HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LĖNGIMI I SHKODRĖS

-- nga Eugjen Merlika

Eugjen Merlika “Shkodrėn plakė e gjeta edhe mė tė lodhur, me zėrin e humbur e shpresat e fikura. Shkodra dukej sikur jetonte agoninė e shuarjes sė saj, tė njė fundi qė le mbrapa vetėm kujtime pėr ata qė e deshėn dhe e duan...”

Kjo pjesėz, nga njė shkrim i tė nderuarit profesor Sami Repishtit, tė ngjall njėherėsh trishtim e zemėrim, habi e dhimbje. Duket sikur ky shkrim bėn fjalė pėr njė epokė tė largėt, njė ēast tė zhytur nė terrin e kohėve, kur turmat e fiseve barbare kthenin nė tym Evropėn romake, duke shkatėrruar njė qytetėrim tė plakur qė kishte humbur aftėsinė tė mbrohej e tė luftonte.

Njė qytet pa shpresa ėshtė si njė njeri pa shpresa, njė qėnie qė humbet buzėqeshjen, gjallėrinė e syve, qė endet si njė skelet pa formė nė njė hapėsirė tė pacaktuar e qė tė ngjall trishtim. “Shpresa ėshtė e fundit qė vdes” thotė njė proverb italian, por nė rastin tonė, nė rastin e Shkodrės, vdekja duket se ka pllakosur mė parė shpresat. Ndjen dhimbje kur mendon se njė qyteti i janė fikur shpresat, aqė mė tepėr kur me atė qytet kanė qenė lidhur shpresat e njė populli tė tėrė. Nė netė tė gjata tė errėsirės sė kohėve ai qytet, me humorin e tij, mbante gjallė shpirtėrat e shqiptarėve, tė cilėve historia e shorti ju rezervuan pak, shumė pak ēaste tė bukura, nė tė cilat tė mund tė ėndėrrohej. Njė nga kėto ēaste ishte 14 janari 1990, kur demostrata e parė e madhe e Shkodrės loce lajmėronte agimin e afėrt tė njė kohe pa diktaturė.

Sot, mbas trembėdhjetė vitesh, njė hapėsirė kohe e papėrfillshme pėr moshėn e qytetit mė nė zė tė historisė sė Vendit tė Shqipeve, nė fillimin e njė qindvjetori qė premton paqe e harmoni nė vend tė luftrave e urrejtjes tė trashėguara nga paraardhėsit e tij, Shkodra lėngon. Ajo, qyteti i historisė e i legjendės, i shqiptarizmit e i kulturės, i njerėzve gazmorė e tė ēiltėr, ėshtė sot e topitur e nė pritje. Duket se era e re e globalizimit i ka kaluar anash e nuk don qė t’a pėrfshijė. E dėshmojnė kėtė udhėt e trotuaret e prishura, pellgjet e ujit kur bie shi, mungesa e korrentit, gangrena e pashėrueshme e Shqipėrisė “moderne”, turmat e tė rinjve pa punė qė bredhin rrugėve tė saj, ftohtėsia e mungesa e besimit ndaj Shtetit, politikės e pėrfaqėsuesve tė tyre. Shkodra ndihet e braktisur, e lėnė mėnjanė, e harruar edhe se ishte mėsuar tė kishte kryet e vendit nė tė gjitha sofrat e mėdha tė historisė sė shqiptarėve. E kishte fituar kėtė nderim nė sajė tė pėrkushtimit tė bijve tė saj ndaj ēėshtjes sė kombit e formimit tė vetėdijes sė tij e meritave tė tyre nė kulturėn e kėtij populli.

Cilido qė njeh sado pak tė shkuarėn e kėtij qyteti, madhėshtinė e shkėlqimin e tij nė kohė tė ndryshme tė historisė si kryeqendėr mbretėrish, pashallėqesh e vilajetes qė shtriheshin deri nė zemėr tė Ballkanit, dritarja nga hynte sado pak qytetėrimi Perėndimor, habitet se si kjo periudhė, qė solli demokracinė mbas rrėzimit tė diktaturės sė fundit komuniste nė Evropė, qe aqė e kursyer me tė. Habia kthehet shpejt nė zemėrim e ky shtohet kur shikon ndryshimet mes Shkodrės e bregdetit jugor tė Shqipėrisė ose mes saj e kryeqytetit. Éshtė e vėrtetė se nė kėtė sistem ekonomik qė po mundohemi tė sendėrtojmė ėshtė nisma vetiake ajo qė duhet t’i paraprijė zhvillimit ekonomik, ėshtė ajo qė duhet tė krijojė pasurinė, njė pjesė tė sė cilės e administron Shteti qė duhet tė mendojė njėsoj pėr tė gjithė qytetarėt e tij. Tek ne Shteti aktual, pra Qeveria socialiste ka vepruar nė bazė tė njė mendėsie tė trashėguar “klasore”, duke derdhur paratė nė ato pjesė tė Vendit, ndaj tė cilave ishte nė borxh pėr pushtetin qė ato i kishin dhėnė nė atė vit tė mbrapshtė1997.

Zemėrimi i kalon pėrmasat e zakonshme kur kuptohet haptas se Shkodra po paguan pasojat e shpirtit tė saj demokratik, tė dashurisė pėr lirinė, tė antikomunizmit tė saj tė njohur. Populli i Shkodrės, i cili gjatė gjysėm shekulli komunizmi zyrtar, qe ai qė u komunistizua mė pak se tė tjerėt, qė i bėri qėndresė diktaturės e ligjeve tė saj mė shumė se tė tjerėt, nuk e meriton njė trajtim tė tillė. Ky fakt duhet tė shqetėsojėtė gjithė ata qė e duan Shqipėrinė demokratike njė vend tė lirė e tė zhvilluar, sepse agonia e sotme e Shkodrės ėshtė pasqyrė e asaj tė Shqipėrisė, qė nuk mund tė njehsohet vetėm me pamjet qė bujarisht na ofron TV shqiptar, pėr tė na bindur se gjithshka shkon nė rregull, sepse takohemi me pėrfaqėsuesit e ndryshėm tė Evropės apo ShBAsė, se gjoja po luftojmė trafiqet e se kemi marrė pjesė nė koalicionin kundėr Sadamit.

“Mos e vrisni Shkodrėn time!” lutet me zė tė lartė, nga thellėsia e zemrės sė lėnduar, zoti Repishti. Tė lėnduara nuk janė vetėm zemrat e shkodranėve, tė tilla duhet tė ndihen dhe ato tė gjithė shqiptarėve dashamirės tė pėrparimit tė vendit tė tyre. Pėr mė tepėr ajo thirrje duhet tė prekė qeveritarėt e sotėm, por edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Evropės, nė tė cilėn duam tė hyjmė. Apo nė heshtje dhe ata mendojnė se antikomunizmi duhet tė ketė njė ēmim pėr t’u paguar ende sot?

Shkodra sot mė sjell ndėrmend Berlinin, e rrethuar me mure e tela me gjemba, dyzet vite mė parė. Ishte ai avanposti i Botės sė lirė nė trupin e “Perandorisė tė sė keqes”, e si i tillė i dėnuar nga kjo e fundit me njė veēim tė detyruar nga ajo Botė. Atėhere njė President i ri e guximtar i asaj Bote, para gjysėm miljoni berlinezėsh pohonte se ishte krenar tė thonte “Jam qytetar berlinez”.

Sot mė duket e udhės tė thuhet :

“Jena tė gjithė shkodranė.”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara