiptarė tė pėrfaqėsuar pas shkaktėrrimit tė kishės shqiptare tė Fan Nolit, nga klerikėt grekė. Perėndimi nga ana e tij, nė kushtet e luftės sė hapur kundėr fondamentalizmit mysliman do tė ishte shumė mė i kėnaqur qė nė Shqipėri tė kishte statukuonė e sotme, ku pushtetin e vėrtetė ekonomik dhe politik nė vend e kanė pikėrisht klanet oligarke greke. Pėrfundimisht, arsyetohet edhe nė planin fetar sundimi ekonomik dhe politik grek nė Shqipėri. Ēka po ndodh sot me dashje apo pa dashje, nė politikėn shqiptare ėshtė gatuar me mjeshtėri pikėrisht nga pėrfituesit e drejtėpėrdrejtė tė kėsaj gjendjeje: grupet ekonomike, politike dhe fetare tė Athinės.

Njė grumbull ngjarjesh qė kanė ndodhur para dhe pas zgjedhjeve tė 3 korrikut ashtu si rastėsisht nga veriu nė jug, po mundohen tė shkatėrrojnė atė ēka ėshtė nė thelb mė e mrekullueshmja e vetė kombit shqiptar: mirėkuptimin ndėrfetar. Si rrallė herė nė historinė botėrore, shqiptarėt kanė ditur tė ndajnė edhe nė shekujt e errėsirės mesjetare nė mėnyrė tė shkėlqyer ndjenjėn kombėtare nga ndjenja fetare individuale. E para, ka qenė pėrkatėsia kombėtare e shqiptarėve, gjithēka tjetėr vinte pas saj. Edhe vetė shteti shqiptar u ndėrtua nė dy themele bazė, pra nė mbizotėrimin e ndjenjės kombėtare dhe bashkėjetesėn e mrekullueshme tė shqiptarėve tė feve tė ndryshme. Pikėrisht atė ēka armiqtė shekullorė tė shqiptarėve nuk kanė mundur ta bėjnė nė shekuj, po pėrpiqen nė mėnyrė paradoksale dhe perfide ta bėjnė sot. Ata e dinė se nėse fusin fitilat e ndarjes fetare, rrėnojnė njėrin nga themelet shtetit tė shqiptarėve, duke krijuar kushtet pėr ta mbajtur minimalisht nė gjendje jo tė qėndrueshme dhe pėr tė patur mė pas tė gjitha kushtet pėr tė ndalur zhvillimin ekonomik dhe social tė tij. Ashtu si rastėsisht, nė mėnyrė tė pėrsėritur vidhen kishat ortodokse nė jug, nė gazeta dhe fjalime tė ndryshme politike hidhen dhe bėhen insinuata pėr emėrime institucionale nė baza fetare. Shto edhe kėrkesat e sotme pėr ndarje postesh politike mbi baza fetare. Gjithēka ndodh nė vendin qė kurrė nuk ka njohur diskriminime mbi baza fetare.

As nė vitet e para tė pavarėsisė, as nė vitet 20 tė luftės pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, as nė kohėn e mbretėrisė pėr tė mos diskutuar nė periudhėn e ateizmit tė sforcuar deri nė ekstrem tė sistemit komunist. Nuk ėshtė aspak ēudi qė dikujt i nevojiten kėta elementė tė pėrgatitjes sė njė lufte qė kurrė nuk ka ndodhur nė tokat shqiptare. Dhe nuk ka si tė mos na shkojė mendja qė fitilat e ndezjes sė luftės fetare ndėrmjet shqiptarėve hidhen nga armiqtė tanė historikė nė ēaste tė tilla me rėndėsi madhore tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, pavarėsisė sė Kosovės. Tė mos harrojmė se lufta e brendshme bazuar nė ndarjen ndėrfetare edhe pse pėr ne mund tė duket si njė pėrrallė e dėgjuar diku larg nė kohė dhe distancė, ėshtė njė nga elementėt mė tė mirėnjohur pėr kabinetet politike dhe qytetarėt e thjeshtė tė vendeve tė zhvilluara qė vendosin pėr fatet e popujve dhe kombeve tė vegjėl. Tė gjithė kanė parasysh luftėn nė Bosnje tė zhvilluar pothuaj krejtėsisht mbi baza fetare. Kėshtu mund tė vazhdojmė mė tej nė Lindjen e Mesme, Pakistan, Indi, atentatet nė Londėr dhe Nju Jork etj. Nuk ka argument mė tė thjeshtė pėr t’u kuptuar pėr diplomacinė botėrore pėr paaftėsinė ose rrezikshmėrinė e shqiptarėve pėr tė ndėrtuar shtet, sesa t’u tregosh me fakte sado tė vogla dhe tė sajuara se nė Shqipėri pėrveē krimit tė organizuar, mafias ndėrkombėtare, korrupsionit, mungesės sė zgjedhjeve tė lira, varfėrisė ka edhe probleme ndėrfetare.

Ata shumė mė lehtė e kanė tė pranojnė pėr konfliktet ndėrfetare, sesa tė kuptojnė realitetin pothuaj unik nė botė pėrfshi edhe ata vetė, tė tolerancės sė jashtėzakonshme fetare tė kombit tė shqiptarėve. Ndėrkohė qė e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Tė gjitha klanet dhe grupet qė formohen nė Shqipėri kapin ose kėrkojnė tė marrin poste qeveritare dhe pėrfitime ekonomike nuk krijohen mbi baza tė pėrkatėsisė fetare, por vetėm mbi baza tė pėrfitimeve materiale tė ligjshme dhe tė paligjshme qofshin ato. Ka vetėm njė pėrjashtim me rregullin e mėsipėrm dhe ky ėshtė pikėrisht grupimi i politikanėve dhe biznesmenėve grekė sė bashku dhe fatkeqėsisht me kryepeshkopin e kishės ortodokse shqiptare tė importuar nga Greqia. Siē duket ėshtė pikėrisht ky grupim, pėr hir tė sė vėrtetės mjaft homogjen, qė mbase mund tė jetė edhe krijuesi dhe pėrfituesi i drejtpėrdrejtė i grumbullit tė ēuditshėm tė ngjarjeve tė rėnda me karakter fetar, qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė vend. Shpeshherė duke pėrdorur nė mėnyrė tė pavetėdijshme edhe vetė politikėn shqiptare, qė nė njė masė tė madhė tė etur pėr pushtet nuk llogarisin asgjė dhe janė tė gatshėm tė djegin gjithēka edhe ēatinė e tyre tė pėrbashkėt. Politika shqiptare e ēdo krahu, tė jetė shumė e kujdesshme nė hedhjen e helmit fetar nė ēfarėdo forme. As edhe hija mė e vogėl nuk duhet lejuar t’i hidhet diamantit tė mrekullueshėm shqiptar nė tė gjitha trojet kombėtare: bashkėjetesės shekullore ndėrfetare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara