HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e hapun kryeministrit Sali Berisha

Himni i flamurit tė bėhet i detyrueshėm nė shkolla

-- nga Gjokė Vata

Gjokė Vata Meqenėse nevoja ma e ngutshme e ma e vlefshmja e tė vlefshmeve nė dobi tė hapave tė parė tė pėrparimit drejt qytetėnimit bashkėkohor qė synon demokracia shqiptare asht edukimi i popullit tonė me mėsime atdhetarie, mėsime kėto qė komunizmi, siē dihet i pat zėvendėsue me "edukimin" komunist tė masave e qė dendėsia e propagandės enveriste e koha e gjatė e tė ushtruemit tė saj ndaj popullit ia arriti qėllimit nė nji masė tė konsiderueshme, unė si qytetar, si njeri i artit, disident qė kam pasė nderin tė mė vlerėsohet kontributi me titullin "Krenaria e Shkodrės", do t'i lutesha kryeministrit tė ardhshėm tė qeverisė shqiptare dhe qeverisė sė tij, ta shqyrtojnė me vėmendjen qė meriton kėto kėrkesa tė mijat, tė cilat besoj gjejnė mbėshtetjen gjansisht nė publikun shqiptar. E para, tė gjithė nxansave e studentave tė Shqipnisė t'u bahet e detyrueshme tė mėsuemit e tekstit tė hymnit tė flamurit dhe tė kėnduemit e tij ēdo ditė para hymjes nė mėsim. Mbasi kjo asht edhe nė disa vende tė botės, ku dashtnia pėr atdhe asht mėkue me shumė zell gjithmonė.

Unė mendoj se kjo nismė do t'i jepte nder nismėtarėve tė saj e do t'i shėrbente edukimit patriotik sidomos tė brezave tė ardhshėm. Kjo reformė kaq e randsishme tė plotsohej edhe me pėrfshimjen nė programet shkollore nė dhanien pėr lexim tė shkrimeve me pėrmbajtje tė shėndoshė patriotike e tė hartimeve me kėtė temė. Nė kryemjen sa ma mirė tė kėsaj detyre tė angazhohen si tė shihet e nevojshme edhe dijet e shkrueme dhe elektronike, mbasi siē dihet pa tė hy nė zemėr nji kauzė nuk ke si kontribuon nė dobi tė saj. Gjithashtu tė shqyrtohen me vėmendjen qė meritojnė emėrtimet e vendosuna pa kurrfarė kriteri e tė vihen siē duhet tė jenė vendosė nga e drejta qė nderon demokracinė.

Nji ēėshtje tjetėr e nji randsije shumė tė madhe pėrban vlerėsimi i drejtė i krijimtarive tė nivelit ma tė naltė artistik. Nė librat e tashmė tė leximit shkollor bien menjiherė nė sy shumė hapsina tė vume nė mėnyrė tė padrejtė nė dispozicion tė autorėve tė ndryshėm. Shumė autorėve tė mėdhaj u asht lanė vend sa grima por edhe nė aq vend shihet nji pėrzgjedhje qė len shumė me dėshrue. Nji tjetėr problem madhor i kulturės tonė qė meriton tjetėr zgjidhje nė vend tė asaj qė i dha Kongresi i 1972-shit asht problemi i gjuhės shqipe.

Koha pėr ndryshim do tė meritojė tė quhet vetėm nėse vėrtet sjell mundėsitė e ndryshimit tė koncepteve tė diktaturės me ato tė demokracisė. Vula e ligjit lypset me qenė vetėm argumenti. Argumenti duhet tė mposhtė justifikimin pa bazė, jo justifikimi argumentin. Lanja pas dore e gjuhės nė tė cilėn janė shkrue nji shumicė e madhe e veprave madhore shqiptare dhe e thesarit tė folklorit nga ma tė zilisunit kudo qė i pėrket metodės sė mohimit nėpėrmjet harrimit dalė ngadalė tė gjuhės nė tė cilėn u krijuen ato kryevepra me autorė tė njoftun e tė famshėm dhe autorė gjenial anonimė. Uroj qė qeveria e ardhshme tė pėrmbushė detyrat e shtetit tė sė drejtės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara