HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė 600-vjetorin e lindjes sė Heroit kombėtar

KANUNI I SKĖNDERBEUT - VEPĖR MONUMENTALE E KULTURĖS SONĖ

-- nga Isak Ahmeti, 14 janar 2005

Kanuni i Skanderbegut 1. Semantika e fjalės kanun

Kanuni, sipas Fjalorit tė Gjuhės sė sotme Shqipe[1] ėshtė pėrmbledhje ligjesh e normash tė pashkruara, tė trashėguara brez pas brezi, qė pasqyrojnė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė periudhave tė kaluara dhe qė nė kohėn e vet mbronin interesat e klasave tė shtresave tė caktuara shoqėrore; ėshtė tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore. Pėr mė tepėr fjala kanun ėshtė marrė nga gjuha sumeriane (gi, Rohr), dhe ajo akadiane (qanu, Rohr) pėr t`arritur deri tek gjuha hebraike (qane, Rohr) dhe qė andej ėshtė marrė nga greqishtja (kanna, Rohr) dhe kėshtu ėshtė zhvilluar mė tutje nė kanon, me kuptimin “regull, normė”.[2] Termi kanun, sipas historianit Kristo Frashėri, ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga kanon “vizuar”, me kuptimin metaforik “vijė e drejtė” dhe mė tej “normė qė dikton rrugėn e tė vepruarit drejt”.

Pra kanun nė veri, ashtu si venom nė jug, kishte kuptimin e njė norme juridike, tė cilėn bizantinėt e quanin quanii “sindagma” (kod) dhe turqisht “kanun-name”.

Shqiptarėt kanė disa kanune, si pėr shembull, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Malėsisė sė Madhe, Kanuni i Labėrisė, Kanuni i Lekė Dukagjinit[3] dhe me fjalėn kanun ata kuptojnė edhe sot korpusin e sė drejtės sė pashkruar. Mirėpo kėtu, nė 600-vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, do shqyrtojmė KANUNIN E SKĖNDERBEUT, qė nė njė formė tė shkruar, nga forma gojore e zgjeruar e tij, ėshtė bėrė pėr herė tė parė nga Dom Frano ILIA.[4]

2. Kanuni i Skėnderbeut dhe i Arbėrit

Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve tė sė drejtės zakonore skėnderbegiane ishin marrė studiues tė ndryshėm si: Marin Sirdani[5], Qemal Haxhihasani[6], Zef Valentini[7], Rrok Zojzi[8], Kristo Frashėri[9], etj.. Mirėpo punėn e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri mė sot, Dom Frano ILIA, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar nė trajtėn e njė kodi monumental, tė cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive tė mėdha e tė shumta, mė 1993, e jo mė 1996 siē shkruan historiani ynė i nderuar Kristo Frashėri.[10] Ndryshe nga etnografėt e tjerė, materialet e sė drejtės zakonore, qė Dom Frano ILIA e grumbulloi, jo vetėm nė Krahinėn e Kurbinit, por edhe nė krahinat pėr rreth, tė Shqipėrisė Qendrore, i pagėzoi me tė drejtė me emrin: KANUNI I SKčNDERBEUT. Veprova keshtu, shkruan nė Paradhanje Dom ILIA[11], mbasi vėrtetova mirė se tė gjitha kėto krahina kishin njė “kanun” tė gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Heroit kombėtar.

Kėto norma tė sė drejtės sė pashkruar, qė janė regjistruar me njė pedantėri tė rrallė nga etnografi ynė i madh kanė qenė nė fuqi jo vetėm nė periudhėn e Motit tė Madh, por edhe mė pas. Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shek. XIX, pėr shembull, nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jovetėm nga Hahn-i por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili, ndėr tė tjera, ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi “njė farė kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Katriotit, i cili njihet me emrin e Kanunit tė Skėndėrbeut”[12] mirėpo e drejta qėndron nė faktin se Kanuni i Skėnderbeut, sipas materialit dhe dėshmisė konkrete[13], shtrihej nė Shqipėrinė Qendrore ndėr krahinat e Principatės sė Kastriotėve e tė ndikimit tė tyre: Krujė, Mat, Dibėr, Valm (Elbasan), prej lumejve Mat-Fand nė veri e deri poshtė lumit Shkumbim (Librazhd) nė jug, dhe prej Detit Adriatik nė perėndim e deri nė kufijt mė lindorė tė Dibrės e tė Ohrit nė lindje.

Ky kanun themelet i ka tė pėrbashkėt me kanunet e maleve shqiptare. Thirrėt i Skėnderbeut, pse ky (Skėnderbeu) bėri disa ligje kanunore tė veēanta pėr krahinat e veta dhe tė ndikimit tė vet. Prandaj mund tė quhet edhe Kanuni i Arbėrit.[14] ‚`ėshtė e vėrteta, edhe tradita popullore e paraqet Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun si ligjvėnės, kur thotė “Skėnderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel pėr faj”. Madje nga normat kanunore tė pleqėruara nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kėshtu, pėr shembull, dy etnografėt tanė tė shquar, Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanė regjistruar, nė viset e dikurshme tė Kastriotėve, gjashtė norma kanunore qė lidhen drejtpėrsėdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Pėr shembull, Skėndėrbeu, ku pa se po bėheshin shumė gjaqe, la nė kanun “gjaku nuk ngelet pėr faj”.

Nė prakrikė, sipas kėtij kanuni, nė rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund tė bėhet objekt i gjakmarrjes.[15] Rėndėsia e normave tė Skėndėrbeut, sipas K. Frashėrit,[16] mund tė kuptohet nėse kemi parasysh regjimin shoqėrorė qė sundonte nė malėsitė e trevės sė Kastriotėve nė shek. XV dhe nevoja qė kishte pėr ta lufta pėr ēlirimtare skėnderbegiane‚ “ėshtė e vėrteta, normat kanunore apo pleqėrimet e mirėfillta tė Gjergj Kastriotit, siē ka vėrejtur edhe K. Frashėri,[17] kanė shėnuar njė hap pėrpara nė krahasim me parimet e lashta tė sė drejtės sė pashkruar, qė sundonin akoma nė shek e XV. Me zbatimin e tyre, organizimi shoqėrorė i malėsoreve i shėrbeu mė mirė se me normat e mėparshme, luftės antiosmane. Karakteri i tyre progresiv dhe zulmi i pavdekshėm i Gjergj Kastriotit-Skėndėrbeut janė dy arsye tė forta qė shpjegojnė pėrse emri i tij iu vesh mbarė sė drejtės kanunore qė sundonte nė Shqipėrinė e Mesme.

3. Struktura e Kanunit tė Skėndėrbeut

Vepra Kanuni i Skėnderbeut, mbleshė dhe kodifikuar nga Dom F. Ilia dhe botuar mė 1993, nga autori, me ndihmėn materiale jo nga Atdheu i tij (?!), por nga Italia,[18] ėshtė vepėr monumentale, qė pėrmban njė material tė pasur, i cili ka njė rėndėsi tė shumėfisht pėr studime shkencore jo vetėm nė lėmin juridik, por edhe nė disiplinat e tjera tė shkencės. Sepse Kanuni i Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave dhe normale tė rralla tė njė qytetėrimi tė caktuar, por edhe njė vepėr monumentale ku spikasin vlerat e larta etike dhe shoqėrore nė sajė tė tė cilave ai (shqiptari) ka mbijetuar shekujt e robėrisė. Pėr mė tepėr, nė Kanunin e Skėnderbeut, pėrmblidhet normativa qė ka tė bėj me: familjen, shtėpinė, detyrimet, qeverimi, ndėshkimet, fajet e damet dhe kishėn. Pra siē shihet edhe nga kjo pėrmbajtje, ky kanun pėrbėhet nga shtatė pjesė, nga shtatė libra do thoshim. Pėrveē kėtyre pjesėve, Kanuni i Skėnderbeut ka edhe Hymjen, qė pėrbėhet prej tre artikujve: Art. I - Shtrimja (1-7), Art. II, Kanuni e autori i tij (8-9), dhe Art. III, E drejta dhe fuqia me ba ligje tė reja kanunore (2049). Ndėrkaq i tėrė Kanuni pėrmban gjithsejt 3534 nene. Secili nen dhe artikull ėshtė interesant, rregullon, normon dhe pėrcakton aspektet mė tė ndryshme tė jetės shoqėrore shqiptare.

Duke u marrė me shqyrtimin dhe vlerėsimin e Kanunit tė Skėnderbeut ėshtė me rėndėsi tė vlerėsohet edhe njėherė, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,[19] se ai, pra Kanuni i Skėnderbeut, sot ėshtė historik, por “jeton si i mbuluem prej kohės dhe qet kryet dhe vepon nė ēdo rrethanė anarkie. Ai asht rrajė e drejtėsisė, e parimet e tija qė nė thellėsi tė shekujve mbeten themel pėr ēdo legjislacion shqiptar tė gjitha kohve, nė ma tė ndryshmet rethana. Ai asht fryt i njij mendehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė”.

Pėr mė tepėr, duke e vėshtruar nė tėrėsi veprėn, problematikėn qė ajo pėrfshin, gjėrėsinė e ēėshtjeve qė normon dhe trajton, mund tė themi se Kanuni i cekun nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave, psikologjisė dhe urtėsisė sė malėsorėve, por ajo ėshtė njė vepėr me permasa shumė tė gjėra. Si vepėr monumentale na ofron njė materie shumė mė tė gjėrė e tė pasur tė jetės shqiptare tė viseve ku shtrihej dikur sundimi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Vepra nė fjalė, pos si material juridik duhet vėshtrohet edhe si vepėr qė prekė edhe sferėn e letėrisė popullore, sepse nėpėr faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, nė tė cilat shohim tė kondensuar urtėsinė e malėsorėve, formėn koncize e lapidare tė shprehjes sė mendimeve qė aq shumė ēmohej dhe ēmohet nga populli shqiptar. Aty kemi njė tė folme, siē e thotė nė Parathanje edhe kodifikuesi,[20] ėshtė e tė gjitha popullsive tė kanunit dhe e shumicės sė shkrimtareve mė tė rėndėsishėm tė vjetėr e tė rinjė tė kulturės shqiptare. Kjo vepėr, siē e ka vėnė re edhe Zejnullah Rrahmani,[21] mund tė konsiderohet e rėndėsishme pėr shkrimet e letėrisė nė tė ardhmen, sidomos pėr prozėn shqipe. Me njė fjalė, kjo vepėr do tė jetė burim i rėndėsishėm pėr shkrimin letrar shqip.[22]

Ėshtė e vėrteta, nė veprėn e kodifikuar tė Dom Franos qėllimi kryesor ishte qė nė formėn e njė KODI MONUMENTAL tė shėnoheshin e tė ruheshin jo vetėm zakone e norma juridike tė vjetra, qė lidheshin pėr emrin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, por njėkohėsisht tė viheshin nė pah edhe tiparet e cilėsitė themelore tė psikologjisė e tė shpirtit tė shqiptarit, vyrtyti i tij, ēiltėria, bujaria, krenaria, drejtėsia, urtėsia, dashuria, nderi, besa, burrėria, mikpritja, dialogu pleqėrues, toleranca etj. Pėrveē kėsaj ky Kanun ka edhe vlerėn historike, qytetėruese, patriotike, dokesore, dhoqėrore dhe etike.

4. Pėrmbyllje

Nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi le tė theksojmė nė mėnyrė tė veēantė se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu e ka pas kanunin fort tė mirė “qi pa gjikue nuk ka ba burg as nuk ka ba syrgin”.[23] Nė pėrgjithėsi, edhe pse Gjergj Kstrioti krijoi njė shtet tė pėrqendruar, edhe pse mori tiparet e njė shteti absolut, ai kurrė nuk veproi si, pėr shembul, Stefan Dushani. Pėrkundrazi, ai ndoqi shembullin e Perandorisė Bizantine, e cila edhe pse e qeverisi vendin sipas ligjeve (nomos) tė lėshuara nga pushteti qendror, nuk i preku normat e lashta qė gezonin bashkėsitė krahinore, pra tė drejtėn vetėqeverisėse tė brendshme. Ai ndėrhyri vetėm nė disa raste tė veēanta nė kėtė fushė.[24]


[1] Fjalori i Gjuhės sė sotme Shqipe, A-M, Rilindja, 1981, fq. 780; krhs. poashtu Fjalor i Shqipės sė Sotme, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė-Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrisė, bot. i dytė, Toena, Tiranė 2002, fq. 548.
[2] Michael SCHMIDT-NEKE, Der Kanun der albanischen Berge, nė: Dardania, Zeitschrift fŸr Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, nr. 5/1996, fq. 183-184.
[3] Zef AHMETI, E drejta penale nė “Kanunin e Lekė Dukagjinit, nė Urtia, nr. 1-2 (16), Zagreb 2003, fq.37-50. Mbi burimet kryesore tė sė drejtės zakonore shqiptare shiko poashtu: Ismet ELEZI, Mendimi juridik shqiptar, albin, Tiranė 1999, fq. 89-110. Sipas kėtij autori e drejta zakonore shqiptare pėrmban norma tė rendit patriarkal fisnor (nga Iliria), patriarkal-feudal (tė mesjetės- nė njė masė tė kufizuar, sepse nė mjaft zona malore ku ajo ka vepruar nuk u vendos feudalizmi), si dhe norma tė reja, nė pėrshtatje me zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomiko-shoqėrore nė shek. XIX e nė fillimet e shek. XX. Kjo e drejtė, me tė drejt konstaton autori, nuk ka qenė statike, por ėshtė ndryshuar duke lėnė nė harresė norma tė vjetra dhe duke i pasuruar me norma tė reja, por qė nuk u asimiluan nga ligjet e shteteve pushtuese.
[4] Dom Frano ILIA (1918-2000), meshtar i devotshėm. Ka qėndruar nė burg 20 vite. Papa Gjon Pali i II-tė, mė 25 dhjetor 1992 e kishte emruar arqipeshk tė Shkodrės. Ėshtė autor i disa veprave si dhe veprės Kanuni i Skėnderbeiut, pėr cka Komisioni i Kualifikimit Shkencor i dha titullin Professor.
[5] Marin SIRDANI, Skanderbegu mbas gojėdhanash, Shkodėr 1926, fq.71-73.
[6] Qemal HAXHIHASANI, Tregime dhe kėngė popullore pėr Skėnderbeun, Tiranė 1957.
[7] G. VALENTINI, Skanderbeg ed il kanun, nė “Studia Albanica Monacensia”, München, 1969, fq. 11-22.
[8] Rr. ZOJZI, Apspekte tė kanunin tė Skėnderbeut, Studime historike, Tiranė, nr. 1/67.
[9] K. FRASHčRI, Skėnderbeu, ASHSH, Toena Tiranė 2002, 217-228.
[10] Kristo FRASHčRI, vep. e cit. fq. 219.
[11] Dom F. ILIA, vep. e cit. fq. 219.
[12] Sipas K. Frashėrit, vep. e cit. fq. 222.
[13] Dom F. IILIA, Kanuni I Skėnderbeut, fq. 10-224.
[14] Kanuni i Skėnderbeut, neni 2, fq. 15.
[15] K. Frashėri, vep. e cit. fq. 227. Ėshtė me rėndėsi se pėrveq nė dibėr kujtimi i kėsaj norme ėshtė ruajtur edhe nė Krujė, khs. Q. Haxhihasani, vep. e cit. fq.34.
[16] K. Frashėri, vep. e cit. fq.228.
[17] Po aty, fq. 228.
[18] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq. 11.
[19] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq.11.
[20] Po aty.
[21] Krhs. Isak AHMETI, Kleri Katolik shqiptar dhe lėtėrisa, Freizaj-Bergamo 1994, fq. 207.
[22] Po aty.
[23] Sipas K. Frashėrit, vep. e cit., fq. 228.
[24] Po aty, fq. 217.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara