HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Histori tė persekutimit komunist nė Shqipėri

S T U D E N T Ė T

PJESA IV
"Lahuta mbet varė n'tra,
Migja kalbėt n'dhé,
E, nipat s'dinė me i ra! ...
"
- poet kosovar

Fritz Radovani "Nė Gjimnazin e Shkodrės vlon propaganda antikomuniste, na dėrgoni sa mė parė 100 (njėqint) konviktorė nga Jugu"... (Arkivi i M.M.Tiranė). Me kėto fjalė i drejtohet Ministrit tė Mbrendshėm nė vitin 1949, kryetari i degės sė mbrendshme tė Shkodrės, i posa ardhuni krimineli i njohtun Hilmi Seiti. I duheshin 100 "konviktorė", 100 spijunė, 100 agjentė, 100 kriminelė, 100 komunistė, 100 kuadro tė ardhėshme tė Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilė tė tjerė, pėrveē atyne qindrave qė ishin nė ēdo skutė e kand tė qytetit.

Ishte viti 1922, kur rreshtat e djelmėnisė shkodrane mbushnin klasėt e Gjimnazit tė Shkodrės. Pa kalue pak muej mbarė rinia shqiptare do tė drejtonte sytė nga qendra e pėrhapjes sė dritės sė arėsimit dhe kulturės pėr mbarė Shqipninė qė ishte Shkodra. Nga nuk erdhėn pėr me studjue nė kėtė qytet tė lashtė qė pėr shumė shekuj ishte selia dhe principati i tė gjitha qytetėve tjera, thonte Barleci e, ashtu do tė vazhdonte me kenė deri nė pushtimin komunist tė vendit.

Kėshilli i Ministrave me vėndim nr. 720 datė 11 gusht 1922, mbi propozimin e Ministrisė sė Arėsimit nr. 11878, datė 11 gusht 1922, vėndosi: "... tė hapet nė Shkodėr njė shkollė Gjimnaz i Shtetit, pėr me mujtė me ndjekė aty mėsimet njė shumicė e studentėve shqiptarė qė nuk kanė me u dėrgue ma jashtė e sidoemos nxanėsat e atij qarku ..."

Kush nuk njihte emnat e nderuem tė drejtorėve tė kėtij Gjimnazi, Profesorėt Luigj Shala, Xhevat Korēa, Mirash Ivanaj, Anton Deda e Skėnder Luarasi? Kush mund tė harronte breznitė e njėmbasnjėshme tė luftės pėr liri e pėrparim tė Atdheut, qė u rritėn dhe u edukuen nė bankat e kėtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund tė fliste pėr Shqipninė Etnike pa vue nė Elterin e Kombit studentėt e Gjimnazėve tė Shkodrės? Kush ishte ai trathtarė qė mund tė guxonte me thanė se Liria e Atdheut, mund tė shkėputet nga gjaku i Dėshmorėve tė Gjimnazėve tė Shkodrės? Vetėm Enver Hoxha me klyshėt e tij, ministrat e mbrendshėm Haxhi Lleshi, Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj. me Zoi Themelėt, Lilo Zenelėt, Hilmi Seitėt, Feqorr Shehėt e Rexhep Kollėt, me lakejtė Ēiril Pistoli, Dhori Samsuri, Nesti Haviari, Fadil Hoxha e Skėnder Villa me shokė. Kėta janė "nderi" i formimit tė "njeriut tė rij" tė brezit komunist dhe, llomi e turpi i indeksit tė Amzės sė Gjimnazit tė Shkodrės dhe mbarė arėsimit e kulturės shqiptare.

Dy vjet ndėrpremje pėr arsye lufte...
Vjen viti 1945. Dukej se lufta mbaroi!...
Pa fillue mirė mė 5 mars 1945, pushkatohet oratori e publicisti Don Lazėr Shantoja e fillė mbas tij mė 25 mars, Poeti i Ambėlsisė Don Ndre Zadeja. Mė 15 gusht, rinia shkodrane fillon ngritjen e monumentėve tė luftės kundėr komunizmit me Herojtė Ndue Pali e Caf Meta... Pra, pa mbarue mirė Lufta e Dytė Botnore, fillon njė luftė tjetėr edhe ma e pėrgjakėshme dhe e pafund ... Lufta pėr pushtimin komunist tė mbarė Atdheut...me vrasje pėr mure pėrballė Bashkisė sė qytetit.

"Ēlirimtarėt" Qamil Gavoēi, Rexhep Haka, Sadik Bekteshi, Mark Ndoja, Ēiril Pistoli, Frano Jakova, Xhemal Selimi e Asllan Lici me shokė lajnė me gjak rrugėt e Shkodrės e, marrin malėt me zhburrnue malėsorėt e Alpėve deri larg nė trojet kosovare, tė cilėt trathtisht e tė preme nė besė prej "vėllaut" i pushkatojnė e therin nė bajonetė ndėr brigje tė Adriatikut, tė Ilirisė sė vjetėr, qė malazezėt e serbėt tash njė shekull vetėm e njomin me gjakun tonė. E, kėtė herė me dorėn e tė pabesėve komunistė shqiptarė...

Atėherė, ēka do tė vlojnė nė damarėt e gjakut tė rinisė qė asht ulė nė bankat e Gjimnazit tė Shkodrės? Cila propagandė veē asaj antishovinistės sllave e antikomunistės trathtare tė aspiratave pėr tė cilat kishte derdhė gjakun kjo rini, kundėr okupacionėve tė njėmbasnjėshme?
Shkodra e katėr gjimnazėve nė 1945, pėr pak muej nė 1946 asht Shkodra e njė Gjimnazi e 26 burgjėve ku, do tė burgoset, torturohet, masakrohet, vritet e kalbet rinia e saj heroike!

Me datėn 26 maji 1946 rinia shkodrane asht pėrballė Sigurimit tė Shtetit totalitar komunist tė Enver Hoxhės dhe do t'i tregojnė atij se nuk i trembet syni. Shumė studentė tė Gjimnazit hudhen nga dritarėt me marrė pjesė nė funeralin e Argjipeshkvit tė Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēit. Vlojnė rrugėt e Shkodrės, mbushet Kathedralia me qytetarėt e tė gjitha besimėve qė kanė ardhė me i dhanė lamtumirėn e fundit antikomunistit Thaēi. Ma shumė se funeral ajo ishte protesta e parė e rinisė shkodrane kundėr zgjedhes komuniste.

Hakmarrja e komunistėve nuk do tė vonojnė. Arrėstimet kishin fillue me kohė, por tashti jo ma vetėm me ishushtarakė tė regjimėve tė maparėshme, ballistė e zogistė tė thirrun "tradhėtarė", po me studentė e intelektualė dhe kryesisht ata qė janė tė "lidhun" me Klerin. Udhėzimet i sjellė nga Tirana agjenti jugosllav Marian Zhagari, qė drejtohej nga kėshilltarėt jugosllavė tė qeverisė sonė kukull. Programet shkollore pėrjashtojnė At Fishtėn e Zadejėn me shokė. Fillojnė arrestimet e studentėve: Viktor Kujxhia, Gjon Kovaēi, Injac Serreqi dhe Ēesk Hilgega. Vazhdohet me Tomė Sheldinė, Gjon Ljarėn, Sulejman Qehanė, vėllaznit Xhevat e Remzi Quku, Ahmet Bushatin, Ernest Pėrdodėn, Thabit Rusin dhe vajzat Terezina e Liza Pali, Ana Daja etj.

Pak kohė mbas vrasjės sė Ndoc Jakovės, vritet edhe Asim Rusi, edhe ky ndėr male kundėr komunistėve. Arrėstohen mėsuesit: Lec Bruēaj, Mehmet Daiu, Viktore Kuka, Abdyl Rusi, Qemal Draēini, Ruzhdi Ēoba, Pjetėr P. Pali etj. Ndėrsa, nė burgjet e qytetėve tė tjera martirizohen profesorėt: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Sali Butka, Kol Prela, Simon Deda, Prenkė Kaēinari, Arshi Pipa, etj. Nė Kosovė arrėstohen e pushkatohen profesorėt: Kol Margjini, Kol Parubi e Gjergj Martini bashkė me heroinėn Maria Shllaku.

Nė vitin 1946 nuk ka ma asnjė shkollė fetare nė Shkodėr. Edhe Instituti femnore "Donika Kastrioti", bashkohet me Gjimnazin e Shtetit. Pjesa ma e madhe e studentėve tė kėtyne shkollave vazhdoi mėsimet nė Liceun e Shtetit. Bashkimi i tė gjithė kėtyne studentėve solli me vedi atė qė pritej. Tė gjithė pothuej ishin te pakėnaqun nga pushteti komunist. Njė pjesė ishin tė lidhun me ata qė u pushkatuen e u arrestuen qė nė ditėt e para. Njė pjesė lidhej me tė arratisunit mbrendė e jashta Atdheut. Njė pjesė tjetėr ishte shpartallue nga reformat e tatimet qė iu vehėshin tregtarėve. Njė pjesė ishin qė nuk kishin simpatizue lėvizjen komuniste, qė mund tė dėshronin fitorėn e "Ballit Kombėtar" ose "Legalitetit". Dikush pranonte ma mirė fashizmin se komunizmin. Kishte mashumė se tė gjithė kėta qė nuk mund tė shihnin me sy ēdo ditė tue u pushkatue atdhetarė e klerikė, qė deri dje ishin kenė mėsuesit e tyne dhe sot vriteshin si "trathtarė" tė Atdheut.

Sigurimi i Shtetit kishte krijue bazat e veta qė nė ditėt e para tė hapjes sė Gjimnazit. Spijunėt Ferit Mandia, Vehbi Ēanga, Bardhyl Dushi, Feēo Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Ēeliku, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Sadush Kumbaro, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Emil Mborja, Jani Ēomo e deri tek Bep Jubani nė vitin 1956, tė gjithė ishin nė shėrbim tė diktaturės shoviniste sllave titste-staliniste dhe enveriane, me shkatrrue Rininė Shkodrane pėr me pėrfitue njė bursė jashtė shtetit dhe me kenė gjithė jetėn zagarė e spijunė tė Sigurimit komunist.

Shoqnitė sportive tė kėtyne shkollave vazhduen me ruajtė lidhjet e tyne ndėr fushat e vogla tė lagjėve tė qytetit si tek ajo e oborrit tė Kishės sė Madhe, Arės sė Pashės nė Ballabanė, fusha e Tigrit nė Parrucė, etj. lamije qė nuk mungonin ndėr tė gjitha anėt. Ndėr lagjet e vjetra tė qytetit janė ndėr ma tė njoftunat ato tė Ndocajve dhe Dudasit qė lidhen me Zdralej. Tue marrė pėr bazė shėnimet e botueme tė Z. Xhevat Gjyrezit, i cili ishte kryetar i njenės prej kėtyne shoqatave sportive, gjej vend me nxjerrė nė pah cilėsitė e mira dhe atdhetare tė kėtyne djelmėve qė edhe vetėsakrifikohen pėr njė ideal tė lartė, siē asht lufta pėr Liri. Pikėrisht njena prej kėtyne shoqnive asht bėrthama e njė organizate antikomuniste e quejtun Organizata "PĖRPJEKJA SHQIPTARE".

Kjo organizatė formohet me studentėt e Gjimnazit tė Shtetit nga fillimi i vitit 1947 dhe Kryetar i saj zgjidhet Bardhosh Dani. Bardhoshi vinte nga njė familje e vjetėr shkodrane me tradita Atdhetare dhe kulturore. Njė student i shkėlqyeshėm ndėr mėsime, aktivitete sportive dhe shoqnore. Nderohej pėr qėndrimin moral e qytetar. Ishte i rij ndėr tė 17-tat vjetė, por i pjekun para kohe. Fjalė pak dhe i vendosun, gja qė e mbulonte guximin e madh qė kishte pėr vepra burrnore. Ai rėspektohej edhe nga armiqtė qė e rrethonin dhe e survejonin e qė dita ditės shtoheshin ndėr bankat e shkollės. Dy spijunė ishin tė parėt qė filluen ndjekjen e kėtij grupi, Isa Miloti dhe Faik Zeneli.

Mbas tyne Sigurimi organizoi njė rrjet shumė tė gjanė dhe tė specializuem pėr kėtė qėllim. Edhe grupi filloi me shmangė rrezikun me grumbullime ma tė rralla ndėr sheshėt sportive mbasi tashti vėprimi antikomunist kishte marrė njė rrugė ma aktive me mbledhje sekrete, trakte, parulla ndėr mure dhe aktivizim tė shumė studentave qė sakrifikonin pėr kėtė organizatė padallim feje, qėllimi i sė cilės ēfaqej nė emnin e saj: "Pėrpjekja Shqiptare".

Mbrenda vitit numri i anėtarėve arrinė mbi 70 vetė. Lidhjet mes anėtarėve ishin shumė sekrete dhe korrekte, gja qė e tregon jetėgjatėsia e saj dhe puna qė ajo ka zhvillue kundėr komunizmit.
Nė korrik tė vitit 1948, gjurmimet e Sigurimit shtohen kryesisht nė drejtim tė Kryetarit tė organizatės Bardhosh Danit. Nga gjysma e korrikut njė person njofton Bardhoshin se shpejtė mund tė arrėstohej, mbasi Sigurimi ka dijeni pėr aktivitetin e tij. Ai menjėherė vėndosė me u arratisė, por jo vetėm, mbasi rreziku i arrėstimit kėrcnonte edhe Mark Cacajn dhe Brahim Dėrgutin, tė dy shokė antarė tė organizatės dhe ndėr ma besnikėt e trimat. Kalimin e kufinit e zgjedhin nga Ana e Malit, nė njė kand ku lumi Buna ban njė kėthesė, vend i cekėt e ma i ngushti pėr me kalue nė tokėn jugosllave.

Pika ku do tė kalonin asht nga fundi i fshatit Samrish dhe quhet Samrishi i Poshtėm. Buna aty asht mjaft e maskueme me shelqe tė larta dhe tė rrėzueme me degėt e tyne nė lum. Njė vend me tė vėrtetė piktoresk, por shumė i kontrolluem nga forcat e armatosuna tė Sigurimit qė ishin tė shumta atė kohė, mbasi dy muej ma parė ishin prishė mardhanjet shtetnore me Jugosllavinė e druzhe Titos.
Atėherė jam kenė nė Dajē tė Bregut tė Bunės, kur u bisedue se tre djelmė tė rinjė prej Shkodrėt, i kanė vra nė ujnat e bregut tė Bunės, nė pėrpjekje me u arratisė. U kanė kėrkue me u dorėzue, por ata nuk kanė pranue. Flitej se njenin uji e ka nxjerrė tė vdekun nga toka e Jugosllavisė dhe ata trupin e pajetė e kanė dorėzue kėndej. Buzė Bunės, nėn degėt e disa shelqėve, rojet shqiptare kishin hapė njė gropė dhe aty janė varrosė tė tre Heronjtė.

Dij se mbas pak ditėsh Don Kolec Prennushi, famullitar i atyne katundėve, asht thirrė tek njė i sėmurė nė atė fshat dhe kur u kėthye nė shtėpi, tregoi se kishte kalue andej dhe kishte bekue "Vorrin e Tyne". Pak muej ma vonė, nga fundi i vitit 1948 aktiviteti i kėsaj organizate do tė rifillohet me disa mbledhje qė bahėn nė shtėpi tė studentave Alfons Radovani dhe Viktor Luka. Asht ajo kohė kur arratiset Lec Vasia, Fetah Myrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, tė gjithė anėtarė grupi. Grupit tė studentėve tė arrėstuem maparė i shtohet edhe Xhevat Gjyrezi, Hilmi Hoxha dhe Mikel Muzhani, tė cilėt tue mos pasė lidhje me ta dhe tue u ndodhė nė kohėn e "ndryshimėve" nga politika e Koēi Xoxės, pėrfitojnė dhe lirohėn por, pa tė drejtė me vazhdue shkollėn.
Grupi vazhdon aktivitetin e tij si dhe rritjen e numurit tė anėtarėve qė arrinė nė 120 vetė.

Njė ndėr studentėt trima dhe guximtare asht kenė edhe Zef Kaēa. Ishte i ri atėherė rreth 16 vjeē. Ky djalė vėpronte vetėm. Kishte shtėpinė pranė shkollės "Jordan Misja" (shtėpia e Jakovėjve) nė Rus. Disa herė kishte hy nga oborri mbas shkollės dhe kishte thye fotografitė e diktatorėve ndėr disa klasa, derisa kupton se Sigurimi filloi me e ruejtė shkollėn edhe natėn. Atėherė, kishte ndrrue drejtim, kishte hy nė shkollėn "24 Maji" mu nė mjedis tė Fushės sė Ēelės. Edhe aty tė njajtėn punė. Mbas disa ditėsh e pėrsėritė kėtė veprim nė shkollėn "7 Nandori", pėrballė Gjimnazit, ngjitė me furrat e Bejnlikut. Me kalimin e kohės asht nxanės nė Gjimnazin e Shtetit, nė klasėn e dytė nė vitin shkollor 1949-50.

Dy herė gjenė mundėsinė me hy natėn nė Gjimnaz, herėn e parė nė tė gjitha klasat hjedhė trakte kundėr diktatorit nė pragun e ditėlindjės sė tij, ndėrsa, herėn e dytė then xhamat e fotografive tė diktatorėve qė ishin nė tė gjitha klasat. Zhurma e xhamave ndigjohet jashtė, por Zefi shpėton pėr mbrekulli mbasi kur hapėt dera e madhe e shkollės, ai asht i ikun nga dera tjetėr e mbrapme qė tė nxjerrė nga kandi "Spartak". Mbas pak ditėsh dikush e sheh tue i dhanė njė trakt njė shokut tė vet dhe posa del nė korridor e thėrret drejtori, xhelati Skėnder Villa. Nė zyrėn e tij. Zefi qėndron aty pėr dy-tre minuta derisa Skėnderi shkon nė zyrėn e sekretarit tė rinisė komuniste, ngjitė me zyrėn e tij pėr me e marrė si dėshmitar tė ngjarjes. Kėthehet vetė i dyti me njė nga anėtarėt e komitetit tė rinisė tė cilin e urdhnon me e kontrollue Zefin edhe nė trup, mbasi asht i sigurt se ky ka trakte.

E kontrollojnė tė shkretin Zef deri ndėr mbathje, por nuk i gjejnė gja. Skėnderi fillon me vėrritė si kafsha, ashtusi dikur nė vitin 1945 kur ai ishte kenė anėtar i komisioneve hetuese pranė degės sė mbrendshme tė Korēės, por Zefi nuk trembėt dhe nuk pranon se ka pasė trakte. Tė nesėrmen nana e Zefit shkon nė drejtori tė shkollės dhe njofton se Zefi asht i sėmurė dhe gjatė natės asht kenė i tronditun, nuk kishte fjetė. Prej asaj ditė braktisė shkollėn, familjen dhe Atdheun ... arratiset. Nė darkė forcat e Sigurimit kishin rrethue shtėpinė, por Zefi ishte i ikun. Ai e dinte se cili do tė ishte pėrfundimi mbasi nė kohėn kur Skėnder Villa, kishte shkue nė zyrėn ngjitė tė sekretariatit tė rinisė, Zefi, me shpejtėsi 4-5 traktet qė kishte pasė nė xhep, i ka nxjerrė e i ka futė nė xhepin e palltos bluh tė Skėnder Villės, i cili, me siguri i ka gjetė rreth orės 14.30 kur ka dalė nga zyra pėr me shkue nė shtėpi...

U shkėputa pak, mbasi ky episod ngjanė pikėrisht atėherė, kur nė Gjimnazin e Shtetit "vlon propaganda antikomuniste" dhe ishin tė ardhun "100 spijunėt nga Jugu", tė cilėt pėrveē librave tė Historisė Partisė Komuniste (bolshevike) tė Bashkimit Sovjetik kishin njė dhomė lart nė katin e tretė tė shkollės me arsenal armėsh, pėrveē, armėve pėrsonale qė mbanin nė brez, pėr me i pėrdorė kundėr "armiqve tė popullit" 15-16 vjeēar, qė shumica ishin edhe tė uritun dhe tė paforcė pėr me pėrballue rrahjet, masakrat e goditjet shtazarake te atyne hamajve katilė e vagabondė nga Skrapari, Devolli e Mallakastra qė kishte sjellė Hilmi Seiti, nė Gjimnazin e Shkodrės...

Me datėn 10 maji 1950 arrestohen studentėt maturantė: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruēi, Mėrgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi. Me datėn 11 maji pėrjashtohen nga shkolla (mbas arrėstimit) nė njė mbledhje tė tė gjithė studėnteve nė palestrėn e Gjimnazit. Me datėn 12 maji vazhdon lista e pėrjashtimėve me 78 studentė tė tjerė tė klasave tė ndryshme tė Gjimnazit, me motivacionin: "Nxėnėsi... me nr. Amėze... Ėshtė pėrjashtuar pėrgjithmonė nga tė gjitha shkollat e Shqipėrisė, se nuk pajtohet me frymėn revolucionare tė shkollės sonė tė re..."

Drejtori: (Skėnder Villa) d.v...
Fillojnė pushimet verore...
Njė pusull e vogėl ku shkruhej emni i A.R. nė sofratasat e ushqimeve tė tij, aty nga fundi i majit nė njė sipėrfaqe 2X1 cm. katrorė, shkruhej: "Thoni Bepit IK", kjo, shpėton pėrjetėsisht Bep Vilėn nga arrėstimi i sigurt. Bepi arratiset jashtė shtetit...

Grupi i studentėve fillon hetimet me datėn 12 maji 1950, me kryetarin e Degės kriminelin Hilmi Seiti. Mbasi i merr nė pyetje tė gjithė njė nga njė i shpėrndanė me hetuesit tjerė, Ali Xhunga, Kasėm Troshani, Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, etj. kasapė qė rjepin lėkura studentėsh pėr tre muej me radhė derisa nga fillimi i shtatorit, nė njė shtėpi nė rrugėn Sumej, gjyqtarėt dhe prokurorėt e Ministrisė sė Mbrendshme, shoqnue nga njė grup oficerėsh "avoketėn" terroristė, japin dėnimet e "merituara" ... tue lagė gojėn me vilė rrushi tė freskėta tė tandės, qė ishte mbi hajatin e shkallave tė asaj shtėpije. (Dosja 2452 Arkivi M.M.Tiranė).

Me kėtė grup edhe pse ata kapen tue u arratisė, dėnohen edhe studentėt Ismail e Olimpi Baruti ... vėlla e motėr, tė cilėt mbajnė qėndrim burrnor. Ismaili dėnohet me vdekje, por i falėt jeta.
Nė bazė tė hetimeve tė bame qė me datėn 12 maji me Hilmi Seitin grupi duket i paditun, prandej, edhe hetimet janė krejt formale mbasi me datėn 7 maji janė thirrė nga Kasėm Troshani dy anėtarėt e kėtij grupi Njazi Uruēi dhe Pjerin Vata, tė cilėt kanė denoncue gjithshka. Ata mbas 24 orėsh janė lirue pėr me u arrėstue prap me datėn 10 maji. Kjo ishte vetėm njė lojė pėr tė mbulue spijunėt e vet, gja e cila del gjatė hetimit.

Pjerini vazhdon me kenė spijun deri nė vdekje, mbasi nė vitin 1968 kur shkon nė Tiranė me u ballafaque me Don Mark Hasin, qė ishte i arrėstuem me grupin e klerikėve tė Tiranės kėrkon nga hetuesit e Ministrisė sė Mbrendshme tė asaj kohė, me tė cilėt njihej qė nė vitin 1950, nga Ali Xhunga dhe Elham Xhika: "...pushkatimin e kėtij kleriku reaksionar..." dhe, ata i paguejnė shpėnzimet e udhėtimit 113 lekė (tė vjetra) bashkė me biletat e udhtimit qė ruhen sot nė dosjėn nr. 2291.
Nė fjalėn e fundit tė gjyqit tė gjithė studentėt kėrkojnė "mėshirė", gja qė tregon se ka luejtė dajaku, ndėrsa Et-hem Bakalli, thotė: "Kėrkoj drejtėsi komuniste dhe dashni atnore" (Dosja 2452).
Kjo shprehje mė dha me kuptue se me vrasjen e Bardhosh Danit, nė Gjimnazin e Shkodrės ka vdekė edhe lufta kundėr komunizmit...
PĖRGJITHMONĖ...


INJAC BAQLI

Ka lé nė Shkodėr nė vitin 1915. Ishte nėpunės nė Bankėn e Shtetit Shqiptar nė Shkodėr. Njė burrė i madh dhe i shėndetshėm, kuqlosh, me flokė kaēurrela, i mbajtun dhe i kėrpitun. Dukej edhe ma i pashėm se ishte mbasi gjithmonė shihej i buzėqeshun. I njohtun ndėr rrethe tė ngushta pėr humor tė hollė. Paraqitja tregonte njė intelektual tė mirfilltė. Nuk e kam njoftė afėr, dij, se kishte miqėsi tė madhe me Prof. Gaspėr Ugashin, mbasi kishin edhe kumbari.

E shihshe shpesh nga Dugajtė e Reja mbasi andej kalonte me shkue nė punė, nė bankė. Mė pat lanė njė mbresė ndėr ato ditė qė nuk e pashė ma: Mė kujtohej thanja e malėsorve: "Mos me pasė shka me i ba as pushka!" por, kjo thanje, ishte para se tė njihej nė Shqipni komunizmi.
Até qė tė ban komunizmi, nuk t'a ban as pushka!
Injac Baqli me datėn 22 dhetor 1952 arrėstohet nga Sigurimi i Shtetit. I kontrollohet shtėpia dhe nė arkėn e nanės gjindet njė revolver. E mjaftueshme me fillue ndjekja penale. Kur fillon hetimet, duket, sikur ēėshtja rreh nga armbajtja paleje, por nuk asht ashtu! Nana e Injacit merr pėrsipėr se revolverin ia ka lanė me e ruejtė avokat Paulin Pali, para se tė tentonte me u arratisė, mbasi ai ishte nipi i saj.

Hetimet fillojnė me 26 dhjetor 1952. Gjatė zhvillimit tė proēesit ēėshtja e revolverit sa vjen e ngatrrohet. Marko Markoja, ish kryetar i lagjės atėherė, deklaron: "Injaci ka pasė njė revolver tė bukur nė kohėn e Italisė qė e mbante nė brez dhe, me sa kujtoj unė, ky revolver qė asht kėtu nuk mė duket se asht revolveri qė ka pasė Injaci." Krijohet mundėsia e kenjes sė njė revolveri tjetėr tek shtėpia e Injacit. Kontrollohet shtėpia sė dyti, por nuk gjindet gja. Injaci pranon se revolverin qė kishte nė kohėn e Italisė e ka dorėzue kur janė dorėzue armėt, prandej ai qė kujton Marko, nuk asht nė tė vėrtetė ky qė asht kėtu, mbasi ky nuk asht i emi. Hetuesi, nėn/toger Fahri Kraja tue u ndodhė para njė kokforti, fillon kėrkimet nė pistėn e "agjitacionit e propagandės kundėr Pushtetit", pistė shumė e njohtun ndėr hetuesitė komuniste, me tė lanė mbrendė edhe pa asnjė fakt.

Njė listė rreth 80 vetėsh, janė personat me tė cilėt ka bisedue Injaci. Aty rreshtohėn tė gjithė banorėt e lagjės simbas rėnditjes sė dyerve tė oborrit, kryetari i lagjes, antarėt e kėshillit tė lagjes, sekretari i patisė, shokėt e punės, ish shokėt e shkollės, plakat e mahallės qė rrinin nė darkė ndėr stola tek dyert e oborrit etj. Hetuesi ndigjon me vėmendje sėsi po "zbėrthehej" Injaci, por kur e pyet se ēka janė gjithė kėta emna, Injaci pėrgjigjet: "Ju mė pyetėt me kė ke folė, unė ju tregova tė gjithė njerėzit qė pėrshėndes e flas me to pėrditė".

Nuk ishte e thjeshtė puna nė financė. Njėherė nė fillim kur njerėzit fillonin punėn, dukej, sikur kėta pėrsona ishin tė privilegjuem, por nė fakt mungesat e mėdha tė kuadrit patėn lejue qė disa pėrsona me hy nė punė nė mjaft ndėrmarrje si financierė. Kur filluen me dalė disa kuadro qė ishin ma tė besueshėm se ata qė u morėn pėr nėvojat e tyne, atėherė, u mendue zėvendsimi i kuadrit tė parė. Nė shumė raste shkarkoheshin nga puna pėr shkelje ligji, sėpse ligjėt ndryshonin pėrditė. Por, kur kishin tė banin me njerėz tė respektuem, atėherė, vėprohej ndryshe. Rastėt nė Shkodėr nuk kanė kenė tė pakta, p.sh. Kel Abati, edhe ai nėpunės nė bankė, dihėt se asht pushkatue vetėm nga ndonjė pėrson qė donte eleminimin fizik tė Kelit.

Pokėshtu asht veprue me Zef Darragjatin e Ēezar Shllakun, qė mbasi janė dėnue me pushkatim pėr "difiēit", nė fund tė kėrkesave pėr falje jete, shėnohej: "... rrjedhė nga njė familje qė nuk e don Pushtetin, prandej t'i epėt dėnimi kapital ... etj." si, nė rastin e Zef Darragjatit qė ruhėt edhe sot shėnimi i Aranit Ēelės. Si duket kjo po ndodhte edhe me Injac Baqlin, edhe ky ishte kushrini i avokat Paulin Palit, pak vite ma parė i mbytun nė Sigurim. Ishte edhe kushrini i At Aleks Baqlit i arrestuem si Franēeskan e i dėnuem me shumė vite burg.

Me datėn 4 mars 1953, mbas katėr muejsh nė hetuesi, hetuesi njofton kryetarin e Sigurimit tė Shkodrės, kriminelin Hilmi Seiti: "I pandehuri Injac Baqli nuk nėnshkruan proēesin."
Me datėn 22 maji 1953 Injaci shėnon nė fund tė njė proces-verbali: "Nuk jam dakord me pėrmbajtjen as si formė, mbasi nuk janė thanjet e mija. I pandehuri: Injac Baqli d.v."

Gati mbas njė viti nė tortura, nga fundi i vitit 1953 asht Petraq Janko qė nxjerr hetuesin nga situata, tue deklarue se nė vitin 1952, Injaci ka dashtė me u arratisė me Petraqin. Madje, kanė ba plane dhe pregatitje pėr kėtė qėllim tė dy bashkė.
Pėrveē arratisjes, Petraqi e ngarkon Injacin edhe me biseda politike, tue paraqitė Injacin si njė person tė paknaqun nga Pushteti etj. Akuzat sa vijnė e randojnė ēėshtjen. Injaci vazhdon me qėndrue i vėndosun nė mohimin e tė gjitha thanjėve tė Petraqit. Hetuesi organizon njė ballafaqim me hjeke Injacin duarsh.

Pėtraqi pėrsėritė akuzat pėrballė Injacit tue vėrtetue me firmėn e tij proēes-verbalin.
Injaci deklaron: "Nė kjoftė se del kush dhe provon tue me thanė ndėr sy, se janė tė vėrteta thanjėt e Petraq Jankos, pranoj pa asnji kundėrshtim edhe dėnimin kapital.
Kjo asht arsyeja qė nuk firmoj proēes-verbalėt, mbasi nuk asht asgja e vėrtetė pėr shka akuzohem."
Injac Baqli d.v. (Dosja nr. 1989)

Hetuesi Fahri Kraja prėgatitė akuzėn:
- Injac Baqli ka dorėzue armėn e vet, ndėrsa kjo qė asht gjetė ka qenė e Paulin Palit, kushrinit tė tij (i pushkatuar).
- Ka qenė spijun nė shėrbim tė fashizmit.
- Ka folė kundėr Pushtetit Popullor, sėpse ka pikėpamje armiqėsore.
Akuzat e sipėrme vėrtetohėn edhe nga thanjet e dėshmitarėve: Zef Berdica, Pashko Shoshi, Ndoc Deda, Marko Marko, Petraq Janko.
Poshtė dokumentit shėnohet:

Pėlqehėt: N/kol. Hilmi Seiti d.v.
Pėlqehėt: Kryetari Degės hetuesisė (N/kol. Nėvzat Haznėdari) d.v.
Pėlqehėt: Komandant i Rep. 2111 (Dhimitėr Gjoni) d.v.
Trupi Gjykues i Gjykatės Ushtarake Shkodėr, i pėrbėrė nga: Kryetar, Faik Spahija, antarė: Rexhep Haxhiu e Marko Dėmiri dhe prokuror Njazi Zjarri, japin vėndimin ndaj tė pandehurit Injac Baqli, me 6 vjet heqje lirije.
Gjykata e Naltė Tiranė, vėndosė pėrsėritjen e gjyqit, mbasi proēes-verbalėt nuk janė firmuar nga i pandehuri Injac Baqli.
Pėrsėritet gjyqi me datėn 18 koriik 1953, tue shėnue: "... pėr krimin e armbajtjes (revolver gold amerikan, me 5 fishekė) deklarohet i pafajshėm. Akuzat tjera mbesin ...

Me datėn 29 janar 1954 Injaci ban kėtė kėrkesė:
"Kėrkoj prishje vėndimi dhe rikthim aktėsh pėr rishqyrtim dhe rigjykim. Injac Baqli d.v.".
Prej datės 22 dhetor 1952 e deri mė 29 janar 1954 vazhdonin proēes-verbalet tue u sjellė sa andej kėndej ndėr dosjet e Seksionit katolik nė Degėn e Mbrendshme tė Shkodrės dhe, nė podrumet e mėshefta tė Ministrise sė Mbrendshme nė Tiranė, vetėm tue shėnue "pėlqehėt" kriminelėt e pashoq Hilmi Seiti, Nevzat Haznėdari e Fahri Kraja me shokėt e tyne.

Mjaftonin ēpifjet me torturue tė pafajshmit dhe ēėshtja vazhdonte pa fund .... Nga pėrdorimi i elektro-shokut Injaci, u keqsue me shėndet. Zemra nuk duronte ma. E dėrgonin formalisht nė podrumet e spitalit civil tė Shkodrės, por , pėrgjigja e mjekve ishte: "Pse e sillni kot, pėrderisa ju vazhdoni punėn tuaj?".

Infermjerė Angjelina Martini mė tregonte sėsi njėditė, tue mos pasė jastekė me e mbėshtetė mbasi Injacit po i merrej fryma, u ula nė shtratin e tij dhe e mbėshteta pėr parzmin tem. Zemra e tij e shkatrrueme nga torturat donte me dalė nga kafazi i krahnorit kur jepte ndonjė rrahje si shenjė jete. Ishte nė agoni, vetėm mė shtėrngonte dorėn, me tė cilėn u mundoja me e qetsue tue i fėrkue gjoksin. Ai fliste me njė shok tė tij Mikel Gulin, me tė cilin i dukej se po lonin pokėr. Dikur ra nė njė farė qetėsie dhe, dha Shpirt. I bana Kryq e dola nga dhoma. Erdhėn dy policė dhe ashtu tė mbėshtjellun nė batani e ēuen nė dhomėn e tė vdekunve. Mora vesht se e kishin nisė pėr Tiranė.

Atje, e kishin dėrgue nė morg dhe simbas njė dėshmisė sė Dr. A. D, qė atėherė ishte student nė fakultetin e mjeksisė dhe tashti asht mjek nė Shkodėr, Injac Baqli asht coptue nga studentat pėr studim, mbasi ai e ka pa me sytė e tij kokėn e Injacit, tė cilin e njihte shumė mirė. Kėshtu u mbyll edhe dosja nr. 1989, me shėnimin "pėlqehėt" Nėn/kol. Hilmi Seiti d.v.


MARTIN SHELDIJA

Ish oficer me origjinė familjare nga Sheldija e Shkodrės. Nė vitin 1915 ka krye tri vjet nė gjimnazin e Jezuitve, mandej nė 1917 ka krye njė vit kurs ushtarak nė Austri. Nė vitin 1942 ka kenė nė Ēorovodė, oficer me gradėn toger nė polici. Deri atėherė ishte mėsues. Nė prill e deri nė korrik tė vitit 1944, ishte Komandant i gazermave tė Tiranės. Nė muejn korrik vjen nė Shkodėr dhe punon me Mato Muratin, deri nė nandor tė atij viti. Me datėn 20 nandor 1944 bashkė me policin Gjon Ganjolla shkojnė nė Sheldi, mbasi "nuk do tė vonojnė dhe do tė zbarkojnė anglezėt". Ishte vėllai i Dr. Sheldisė, mjek i zoti dhe burrė i nderuem nė inteligjencėn shkodrane.

Nė Sheldi takohet me Kol Ashikun dhe bashkė me Shuk Gjokėn dalin nė mal me vazhdue rezistencėn kundėr komunistėve. Disa ditė kalojnė nė shtėpinė e Shuk Nushit e Simon Kolės. Prej aty bashkohėn me Gjergj Vatėn, Zef Mirashin, Don Alfons Trackin, Ndoc Jakovėn, Zef Agostinin, Kol Mark Tomėn (qė asht kapė i gjallė pa ndjenja, nga plagėt e marruna nė njė pėrpjekje), etj. gati 20 vetė qė jetojnė nė njė shpellė nė Stenė, nėn kishėn e Shllakut. Fatin e keq tė Kol Mark Tomės e ka pasė edhe Kol Ashiku, i cili nė njė pėrpjekje me Ndjekjėn lufton derisa i mbarohen fishekėt, nė fund nxjerr nagantin dhe me katėr fishekėt e fundit tenton me vra vehtėn. Mbeti pa ndjenja nga hemoragjia, e kapet nga Ndjekja. Mbasi e mjekojnė, e torturojnė si rrallė njeri dhe e pushkatojnė.

Ndėr tė pakėt njerėz qė kanė mbijetue nga ky grup heronjėsh asht kenė edhe Loro Vata, i cili ka vdekė nė vitin 1999. Ishte mjaft nė moshė, por me njė kujtesė tė mbrekullueshme. Kam pasė fatin me ndejė disa herė me tė dhe me ndigjue shumė nga veprat heroike tė atij brezi njerėzish, qė nuk u tutej syni. Tregonte pak gjana pėr vėllain e tij Gjergjin, dhe aspak pėr vedi. Njė modesti pak ma shumė se duhej, mbasi unė dishroja me dijtė edhe pėr Loron, qė pėr fat tė keq pothuej nuk di asgja, mbasi thashė, fliste pak e aspak pėr vehte. Fliste me respekt pėr Palinėn qė u kishte ēue bukė e duhan nė shpellė dhe po me aq nderim kujtonte sakrificėn e Lena Prendushit, nusja e nipit Palinės (nuk gabohem, emni i burrit tė saj ishte Gjon Puka). Kjo, thonte Loro, na ka shpėtue jėten se kishte vėrejtė se jemi tė rrėthuem, e kishte thirrė: "Delni burra, se ju kapėn!".

Martini bashkė me Gjergj Vatėn (me pseudonimin "Cukali"), pėrpilojnė njė letėr tė cilėn e shkruen Tracki, pėr mikun e tij Don Pjetėr Tushėn nė Juban, ky me ia dėrgue Imzot Vinēenc Prennushit nė Tiranė, pėr misionet Pėrendimore. Imzot Vinēenc Prennushi nė proēesin e tij nuk pranon se e ka marrė kėtė letėr. Ndoshta kėshtu asht e vėrteta, tham ndoshta, mbasi Imzot Prennushi me pranue se e ka marrė kėtė letėr do tė implikohej me tė arratisun, gja qė do tė randonte shumė akuzėn kundėr tij. Nėse Imzot Prennushi e ka ēue deri nė fund porosinė, nuk kishte nevojė me ua tregue zorrėt e barkut hetuesise nė Sigurim.

Gjergji e Martini e pėrsėrisin prap letrėn mė 4 janar 1946, por me ton ma tė fortė. Kėtė herė nė drejtim tė Don Shtjefėn Kurtit, po nė Tiranė pėr misionet e hueja ku ndėr tjera shkruajnė:
"... tue mos dashtė me iu shtrue terrorit tė Enver Hoxhės, kemi marrė malėt. Na do tė vazhdojmė pėrpjekjet pėr liri.
... t'arratisunit e Veriut, tė organizuem nė ēeta pėr t'i dhanė grushtat e fundit qeverisė terroriste, qė si kėtė nuk njofti historia."

Martini vazhdon rezistencėn ndėr male deri nė vitin 1949. Me datėn 12 mars 1949, mbas shpalljes sė anmistisė "pėr faljėn e jetės sė atyne pėrsonave qė dorėzohėn", dorėzohėt dhe i shtrohet hetimėve. Ai deklaron: "Mbas vrasjės sė Gjergj Vatės qė e kishim si komandant, prej Prelė Nikės, edhe ky i arratisun dhe i ardhun diversant nga Jugosllavia, pėr kėtė qėllim, humba ēdo shpresė pėr me vazhdue me qėndrue ndėr male. Trathtia e vrasjės sė Ludovik Saraēit mė 11 janar 1948, tek Pėrroji i Gjadrit, mė dha me kuptue se asnjė ndėrhymje nga jashtė nuk ka ndėr mend me u ba nė Shqipni. Tė gjithė ata qė na premtuen, vetėm na rrejtėn, mbasi nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ata e lanė me u forcue rregjimin e Enver Hoxhės, tue vra e zhdukė tė gjithė kundėrshtarėt qė ishim ndėr male. Kėshtu qė e pashė se ishte kot me vazhdue ..." (Dosja 1417)

"... Shaban Abdullahi e Zyber Hysejni nga Rragami, na kanė njoftue pėr Lėvizjen e Postribės. Ata ishin nė Rragam e Kryethi, Tish Pashuku nė Sheldi, Shuk Gjoka nė Ganjollė, Spathar e Juban. Jemi mbledhė nė Juban, kemi ra nga livadhet e Shaban Matit dhe jemi nisė me i ra Shkodrės bashkė me Pjetėr Dedėn, qė ishte nė mal bashkė me gruen e tij. Tek Ura e Kirit, kemi shkrepė pushkėt, e pamė sė nuk asht gja dhe kemi ikė edhe njėherė andej..."

"... unė lajmin pėr me sulmue Shkodrėn e kam marrė mė 8 shtator 1946".
"Luftėn e Postribės e ka fillue Seit Duli tė fusha e aeroplanave..."
"Nuk mbaj mend ku jemi pėrpjekė me forcat e Ndjekjės, mbasi janė kenė tė shumta, as nuk dij ke kemi vra mbasi shpesh pėrpjekjet baheshin natėn. Mbasi prante pushka nuk rrinim me pa tė vramit, por ēanim rrėthimin dhe ndrronim vend, mbasi Ndjekja shtonte forcat kundėr nesh. Na kemi luftue kundėr jush, mbasi pėr mue ju jeni shtet terrorist." Kėshtu, deklaron Martin trimi nė hetuesi.

Mė 4 tetor 1949, Gjykata e Naltė Ushtarake e Tiranės me kryetar nėn/kol. Bilbil Klosin, aprovon vėndimin pėr Martin Sheldinė "me dėnim tė pėrjetėshėm nė burg".
Ministri i Mbrendshėm Mehmet Shehu shėnon:
"... ti jepėt dėnimi i pėrjetėshėm edhe pse nuk e parashikon neni 28. Tė aplikohet tek 32, mbasi duhej me vdekje.
Martin Sheldija ka rrezikshmėri shoqėrore shumė tė theksuar."
Tiranė, 29 qershor 1949
Ministri i Mbrendshėm (Mehmet Shehu) d.v.

Ky motivacion i kriminelit Mehmet Shehu qė nuk zbaton ligjin e anmistisė, tue e dijtė mirė se neni 28 nuk e parashikonte kėtė dėnim, kėrkon aplikimin e nenit 32, mbasi duhej me vdekje, e ndjekė fatkeqin Martin Sheldinė gjithė jetėn.
Martin Sheldija dėrgohet nė burgun famkeq tė Burrelit. Atje ai kaloi gjithė dėnimin mbasi dosja ka edhe datėn e lirimit nga ai burg: Burrel, 14 shkurt 1966.

Dokumentat e Martinit janė pasqyrė e kjartė e pabesisė sė katilit Mehmet Shehu. Pabesinė kėta mizorė e kanė fillue ndėr male tue vra shoqi-shoqin, dhe tue i ba tė nesėrmen "dėshmorė". Vepra e tij trathtare nuk asht varrosė me kufomėn e tij tė pėrdhunueme, ashtusi e ka meritue ai "komandanti legjendar i Brigadės I Sulmuese", qė, atė ēka i bani shqiptarėve pėr 50 vjet, e gjeti nga "shokėt e armėve", ashtusi shumica e komunistėve dhe ua la trashigim "brezave tė rinj" komunistė, tė cilėt po i qėndrojnė besnikė idealeve tė tyne ... deri njė ditė.

Dosja e Martinit, e kėtij martiri qė mbijetoi pėr aq shumė vite nė njė ndėr burgjet ma tė mnershme tė diktaturės komuniste asht shembull i qėndresės sė patundun tė kėtij atdhetari, qė pėr aq kohė tė gjatė nuk bani asnjė lutje pėr lirim tė parakohshėm.
Qėndrimi burrnor i Martinit ishte shkaku kryesor qė mė shtyni me pa dokumentacionin dhe asgja tjetėr. Asht e vėrtetė se ka pasė shumė si Martin Sheldija, por ka pak e aspak nga ata qė duhet te kėrkojnė me kujtue me nderim e respekt shokėt e Martin Sheldisė.

Anglezi A.Glen, shkruan: "... Ato qė i pėrcaktuan ngjarjet kanė qenė armėt, tė cilat iu dhanė Enver Hoxhės, e partizanėve... Na bėmė shumė pak me u shpėrblye besnikrinė miqve tanė (nacionalistėve e Abaz Kupit). Nė vend tė kėsaj, pa qenė nevoja na lejuam qė ata tė mundėshin dhe disa tė trathtoheshin." ("Albania's National Liberation Struggle" fq. 363)
Pėr mue ma i sinqerti asht Lokharti, i cili po aty shkruan:
"Shqipėria ėshtė nė fund tė listės pėr prioritetėt tona nė Evropė"
( faqe 68).

Aty asht e shkrueme edhe njė porosi e dhanun prej tyne nė vitin 1943:
"Shėrbimi mė i madh qė mund ti bėni armikut nė vendi tuaj, ėshtė qė tė nisni ... njė luftė civile ".

Edhe kėtė e kemi ba! ... Madje, asht e vetmja porosi, qė jemi edhe sot tue e vazhdue!


DON DEDĖ MALAJ

"E Premtja e Zezė nė Shqipni ka fillue mė 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tė mbarojė komunizmi".

Rigonte pak shi.
Altoparlantet e rrugėve tė Shkodrės ishin tė lidhun me kinema "Republika". Transmetohej gjyqi i "armikut tė popullit" Don Dedė Malaj, me grupin e tij. Ishte data 24 prill 1959. Fillimi i gjyqit gati nuk merrej vesh prej duertrokitjesh dhe virrmave si nė 1945-46, nga gjeneralėt e oficerėt e lartė tė Ministrisė sė Mbrendshme tė ardhun nga Tirana, pėr kėtė gjyq, nga servilėt dhe rrogėtarėt e komitetėve si dhe, nga njė mori spijunėsh nė sallė e jashta sallės tė shpėrndamė nė katėr anėt e Shkodrės, pėr me vėrejtė si po reagon populli ndaj kėtij gjyqi aq shumė tė pritun. Hymja nė sallėn e gjyqit e gjeneral Hilmi Seitit bashkė me ambasatorin jugosllav, u pėrshėndet nga tė pranishmit si ngjarje me rėndėsi tė madhe, pėr mardhanjet "e mira" mes dy vendėve tona e, nė mėnyrė tė veēantė, kur bahej fjalė pėr Klerin Katolik. Porsa, filloi gjyqi prokurori Rapi Mina, mbasi lexoi akt-akuzėn e prėgatitun me aq kujdes, iu drejtue tė parit kryetarit tė grupit Don Dedės, me kėtė pyetje: "Qė, kur, je armik i komunizmit?" Nė sallė ra njė heshtje...

Don Deda iu pėrgjigj: - "Qysh se jam kenė 9 vjeē pikėrisht, atėherė, kur, kam shkue ndėr bankat e shkollės sė mėsuesit tem Don Alfons Tracki, aty mora vesht prej tij kėtė emėn dhe prej asaj dite nuk kam dashtė me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithė jetėn e kam urrejtė dhe kam punue me tė gjitha forcat e mia, aqsa mė ka lejue Feja, kundėr tij." (Dosja D.D.Malaj)
Ushtima dhe duhija e fjalės sė Don Dedė Malaj, ra si njė ortek nė atė sallė gjyqi, me turr e gjamė e rrebtė si rrėfeja qė zbriste tue shkrepė shkėndia nga Selca e Kelmendit, nga gjiu i Bjeshkėve tė Nemuna, ku gurgullon qumėshti me shkumbė e gjak pėrzi, e, ku nana Lulė pėrkrah burrit tė saj Keq Lucės (Malaj), qė i vringėllonin armėt ndėr mote e, qė, mė 16 nandor 1917 i kishin falė Shqipnisė njė vigan drangue malesh.

Ndėrsa, At Konrrad Gjolaj po tė njajtės pyetja, i pėrgjigjet:
"Qysh se fillova me marrė mend ndėr bankat e shkollės sė Don Alfonsit kam kuptue ēka asht komunizmi dhe, prej asaj kohe nuk kam dashtė me ia ndigjue emnin. Kurrė nuk e kam dashtė atė ide!"
Nuk ishin vetėm kėta dy burra, po, ishin njė grup burrash qė nuk u trembej syni e, nuk i lonte ēerpiku pėrballė kriminelėve, qė nuk janė ngopė asnjėherė me gjak malėsorėsh e trimash tė atyne visėve krenare. Ndėr ato banka qėndronin me ballin nalt vėllaznit Lazėr e Gjon Simon Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndėrsa, nė njė qoshe strukej si langue Lulash Toma.
Nė Shkodėr nuk bisedohej tjetėr veē pėr kėtė gjyq qė kishte fillue e shumė vetė nuk besonin se janė tue ndigjue me veshė, atė ēka asnjė njeriu nuk i shkonte nė mend se mund tė flitej.

Cili mujte mė folė kundėr Bashkimit Sovjetik? Kush mujte me tregue se ēka ka ba Stalini pėr me formue kolkozėt? Kush mund tė fliste pėr hekrat e ndryshkun qė sillnin sovjetikėt nė Shqipni, tė bojatisun sipėr tue u krenue pėr "ndihmėn e madhe" qė po i jepnin Shqipnisė? Kush, deri atėherė kishte mujtė me folė, se ku shkojnė mineralet e metalet e nėntokės shqiptare dhe kush e merr valutėn e tyne? Cili ka mujtė me u thanė fshatarėve hyni ndėr kooperativa, se ky sistem tė qet fare mos me iu bindė urdhnave dhe ligjve tė tija? Kush ka mujtė me folė pėr punėn, mundin, djersėn e fshatarit dhe tė punėtorit e pėr shpėrblimin qė paguen shteti? Kush ka mujtė me i thanė Enver Hoxhės, e klyshve tė tij, se, ju jeni shfrytėzuesit ma tė egjėr tė mundit dhe djersės sė popullit shqiptar qė njeh historia? Kush ua ka pėrplase ndėr sy terroristėve komunistė, se, ju kėrkoni me mė pushkatue vetėm e vetėm se jam Prift Katolik dhe asgja tjetėr, mbasi, une as nuk jam trathtar i atdheut dhe as spiju i popullit tem?

Na dukej andėrr, po ishte njė e vėrtetė! Fliste Don Dedė Malaj!
Nuk i lente gja mangut as miku i tij, At Konrrad Gjolaj ...
Me datėn 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vėndimin:
Don Dedė Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj, me 25 vjet burg. Lazėr Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon Parubaj, vėllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg. Gjeto Luc Budashi me 10 vjet burg dhe Lulash Toma me 5 vjet burg.
Atė mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypėn nė njė kamjon "zis", njė turmė policėsh e ulėn galuc. Ndėrmjet dy rrypave tė drrasės mbi spondė kujtoj dy sytė e tij tė bamė kuq. Nuk shihej as e bardha e as bebja e synit e kaltėrt, vetėm dy njolla gjaku, qė asnjėherė nuk mund ti harroj ...

Me datėn 12 maji 1959, u ekzekutue vėndimi. Don Dedė Malaj u pushkatue nė njė fushė buzė liqenit tė Shkodrės. Pra, 14 ditė para vizitės sė Nikita S. Hrushovit nė Shkodėr!...
Pėr fat tė keq nuk kam pasė mundėsi me lexue fjalėn e fundit, para pushkatimit.
Me datėn 10 tetor 1991, asht ba rivorrimi i eshtnave tė tij nė vorret e Sukave tė Dajēit tė Bregut tė Bunės, tė famullisė, ku ai ka shėrbye me pjesmarrjen e mijra e mijra fshatarėve tė atyne krahinave dhe tė shumė qytetarėve tė Shkodrės, qė nuk e kishin harrue gjyqin e tij historik.

Fjalėn e rastit, me lot pėr faqe dhe me ndėrpremje tė shpeshta pėrmallimi e ka mbajtė shoku dhe miku i paharrueshėm i tij deri nė ditėn e fundit tė jetės At Konrrad Gjolaj. Fjala e tij u mbyll kėshtu: " ...Ti ishe lajmėtar i fjalės sė Krishtit! Armiqtė Tuej me britma e virrma qė kanė me i ndjekė edhe pėrtej vorrit, kėrkuen me mbulue vrasjėn Tande tė pafajshme, nė atė breg liqeni.... Nuk pat kush me tė mbulue atė gjoks tė zgaqun dhe tė shpuem me plumba prej dorės mizore tė tyne, veē, atė nade, herėt, ra si vesa avulli i gjakut Tand, mbi Ty, o i bekuem! ..."

Nė vitin 1997, At Gjolaj, botoi librin "Ēinarėt", vepėr tė cilėn ia kushton: "Misionarit prej Breslaut, Mėsuesit tonė nė Velipojė, Don Alfons TRACKIT. Shokut e Mikut tė pėrjetėshėm Don Dedė MALAJ". Kur kam mbarue daktilografimin e kėtij libri dhe ia dorėzova, At Konrradi, mė pyeti: "Po, parathanja, ku asht?", unė nuk kishe marrė parathanje me materialin qė mė kishte dorėzue. Ai, me buzė nė gaz dhe me ton tė premė mė tha: "Parathanjėn e due prej teje!". Unė, kam hezitue pak ēaste, mandej, pranova. Nė vitin 1998 mbasi pata rasė me pa nė arkiv dosjėt, jam takue me At Konrradin, dhe e kam pėrgėzue pėr saktėsinė e fakteve qė ka shkrue mbas aq shumė vitėsh nė librin e tij "Ēinarėt". Kjo asht arėsyeja qė nė kėtė material qė kam shkrue unė, nuk jam zgjatė nė shpjegime tė hollėsishme, mbasi nė librin e At Konrradit asht gjithshka e plotė dhe e saktė, megjithse, At Konrradi nuk ka pasė nė dorė asnjė material arkivor, pėrveē, kujtesės sė tij tė mbrekullueshme, mendjės sė hollė dhe dashnisė sė pakufi pėr mėsuesin dhe shokun e vet.

E vetmja gja qė mė ka ra nė sy nė shtjellimin e kėtij proēesi asht kenė dėshira e madhe e Sigurimit tė Shtetit me zhdukė kėtė pėrson. Pse u punue kaq shumė vite kundėr Don Dedės e At Konrradit? Ku fillon mėnia e shtetit kundėr Don Dedės? Urrejtja e Sigurimit tė Shtetit fillon nė vitin 1950, me qėndrimin e tyne tė vėndosun dhe kundėrshtar, ndaj kėrkesės se vjeter tė shtetit pėr nėnshkrimin e Statutit tė Kishės Katolike Shqiptare.

Lidhja e Don Dedė Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejėll Kovaēit, At Zef Saraēit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin pėr mos me aprovue nėnshkrimin e kėtij Statuti dhe mėnyra sesi kėta e kanė kundėrshtue haptas atė, ka hapė menjėherė dosjen konsultative tė Sigurimit: "Ēfarė dhe si duhet bėjmė ti zhdukim kėta klerikė?" Mbas nėnshkrimit tė Statutit nė vitin 1951, pėrveē tre tė parėve qė nuk kanė firmue, nė konferencėn e Paqes nė Tiranė nė vitin 1952, u pėrcaktuen edhe ata klerikė qė ishin nė kapėrcyll, as andej as kėndej. Ata qė nuk u bashkuen me turmėn as nė kėtė konferencė edhe pse kishin firmue Statutin, mbetėn armiqė, shumica e tė cilėve pėrfundoi ndėr burgje.

Deri nė vitin 1956 duket, sikur, ka njė qetėsi! ... E vėrteta asht ndryshej! Nuk kishte sesi tė dėnohej kulti i Stalinit tue pushkatue Priftėn! Mardhanjet me Bashkimin Sovjetik kishin marrė ngjyra tė tjera mbas vdekjės sė Stalinit. Hrushovi kėrkonte mėnyra tjera qeverisje. Ai diktaturėn stalinjane kėrkonte me e zėvendsue me asfiksimin e armiqve tė tij. Nuk ishte pėr pushkatime, por pėr vdekjen e natyrėshme tė imponueme me mjete paqėsore, me "izolime" ose.... Edhe satelitėt e sovjetikėve do tė mbanin qėndrime tė "moderueme" si padroni. Kuadri i rij qė i nėvojitej klerit, tashti merrėj nga bankat e shkollave socialiste, ku filozofia marksiste-leniniste kishte pushtue edhe mendjet e njerėzve nė skutat ma tė largėta tė vendit. Dukej kohė zbutje, por nė tė vėrtetė ishte kohė grumbullimi energjie pėr ofensivėn pėrfundimtare, pėr "triumfin e plotė" tė sistemit socialist.

Nė vitin 1956, arrėstohet At Rrok Gurashi, njė "dhelpėn e vjetėr"(siē e quen At Ēiprian Nika), qė nė grupin e klerikėve nė 1946 kur u ka dalė dėshmitar tė gjithė shokėve tė vet.
Tregohet si anekdotė, kur njėditė nade, po veshej e rregullohej At Rroku, Don Ejėll Deda, edhe ky nė burg me tė, i thotė: "A po bahėsh gati me shkue me rrejtė edhe sot Padėr Rrok?"...

Kam lexue proēes-verbalin prej 67 faqesh, qė At Rroku ban pėr disa ditė nė hetuesi, kėtė radhė me Xheudet Milotin. Xheudeti ishte shefi i Seksionit Katolik nė Degėn e Mbrendshme tė Shkodrės. Ishte ndėr specialistėt e torturave ēnjerėzore dhe katil i prėgatitun pėr Klerin Katolik. Ka pasė dėshirė me tregue se urrej katolikėt nė pėrgjithėsi. Kėtė e ka tregue me hetimet qė ka krye kundėr tyne. Kujtohet nga shkodranėt kur ka arrestue At Pjetėr Meshkallėn, dhe mėnyrėn si i ka ra shtjelm tue e shtye me e futė nė gjipsin e Sigurimit. Mbas vrasjės sė gjeneralit tij "tė dashtun"u trasferue nė Ministrinė e Mbrendshme nė Tiranė dhe mbas 1990, pėr kėtė kontribut "tė vyer" kundėr Klerit Katolik, me ndėrmjetėsinė e Sofokli Lazrit e Spiro Dedės, edhe kėta "miqė tė klerit", e gjejmė nė shėrbim tė "Caritas-it", nė Romė! ...

Proēesi i At Rrokut pėr mue ka njė rėndėsi tė madhe, mbasi aty asht folė nėpėr gojėn e At Rrok Gurashit, krejt projekti i vėprimeve tė ardhėshme tė shtetit komunist, si gjithmonė, me dorėn e Sigurimit tė Shtetit. Tė duket fantazi nė leximin e parė por, kur vazhdon me kujtue ngjarjet e ndodhuna mbas atij proēesi, rrjedhėshmėninė e tyne, kohėn dhe lidhjet e atyne ngjarjėve njena me tjetrėn, pėrsonat e ngarkuem me ato shpifje e rrena tue u pushkatue, sa tė tjerė me vite tė tana ndėr kampe shfarosje, tė bahėt me mendue "mos jam nė andėrr"! Jo, jo, aspak nė andėrr, por zgjandėrr, madje, edhe tė zbatueme me pėrpikmėni ato trillime qė ndoshta, kur i ka shprrallue At Rroku, asht kenė edhe me tas ēaji e tue ndukė cigare. Shpesh, pėrsėritė: "... kam harrue me thanė dje!" dhe shton diēka tė re, qė ia ka kujtue Xheudeti... ose fantazmat e Sigurimit me tė cilėt flente natėn...

Aty, gjenė emnat e tė gjithė klerikėve qė janė pushkatue mbas 1956 tue fillue nga Don Ejėll Kovaēi, Don Dedė Malaj e, deri tek Don Zef Bici, Don Mark Dushi e Don Shtjefėn Kurti. Pothuej tė gjithė janė arrėstue pėr motivet qė shpreh atėherė At Rroku. Edhe Imzot Ernesto Ēoba asht nė atė proēes, me ato akuza pėr tė cilat asht dėnue 20 vjet mbrapa. Flitėt pėr karakterin e kėtyne klerikėve si, dhe, pėr mardhanjet e At Rrokut me ta. Shpjegimet ma tė hollėsishme i jep pėr klerikėt e Tiranės, vėprimet e tyne nė kohėn e Statutit dhe lojėn dyfishe qė kanė lujtė ata bashkė me At Rrokun. Pėr kėtė arsye gjyqi i tij u zhvillue me dyer tė mbylluna, mbasi kėshtu vėprohej me "agjentėt" e Sigurimit, gjoja me ruejtė sekretet dhe At Rroku u dėnue 25 vjet burg, ku, edhe vdiq.

Nė bazė tė thanjėve tė At Rrokut, asht dėnue edhe Don Mikel Koliqi. Mbas tij nė 1958, Don Ejėll Kovaēi. Don Ejėlli asht viktima ma e dhimbėshme, mbasi ngarkohėt me akuza aq tė shumta, sa nga tė gjitha ēpifjet "ka mbetė diēka", sa me errėsue pafajsinė e vėrtetė tė tij. Projekti i Ministrisė sė Mbrendshme aso kohe u zbatue nga kolonel Mehdi Bylbyli, i cili ka shkue nė Pukė, ka vra Markun, buzė njė pėrroni, pra kryetarin e kėshillit popullor tė fshatit Qelzė, ku shėrbente Don Ejėlli, mandej, e ka ēue nė qelė te priftit tue e akuzue Don Ejėllin pėr dijeni tė kėsaj vrasje. Proēesin e vazhdon Hilmi Seiti, si kriminel i regjun qė ishte dhe arrine tek gjyqi tue mbajtė revolverin e tij nė gojėn e Don Ejėllit, pėr me pohue. Kėshtu, pushkaton Don Ejėll Kovaēin e shkretė tė pafajshėm.

Hilmi Seiti mundohėt me tė njajtat metoda me veprue edhe me Don Dedė Malaj e At Konrrad Gjolaj, tue i kalue ndėr duert e kriminelėve tė njoftun: Nevzat Haznedari, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku, Shyqyri Qoku, dhe tragjedia mbyllėt me Xheudet Milotin qė mban me cigare dhe ilaēe shkatėrrimi tė sistemit nervor tė shkretin Don Dedė Malaj, deri qė asht dhanė vendimi. Plot 2 vjet mbasi Hilmia pushkatoi kėta dy priftėn, mė 27 prill 1961, hangri plumbin kokės ai vetė nga shokėt e tij. Ishte shpėrblimi i Partisė pėr veprat e kryeme kunder klerit inteligjencės dhe shkodranve tė ndershėm. Vajtojcėt e Teatrit "Migjeni" me vela tė zezė, e kjanė deri ndėr vorre tė "dėshmorėve". Aty e lanė...

Don Dedė Malaj me gjyqin e tij, hyni nė vazhdėn e lėgjendave tė trojeve shqiptare qė brezat e ardhėshėm do tė kėndojnė me "lahutėn" e tyne, ndėr vargje tė pafund ...
Edhe pse kanė kalue ma shumė se 40 vjet nga vrasja e DON DEDĖ MALAJ, ai mbetėt i pavdekėshėm nė historinė e salvimit e martirizimit tė KISHĖS KATOLIKE SHQIPTARE.
Don Dedė Malaj asht ndėr klerikėt ma tė torturuem dhe mbetėt ndėr ma tė sakrifikuemit pėr triumfin e idealit tė Fesė sė Krishtit nė Shqipni. Ai vdiq pėr Kishėn Katolike dhe Papėn!
Tue vdekė pėr Fč e Atdhé,
DON DEDĖ MALAJ, U PĖRJETĖSUE NDĖR SHEKUJ!
6 SHKURT 1967


"Diskutimi i Hoxhės ngjan me qenin tė cilit i japin bukė, kurse, ai kafshon dorėn e atij qė e ushqen! ..."
Dolores Ibaruri
Moskė, 1961.

Mė 6 Shkurt 1967, Fjalimi Programatik i Enver Hoxhės, ... asht surrati i vėrtetė i tij por edhe i idealeve tė Partisė sė Punės (Komuniste) dhe i Sigurimit tė Shtetit komunist totalitar qė ai ka drejtue dhe pėrfaqsue pėr 40 vjet. Shprehja e tij asht e saktė dhe pa asnjė mangėsi: " ... pa frikė dhe me shkronja tė mėdha ... TĖ DJEGIM ME ZJARR!..."

Po, dhe vetėm kėshtu, mund tė realizohej ai qėllim i diktatorit qė do tė quhej "Revolucion Kultural" nėpėrmjet tė cilit me emnin ma tė bukur tė historisė REVOLUCION, do tė kryej veprėn ma tė shėmtueme e ma tė ndytėn ndaj popullit tė vet dhe kulturės kombėtare. Pra, simbas zakonit tė komunistėve ai do tė vepronte si gjithmonė tue gėnjye e mashtrue, vetėm e vetėm me pėrforcue pushtetin gjakatar pėrsonal bashkė me pėrkrahėsit e tij, anėtarėt e Partisė sė Punės, tė mbrojtun dhe tė pėrkrahun si gjithėnjė nga kriminelėt e spijunėt e Sigurimit tė Shtetit, KUNDĖR GJITHĖ POPULLIT SHQIPTAR.

Ky, "Revolucion", do tė realizohej prej organėve terroriste tė specializueme tė Sigurimit tė Shtetit, tė drejtueme nga Partia. Na do tė shohim me sytė tonė, pėr fat tė keq, sėsi mburreshin kėta autorė tė kėsaj vepre makabre tė pashembull nė historinė botnore, pikėrisht, nė Shqipninė e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Mbrojtėsit tė Krishtėnimit Evropian. Atdheu i Nanė Terezės, mishnimi i idealeve dhe i virtyteve tė Nanės sė gjithė Botės, do tė shpallej me "Kushtetutėn e Republikės Popullore tė Shqipėrisė - PA FE". Nė 1967, simbas dekretit nr. 4337, anulohet ēdo pjesė e ligjės nė lidhje me mardhanjet ndėrmjet Shtetit dhe Kishės tue shvlefsue ēdo statut mbi besimet. Partia e Punės sė Shqipėrisė dhe Qeveria Shqiptare deklaruen me mburrje se SHQIPNIA asht "i pari Shtet me tė vėrtetė ateist nė botė". Harrohet me dashje se Kushtetuta, si gjithmonė vetėm me fjalė, kishte "garantue lirinė fetare". Mbas kėtij dekreti hapet rruga e pritėshme e vitit 1976, pėr "Kushtetutėn e Re" qė proklamoi artikujt 37 dhe 55, ku, SHTETI NUK NJEH MĖ ASNJĖ FE. Ajo ndalon ēdo veprimtari fetare dhe inkurajon ateizmin si parim marksist-leninist.

Artikulli 37: "Shteti nuk njeh asnjė fe dhe inkurajon zhvillimin e propagandės ateiste, pėr tė krijuar ndėr njerėzit njė botėkuptim shkencor e materialist.".
Artikulli 55: "Ndalohėt formimi i ēdo organizatė fashiste, antidemokratike, fetare e antisocialiste. Janė tė ndaluara veprimtaritė e propaganda fashiste, fetare, luftėnxitėse, antisocialiste, si dhe urrejtja ndėrmjet njerėzve dhe racave.".
Po, do tė digjej me zjarr "Kanuni i Lekė Dukagjinit", se kėshtu pėrdhosej martirizimi i At Shtjefėn Gjeēovit i vramė trathtisht nga serbėt, kėshtu, u shkelnin tė drejtat zakonore tė malėsorėve tė Veriut. Kėshtu, dhunohej Maja e Bratilės bashkė me vorrin e Ded Gjo' Lulit. Vetėm kėshtu, do tė pėrdhoseshin tė drejtat dhe liritė thėmelore tė njeriut se, kėshtu, Shqipnia izolohej nga kontinenti dhe, vetėm kėshtu, diktatori i pėrsėriste Evropės se kėtu: "Ligjin e bėjė unė!".

Metodat e Sigurimit tė Shtetit do tė ishin tė "reja" dhe jo ato tė vjetrat. Tashti do tė zbatohej eksperienca e marrun nga Kina e Madhe e Mao Ce Dunit. Njerėzit duhet tė kuptonin dhe tė bindeshin se ēdo mospėrputhje me idetė e kėtij "Revolucioni", ishte me pranue njė torturė tė re dhe tė vazhdueshme: "Frikė dhe vetėm frikė", qė secili maparė pranonte me qejf vdekjen se kėtė rrugė Kalvari tė stėrgjatun dhe shpesh, pafund ... ku, kryqėzimi nė fillimin e saj ishte shpėtim i vėrtetė, ndėrsa pushkatimi nė minutat e para tė arrestimit ishte si me lindė sė dyti sidomos, pėr ata qė i kishin provue me kohė torturat mizore psiqike dhe fizike nė qelitė e Sigurimit tė Shtetit komunist shqiptar.

Jo, kurrė, nuk harrohej publicisti i njohtun Don Lazėr Shantoja me kambė tė kėputuna me sharrė druvari ... Cili harronte Imzot Gjinin, Volaj, Bonattin, V. Prennushin, Nikoll Dedėn dhe Ernesto Ēobėn tė masakruem dhe tė futun nė thes, apo, etnit: Mati Prennushi, Ēiprian Nika, Donat Kurti, Pal Dodaj, Frano Kiri, Aleks Baqli, tė varun ndėr pemė me ditė tė tana, e, Hafizėt: Ali Tarin, Dėrgutin, Najpin, Muftinė, tue u torturue me folė kundėr klerit katolik. Nuk ishin mbyllė ende gropat e zeza tė hetuesisė sė Koplikut, ku kalbėshin martirėt Sirdani e Ēuni. Ndėr kalldramet e shtėpive shkodrane tė kthyeme nė hetuesi vlonte gjaku i Kolec Dedės, Simon Darragjatit, Muzafer Pipės, Paulin Palit, Qemal Draēinit, Kol Prelės, Ndue Palit e Caf Metės, Pal Thanit e Loro Vatės, Gjok Dodės e Zef Jakoviqit, Kol Kurtit e Ahmet Koplikut e sa tė tjerėve tė mbetun nė tortura e tė tretun si coftina nė Zallin e Kirit. Ende vajtonin shelqet e bregut tė Bunės studentėt Bardhosh Dani, Mark Cacaj e Brahim Dėrguti.

Vazhdonin me ushtue muret e kinema "Republikės" nga zani i paharrueshėm i trimit Don Dedė Malaj. Fusha e Ēelės ishte ende me pėshtymėt e pathame tė Mark Ndojės e Gac Lecit, nė fėtyrat e pastėrta tė Martirėve Fausti, Dajani, At Gjon Shllaku e Mark Ēuni me shokė. Nuk harrohej studentja burrneshė Drita, motra e Ibrahim Sokolit tue ua pėrplasė nė surrat spijunve Ēiril Pistoli me shokė: "Turp pėr ju, se, as nė mesjetė nuk janė pėshty tė burgosunit rrugėve si tashti!...". Anė e kand qytetit kishte vetėm kujtime tė pashlyeshme mjerimi, vuajtjesh e vrasjesh nė breznitė shkodrane.

Nuk duhet harrue me iu kujtue predikuesve tė "emancipimit tė grues" vitėt e mnerėshme tė rinisė, kur lidheshin ndėr vargoj nga krimineli Ahmet Suji vajzat e reja tė Shkodrės: Maria Tuēi, Angjelina Marku, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Agime Pipa, Viktore Kuka, Frida Sadedini etj. atėherė, kur ndėr prroje shkonte rrėkajė gjaku i Maria Shllakut e Maria Zojzit... Kėneta, fusha, brigje, kodra, kanale e gjithkah vorre tė humbuna me tė interrnuem, pa shenj tek kryet...
Vetėm nė njė lagje tė vogėl si kjo e emja, rreth 4000 banorė numėron: 29 vetė tė pushkatuem, 97 vetė tė burgosun, mashumė se 49 vetė tė internuem, tė gjithė pėr motive politike.

Po nė gjithė qytetin e salvuem tė Shkodrės?
Shifrat pėr ne janė tronditėse, ndėrsa pėr botėn e qytetnueme janė tė pabesueshme. E, pra, mbi tė gjitha kėto vorreza qė mendohėn rreth 45000 vetė, tė pushkatuem e tė vdekun ndėr burgje, kampe e intėrrnime, asht ndėrtue gėrmadha qė shihni ju sot qė thirret "socializėm" e pėr me shkatrrue edhe atė qė mund tė kishte mbetė si traditė, zakon e kulturė, ishte i domosdoshėm i qujtunim "Revolucion Kultural", qė do tė pėrfshinte cilindo qė ka lutė Zotin, kjoftė edhe njėherė gjithė jetėn.

Do tė pėrshkruej shkurt si u zhvillue ky "Revolucion", nė qytetin martir tė Shkodrės:
Pėr ēudi, njerėzit ato ditė nuk i ndiqte as hija e vet. Gjatė ditės drita ishte si e marrun mbasi i mungonin vezullimet e rrezėve tė diellit. Qyteti dukej nė pragun e njė eklipsi, me pamje tė zymtė e tė trishtueshme. Vransina e kohės kishte depėrtue deri thellė nė shpirt. Nė rrugėt e lagėshtituna kishte pak lėvizje. Ndėr rrugica as fėmijėt nuk lonin si gjithmonė me topat e vegjėl prej leckash. Diēka pritej... Ndonjė kalimtar i mbėrthyem deri nė fyt strukej nėn pallton ose gazhupin e vet. Nė kryet e krrusun ka ngjeshė njė kasketė qė kushedi ku e ka gjetė nė ndonjė skutė tė musandrės dhe ecė pa shikue e pėrshėndetė njeri, veē tue mendue si tė gjithė tė tjerėt: "Ishalla, me mue nuk kanė punė!...".

Tė gjithė ndrrojnė hapat si me komandė 1-2, 1-2 ... tė vogjėl e tė shpejt si kinezėt, por me shumė kujdes qė tė mos u ngatrrohen mangjetat e shkyeme tė pantallonave qė njerėzit veshin pėr mos me ra nė sy pėr "modėn". Mbizotnon ngjyra grih e mbylltė ose kafe e murrme qė pėrzihet lehtė me pluhun tė rrugėve ose baltėn mbas shiut. Kjo i jep qytetit edhe ma shumė pamjen e njė zone tė zymtė konviktoresh qė veshen me urdhėn nga eprorėt e tyne dhe jo simbas qejfit. Aty-kėtu shihėt edhe ndonjė veshje grih e ēelėt qė e ban edhe ma tė trishtueshme kohėn derisa mund tė shkėputesh prej tij dhe, vetėm kur i largohėsh asaj siluete tė frikėshme, qetėsohesh pėr pak ēaste sa me u mbushė me frymė e, atėherė ke mujtė me thanė me vedi: "Si dukėt, nuk e paska pasė me mue!...". Secili kėte formulė mendonte rrugės...

Nė rrugėt kryesore me shtėpi tė jargituna nga rrėkajtė e ulluqėve tė kalbuna e tė palyeme qė nė vitin 1959 kur pat ardhė pėr vizitė Hrushovi, janė paksue njerėzit. Edhe ajo karakteristikė e jona shėtitjet ndėr pjaca nuk bahej pothuej fare, kudo mbizotnonte frika. Terrori zyrtar kundrejt disa "pėrsonave" tė konsideruem "pakica" por, ku, pėrmblidhej gjithė populli, u kishte hy pėr palc: "Tue mė pa nė pjacė, a thue po i kujtoj gja kėtyne!?..." Sigurimi i Shtetit si "i mirė" i kudondodhun, po e realizonte detyrėn kryesore qė i kishte vue Partia: "Pasiguria e pėrherėshme e popullit" tue e mbajtė nė kushte servilizmi dhe mjerimi, tue depėrsonalizue mundėsisht ēdo njeri pėr me e mbajtė tė shtypun e gojėmbyllun".

Gratė e pa krehuna dhe me shamia tė mbėshtjelluna rreth kokės si mumjet e dikurshme, e vazhdojnė punėn e pėrditėshme tue u ēue nė orėn 03.00 tė mėngjezit, vrapojnė tue ēue mahallėn me krizmėn e shisheve tė qumeshtit ndėr strajca pėr me zanė radhėn e pafund me shpresė tė ardhjės sė furnizimit para orės 05.30, mbasi po erdhi ma vonė mbetėn pa gja, nuk i pret koha se do t'i hypin biēikletave dhe me vrap u duhėt me shkue nė qendrat e punės me ba "gjimnastikėn e mėgjezit". Rrugės me shpejtėsi hullin si zhele fėmijte e posa zgjuem nė dyert e kopėshteve, tė mbėshtjellun ndėr batanijat e leshta tė kombinatit "Stalin" dhe tė mbuluem me celofona sikur donė me i tretė tė shkretit e vogjėl, "revolucionarėt e ardhshėm", tė cilėt edhe ata trajtohėn e priten tek dera e kopėshtit prej edukatorės simbas "biografisė". Prej asaj moshe fillon plotėsimi i "karakteristikave pėrsonale" ose, ajo qė quhet "dosje" e qė nuk do ti ndahėt gjithė jetėn...

Burri qė pret me u ba babė, veē rrin e mendon si me pėrēudnue emnat e prindve tė vet, si e si me kombinue emni i bebės sė vogėl me listat e miratueme nga komitetėt e Partisė nė zyrat e gjėndjes civile. Pėr emnat jashta liste pritej vėndimi i kolektivit qė do tė vendosė: a me vazhdue punėn ose jo... Diskutohej biografia e stėrgjyshave dhe a kanė pasė "shfaqje tė hueja"?... Pikėsynimet i jepte organizata e vendit tė punės qė kėshillohej me organėt e Partisė ma lart por, pa asnjė mėdyshje ajo konsultohej me Sigurimin e Shtetit, i cili i tregonte rrugėn si me vėprue me kėtė pėrson. Me kėtė problem merrej organizata e rinisė e shkollės 11 vjeēare "Jordan Misja", e cilėsueme ndėr ma tė flaktat organizata "revolucionare" tė qytetit, ku pėrsoneli i devoēėm i asaj shkolle zbatonte pikė pėr pikė porositė e Partisė dhe tė Sigurimit simbas parullės sė "vijės sė masave": "Ēka don populli bėn Partia dhe ē'thotė Partia, bėn populli!".

Tė rinjtė shpejtonin me u mbledhė ndėr shkolla, palestra, klasa, auditorė, koridore, podrume e kudo pėr me lexue kolektivisht gazetat dhe me njoftue "shtabėt" pėr kryemjen e detyrave. Kudo nė buletine speciale dhe pėr pėrdorim "tė mbrendshėm" partie, lajme radjoje dhe vesh nė vesh, flitėj pėr "Fjalimin Programatik", kryesisht, si po vėprohej anė e kand vendit deri ndėr skajėt ma tė largėta. Edhe atje mblidhej "paria e re" e fshatrave tė kooperativizueme dhe merrte edhe ajo vėndimet e veta, si me kthye Kishat e Xhamitė nė "vatra kulture", depo grumbullimi ushqimi pėr kafshėt apo stalla. Pleqtė e disa fshatrave tė "mėrzitun" nga zakonet "prapanike" i drejtonin edhe njė telegram "shokut" Enver pėr gjithė ato "tė mira" qė u kishte sjellė nė katund... Kishte familje fshatare me nga 3-4 fėmijė, qė merrnin 150 gr. qumėsht nė ditė nga kooperativa dhe i ushqenin fėmijėt e tyne me "pikatore"...

Mbas mbledhjeve tė mėshefta tė Partisė qė ato ditė nė Shkodėr i drejtonte nga Instituti i Lartė Pedagogjik Ramiz Alia, "shokėt": Xhemal Dini, Musa Kraja, Prenk Sokoli, Halit Isufi, Hilmi Habovija, Angjelin Kumrija, Jovan Vujoshi etj. etj. si kėta besnikė tė Sigurimit, vėndimet ia pėrcillnin rinisė mbasi tek "njeriu ynė i ri" ishte mbėshtetja e tyne. Nė mbledhjet e rinisė ma tė besueshmit u ngarkonin me detyrat e Partisė dhe vazhdohej me brohoritje: "Parti, Enver, jemi gati kurdoherė!"... Fillonte aksioni i rinisė... me tė padiskutueshmen fjalėn "vigjilencė" qė nė gjuhėn shqipe ka disa kuptime, por pėr ne qė jetuem atė kohė tė mjerueshme, ajo fjalė ka vetėm kuptimin e spijunllėkut me tė cilin u formue ajo "rini servile" siē e ka cilėsue At Meshkalla, "vepra mė e shkėlqyer e Partisė sė Punės", ku prej kėsaj rinie e deri tek ma plaku "tė gjithė njerėzit janė tė lidhun pėr kafshatėn e gojės", pėrkufizimi ma i sakt e plote i fjalės "socializėm".

Ndokush mendon me tė drejtė, a thue me tė vėrtetė "vetėm" ky ishte "Revolucioni Kultural"?!...
- Jo, nė asnjė mėnyrė, jo!...
"Revolucioni Kultural" nė Shqipni nuk ka fillue nė vitin 1967, ai ka fillue "kur kanė hi kėta" pikėrisht, atėherė, kur Qamil Gavoēi me shokė shkrepnin armėt e "fitorės" mbi kokat e "armiqve tė popullit", ato ishin sinjalėt e para tė terrorit komunist qė do tė vazhdonin pėr 50 vjet pandėrpremje.

Komunistėt shqiptarė, vegla tė drejtueme nga ata jugosllavė, bolshevikėt rusė dhe nga turli lloji internacionalistėsh aventurierė qė vizitonin Shqipninė dhe mbushnin xhepat me parė tė kėtij populli fukara, do tė gjenin skutėn e fundit te tyne nė vrimat e "Murit tė Madh" tė Kinės komuniste, ku si mijtė e mbėshtjellun nė thėrmijat e libravė te kuq, mė tė famėshmet "Dacibao" e "Fletė- rrufe" tė stivuem nė "veprat e klasikėve tė rinjė" Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha, lenin pa gjumė mijra familje tue pritė ēdo minut: "A po na gėrset dera sonte!?"... Shtabet e krijueme nga Partia pėr kėtė qėllim punonin ditė e natė nė ēdo qoshe ku nuk tė shkonte mendja, pėr me shpėrnda "direktivat"e reja. Detyra kryesore e tyne ishte aktivizimi i "masave" tė gjana, ose ma mirė me thanė, angazhimi i shumė njerėzve "tė rinjė" nė organėt e Sigurimit tė Shtetit pra, njollosja e njerėzve nė masė e mundėsisht nė ēdo famlje.
...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara