HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Do t‘i kthej ambasadės nė SHBA krenarinė e kohės sė Konicės

-- nga Edit Harxhi

Edit Harxhi Shkrimet pėr rolin e grekėve dhe CIA-s nė vitin 1997 nuk janė mendimi im, por vetėm pasqyrim i atyre ēfarė thanė mediat greke, amerikane, italiane, angleze tė asaj kohe.

Ato janė shkrime akademike dhe duhen lexuar drejt. Kjo ėshtė pėrgjigja e Edit Harxhit, emrit tė ri tė propozuar nga qeveria pėr tė pėrfaqėsuar diplomacinė tonė nė Amerikė. 33-vjeēarja nuk e ndjen veten aspak tė "vogėl" pėr njė detyrė tė tillė. "Shqipėria ka pasur dy kryeministra mė tė vegjėl se unė", thekson ajo nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn. Bashkėshorti juaj ėshtė me kombėsi turke.

Mediat dhe opozita e ka pėrdorur kėtė si njė arsye pse ju nuk duhet tė jeni pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė Washington?

- Unė kam mbaruar studimet nė vitin 1996 nė Britaninė e Madhe pėr Shkenca politike dhe Marrėdhėnie ndėrkombėtare. Pas pėrfundimit tė studimeve jam kthyer nė Shqipėri. Gjatė studimeve tė mia, qė prej vitit 1992, jam njohur me njė djalė nė Edimburg tė Skocisė, i cili ishte me nėnshtetėsi dhe kombėsi turke. Ai ishte nė Edimburg pėr tė mbrojtur doktoraturėn nė Gjenetikė. Nė atė kohė merrte pjesė nė ekipin qė ka bėrė klonimin e parė nė botė, tė deles "Dolly". Pra im shoq ėshtė shkencėtar nė radhė tė parė. Megjithatė, pėr fat ky djalė me shtetėsi dhe kombėsi turke kishte nėnė me origjinė shqiptare, prej Manastirit.

Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se ne jemi njohur nė Edimburg, njė vend neutral, pa asnjė lidhje as Turqinė, as me Tiranėn. Unė nuk arrij tė kuptoj si mund tė etiketohet, apo t’i vihen epiteti njė personi i cili martohet me njė tė huaj. Nė rastin tim, pėr fat tė mirė, ai i huaj, jo vetėm qė ėshtė me origjinė tė vjetėr shqiptare nga njėra anė, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe nėnshtetas shqiptar. Im shoq nė mes tė vitit 1997 ka marrė nėnshtetėsinė shqiptare. Kėshtu qė kur jemi martuar zyrtarisht, nė gusht tė vitit 1997, im shoq ishte me nėnshtetėsi shqiptare. Kjo hedh poshtė edhe arsyen, tė paktėn mediatike, qė ėshtė hedhur kohėt e fundit pėr largimin tim nga shėrbimi diplomatik.

Pse ka qenė nėnshtetėsia e burrit tuaj njė arsye pėr largimin tuaj nga ambasada nė Ankara nė vitin 1998?

- Nuk ėshtė kjo, por dikush nė media ka thėnė se origjina e bashkėshortit tim mund tė ketė ndikuar nė largimin tim nga diplomacia shqiptare.
- Atėherė cila ka qenė arsyeja e vėrtetė e largimit nga ambasada?
- Unė jam bėrė pjesė e diplomacisė shqiptare nė tetor tė viti 1996, sapo u ktheva nga Britania e Madhe. Nė prill tė vitit 1997 kam marrė emėrimin pėr tė punuar nė ambasadėn shqiptare nė Ankara. Isha jashtėzakonisht e pėrkushtuar ndaj diplomacisė, edhe pėr faktin se isha njė ndėr diplomatet e pakta me shkollė nė Shqipėri. Dhe nė momentin kur tė gjithė shqiptarėt largoheshin, unė kthehesha. Nė mars tė vitit 1998, nė ambasadėn shqiptare nė Ankara ka ardhur njė shkresė nga Ministria e Jashtme nė tė cilėn kėrkohej kthimi im nė atdhe. Nė prill tė vitit 1998, erdha nė Tiranė dhe takova drejtorin e personelit nė Ministrinė e Jashtme. Ai nuk mė tregoi motivacionin e kthimit tim nė Tiranė. Mė tha se nuk ka asnjė lloj motivacioni. I thashė se "Ēfarė duhet tė bėj tani, ku do tė filloj punė?
Pėrgjigja ishte: "Edit, ti bėn mirė tė bėsh njė pushim tė gjatė". Kėrkova edhe njė takim me ministrin e Punėve tė jashtme pėr tė marrė motivacionin e kthimit nė atdhe, por pėrgjigja qė mora ishte: Ministri nuk ka kohė t’ju takojė.
Ēfarė bėtė pas largimit nga Ministria e Jashtme?
- Mbaj mend qė pas dy javėsh jam kthyer sėrish nė Ankara. Fillova studimet e doktoraturės pėr Marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Universitetin e Ankarasė.

Pėrveē origjinės sė bashkėshortit tuaj ju jeni akuzuar, ose mė saktė ka disa shkrime dhe botime tė firmosura nga ju ku flitet pėr njė komplot greko-komunist ndaj Shqipėrisė nė vitin 1997. Ndėr tė tjera ju pėrmendni edhe njė ndikim negativ tė CIA-s gjatė atyre muajve nė Shqipėri. A e bėn kjo kandidaturėn tuaj jo fort adekuate pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė SHBA?

- Unė kam shkruar shumė shkrime. Gjatė 15 viteve tė fundit jam munduar tė bėhem njė studiuese e historisė, e shkencave politike, e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe sidomos pėr politikėn e jashtme tė rajonit. Kėshtu qė nė tė gjitha shkrimet e mia po tė lexohen, do tė vihet re shumė qartė se janė akademike. E veēanta midis shkrimit akademik dhe shkrimit publicistik qėndron nė atė qė nė shkrimin akademik citohen autorėt. Merren citime tė ndryshme dhe nuk ka interpretime personale, por vetėm interpretime shkencore tė ēėshtjeve. Pikėrisht kjo ka ndodhur edhe me tė gjitha shkrimet e mia. Kam shkruar pėr Kosovėn, kam shkruar pėr ēėshtjen nė rajon nė ato vite, kam shkruar edhe pėr rolin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė rajon.

Dhe cili ka qenė ky rol nė shkrimet tuaja nė rastin e Shqipėrisė?
Absolutisht pozitiv. SHBA ėshtė aleati mė i fortė i Shqipėrisė dhe do tė mbetet i tillė nė mėnyrė tė padiskutueshme.
Nga ana tjetėr, viti 1997 ėshtė njė moment historik nė Shqipėri. Unė do tė doja qė viti 1997 tė studiohej nga politologė dhe jo thjesht tė shkruhet nga publicistė tė radhės. Duhet tė jetė njė termė studimi botėror dhe tė jepen mendime shkencore. Pikėrisht kėtė jam munduar tė bėj edhe unė. Shkrimet e mia tė vitit 1997 janė shkrime studimore. Shkrimi pėr tė cilin kėtu ėshtė bėrė bujė e madhe ėshtė njė shkrim ku unė kam cituar median greke. Ai ėshtė rreth 40 faqe, sigurisht qė ju e kuptoni se njė shkrim 40 faqe nuk ėshtė publicistik, por akademik. Nė atė shkrim citohen shtypi dhe media greke, italiane, amerikane, turke, angleze, pra janė tė gjitha citime. Interpretimet e tjera nė atė shkrim janė interpretime pikėrisht mbi bazėn e kėtyre thėnieve, citimeve qė unė kam marrė. Unė kam bėrė njė hulumtim shkencor. Askush deri sot nuk ka marrė tė hulumtojė se ēfarė ka thėnė shtypi i huaj pėr ngjarjet e vitit 1997 nė Shqipėri.
Pra atje nuk ėshtė mendimi juaj, por njė rezyme e shtypit tė huaj?
- Pikėrisht. Eshtė vetėm shtypi i huaj, ēfarė kanė shkruar tė huajt. Unė jam njė studiuese e politikės amerikane nė Ballkan dhe jam favorite e saj. Kjo edhe pėr faktin tjetėr se nė studimet e mia nė Britaninė e Madhe, unė i pėrkas shkollės sė mendimit konservator, si mendim politik. Kėshtu qė kjo mė bėn edhe mė tepėr pro amerikane.

Ju nuk keni qenė nė Shqipėri, tė paktėn pėr 7-8 vitet e fundit. Pra jeni e shkėputur, tė paktėn fizikisht nga jeta shqiptare. Ju do tė shkoni tė pėrfaqėsoni, nė rast se ju do tė dekretoheni nga Presidenti, pikėrisht kėtė realitet nė SHBA. A ėshtė ky njė problem pėr ju dhe cili do tė jetė vizioni juaj pėr diplomacinė shqiptare nė Amerikė?
- Nė radhė tė parė unė mendoj dhe studioj mbi politikėn amerikane nė Ballkan. Aktual ėshtė roli i SHBA nė Kosovė. Kėtė e them pėr vetė faktin qė unė kam pesė vite qė punoj nė Kosovė pranė organizmave amerikanė, UNMIK-ut, por kam pasur edhe njė bashkėpunim shumė tė mirė me zyrėn amerikane nė Prishtinė gjithė kėtė kohė. Kur sheh rolin e SHBA nė Ballkan dhe sidomos nė Kosovė e kupton fare qartė qė SHBA ėshtė pa diskutim aleati ynė kryesor. Dhe ky aleat ka qenė historikisht, qė me presidentin Wilson, i cili ishte diplomati kryesor qė bėri qė Shqipėria tė pėrfaqėsohej nė Lidhjen e Kombeve nė vitin 1920. Kjo politikė ka vazhduar gjatė gjithė kohės dhe mendoj se do tė jetė po aq e gjatė sa ka qenė edhe historia. Nga ana tjetėr, zhvillimi i marrėdhėnieve nuk bėhet mbi bazėn e asaj qė prek dhe qė shoh unė sot nė Shqipėri. A eci nė rrugė, apo si janė rrugėt e Shqipėrisė. Zhvillimi i marrėdhėnieve ėshtė nga njėra anė konceptual dhe nė anėn tjetėr njė shprehje e politikave tė kėtyre dy vendeve pėrkrah njėri-tjetrit.

Pėrderisa politikat e kėtyre dy vendeve janė tė shkėlqyera, atėherė edhe kėto marrėdhėnie do tė jenė tė shkėlqyera. Nė rast se unė do tė dekretohem, do tė punoj me pėrkushtimin mė tė madh pėr zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane. Unė mendoj qė njė nga kahjet e mira, pėrsa i pėrket kėtyre marrėdhėnieve pėrveē senatit, Kongresit, Departamentit tė Shtetit, Shtėpisė sė Bardhė dhe qarqeve tė tjera zyrtare tė SHBA, do tė jem e fokusuar shumė edhe pėr nga lobi shqiptar nė Amerikė. Dihet qė lobi shqiptaro-amerikan ėshtė lobi mė i fuqishėm sot nė botė. Unė mendoj dhe nė rast se do tė dekretohem, do tė punoj qė ta kthej ambasadėn shqiptare nė Washington nė shtėpi tė lobit shqiptar nė Amerikė. Ambasada do tė jetė e hapur pėr tė gjithė miqtė e Shqipėrisė, nė Senatin amerikan, nė Shtėpinė e Bardhė dhe nė tė gjitha instancat amerikane.

Dua tė shtoj edhe diēka tjetėr. Ambasada shqiptare nė Washington ka njė tė kaluar tė hershme shumė tė ndritur. E kam fjalėn pėr kohėn e Faik Konicės. Konica ėshtė edhe ambasadori i parė i yni nė SHBA. Ajo ēka bėri Konica, me eruditizmin e tij, me akademinė e tij tė pėrgjithshme dhe me dashurinė e tij, sepse nuk mund tė jesh njė diplomat i mirė po nuk dashurove vendin tėnd, ėshtė qė brenda njė viti tė bėhej dekan i trupit diplomatik nė SHBA. Pra pėrfaqėsuesi i njė vendi tė vogėl si Shqipėria tė bėhet dekani i trupit diplomatik nė SHBA. Dhe ishte njė ndėr dy personat pėr tė cilėt presidenti i asaj kohe, Wilson, i priste pa sekretari nė Shtėpinė e Bardhė. Personi tjetėr ishte Fan Noli. Unė do tė punoj, nė rast se do tė dekretohem nga Presidenti dhe do tė akreditohem nga shteti amerikan, nė kthimin e atij nderi qė ka pasur ambasada shqiptare nė kohėn e Konicės.

- Sfidat dhe idetė duken shumė tė mėdha. Por e kundėrta e njė diplomateje karriere ėshtė mosha juaj. Ju jeni 33 vjeē dhe do tė duhet tė pėrfaqėsoni Shqipėrinė nė SHBA. A ėshtė ky njė problem pėr ju dhe njė zgjidhje jo fort e mirė?
- Mendoj qė mosha ime 33 vjeē absolutisht nuk pėrbėn problem. Shqipėria ka pasur dy kryeministra qė kanė qenė edhe mė tė rinj se unė nė moshė. E dyta, vendet me demokraci tė brishtė, qė janė vendet e Evropės Lindore, aktualisht pėrfaqėsohen me diplomaci tė re, pra me diplomatė tė rinj. Po tė shihni trupin diplomatik tė vendeve tė Evropės Lindore, qė dolėn nga perdja e hekurt gjatė 15 viteve tė fundit, i kanė diplomatėt e rinj. Kjo sepse kanė futur njė frymė krejtėsisht tė re. Mua nuk mė sfidon aspak detyra, do tė jem unė, nė rast se do tė mė jepet mundėsia, ajo qė do tė sfidoj detyrėn.

Pėr shkrimet anti-Greqi?
"Nė shkrim nuk ėshtė mendimi im. Eshtė vetėm shtypi i huaj, ēfarė kanė shkruar tė huajt. Unė jam njė studiuese e politikės amerikane nė Ballkan dhe jam favorite e saj. Kjo edhe pėr faktin tjetėr se nė studimet e mia nė Britaninė e Madhe, unė i pėrkas shkollės sė mendimit konservator, si mendim politik". Pėr moshėn shumė tė re "Mendoj qė mosha ime 33 vjeē absolutisht nuk pėrbėn problem. Shqipėria ka pasur dy kryeministra qė kanė qenė edhe mė tė rinj se unė nė moshė. E dyta, vendet me demokraci tė brishtė, qė janė vendet e Evropės Lindore, aktualisht pėrfaqėsohen me diplomaci tė re, pra me diplomatė tė rinj".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara