HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zef Prela Ivezaj (1880 - 1964) katėr herė plagosur nė krahasor e shumė herė dekoruar me Medaljen e Artė tė Shqiponjės

-- nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Lindja e djemėve nė ēdo familje shqiptare mes malėve, ėshtė shoqėruar me batare pushke, qė ėshtė dėgjuar nė bjeshkėt e thepisura, ku shqiponjat ngrinin folenė e tyre. Qendrat e banimit, nė zonat rurale shqiptare, kanė qenė shumė tė pėrhapura e rrallė ka ndodhur, qė kullat tė jenė buzė njėra tjetrės.

Vetė kullat me frėngjitė e tyre, kanė qenė njė mburojė e mirė kundėr pushtuesve tė huaj dhe serbo - malaziasve, qė gjithnjė kanė synuar tė grabisin trojet shqiptare, tė cilat historikisht nė fillim tė shekullit XX u favorizuan nga Fuqitė e Mėdha tė kohės, qė ende sot me ndėrgjegje nuk e kanė bėrė shpagimin e gabimit tė tyre tė padrejtė, ndaj trojeve, ku 7 milion shqiptarė etnik enden nė pesė shtete.
Katundi Ksheve nė Grudė tė Malėsisė, kishte njė gėzim, se nė shtėpinė e Ivezajve u lind njė djalė, qė kur u rrit ndoqi udhėn e shkelur pėr guxim e trimėri, besė e burrėri, tradita e doke, fe e atdhedashuri nga tė parėt pararendės.

Duke qenė pjesė e fisit Ivezaj, si studiues e historian do tė pėrpiqem tė jem i paanshėm, duke nxjerrė ose zbuluar para bashkatdhetarėve tė mi emrin e mirė, qė ndėr shekuj ka trashėguar Dera nė zemėr tė Malėsisė, qė pėrherė ka qenė ndera dhe krenaria e shqiptarėve. Historia e ēdo familje shqiptare nė Malėsi, ėshtė edhe historia legjendare e malėsorėve trima, qė me grykėn e ngrohtė tė pushkės ruajtėn dashurinė pėr Arbėrinė, sikurse trimat e Gjergj Kastriotit shumė shekuj mė parė.
Historishkrues tė kohės dhe deri nė ditėt tona, janė munduar tė ofrojnė fakte e jetėshkrime, pėr pėrsonalitetet e Malėsisė, katundeve, fiseve e komunitetit nė tėrėsi.

Me modesti, po radhis pėr herė tė parė nė kėtė shkrim, njė pėrkujtimore, me sa kam mundur tė hulumtoj nė venlindje e diasporė nga stėrnipėrit, jetėn dhe veprėn e birit tė paharruar tė Malėsisė, birit tė Grudės kreshnikė Zef Prela Ivezaj.
Babai i tij, i quajtur Prelė Marashi Ivezaj, ėshtė shquar nė mbrojtje me armė nė dorė kundėr pushtuesve sllav nė Kryengritjen e vitit 1881, qė Malėsia me bijtė e vet organizoi. Ishte njė luftė me tė vėrtetė e rreptė sikurse shkruajnė kronistėt sllav tė kohės, qė nė njė farė mėnyrė janė detyruar tė pėrshkruajnė edhe trimėrinė e kundėrshtarėve sllav, qė ishin malėsorėt e veshur thjeshtė, me armė tė thjeshta, por me ideale tė larta tė mbrojtjes sė tokave shqiptare.

Eshtė pikėrisht ndershmėria e trashėguar e malėsorėve, qė i ka ruajtur virtytet mė tė pastra tė shqiptarit, qė ndonėse bėnte njė jetė tė vėshtirė mes malėve, nuk iu nėnshtrua lėmoshave apo ofiqeve gllabėruese tė sllavėve.
Nė Kryengritjen Spushit, qė ndryshe njihet edhe si Lufta e Spushit e vitit 1881, pati shumė humbje nga tė dy krahėt e pjesėmarrėsve. Sigurisht, qė malėsorėt e prirė nga Bajraktari i tyre asokohe Smajl Martini i Grudės, sikurse flasin dėshmitė historike, Prelė Marashi ka qenė ndėr luftėtarėt e dalluar kundėr malazezėve.

Smajl Martini i Grudės, me trimat e Malėsisė luftuan herokisht nė kalanė e lashtė ilire, qė mbahej e pushtuar nga ushtria malaziase. E shumė burra ranė fli nėn shpatėn e armikut. Ishte me tė vėrtetė njė luftė e pėrgjakshme, ku gjaku rrėshqiste rrėke. Malėsorėt me njė motiv tė shenjtė atdhetar, luftuan me urretje e zemėrim tė madh kundėr ushtrisė sllave malaziase pėr tė rimarrė kanė qė ishte ndertuar nga tė parėt tanė ilirė.

Lufta vazhdoi pėr disa orė deri sa afroi muzgu i mbrėmjes. Nė shesh dėgjoheshin ende hingėllimet e kuajave dhe shpatat e luftėtarėve qė pėrlesheshin me pushtuesit. Shpata tingėlluese e Prelė Marashit, u dėgjonte me shumė. Ai vriste ushtarė sllav pa mėshirė, duke treguar njė heroizėm tė paparė. Nė atė luftė tė pėrgjakshme u vra vėllau i Prelės Martin Marashi, nė majėn e kalasė duke u pėrla me shkja.
Prela kur e pa tė vėllanė nė grykėn e llogores tė vdekur gjatė luftimit si trimat nė Shpush u zemėrua edhe mė tepėr dhe filloj t'i ndiqte mė shumė ushtarėt pushtues. Trupat e ushtrisė sllave pėrball trimėrisė de heroizmit tė malėsorėve kreshnik, pėr tė mos pasur njė fund tragjik fillojnė tė tėrhiqen nga pozicionet e tyre.

Prelė Marashi, u preu kryet dy shkjave dhe nė grykėn e llogores u vėrsul dhe kapi tė vėllanė, qė shtrihej i vdekur nga gjaku qė i kishte mbuluar trupin. Ai e vuri me kujdes mbi kalė e sipėr tij vendosi dy kryet e prerė tė dy ushtarėve shkja. Ata ishin dy trofe shpagues, pėr gjakun e derdhur nga i vallau Martin Marashi.
Porsa agoi dita Smajl Martini i Grudės dha kushtrimin, mbasi malėsorėt pushtuan kalanė e Spushit. Ata numėruan tė vdekurit, tė plagosurit dhe tė gjallėt. Vdekja e heroizmi i Martin Marashit, ishte njė tronditje e humbje e madhe pėr tė gjithė Malėsinė. Smajl Martini, para fytyrave legjendare tė Malėsisė, mori dy krena tė shkjave pėr mustaqe dhe tha: "Kjo asht shpagesa e gjakut tė vllaut tem Martin marashi." I mori dy krenat e i nguli pėr maje tė shpatės sė Martin marashit, duke shtuar se "Si ky trim nuk ka Malsia".

Prelė Marashi e Smak Deda si kushėrinj, kanė qenė trima mė tė dalluar qė ka pasur katundi i Ivzikut e Gruda. Djali i tij, Zef Prela, ndėr burrat ushtarė trima, qė ka pasur Batalioni i Grudės, i cili ėshtė drejtuar nga Kol Zefi Ivezaj (1880-1953).
Lufta e Vranės e vitit 1908, ka qenė gjithashtu nė historinė e Malėsisė, si njė ndėr betejat mė tė pėrgjakshme, ku shqiptarėt edhe pse kanė pasur humbje ndėr luftarė, kanė dhanė shembuj qėndrese tė papėrkulur, duke shėnuar faqe tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptar. Krahas shumė pjesėmarrėsve tė tjerė kreshnikė, qė kanė ngjeshur pushkėn pėr liri kanė qenė Zef Prela, Nik Smakaj, Ujk Smakaj, Lekė Marashi, Gjek Prela, Gjelosh Prela etj. Asnjėherė turqit dhe prijėsit e tyre ushtarak nuk e kanė parė vedin mė ngusht se nė betejėn e Vranės, ku kanė lėnė nė fushė tė betejės shumė tė vrarė e tė plagosur.

Zef Prela, ka qenė i martuar me Pashken e Nikoll Mirash Hasit, prej Derės sė Vuksan Lekės tė Hotit tė njohur si Vojvod. Zef Prelėn pėrsėri do ta shohim si protoganist nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe mė 6 Prill 1911 tė udhėhequr nga trimi i bjeshkėve Ded Gjo' Luli. Kjo betej zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė, sepse pėrmbajtja e saj ishte shumė mė e thellė dhe tepėr ambicioze pėr nga kėrkesat kundėr ushtrisė sė Perandorisė mė tė madhe tė kohės.

Rezistenca dhe qėndresa, kundėr pushtuesve shekullor ishte mė e madhe nė zonėn e Malėsisė, qė ndėr shekuj ishte shtypur dhe kishte mbijetuar nė saj tė besimit nė Zotin dhe nė lirinė e vatanit tė lėnė trashėgim nga Gjergj Kastrioti.
Shqiptarizma ishte pjekur e kishte filluar tė vepronte me armė nė dorė, mbasi diplomacia e Europės plakė kishte luajtur mbi kurriz tė popullit mė tė vogėl e mė tė vjetėr nė Ballkan. Mizorisė sė Lindjes otomane i kishte ardhur fundit dhe se malėsorėt trima ishin vėnė nė ballė tė betejės sė pėrgjakshme, pėr tė ngritur nė majė tė Deēiqit shqiptar flamurin Kastriotėve.
Duke e ditur kėtė sakrificė tė madhe, qė Gjergj Kastrioti kishte bėrė pėr Europėn e vendin e tij, Europa pas shumė shekujve do t'ia shpėrblente me copėtim tė Arbėrisė, qė fiqnjėt ta kishin mė tė lehtė pėr ta kapėrdirė e zhdukė nga faqja e dheut popullsinė e Ilirėve tė lashtė.

Nėn komandėn e Major Kol Zefi Ivezaj, qė kishte studiuar pėr akademi ushtarake dhe Bajraktarit tė Grudės Smajl Martinit, me flamur nė dorė Ded Nikė Bajraktari treguan se kush ishte raca e fortė arbėrore. Pėrsėri Zef Prela ishte kryengritės nė Luftėn e Shkodrės me 1908, ku kryngritėsi i Flamurit nė Kėshtjellėn e lashtė tė Rozafatit, krahas me Ded Nik Bajraktarin e Grudės, do tė dalloheshin, pėr aktet e tyre tė trimėrisė. Burrėria dhe trimėria shėmbullore spikat nė ēdo luftė nė mbrojtje tė tokave tė Arbėrit.
Portreti i tij fizionomik, ka mbetur i fiksuar brez pas brezi nė gojėdhanat popullore nė shtėpitė e malėsorėve tė Grudės, si njė burrė i gjatė si lisat e pastėr tė bjeshkėve alpine, me krahėt sa pushka qė mbante ngjeshur nė male e shtėpi, i zgjuar nga natyra dhe kuvendar i saktė nė odat e trimave tė Malėsisė, besnik deri nė vdekje e fjalė pak, fetar e bujar me shpirt tė pastėr, human e largpamės pėr tė ardhmen e bijve tė Grudės.

Kujtojnė, se nė njė nga pėrleshjet me pushtuesit e huaj, ai ka qenė i varruar katėr herė nė kraharor. Kėshtu nėse i kthehemi retrospektivės historike, kujtojmė se nė Kryengtjen e vitit 1909, nė istikamin e kodrės sė Deēiqit, ėshtė plagosur, duke luftuar pėrkrah trimave tė Malėsisė, asokohe nėn komandėn e Kol Zefi Ivezaj kundėr turqve.
Zef Prela me heroizėm tė pashembullt kishte mundur tė depėrtonte thellė nė garnizonte e taborreve turke, duke prerė me shpatė nė dorė ushtarė tė hordhive aziatike tė Bosforit.

Aty u plagos nė kraharor, ku gjaku i tij gufonte si shkumė deti. Zef Prelės nuk iu ndal kurrė turri. Pranė trupit tė tij mbeti i plagosur edhe Nik Smakaj. E ashtu sikurse ishte i varruar, ai vijoi tė luftoi. Ai, mundi nė njė moment tė caktuar tė zinte rob njė ushtar turk, tė cilit i mori pushkėn dhe e vuri pėrpara nizanin dhe ia dorėzon Kol Zefit tė Grudės.
Asokohe ka qenė nder e lavdi shoqėruar me respekt e trimėri tė madhe, qė armikun me e zėnė gjallė dhe me i marrė armėn. Pėr tė parė besėn dhe burrėrinė e kėtij malėsori tipik kreshnik, po ofroj njė shembull tė jetuar asokohe tė pėrshkruar nga gojėdhėnat popullore brez pas brezi.

Kėshtu, sikurse thamė, Zef Prela zuri rob njė ushtar turk. Ushtria e Malėsisė e pėrbėrė nga luftėtarėt vendas e tė krahinave pėrrreth, donte qė robin e zėnė gjallė dhe tė ēarmatosur ta vriste. Por nė ato momente ka reaguar menjėherė Zef Prela, duke kundėrshtuar me kėto fjalė: "Unė nizamin e kam zanė gjallė dhe po ua nap besėn e Zotit, se kush e vret nizanin tim mė vret mua." Besoj, se nuk ka nevoj pėr koment, se besa e shqiptarit paguhet shtrenjtė.

Edhe sot nė majė tė Deēiqit (viti 1909), ka mbetur emni Guri i Nizamit, qė nga koha e luftės kundėr ushtrive turke, ku Zef Prel Marashi i varruem e zuri nizamin gjallė dhe nuk shkeli ligjet ndėrkombėtare tė luftės dhe besėn e shqiptarit.
Lufta e Shipshanikut e vitit 1910, ku kanė marrė pjesė malėsorėt e Malėsisė, nė luftė kundėr garnizoneve nė kalanė e pushtuar nga kolonizatorėt turq. Mė 1911, nė kalanė Rozafat nė qytetin e Shkodrės, ndėr 7 batalionet e Maleve tė Malėsisė Zef Prela Marashi u dallua, si i dyti luftėtar, qė mori Dekoratėn Vlerėsuese nga Komiteti Ēlirimtar i Shkodrės e quajtur asokohe "Medalja e Art e Shqiponjės", nė motivacionin e sė cilės thuhet: "Zef Prel Marashi shquhet pėr trimėri tradicionale kundėr pushtuesve otoman e shkjave."

Mė 1907, prej Komitetit Qendror Ēlirimtar tė Podgoricės ėshtė dekoruar me "Medalja e Artė e Trimėrisė", ku medalja ka formėn e Kryqit. Nė vitin 1906 pėrsėri nė gjoksin e tij i ėshtė vėnė "Medalja e Shqiponjės", me motivacionin e pėrhershėm si luftėtar i dalluar pėr ēėshtjen e shenjtė nacionale.
Zef Prel Mirashi, ėshtė varrue (pagosur) dy herė nė Shkodėr e dy herė nė kalanė e Deēiqit. Ai ka qenė bir i Prel Marashit, qė edhe njė ndėr historinėt e shkrimtarėt e njohur nė Malėsi Imzot Simon Gjoni, ka shkruar me shumė respekt e me vlerėsimet maksimale, pėr jetėn e veprėn e tij nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.

Nė beteja, u tregua trimėria e pashoq tė Prel Marashit, saqė Veziri i Shkodrės Hazi Pasha, i kishte hy frika nė palc prej Prel Marashit e Smak Dedes, mbasi ato i sillnin gjithnjė dėme e humbje nė radhėt e ushtrisė turke.
Edhe nė tė ardhmen do tė flitet eshkruhet me respekt, pėr trimat qė bėnė historinė e Malėsisė. Ata kanė qenė shpata e mprehur kundėr hordhive pushtuese turke e malaziase.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara