HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Simon Marashi (1975 - 2001)

-- nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Lavdi e ndere u qofte perhere eshtrave te tu!
Lavdi e ndere u qofte te vdekurve!
Lavdi e ndere u qofte te gjithe heronjve, qe dhane jeten per liri e demokraci kudo qe ndodhen!

Edhe disa muaj, po mbushėn 4 vjet, si katėr ditė nga tragjedia, World Trans Center, ku, dora e zezė terroriste e Al Kaidaes lėndoi shpirtin e familjes tėnde Simon, te babes, nanes, te vellezerve, motrave, axhave, hallave, kusherinjve, te dajave e te fisit Dedvukaj.

Shpirti yt i pastėr po jeton me ne Simon. Tash dy herė po bashkojmė pjesė tė trupit tėnd, qė zjarri i vdekjes me nje temperature te larte, nuk mundi t'i zhduk. Kjo tregon, se je bir i njė dere tė njohur, pėr tė cilin ka folė e flet perhere historia shqiptare.

Kujtimi yt i pavdekshėm Simon, ėshtė ende i freskėt nė zemrat e tė gjithėve, qė jemi bashkuar prapė kėtu. Familja yte tė kėrkon nėpėr shtėpi, sepse u dukesh se ti ende je i gjallė, qė merr pjesė nė bisedat e ngrohta familjare, i pranishėm si njė engjėll i bardhė kudo.

Ti jeton nė shtėpi, pėrkėdhel me mall babain e nėnėn, motrat e vėllezėrit e tu. Babai yt, eshte shume i pikelluar dhe ndonese nje burre i forte e me tradita malesore, nuk mundet te mbaj lotet e dhimbjes se madhe, qe i shkaktoi vdekja yte. Babai y,t eshte bere shkemb e gur, kur e sheh sliken tende ne flamur. Ndersa nana Vitoria, cdo dite derdh lot per ty, duke te kerkuar me mendje e zemer neper shtepi, rruget e Nee York-ut, duke menduar se do te gjej dikund. Nena jote pika lota, kur nen kamb po i dridhet toka, i dridhet toka e i zehet qielli, kur qysh drite sot s'po i ban dielli, por me lot asht tuj lotua edhe zemren ia ke shkatrrua.

Simon, vėllezėrit tuaj shikojnė dita ditės fotografitė tuaja, tė vendosura nė mur, duke u sjellė shumė kujtime malli dhe lot qė rrėshqasin pėr ty. Motrat tuaja, shpalosin me kujdes rrobat dhe fillojnė ti njomin me lotin e ngrohtė, qė jane te mbushura me mall tė pashuar pėr ty.

Oda yte qėndron ditė e natė e mbyllur, duke menduar se ti Simon po flen i qetė nė shtratin tėnd. Gruaja yte Beta, tė kujton pėrherė me mall e dhimbje tė pashuar nė shpirt. Asaj buzėqeshjen e sinqertė pėr ty, ia ngrivi nė buzė nė mėngjez herėt, dora mizore e terroristėve islamik.

Unė, sot nė kėtė ditė mortore tė pėrcjelljes sė pjesėve tė trupit tėnd pėr nė banesėn e paqes shpirtėrore, po flas i pikėlluar nė emėr tė tė gjithė dajave, qė jena bashkuar me dhimbjen e madhe qė ka pushtuar zemrat tona tė lėnduara.

Pra, 4 vjet pikėllim, lot, grumbullim eshtnash, dhimbje nė shpirt, kujtime e rikujtime dhe ti je e do tė mbetesh i gjallė nder ne.

Kur mendojmė mbi tragjedinė e rrallė nė historinė e njerėzimit, mbulohemi me lot dhimbjeje, emocione tė forta shpirtėrore, duke rikujtuar atė gjamė, britmat e vuajtjet e 3000 viktimave, qė luftonin me vdekjen, mes flakėve tė tymit tė zi. Trupi yt i ri bashke me bashkeatdhetaret tane Man Gjonbalaj dhe Rrok Noshi Camaj, u gėlltisten mes flakes se zjarrte, qe krijoi dora mizore e terrositeve islamik.

Me kalimin tėnd nė amshim, ndiejmė zbrasi nė shpirtin tonė familjar, mbasi dora terroriste, na e mori nga jeta birin mė tė dashur tė Fisit Dedvukaj, nipin tonė tė shtrenjtė, bashkėshortin e Betės, buzqeshjen e bukur me plot zemėr tė Simonit tė paharruar.

Prindėrit e tu Marashi e Vitore, nuk duhet tė pėrkulen, por tė qėndrojnė mė tė fort, sepse ti Simon, ia dhe jetėn rinore forcimit tė themeleve tė demokracisė shembullore amerikane.

Emri yt, ėshtė simbol i nxėnsve tė Krishtit dhe mburoj e vlerave tė demokracisė amerikane. Emri e mbiemri yt, ėshtė shėnuar me gėrma tė arta, nėpėr faqet e historisė sė lavdishme tė Amerikės e botėrore.

Sot, po i bashkojmė eshtrat dhe gurin e nderuar nga e gjithė Malėsia dhe truproja e nderit e Ushtrisė sė ShBA - sė dhe popullin shqiptar pa dallim krahine feje e ideje.

Ti sot do tė qėndrosh me motrėn tėnde tė vogėl Angelina, qė si njė engjėll u shkėput nė moshė tė njomė, sapo kishte lindur shumė vite mė parė. Ti Simon, me dorė do tė pėrkthelesh motėn tėnde tė vogėl, duke e mbajtur pranė si njė vėlla i kujdeshėm. Shpirti i saj i pastėr, ėshtė bashkuar me ty nė Parajs dhe ne lutemi gjithmonė pėr ju.

Si tashti, e kam parasysh atė dasėm madhėshtore, plot gėzim e hare, buzqeshjen dhe gėzimin e lexonte kushdo nė sytė e tu. Ti bėshe njė jetė tė lumtur, me njė harmoni tė shkėlqyer familjare, sipas dokeve e traditave tė hershme shqiptare, duke nderuar e respektuar zakonet familjare e ato amerikane, me tė cilat u rrite e u edukove nė shkollė e jetė.

Babai yt tė martoi me tė bijen e Pjetėr Dedė Vukaj, prej njė shtėpie bujare e derės sė Kelmendit tė Norės e Prek Calit, njė muzeum i gjallė i historisė sė lavdishme tė popullit shqiptar, me famė e zė trimash, gjatė historisė sė Malėsisė.

Vdekja tragjike Simon, tregoi se jeni prej njė shtėpie legjendare, mbasi eshtrat e tu nuk mundėn tė zhdukėn mes vullkanit tė zjarrtė dhe tymit tė zi, duke i treguar botės, se mijera vjet themelet e trimėrisė shqiptare janė tė vaditur me gjakun e pastėr tė heronjve legjendarė brez pas brezi.

Ju jeni nipi i Kolė e Mark Mirit tė Hotit, me tradita e virtyte te pasura kombetare, qe gjithnje jane djeg e pjeke, per bese, trimeri, burreri, per te ruajt idele shqiptare. Ju Dera e Mirajve, ju njohu malėsori e Malėsia, mbasi shpetuat nga kthetrat e komunizmit te kuq Kapiten Gjelosh Lulin, duke pranuar te digjeshit mes dy zjarreve, provuat burgjet e ftota plot tortura ne Mal te Zi e Shqipni, por ju treguat trimėri, mirėsi, bujari, besė e tradita tė moēme malėsore, me ideale te pastra shqiptare. Ju jeni themelet e gjakosura te historisė sonė kombėtare, e ngritėsit tė Flamurit tė Gjergj Kastriotit, kryetrimit Dedė Gjon Lulit i Traboinit tė Hotit, gjaku i themeleve, me tė cilėt u ruajt liria, pavaresia, ndera e burresia. Ju jeni ngritesit e Flamurit me 6 Prill 1911, nė istikamin e kalasė sė Deēiqit, valoi i lirė Flamuri Kuq e Zi, pėr tė parėn herė pas 500 vjet robėrie turke. Per ju dhe Deren tuaj brez pas brezi ka fol, flet dhe do te flas gjithmone historia kombetare. Dera e juaj e Mirajve, ėshtė shtėpi me za, tė cilėt tė kujtojnė historinė e hershme e tė tashmė tė Malėsisė, tė mirėnjohurit, sikurse ishin nė histori princat dhe mbretėrit e famshėm tė Shkodrės antike, qė pėrherė u dalluan pėr besė, nder, trimėri, bujari, patriotizėm tė flaktė, dhe njė besnikėri tė pakufi pėr ēėshtjen e Atdheut.

Nė palcin e ashtit tuaj, gjendet geni i trashėgimisė, si nip prej derės sė Ivzikut (Ivezaj), nipi i Fran Zefit dhe stėrnipi i Zef Prelės, ngritėsi i Flamurit tė Lirisė nė Rozafatin e Shkodrės nė vitin 1908 me malėsorė e Malėsi. Ju jeni nipi, prej gjakut tė themeleve tė Smajl Martinit tė Grudės, heroines kombetare Tringa e Smajlit, e stėrnipi i Pretash Zekės, Bajraktarit tė Kojės sė Kuqit, qė ka ngritur flamurin e lirisė bashku me trimat e Kojės nė istikamin ilirik te Deēiqit nė vitin 1911.

Sot pėrsėri flamujtė e ShBA - sė e shqiptar me shqiponjė dhe ngjyrėn e gjakut tėnd, qėndrojnė si truprojė nderi, nė respekt tė jetės sė re, qė ia fale Amerikės.

Ti nuk ke ike nga kjo jetė, mbasi shpirti yt jeton i gjallė nė zemrat familjes, popullit shqiptar e amerikan, qė tė kujtojmė me urata, me kurora e lule tė freskėta.

Mik i dashur Marash Kola e motra ime Vitore Franja, vdekja tragjike e djalit tuaj tė dashtur, prej terroristve tė zinj islamik, ėshtė njė dhimbje e pėrbashkėt e njerėzimit, qė lutet pėr ty.

Po ju drejtohem, ju shtėpisė sė Mirajve, e Fisit Dedvukaj, Derė e ndershme dhe pėrherė bujare, e nė mėnyrė tė veēantė, prindėrve tė dashur tė nipit tonė Marashi dhe Vitore:

Marash e Vitore, nuk dua qė t'u trondis e sėrisht tė lotojnė zemrat tuaja, se Simoni, ėshtė njė pjesė e trupit tonė, por duhet tė qėndroni tė fortė burrėrisht, sipas traditės tuaj. Ju duhet tė jeni krenar e tė qetė, se prej gjakut tėnd Marash e Vitore lindi njė hero i ri, prej votrės heroike, qė kurrė pėr jetė emri i birit tuaj nuk do tė harrohet, por do tė skalitet me shkronja arit dhe floriti, do tė flejnė i qetė nė historinė e lavdishme amerikane e botėrore.

Ai s'do tė harrohet sa tė jetė Zoti, Qielli e Toka. Zoti u dhasht kivet.
Nė shtėpitė e Mirajve e Fisit Dedvukaj, qoftė lavd e nder e faqja e bardhė e ndershme, si ua ka hek dera e oxhaku me histori e trima legjendare. Kujtimi i Simonit qoftė i pėrjetshėm.
I Bekum kjoftė toka, ku do tė pushojnė eshtrat e Simonit dhe motrės sė tij tė vogėl Angelina.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara