HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zhgėnjimi ballkanik 61

PĖRVJETORI I NJĖ STRATEGJIE DHE STRATEGJITĖ E KONCEPTEVE TĖ QĖLLIMSHME

-- nga Shefqet Dibrani, Illyria 28/12/2005

Shefqet Dibrani 1.
Pėrvjetori i 16-tė i LDK-sė u festua pa prezencėn e kryetarit, pėrkatėsisht themeluesit si dhe pa asnjėrin nga themeluesit e saj sepse ata qė i mbeten besnik konceptit dhe strategjisė politike tė LDK-sė qė moti kanė kaluar mėtanė, atje ku nuk flitet, pėrkatėsisht nė botėn e amshueshme, tė tjerėt lakuan dhe ky lakim ėshtė bėrė nga njė klan tjetėr vdekatarėsh tė cilėt kanė mbetur si kufoma tė gjalla, tė cilėt nga shpati i bėjnė sehir njė koncepti qė e patėn pėrqafuar dhe zoti e di pėr ēfarė interesash janė larguar. Largimi si largim s’ka gjė tė keqe pėr tu kritikuar po sikur tė mos i bėnin keq, tė mos e pengonin dhe tė mos e sabotonin veprimin e mirė tė kėsaj lėvizje masive e cila me tė gjitha mangėsitė e saja mbetet lėvizja mė progresive nė hapėsirėn kosovare dhe pėrgjithėsisht ballkanike.

Gjithsesi pėrvjetori i LDK-sė mbetet i dhembshėm pėr vet faktin e gjendjes shėndetėsore tė kryetarit tė saj i cili aktualisht ėshtė edhe kryetar i Kosovės, kurse ky vend po shkon drejt proceseve tė mėdha pėr tė definuar pavarėsinė e saj, kurse "pavarėsia" ishte moto themelore e LDK-sė qė nga themelimi i saj. Pavarėsisht nga mohimi dhe injorimi qė i bėhet kėsaj motoje politike, roli i LDK-sė jo vetėm nė Kosovė por nė tėrė Ballkanin Perėndimor ėshtė i pakontestueshėm dhe nuk mund tė mohohet ashtu siē po mohohet vazhdimisht qoftė nga mediumet informative e qoftė nga individ e titullar tė ndryshėm.

Nė vazhdėn e kėtyre mohimeve mund tė llogaritet edhe Televizioni i Kosovės i cili edhe pas kaq vitesh ka sjellje hileqare ndaj LDK-sė e kjo hile manifestohet sidomos kundėr dr. Ibrahim Rugovės dhe partisė qė udhėheq ai. Ky televizion dha sekuenca nga manifestime duke i bėrė njė qasje pozitive ndodhisė, nė anėn tjetėr kishte ftuar nė intervistėn (qė bėhet nė ditarin e lajmeve), njėrin nga themeluesit e saj dr. Ibrahim Berishėn i cili edhe vet e pranoi se kishte qenė aksidentalisht nė themelimin e saj sepse ai kurrė nuk qenka marrė me politikė dhe as qė paska qen synimi i tij.

Pėr arsye morale nuk po e zbėrthej kėtė deklaratė mė tutje sepse ėshtė e dhembshme pėr natyrėn e intelektualit dhe analistit tė ēėshtjeve politike me tė cilat rreket Ibrahim Berisha, por mė befasoi pse RTK-ja nuk kishte ftuar ndonjėrin nga udhėheqėsit e kėsaj partie pėr ti pyetur pėr arritjet dhe synimet e tyre, dhe mė nė fund pse jo edhe pėr dėshtimet e LDK-sė, pėrkatėsisht pėr ēalimet e tejdukshme nė organizimin dhe strukturimin e administratės sė brendshme dhe profilizimin e saj politik si njė parametėr pėr tė pėrmbushur nocionin e demokracisė pėr tė cilėn rrekemi tė gjithė.

Nė Kosovė, pėrgjithėsisht ndėr shqiptarėt nuk mė ka rėnė tė dėgjoj se ndonjėri nga politikanėt pasi ka rėnė nga posti udhėheqės, paska mbetur pran konceptit politik qė ka mbllaēitur sa ishte funksionar i saj, pastaj pak e mė pak dėgjoj fjalė tė mira dhe personalitete qė dinė tė dallojnė shapin nga sheqeri, pėrkatėsisht tė flasin pėr anėt pozitive, pėr progresin qė i ka sjellė shoqėrisė ky apo ai koncept i organizuar, tė flas me dinjitet pėr arritjet dhe progresin qė ka pasur shoqėria dhe krejt nė fund tė flas edhe pėr mangėsitė dhe tė metat qė e kanė shoqėruar njė koncept tė organizuar, njė program dhe platformė politike qė ka pėrmbajtur kjo apo ajo parti duke mos anashkaluar as LDK-nė e cila barti barrėn e pėrgjegjėsisė atėherė kur rrotulloheshin e rrokulliseshin konceptet e mėdha, jo vetėm brenda shoqėrisė kosovare por nė tėrė boshtin komunist tė lindjes.

Me gjithė mangėsitė e shumta LDK-ja si njė organizatė si njė lėvizje masive e ka rolin e saj tė pakontestueshėm pėr ndryshimin e konceptit nė shoqėrinė shqiptare, pastaj ndikimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės u ndie edhe nė Tiranė ku roli i saj pėr shembjen e komunizmit tė atjeshėm ėshtė i pashmangshėm, ėshtė specifik dhe tejet progresiv, prandaj analistėt dhe ata qė mėtojnė tė shkruajnė historinė duhet t’i kenė parasysh kėto gjėra qė i theksuam.

Gjithsesi pėrvjetori i 16-tė i LDK-sė simbolizon pėrpjekje e sakrifica qė e prosperuan konceptin unitarist drejt konceptit demokratik qė me pak meremetime dhe me mė pak lustrime shoqėria shqiptare do tė shkon drejt njė koncepti tė njėmendėt demokratik mė tė pėrparuar i cili do tė reflektonte jo vetėm nė vendet e rajonit por ndikimi i atij koncepti do tė jetė evident edhe nė qarqet e Unionit Evropian dhe pėrgjithėsisht nė tė gjitha organizatat dhe organizmat botėrore qė merren me ēėshtjen e Ballkanit Perėndimor.

2.
Prishtina ėshtė kryeqyteti i Kosovės dhe qyteti mė i rėndėsishėm shqiptar pasi nė te janė tė koncentruar struktura dhe organizata ndėrkombėtare jo vetėm pėr ta menaxhuar politikėn dhe sigurinė e Kosovės, por pėr ta mbajtur nė pėrkujdesje tėrė Ballkanin Perėndimor pjesė e tė tė cilit janė edhe Shqipėria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Gjithsesi Prishtina mbetet qyteti mė i pa organizuar nė kėtė rajon pasi qė popullsia e saj ėshtė tre apo katėrfishuar pas Luftės sė Kosovės. Sot, peshėn e saj e rėndon prezenca e mekanizmit ndėrkombėtar i cili ka zėnė pjesėn globale tė objekteve ku administron paqen dhe lirinė qytetare, pastaj shumė organizata qeveritare e jo qeveritare, shoqata humanitare e zyra pėr ndėrmjetėsim duke mos i anashkaluar edhe ato zyra dhe seli diplomatike qė kanė tretmanin e ambasadave dhe konsullatave tė shteteve pėrkatėse. Prishtina si qendėr qytetare nuk ka mundėsi pėr tė pėrballuar njė invadim kaq tė pėrshpejtuar siē i ndodhi asaj nė kėto vitet e pasluftės.

Pastaj meremetimi i infrastrukturės sė shkatėrruar, i rrugėve dhe rrjetit telefonik, ujėsjellėsit dhe ai elektrik ėshtė njėri nga problemet qė nuk i ka tė gjitha defektet nė pushtetin aktual, dhe as nė ato qeverisje qė i pat Prishtina qė nga mbarimi i luftės. Defektet e paramenduara shkojnė pak mė tutje dhe ndeshėn nė politikėn e sabotazhit dhe tė menaxhimit tė dobėt nė sistemin komunist qoftė nga vet faktori sllav apo aparati administrativ tejet i dobėt qė udhėhiqej nga shqiptarėt luajal tė asaj politike. Pastaj u dashen ca kohė pėr ta bindur edhe shėrbimin administrativ se ėshtė i paaftė pėr t’i zgjidhur problemet e grumbulluara tė cilėt po me atė avaz e kanė filluar edhe pasluftėn e demokracisė nė administratėn e Prishtinės dhe pėrgjithėsisht tė Kosovės.

Por, Prishtina nuk ėshtė qytet, ai mbetet njė fshat i paorganizuar ku dominojnė lagjet dhe fiset patriarkale pėr ta administruar fshatin, ashtu siē veprojnė sot administratat rajonale pėr ta udhėhequr kėtė qendėr me pretendime qytetare. Prishtina nuk ka dhe as posedon shoqėri qytetare, as nuk e ka tė organizuar hierarkinė e asaj shtrese qė mund tė quhet qytetar i Prishtinės, sepse qyteti nuk i ka lagjet e saja tė veēanta ku do tė dallohej ajo shtresa qytetare e cila mund tė ruhej edhe nga invadimi fshatarak qė ėshtė dyndur dhe po dyndet nė Prishtinė.

Prishtina menaxhohet nga fshatarėt e ardhur nė kėtė qytet, madje nėse mund tė thuhet se nė zgjedhjet lokale qė i mban Kosova ku secili rreth a qytet i zgjedh strukturat e veta, duke pėrfshirė prefektin dhe administratėn tjetėr, Prishtinės i duhet t’i zgjedh klanet e njėrit regjion apo tė tjetrit por kurrė nuk ka zgjedhur qytetarin e saj kryetar tė qytetit. Ky qytet nuk ka as shoqata dhe as parti politike qytetare qė do tė mbronin interesin e qytetarisė, por qytetar i saj dhe prefekti do tė vijnė gjithmonė nga rrethet, nga provincat gjė qė Prishtina edhe pėr njė kohė do tė mbetet fshati mė i paorganizuar qė ka infrastrukturėn mė moderne dhe qė ka koncentrim mė tė madh tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare duke filluar nga strukturat e NATO-s, OKB-sė, OSCE-sė e tė tjera.

Pa dyshim Prishtina mbetet shembulli mė tipik se si mund tė ndėrrohet struktura etnike e njė vendi nga dyndjet e mėdha, qofshin kėto edhe nga lėvizjet e popullsisė tė fshatrave pėr rreth saj, prandaj mund tė themi se nė Prishtinė nis dita me bojkot e mbyllet mbrėmja me thashetheme.

3.
Gazetaria e Kosovės, dhe institucionet pėrkatėse arsimore, kulturore e tjetėr fare pėrgjithėsisht udhėhiqen nga jokosovarėt. Nėse kėtė eveniment e pėrmendim atėherė do tė biem nė njė konflikt tė pashmangshėm, do tė shprushen thashetheme, do tė intrigohen vet tė intriguarit dhe tė frustruarit nė kėtė eveniment klanor. Po thuajse tė gjitha mediat nė Kosovė i drejtojnė jokosovarėt tė cilėt nė shumicėn e rasteve i atakojnė institucionet e Kosovės qė kanė dalė nga vota e popullit, por hazardet e kėtij marifeti sikur kanė mision e qėllim tė caktuar pėr tė bėrė trysni, injorime dhe mohime vlerave tė mirėfillta qofshin ato letrare apo artistike dhe qė bėhen e krijohen nga vet kosovarėt. Kėto veprime janė tė shumta dhe dita mė ditė pėrfolėn nė Kosovė duke ndier edhe pėrgjegjėsinė e kėtij privilegjomi, ngase nė asnjė qendėr tjetėr duke e pėrfshirė edhe Tiranėn kosovarėt nuk gėzojnė ndonjė privilegj a tretman pėr t’u theksuar, por nė Prishtinė dhe kudo nė Kosovė ka sa tė duash shembuj pėr tė mirė nė tė kundėrten e asaj qė ndodhė nė Tiranė, Tetovė a diku tjetėr.

Nėse shqetėsimet tashmė tė tejdukshme tė kosovarėve shqyrtohen mbi parimet e lėvizjeve tė emigracioneve dhe popullsive drejtė njė vendi tjetėr, do tė vėrehet se endacakėt, pėrkatėsisht emigrantėt shėnojnė progres dhe pėrparim nė vendet e reja ku kanė mėsyrė pėr t’u ngulitur, ngase ata do tė investojnė kohė dhe mund pėr t’i realizuar qėllimet e veta. Nė kėtė sfond lėvizesh kudo nė botė por sidomos nė Evropė do tė ndihen pėrkrahjet e pushteteve qė u japin ardhacakėve jo aq sa pėr t’i integruar se sa pėr ti manipuluar, pėrkatėsisht pėr tė depėrtuar mė mirė dhe mė sigurt pushteti shtetėror nė jetėn kulturore dhe tė organizuar tė kolonive dhe enklavave tė emigracionit dhe emigracioneve tė popullsisė.

Sidomos privilegjimi i tillė ėshtė manifestuar te shtetet e vendeve komuniste veēmas te ish Jugosllavia e cila gjithkund nė vendet politike dhe tė administratės, si dhe tė institucioneve kulturore e arsimore i ka privilegjuar jokosovarėt tė cilėt pėrparonin edhe brenda natės, mė pastaj ata do tė rekrutojnė kryesisht njerėzit e afėrm dhe tė familjes apo ato struktura kosovarėsh qė ishin bėrė vasal i pushtetit serb nė Kosovė, e qė pastaj sė bashku pėr tu ndier mė tė sigurt nė misionet e tyre nė dobi tė pushtetit qė i ka avancuar. Edhe stimulimet dhe mundėsit e shkollimit kryesisht barteshin te kjo shtresė ardhacakėsh luajale e cila gradualisht do tė ngjitet nė funksione shtetėrore me peshė nga e cila pastaj do tė dirigjojnė politikėn, kulturėn dhe tė gjitha zhvillimet qofshin kėto arsimore, edukative qė i ka njė vend.

Trajtimi i kėsaj ēėshtje sa delikate aq edhe tė dhimbshme e bėnė Kosovėn vendin mė tragjik pėr tė besuar nė zhvillimin e pėrshpejtuar dhe nė ndryshimin e konceptit ekzistues, sepse siē thamė shtresa tjetėr mė e privilegjuar nė kėto institucione publike mbetet infrastruktura luajale e ish pushtetit komunist serb dhe ajo e aparatit represiv qė ushtroi dhunė permanente nė saje tė propagandės sė keqe qė udhėhiqej kryesisht nga bij komunistėsh tė cilėt kanė dal edhe nga Lufta e Kosovės pa therė nė kėmbė, madje mė tė privilegjuar dhe shumė mė tė pasuruar se sa qė mendohej. Sot nė Kosovė, ata janė drejtues tė mediave dhe propagandės kosovare kurse redaktorėt dhe kryeredaktorėt zakonisht janė tė ardhur nga pjesė tė tjera tė Etnisė Shqiptare pėr tė emancipuar demokracinė kosovare.

4.
Nė demokratizimin e Kosovės njė rol tė veēantė ka luajtur feja e cila deri nė mbarimin e Luftės sė vitit 1999, po thuajse ka qen plotėsisht nė funksion tė idesė dhe tė ruajtjes sė identitetit kombėtar. Por me dyndjet e Organizatave Jo Qeveritare, veēmas nga vendet e Lindjes sė Afėrt sikur i kanė dhėnė kahe tjetėr besimit dhe fesė e cila tani mė nė Kosovė po drejtohet nga sheik e klerik me pikėpamje tė ndryshme. Madje identitetit kulturor tė fesė islame iu ka ndryshuar pikėpamja duke humbur gjurmėt e asaj qė i thuhet tradicionale.

Roli i kėtyre organizatave ka njė prapavijė dhe njė qėllim tė tejdukshėm por qė ia ka arritur qėllimit pėr t’i dhėnė kahe sa mė fundamentaliste fesė islame nė Kosovė, kurse Bashkėsia Islame e Kosovės sikur u bė njė seli e kėtyre pikėpamjeve tė ashpėrsuara me njė prapavijė qė sherri do t’i lexohet kėtu e njėqind vjet mė pas.

Nė kuadėr tė kėtyre veprimeve dhe vrapimeve marramendėse sikur me qėllim iu ka krijuar hapėsira manovrimit klerit ortodoks tė Kishės Ortodokse Serbe i cili ėshtė mjaftė aktiv, por qė stimulohet edhe nga boshti Ortodoks i Lindjes. Roli negativ i klerit ortodoks po stimulohet edhe nga menaxhimi i dobėt i politikės kosovare si dhe i grupeve dhe qarqeve me seli nė vendet Evropiane tė cilat sikur pėr inat tė Amerikės e kanė sforcuar rolin e Kishės Ortodokse Serbe.

Sot nė Kosovė manovrojnė me dhjetėra shoqėri e grupime tė tjera qė pėrfaqėsojnė sekte e besime tė vogla por qė kanė qėllime pėr tė ngatėrruar proceset demokratike pėr tė cilat ka nevojė Kosova. Nė kėto gara marramendėse sikur del nė pah trysnia e pashmangshme qė i ėshtė bėrė elementit katolik shqiptar, madje ky element ėshtė injoruar edhe nga qendra tė mėdha katolike me famė botėrore. Pse ėshtė bėrė gjithė kjo propagandė pėr t’u bėrė kaq i padukshėm roli i Kishės Katolike Shqiptare nuk do aq koment pasi qė mendimi katolik nė Kosovė do ta ndihmonte kėtė vend mė mirė, mė shumė dhe mė sigurt drejt integrimeve evropiane dhe mė gjerė.

Ky realitet po mbytet edhe nga njė mori shkrimtarėsh e publicistėsh injorant tė cilėt sikur udhėheqin "kolonėn e shtatė" nė Ballkanin e trazuar qė po pėrmbytet nga zhgėnjimet e pafundme?!...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara