HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Mrekullia e “demokracisė” sė Fatos Nanos”

-- nga Dr. Gilman Bakalli, deputet aktual i PD-sė

Gilman Bakalli I nderuar zoti Mustafa Nano! Me interes tė madh lexova artikullin tuaj tė djeshėm (7.07.2005) me titull “Socialistėt nė udhėkryq” te gazeta “Shekulli”. Pasi vini me tė drejtė nė dukje paaftėsinė e kryeministrit Fatos Nano pėr tė perceptuar realitetin me emrin “Shqipėri 2005” (siē shpreheni ju), konstatoni se ishte pėrēarja e sė majtės shkaku kryesor pėr humbjen nga ana e saj tė zgjedhjeve tė 3 korrikut dhe ardhjen nė pushtet tė Partisė Demokratike.

Mė pas, duke u sforcuar ta fshihni keqardhjen pėr kėtė humbje tė socialistėve, filloni nekrologjinė e pushtetit tė kryeministrit Nano dhe kėrkoni tė na bindni ne, tė mbijetuarve, se trashėgimia e Fatos Nanos mund tė konsiderohet si “kėndellje e demokracisė, mbi bazėn e sė cilės mund tė aspirohet njė demokraci gjithmonė e mė e pjekur”. Gjithė ato atribute tė aktivitetit tė zotit Nano, tė cilat ju i pėrmblidhni si “arritje tė mrekullueshme”, nuk janė asgjė tjetėr veēse ABC-ja e ēdo sistemi demokratik, i cili, sigurisht qė nuk erdhi nė jetė me Fatos Nanon.

Vlerėsimet qė ju i atriboni qeverisjes Nano janė thjesht thėnie tautologjike tė tipit “rrethi ėshtė i rrumbullakėt”, dhe mund tė sugjestionojnė vetėm ato analistė tė cilėt, ashtu si kryeministri Nano, e kanė humbur aftėsinė perceptuese tė realitetit dhe kėrkojnė t“u imponojnė shqiptarėve mirėnjohje tė pėrjetshme Fatos Nanos, i cili, sa ishte nė pushtet, u dha shqiptarėve lirinė tė vegjetonin nėn peshėn e korrupsionit dhe tė monopoleve tė tij. Me sa shoh unė, Ju, zoti Mustafa Nano, keni mbetur rob i pyetjes “kush duhet tė qeverisė?”, duke harruar se e rėndėsishme nuk ėshtė se kush duhet tė qeverisė, por mėnyra e qeverisjes, e cila lejon rotacionin e butė tė pushtetit nėpėrmjet votės sė popullit.

Qeverisja Nano punoi pėr tetė vite vetėm nė njė drejtim: tė pengonte nėpėrmjet krijimit tė monopoleve mundėsinė e ndėrrimit tė pushtetit pa dhunė. Ju, zoti Mustafa Nano, duhet ta dini se ēdo sistem politik zė fill dhe jeton mbi bazėn e njė elementi, i cili, kur ekzagjerohet dhe keqpėrdoret, bėhet shkas pėr shembjen e vetė sistemit. Politika e Fatos Nanos u ngrit dhe lulėzoi mbi elementin e korrupsionit, i cili, gjatė tetė viteve, u shndėrrua nė sistem. Ishte pikėrisht fryrja e pėrbindshme e kėtij elementi, i cili, bashkė me pėrēarjen e sė majtės, u bė shkaktari kryesor pėr shembjen e sistemit tė Nanos dhe fitoren e Partisė Demokratike. Dita e votimit dhe fitorja e sė djathtės e zgjoi qeverinė Nano nga letargjia e saj perceptuese dhe e ndėrgjegjėsoi atė se epėrsia e sistemit demokratik, nė krahasim me sistemet tjera politike, konsiston nė mundėsinė e ndėrrimit tė pushtetit paqėsisht, nėpėrmjet votės sė lirė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara