HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Stinor filmi shqip nė Londėr

Tė nderuara e tė nderuar Zonja, Zonjushe dhe Zotėrinj,

Mė poshtė do tė gjeni njė lajmėrim tė shkurtėr rreth Stinės sė Filmit Shqip nė Londėr 5 - 9 Tetor 2005. Ky mesazh gjithashtu ėshtė njė ftesė e hapur qė Ju bėhet pėr tė ardhur nė Stinėn e Parė tė Filmi Shqip nė Londėr. Ardhja juaj ėshtė jo vetėm njė investim shpirtėror pėrsonal por dhe njė kontribut i rėndėsishėm nė jetėn qytetare tė Diasporės Shqiptare nė Britani.

Kjo ėshtė hera e parė qė njė program i plotė i Kinemasė qė flet shqip me prodhimtari mė tė fundit paraqitet pėr shikuesit e Londrės dhe pėr tė realizuar kėtė janė dashur shumė mundime, djersė, njohuri dhe sakrifica nga njė grup tėrėsisht i dhėnė pas vlerave tė reja tė kineastėve shqiptarė. Stinori i Filmit organizohet nga Shoqėria Arbėria nga 5 deri me 9 Tetor '05 *Riverside Studios, **Crisp Road** ,Hammersmith, **London** W6 9RL *

Gjatė ditėve tė Stinės sė Filmit Shqip nė Londėr do tė prezantohen filma tė arire dhe fitues ēmimesh ndėrkombėtare. Repertori do tė na sjellė pranė disa nga regjizoret mė tė mirėnjohur pėrfshirė ajkėn e brezit tė ri tė kineastėve shqiptarė.

Kjo nismė e organizuar nė njė mjedis me emėr tė padiskutueshem ndėrkombėtar sic ėshtė ajo e Riverside Studios do tė krijoj dhe fillesėn e njė tradite tė pėrsėritshme nė tė mirė tė shkėmbimit tė pėrvojės, njohjės sė ndėrsjelltė, integrimit, dhe lidhjes sė urave midis artistėve shqiptar dhe atyre Anglez, por edhe midis organizatave shqiptare midis vetvetes dhe me vendorėt.

Mbi tė gjitha festivali vjen si njė fjalė e ngrohtė midis bashkėsisė Shqipfolėse kėtu nė Londėr e cila po tregon shenja pjekurie dhe bashkėpunimi pozitiv si qytetar tė vėrtet tė kryeqytetit shumekulturor Londinez. Kjo ngjarje do tė pėrqafojė jo vetėm artedashėsit shqipfolės por dhe ata vendas dhe vizitoret e shumtė nė vjeshten e Londrės 2005. Nė ditet e Stinorit tė Filmit Shqiptarė nė Londėr, do tė ketė tė ftuar nga fusha e filmit dhe emra tė shquar tė artit tė shtatė shqiptarė.

Pėr biletat tė cilat kanė ēmime shume tė arsyeshme (£6.5 / dy filma - me lirė se kaq s'ka ku shkon!!!) drejtohuni tek:

Riverside Studios, Crisp Road, Hammersmith, Londėr, W6 9RL
Tel: 0208 237 1111
Tel: 0208 237 1000
Fax: 0208 237 1016
www.riversidestudios.co.uk

Pėr Shoqėrinė Arbėria si
Punėtorė Ndėrlidhės me Komunitetin

Alban Bytyqi

Pėr njohuri tė metejshme rreth aktivitetit ju lutemi lajmėrohuni tek:

Shpėtim Alimeta
Drejtor i Stinorit tė Filmit

Tel: 0044(0) 207 870 3652
Mobil: 0044 794 450 7193
Email: [email protected]
www.arberia.co.uk
P.O. Box 34787, London, N7 0XZ

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara