HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOMPLEKSET SHQIPTARE PĖR KOSOVĖN

-- nga Gjergj Buxhuku, Shekulli, 23.10.2005

Gjergj Buxhuku Kur vlerėson shprehjet publike tė politikės pėr statusin e Kosovės, nuk mund tė mos ndihesh keq. Shikon njė ndjenjė tė fuqishme kompleksi qė shfaqet me njė nėnvleftėsim pothuaj tė plotė tė rolit tė Shqipėrisė, duke ja kaluar pėrgjegjėsinė e plotė tė zgjidhjes vetėm vendimeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Gabim fatal, qė mė pas shoqėrohet me deklarata tė pastudiuara qeveritare dhe nė mungesėn e plotė tė pėrpjekjes mė tė vogėl pėr tė ndihmuar gjysmėn e kombit, qė sot mė shumė se kurrė ka nevojė.

Pėr tė kuptuar se Shqipėria ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe anasjelltas, nuk ka nevojė tė mendohemi gjatė. Mjafton tė kujtojmė se ēfarė ndodhi nė zgjedhjet e 3 korrikut. Ndokush mund tė pyesė se si ėshtė e mundur qė bashkėsia ndėrkombėtare, qė thėrret aq shumė pėr standarde demokratike, mban qėndrimin e shurdh-memecit kur vjen fjala pėr problemet dhe mėnyrėn e zhvillimit tė proceseve zgjedhore shqiptare. Probleme qė nė fakt, nėse do tė vlerėsohen me kėndvėshtrimin e standardeve, vetėm demokratike nuk mund tė quheshin. Shkaku i njė qėndrimi tė tillė ishte vetėm pėrafrimi i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve: statusi pėrfundimtar i Kosovės. Ndėrkombėtarėt nė planet dhe strategjitė e tyre afatgjata i kanė parasysh shqiptarėt shumė mė tė bashkuar, sesa atyre vetė nuk u shkon nė mendje. Zgjidhjet qė jepen nė kancelaritė e vendeve tė zhvilluara tė botės, nė thelbin e tyre i konsiderojnė shqiptarėt si komb i bashkuar, pavarėsisht formave shtetėrore tė paraqitjes.

Dhe kjo ėshtė e natyrshme, kur kihet parasysh se vlerėsimet e bashkėsisė ndėrkombėtare bėhen nė mėnyrė globale. Fakt ėshtė qė pėr fatin e mirė, tashme interesat e tona pėrputhen me ato tė shteteve mė tė fuqishme tė botės, ku mbi tė gjitha vlerėsohen interesat e SHBA-sė dhe botės anglosaksone nė pėrgjithėsi. Nė mėnyrė sistematike diplomacia e vendeve tė mėsipėrme ka punuar nė vitet e fundit pėr tė dhėnė zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme pėr Kosovėn. Natyrshėm edhe pengesat, si pasojė e interesave tė kundėrta tė shteteve tė tjerė, kanė qenė dhe pritet tė jenė tė mėdha. Gjithēka ėshtė zhvilluar me ngadalė duke arritur tashmė nė pikėn qė njė pjesė e madhe e vendeve, tė cilat historikisht janė kundėrshtarė tė shqiptarėve, tashmė nuk shprehen kundėr pavarėsisė sė mundshme tė Kosovės. Fitore e jashtėzakonshme pėr tė gjithė kombin shqiptar, por deri nė ēastin kur kjo do tė bėhet realitet dhe fjala ėshtė pėr maksimumi pranverėn e vitit 2006, pėr tė mos thėnė mė shpejt.

Nė kushte tė tilla dilte jashtėzakonisht e rėndėsishme qė shteti shqiptar tė bėnte tė paktėn njė shėrbim tė domosdoshėm pėr pavarėsinė e Kosovės: tė ruante me ēdo kusht stabilitetin e shtetit, pavarėsisht respektimit apo jo tė standardeve zgjedhore. Analiza e tė gjithė faktorėve ēonte nė pėrfundimin se vazhdimi i qeverisjes nga forca politike nė pushtet prej dy mandatesh radhazi, mund ta ēonte vendin nė rrėmuja sociale dhe deri rėnie institucionesh, tė provuara me vepra nė vitin 1997. Njė gjė e tillė do tė ēonte nė njė goditje nė zemėr tė gjitha pėrpjekjeve tė diplomacisė ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės. Armiqve tė shqiptarėve do t’u jepej edhe njė herė argumenti aq shumė i pėrhapur, se shqiptarėt nuk janė tė aftė pėr tė ndėrtuar shtet.

Sepse, kur nuk janė tė aftė ta bėjnė ende shqiptarėt e Shqipėrisė, qė kanė pothuaj i shekull, qė tė janė tė pavaruru tė paktėn teorikisht, mendo se ēfarė mund tė ndodhė me shqiptarėt e Kosovės me eksepriencė shtetformuese tė barabartė me zero. Pėrfundimisht, qėndrimi dhe presioni i ndėrkombėtarėve kryesisht mbi politikėn qeverisėse shkonte drejt ruajtjes me ēdo kusht tė stabilitetit edhe nė kushtet kur procesi zgjedhor do tė ishte jashtė standardeve minimale demokratike. Siē duket, ata e kishin tė qartė se shqiptarėt pėr shumė e shumė arsye nuk e kishin mundėsinė tė realizonin njėkohėsisht edhe zgjedhje demokratike nė Shqipėri edhe pavarėsinė e Kosovės. Prakticiteti i ndėrkombėtarėve nė kushte tė tilla kaloi drejt zgjidhjes hap pas hapi tė ēėshtjes shqiptare. Fillimisht pavarėsia e Kosovės dhe mė pas vendosja e demokracisė nė Shqipėri. Kjo tregon pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme tė Shqipėrisė pėr Kosovėn, shumė mė tepėr sesa vetė ne e pėrfillim veten.

Por deri kėtu jemi vetėm nė pikėn kur ndihmojmė Kosovėn, duke mos i prishur punė. Njė pozicion nė thelb i turpshėm, ndėrkohė qė bėhet fjalė pėr vetė tė ardhmen e tė gjithė shqiptarėve pa pėrjashtim. Kėtu ėshtė shpjegimi logjik i gabimit tė deklaratės sė qeverisė shqiptare, qė futet nė dhėnien e pėrcaktimit tė formės sė statusit. Ndėrkohė, qė asnjė prej vendeve kryesore tė bashkėsisė evropiane nuk ėshtė shprehur ne e fillojmė pazarin me 2 nivele mė poshtė se maksimumi, qė ėshtė bashkimi nė njė shtet tė vetėm. Ne duhet t’i shpjegojmė bashkėsisė ndėrkombėtare me tė gjitha format se ndarja e kombit shqiptar nė vitin 1913 ishte edhe shkaku i vėrtetė i varfėrisė dhe mungesės sė stabilitetit tė vazhdueshėm, qė ndodh jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri. Janė pikėrisht faktorėt ekonomikė dhe njerėzorė tė pėrgjysmuara artificialisht, qė pėrbėjnė ekzistencėn e njė kombi qė janė shkaku i paqėndrueshmėrisė sė vetė shtetit shqiptar.

Ėshtė njė pikė kritike burimesh ekonomike dhe njerėzore qė pėrcakton edhe kushtin e ndėrtimit tė njė shteti tė vėrtetė. Shqiptarėt nuk e kanė patur asnjėherė kėtė pikė kritike. Varfėria ekonomike ėshtė njė kusht vendimtar dhe i pandryshueshėm nė kohė pėr shtetformimin. Kjo do tė thotė se, qė tė kemi qėndrueshmėri tė vėrtetė dhe afatgjatė nė trevat shqiptare pa pėrjashtim, kombi shqiptar duhet t’i rilidhen gjymtyrėt e shkėputura njerėzore, natyrore dhe gjeografike. Nėse ėshtė kusht qė pėr hir tė gjeostrategjisė globale nuk mund tė ndryshojnė kufijtė gjeografikė, atėhere duhet qė ‘de facto” kombi shqiptar duhet tė jetė i bashkuar mbi tė gjitha ekonomikisht.

Vetėm kėshtu nė Shqipėri dhe Kosovė mund tė shpresojmė pėr shtet tė qėndrueshėm dhe demokratik. Tė marra veē e veē asnjė nuk i ka mundėsitė pėr tė qenė i tillė. Kjo ėshtė gjuha diplomatike e cila duhet pėrpunuar institucionalisht dhe nė mėnyrė akademike. Kėshtu duhet tė paraqitemi pėrpara ndėrkombėtarėve, sepse ata e kuptojnė njė gjuhė tė tillė shkencore. Aletatėt kanė nevojė pėr ndihmėn tonė jo vetėm pasive, por edhe aktive me sa kemi mundėsi. Dhe kaq gjė kemi mundėsi ta bėjmė pa komplekse. Arsyetimi i mėsipėrm tė ēon nė pėrfundimin se variantet e statusit tė Kosovės duhet tė fillojnė me bashkimin me Shqipėrinė. I dyti ėshtė Kosova shtet i pavarur, qė tė jetėsojė tregun ekonomik natyror tė pėrbashkėt tė shqiptarėve. Nėse kėrkohet pavarėsi e kufizuar pėr Kosovėn e mira do tė ishte, qė e njėjta gjė tė ndodhte edhe pėr Shqipėrinė dhe rajonin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara