HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diplomati zvicerian Jean-Jacques de Dardel flet pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e statusit tė saj

“Kosova do tė ketė njė lloj pavarėsie”

-- nga Enver Robelli, Bernė

Enver Robelli Shefi i sektorit tė parė politik nė Ministrinė e Jashtme tė Zvicrės deklaron se do ketė bisedime tė komplikuara deri nė shpalljen e pavarėsisė

Debati pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė intensifikuar dukshėm ditė e fundit. Pas prezantimit tė raportit tė Komisionit Ndėrkombėtar pėr Ballkanin, ku rekomandohej mėvetėsia shtetėrore e Kosovės, e cila do tė arrihej nė katėr faza, kėtė javė edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė konkretizuar planet pėr rregullimin e statusit tė Kosovės.

Nė debatin pėr tė ardhmen e Kosovės tashmė ėshtė kyēur edhe Zvicra, me tone befasisht tė reja. Nė njė bisedė me agjencinė zviceriane tė lajmeve SDA, shefi i sektorit tė parė politik nė Ministrinė e Jashtme tė Zvicrės, Jean-Jacques de Dardel, deklaroi se nė fund tė procesit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės do tė pasojė “njė lloj pavarėsie”. Deri atėherė, sipas tij, do tė zhvillohen bisedime tė komplikuara. “Vetėm njė zgjidhje pozitive pėr serbėt dhe pėr shqiptarėt e Kosovės, njė situatė kur tė dy palėt do tė fitojnė, mund t’i sjellė stabilitet rajonit”,- tha De Dardel. Kėrkimi i njė zgjidhjee tė tillė pritet tė fillojė muajt e ardhshėm. Bashkėsia ndėrkombėtare pret nga Beogradi dhe Prishtina qė tė sqarojnė raportet mes tyre. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr statusin e Kosovės, por edhe pėr mbrojtjen e pakicave, shkruan SDA.

De Dardel, i cili ėshtė njėri prej diplomatėve kryesorė tė Zvicrės, tha se Ministria e Jashtme nė Bernė i kushton njė rėndėsi tė madhe procesit politik nė Kosovė dhe dėshiron ta shoqėrojė atė nga afėr. “Ekziston gatishmėria qė diplomacia zviceriane tė vihet nė shėrbim tė pajtimit mes serbėve dhe kosovarėve”, - tha De Dardel.

Nė kėtė kontekst agjencia e lajmeve SDA citon kryeministrin e Kosovės Bajram Kosumi, i cili nė njė bisedė me gazetėn “Tages Anzeiger” ka deklaruar se e konsideron Zvicrėn si vend tė pėrshtatshėm pėr bisedime mbi ēėshtjen e statusit. Kosumi llogarit se Prishtina dhe Beogradi nė vjeshtė do tė fillojnė bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės.

Deri mė tani Serbia ka refuzuar tė bisedojė mbi pavarėsinė e Kosovės dhe angazhohet pėr njė kompromis. Formula e Beogradit ėshtė: “Mė pak se pavarėsi, mė shumė se autonomi”. Njėkohėsisht Serbia kėrkon angazhim ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e pakicave. De Dardel tha se janė tė domosdoshme “garanci absolute”. Pėr diplomatin zvicerian ėshtė e qartė se “statusi dhe standardet demokratike” nė Kosovė pėr diplomacinė evropiane do tė jenė nė krye tė rendit tė ditės nė pjesėn e dytė tė kėtij viti.

De Dardel, i cili ėshtė edhe koordinator i Zvicrės nė Paktin e Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, pėrkujtoi se zemėrimi i njerėzve nė Kosovė nuk ka tė bėjė vetėm me ēėshtjet e pazgjidhura politike. “Papunėsia nė mesin e tė rinjve arrin nė 70 pėr qind. Do tė zgjasė shumė derisa tė pėrmirėsohet situata”. Nė kėtė drejtim Zvicra, sipas tij, do tė angazhohet nė njė aspekt afatgjatė. “Nuk ka kornizė kohore” pėr praninė nė Kosovė,- tha ai. Angazhimi ushtarak, diplomatik dhe zhvillimor do tė vazhdojė edhe pėr disa vite. Nė kuadėr tė KFOR-it, Zvicra ka dėrguar nė Kosovė mbi 200 ushtarė. Nė mars mandati i kompanisė Swisscoy ėshtė pėrtėrirė sėrish.

Kosova, pėrparėsi pėr Zvicrėn
“Kosova do tė ketė pėrparėsi nė politikėn e jashtme tė Zvicrės”,- tha De Dardel. Kontaktet me Kosovėn janė rritur nga disa gjenerata: “Pothuaj secila familje kosovare ka lidhje me Zvicrėn”. Nga ana tjetėr, Serbia dhe Zvicra gjenden nė grupin e njėjtė nė Bankėn Botėrore dhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

Agjencia SDA shkruan se pėrkundėr rėndėsisė sė madhe qė Zvicra i kushton Kosovės dhe Serbisė, deri mė tani pothuaj asnjė pėrfaqėsues i vendit nuk ėshtė shprehur nė lidhje me statusin e ardhshėm tė Kosovės. De Dardel deklaroi se kjo heshtje nuk mund tė kuptohet si kundėrthėnie: “Pėr dallim nga aktorėt e mėdhenj nė skenėn ndėrkombėtare siē janė BE-ja dhe OKB-ja, ne jemi tė detyruar qė pėrherė tė arsyetojmė. Ne kemi pėrfytyrime precize“.

Me sa duket, pjesė e kėtyre pėrfytyrimeve precize tė Zvicrės ėshtė edhe organizimi i njė takimi mes politikanėve tė Ballkanit gjatė dy javėve tė para tė qershorit nė Gjenevė. Gjatė kėtij takimi pritet t’ia japin dorėn njėri-tjetrit edhe kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova dhe ai serb Boris Tadiq (?). Sė paku Rugova ka paralajmėruar njė mundėsi tė tillė, pasi me javė kishte refuzuar tė bisedojė me Tadiqin. Pas presionit tė shtuar ndėrkombėtar dhe paralajmėrimit tė administratorit Sųren Jessen-Petersen se ėshtė duke kėrkuar njė vend tė pėrshtatshėm pėr t’i takuar Rugovėn me Tadiqin, kryetari i Kosovės ndėrroi mendjen dhe tani ėshtė i gatshėm ta takojė Tadiqin edhe para “njohjes sė pavarėsisė nga Serbia”, siē kishte kėmbėngulur mė parė. Njė propozim tjetėr nga ai i diplomatit De Dardel pėr Kosovėn ėshtė bėrė javėn e kaluar nga Komisioni pėr politikė tė jashtme i Dhomės sė Dytė tė Parlamentit zvicerian (Ständerat). Anėtarėt e Komisionit kanė pėrkrahur praninė ushtarake tė Zvicrės nė Kosovė dhe kanė bėrė thirrje qė “pa asnjė paragjykim tė diskutohet ēėshtja e ndjeshme nėse paqja nė Kosovė mund tė realizohet sipas modelit tė tanishėm tė bashkėjetesės etnike apo mė shumė pėrmes ndarjes gjeografike-etnike”.

Shekulli, 21/05/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara