HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bota sillet rreth grave

-- nga Fadil Kraja, shkrimtar, dramaturg, publicist

Fadil Kraja Prelė Milani vjen si njė zė i fuqishėm nė gjininė e poezisė satirike. Vjen me autoritet e kulturė. Vjen me bagazhin e njė krijuesi tė mprehtė dhe fishkullues, vrojtues i hollė i gjithė jetės qė e rrethon, ku moraliteti jeton nė ujėra tė turbullta, idealet pėrdhosen, perėnditė bien, capėrlohen dhe nė vend tė tyre ngrihen idhujt e frikshėm, pėrbindėsha me pelerinė engjėjsh, epiqėndra kobzeza rreth tė cilave sillet krimi dhe amoraliteti, kurse larg tyre vuajnė dhe pėrpliqetn vlerat, virtytet e nėpėrkėmbura, ėndrrat dhe shpresat e zhgėnjyera. Dhimbje dhe alarm rropotitet nė vargjet e Prelė Milanit dhe njė frikė pėr tė ardhmen. Njė frikė se nga e kaluara po marrim vetėm tė zezėn dhe jo tė bardhėn, tė keqen dhe jo tė mirėn. Dy botė qė ballafaqohen idhshėm:

Ne u bėmė afaristė, bosa apo mjeranė
Gjithkush ka njė fat nė jetė
Dikush ministėr, deputet a sharlatan
Ti mbete veē me njė biēikletė...!

A ėshtė faji i profesorit qė ngeli me biēikletė, apo i nxėnėsve tė tij qė shpartalluan kėtė vend? Kush na ēoroditi kėshtu? Kėtė pyetje drejt apo tėrthorazi bėn autori i kėtyre vargjeve. Ndaj tallet me mllef ndaj idhujve tė rinj tė politikės dhe shoqėrisė qė jetojmė.

Bota e tyre sillet rreth parasė, paraja sjell krimin, krimi dhe kriminelėt jargaviten dhe zgėrlaqen ndaj njė minifundi...

Kjo ėshtė tema rreth sė cilės orvatet tė qajė dhe tė bėrtasė, tė tallet e tė fishkullojė autori i kėtyre vargjeve. Lexojeni dhe nėse nuk do tė shihni veten aty, sė paku do tė shihni tipa dhe “heronj” qė ju i njihni dhe sillen rreth jush.

Satira e Prelė Milanit ka erėn dhe freskinė e malėsisė, butėsinė dhe aromėn e stėrholluar tė qytetit. Ka mirėsinė, ka pėrvojėn, logjikėn e ftohtė, guximin e gjyshit tė tij patriot, babait tė vet viktimė e intrigave tė sė keqes, ka fatin e zakoneve tė mira malėsore, por tė veshura me larushinė e qytetit. Vjershat e Prelė Milanit janė tė shkurtėra, shpesh i ngjajnė epigrameve ku me pak fjalė thuhen dhe nėnkuptohen shumė gjėra. Prelė Milani ka krijuar individualitetin e vet tė spikatur shumė origjinal nė vatrėn e humorit shqiptar, nė Shkodėr, ku vėrtet humori ka djepin dhe ėshtė sa e frikshme dhe e vėshtirė ta lėvrosh, por qė poetit nuk i mungon guximi tė demaskojė tė keqen dhe tė shėmtuarėn, me tė cilat nuk pajtohet kurrsesi por u shpall luftė me topuz duke qėndruar brenda parametrave estetikė tė humorit e satirės tė cilat na i jep me njė art lehtėsisht tė perceptueshėm shlodhės e zbavitės.

Milani ndonėse tė duket se e tepron dhe i bie nė qafė mė tepėr se sa duhet seksit femėror, prapė ti bindesh se edhe nė kėtė rast mungon ai banalitet i shpifur qė sot ėshtė bėrė i modės nė jetėn artistike qė na rrethon. Pėr njė gjė kėrkon tė na bindė autori kur trajton erotikėn nė stilin malėsor dhe kjo ėshtė: “Nuk ėshtė faji i femrės nėse bota sillet rreth saj. Faji ėshtė diku tjetėr. Faji ėshtė mė i madh. Atė kėrkojeni jo tek femrat, por mė lart se ajo. Kėrkojeni tek shteti dhe te shtetarėt qė na drejtojnė dhe tė cilėt ne i pėrgatitėm sepse votuam dhe brohoritėm pėr ta”.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara