HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TRAGJEDIA ĒAME DO TĖ THOTĖ:

GENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE

-- nga Isuf B.Bajrami

Isuf B. Bajrami Ēėshtja ēame lindi si problem i mrehtė nė marrėdhėniet midis dy vendeve, Shqipėrisė dhe Greqisė, qysh nė Kongresin e Berlinit mė 1878 dhe u pėrligj mbas vendimeve tė Konferencės se Ambasadorėve nė Londer mė 1913, ku Ēamėria dhe viset e tjera tė Shqipėrisė iu shkėputėn me pa tė drejtė, duke i kėnaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.

Qe nga viti 1913 Ēameria konsiderohet nga ne, tokė e pushtuar me dhunė nga Greqia.

Ēėshtja Ēame ėshtė njė trgjedi kombėtare jo vetėm nė njerėz por edhe nė territore. Marrja e Krahines sė Ēamerisė kėsaj bariere pėr Greqinė i hapi dyert pretendimeve absurde tė shovenizmit grek pėr tė marrė hapėsira tė tjera shqiptare.

Tragjedia Ēame njė padrejtėsi qė kėrkon zgjidhje

Nė skajin mė Jugor tė Shqipėrisė sė sotme fillon krahina shqiptare e Ēamerisė ose siē quhet sot nga administrata greke Thesproti.

Ajo pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave etnike tė Epirit tė Jugut tė banuara prej shqiptarėve qė nga antikiteti (nga kohėrat Pollazgo-Ilire) e deri mė sot.

Njė popull e njė vazhdimėsi territori etnik. Kėtė e dėshmojnė autorėt e lashtėsisė greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumė autoritete shkencore botėrore. Kėtė e vėrteton prezenca e gjallė, faktori njeri, shqiptar ne gjuhė, kulturė dhe tradita.

Popullsia e Ēamerisė ka qenė homogjene shqiptare 99% nė qytetet, 100% nė fshatra.Historikisht pėrkatėsia fetare e krahines sė Ēamerisė,ka kaluar nė njė proces tė gjatė ndryshimesh tė diktuara nga rrethana tė caktuara historike.Nga paganizmi,ne lashtesi,ne katolicizem nė shekujt e parė pas eres sė re deri nė shekullin trembėdhjetė-katėrmbėdhjetė. Prezencen e besimit katolik nė Ēamėri e dėshmojnė emrat e shqiptarėve nė ato kohė, sidomos e princave tė saj si Pjeter Losha, Gjin Bue Shpata, etj,(prania nė masė e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..). Nė kėto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine nė krahinėn e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinė kaloi nė ortodoksizėm.Deri nė fillim tė shekullit 18, popullsia e kėsaj krahine ishte e besimit ortodoks.

Mbas kėsaj periudhe fillon procesi i islamizmit nė mes tė shqiptarėve.Si rezultat i kėtij procesi sipas tė dhėnave statistikore tė administratės turke,50% e popullsisė shqiptare u kthyen nė besimin islam dhe 50% ruajtėn besimin ortodoks.Rreth kėtyre shifrave nė dėm tė etnis shqiptare ėshtė spekuluar deri mė sot.Regjistrimi i vitit 1910 i administrates sė Turqve tė rinjė dėshmon se nė kėtė krahinė jetojnė 83.898 shqiptarė mysliman dhe ortodoks.Ndėrsa vjetari statistikor i qeverisė greke i vitit 1936 shenon se nė Ēamėri banojnė vetėm 26.000 shqiptarė duke mos pėrmendur shqiptarėt ortodoksė tė cilėt qeveria greke i konsideron si grekė.

Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qė u bė nė 1944-1945 nė krahinėn e Ēamėrisė u dėbuan me dhunė 30.000 shqiptarė mysliman tė cilėt gjetėn streh nė Republiken e Shqipėrisė ku jetojnė edhe sot.

Kjo popullatė sot kap shifren mbi 150,000 vet,shifren e cila shpjegohet me natalitetin e lartė tė kėsaj popullate mbas genocidit.

Ndėrkohė qė nė Ēameri-Thespasi (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarėve tė besimit ortodoks kap shifren 250-300,000.Ky komunitet sot nuk guxon tė vetdeklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimoluese qe ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezences se etnive nė territorin grek.

Deshmi e pakontestueshme pėr prezencėn e shqiptarėve ortodokse sot nė Ēameri (Greqi)ėshtė edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore qė kanė me ta Ēamėt myslimane,sa do tė pėrpiqen e ta mohojnė kėtė prezencė qarqet greke.

Me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 kjo Krahinė ju shkėput trungut amė dhe ju aneskua shtetit Grek.Megjithė rezistencėn dhe kundershtit e veta historike, popullata autoktone e Ēamėrisė,ju nėnshtrua fatit tragjik tė saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nėn Greqi.

Fati i minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė pėrbėn njė tragjedi kombėtare shqiptare jo vetėm nė territore,por edhe nė njerėz.

Politika dhe qėndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar nė Ēamėri

Mbas aneksimit tė Ēamėrisė mė 1913 deri mė sot popullsia e saj gjatė tėrė viteve nėn shtetin Grek nuk ka gėzuar asnjė tė drejtė njerėzore e kombėtare qė i takon.

Qarqet zyrtare greke mbėshtetur nė Konceptin absurd tė mohimit tė ekzistencės sė grupeve etnike nė teritorin e saj,kanė ndjekur njė politike shovene tė drejtuar nė dy drejtime.

1. Ndaj shqiptarėve tė besimit ortodoks,politikėn e asimilimit,duke i privuar nga ēdo e drejte etnie,;kulture,apo gjuhėsore,duke i konsideruar grek,pra ngaterronin me qėllim fenė dhe kombėsinė, veprim qė e bėjnė edhe sot ndaj shqiptarėve duke pretenduar se tė gjithė ortodoksėt janė grek.
2.Ndaj shqiptarėve tė besimit islam aplikuan politiken e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etnin.Nė shumė raste me qėllim i kanė konsideruar turko-ēam dhe jo shqiptaro-ēame.

Kjo tragjedi e projektuar afro 1 shekulli mė parė,nga Greqia ju arrit qėllimit nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore mė 1944-1945 kur banda kriminale tė Gjeneralit famėkeq Napoleon Zerva realizuan pastrimin etnik tė shqiptarėve mysliman tė Ēamėrisė.

Genocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshėm i shqiptarėve nė Ēameri

Pėr tė realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjėherė nuk e respektuan popullaten shqiptare tė Ēamėrisė duke u treguar mosmirėnjohėse ndaj ndihmeses sė vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinė kanė dhėnė historikisht nė shekuj pėr popullin grek.

1.Fill mbas aneksimit ajo ka nėnshtruar me dhunė popullatėn e pafajshme shqiptare,duke vrarė me pabesi 72 burra nga paria e kėsaj krahine mė 1913 nė vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),te cilėt kishin shkuar pėr bisedime me palen greke,si dhe dhjetra e dhjetra njerėzve tė tjerė tė pafajshėm.
Pėr tė dalur persekutimet e qeverisė greke kundėr popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,mė 8 qeshor 1913,patriotėt ēam kanė protestuar pranė qarqeve Evropine.

2.Ajo qė tmerroi Ēamėt si veprim vdekjeprurės pėr Ēamėrinė ishin pėrpjekjet satanike tė qeverisė greke mė 1923-1924 pėr t’u pėrfshirė edhe ēamėt myslimanė midis Turqve myslimanė qė banonin nė Greqi,tė cilėt sipas marrėveshjes sė Lozanes,Janar 1923,midis Turqisė dhe Greqis,do tė shkėmbeheshin me Grekėt e Anadollit.(1)
Qeveria greke duke e shkelur nė mėnyrė flagrante kėtė marrėveshje nuk ju pėrmbajt deklaratės tė pėrfaqsuesit tė saj nė Lozan Kalamanos,mė 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndėrmend ti fuste nė shkėmbim “myslimanėt me origjinė shqiptare”,pėr tė cilėt ai vetė kishte propozuar se “banojnė me njė krahinė tė pėrcaktuat fare e qartė – Epirin”dhe se”ndėrsa janė bashkėfetarė me Turqit,nuk janė aspak bashkėatdhetarė tė tyre”.(2)
Komisioni mikst greko-turk ( nė mars 1924)(3),vendosi qė kundrejt popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,njė realitet etnik dhe historik qė njihej edhe nga pala greke,tė mos zbatoheshin kurrfarė procedurash apo formalitetesh nė kuadrin e shkėmbimit tė popullsisė greko-turke.
Nė kundėrshtim me realitetin historik dhe marrėveshjeve tė arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcė kėmbimin (si skllavėrit zezak nė mesjetė) tė ēamėve qė arrijnė disa dhjetėra mijėra vetė,duke realizuar nė atė kohė njė pjesė tė planit tė harruar pėr njė spastrim etnik tė “minoritetit”etnik autokton nė trojet e veta.

3.Me ardhjen nė fuqi tė qeverisė fashiste tė Joani Metaksanit mė 1936,gjendja e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė u rėndua mė shumė.
Kjo qeveri zbatoi njė politik diskriminimi tė paparė.Vazhdoi konolizimi me grekė me qėllim ndryshimin e raporteve tė popullsisė.Ndėrrimi i emrave shqip tė vendbanimeve tė shqiptarėve me emrat grek.
Aplikoi njė gjenocid tė vėrtetė,arrestime,internime,konfiskime tė pasurisė.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bėrė jetėn e shqiptarėve tė padurueshme.

4.Gjendja nė Ēamėri u bė mė e trubullt dhe mė e rėndė sidomos nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore.Nė prag tė pushtimit tė Greqisė nga Italia fashiste, Qeveria Greke bėri mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullatės pėr luftė.Shqiptarėt e Ēamėrisė si nėnshtrues tė kėti shteti i kėrkuan qeverisė sė atėhershme greke qė t’i mobilizonte edhe ata nėn armė pėr ta luftuar armikun e pėrbashkėt.
E “prekur” thellė nga ky gjest liridashės i ēamėve,qeveria greke i falemnderoi ata dhe i mobilizoi,por nė vend tė armėve u dhanė kazma e lopata duke i ēuar nė prapavijė pėr tė bėrė punime tė dorės sė dytė.
Qeveria Greke me kėtė veprim mosbesimi tė demostruar hapur e fyen rėndė gatishmėrinė e ēamėve dhe i distancoi prej saj me qėllim tė paramenduar, pėr tė akuzuar mė vonė ēamėt myslimanė si bashkėpunėtorė me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisė nga Italia autoritetet greke nga frika dhe pėr ēka kishin bėrė ndaj popullatės tė pambrojtur ēame,urdhėruan internimin me forcė tė meshkujve nga 14 vjeē e lartė nė kampet e pėrqėndrimit nė ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.
Gjatė rrugės pėr nė internim qarqet zyrtare greke pėrpunuan psikozen se ata ishin robėr lufte qė u kishin vrarė djemtė popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njėkohėsisht pėr tė maskuar tė vėrtetėn,si tė pafajshėm tė marrė me forcė nga shtėpitė e tyre dhe jo nga fronti i luftės.
Gjatė internimit nė kampe tė tipit Mathauzen,ēamėt u keqtrajtuan deri nė njė zhdukje fizike gradualet tė tyre.
Ndėrkoh nė Krahinėn e Ēamėrisė kishin mbetur gra,pleq e fėmijė tė pambrojtur duke u bėrė pre e vrasjeve,grabitjeve,pėrdhunimeve nga banda kriminale greke.
Kur u kthyen nga internimi ēamėt me shpirtin e tyre tė durueshėm pėr tė mos acaruar e thelluar menxyren qė po ju kanosej nuk ndermorėn asnjė veprim tė hakmarjes por filluan vetmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugėn e pajtimit. Kėtė e dėshmojnė vetė historianėt grekė serioz e tė ndershėm,dhe qytetarėt e tjerė tė kėsaj krahine.

Genocidi i pashembull dhe zbim i shqiptarėve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike

Mė 27 qeshor tė vitit 1944 nė krahinėn e Ēamėrisė, ndaj popullatės shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit qė ēoj nė spastrim etnik tė kėsaj popullate martire.

Banda kriminale e shovinizmit grek derdhen mbi kėtė krahinė mizorit mė tė pashembullta tė njerzimit.

Barbarizmat qė ndodhen nė kurrizin e kėsaj popullate tė pafajshme kalojnė ēdo cak njerėzor.Vrasje,pėrdhunime,groposje pėr sė gjalli.Prerje tė organeve tė ndryshme trupore,hund,vesh,etj.Gra me gjinjė tė prera e tė masakruara,fėmijė tė djegur nė furrė,gra shtatėzėna me barkė tė ēarė.

Nė qytetin e Paramithisė ditėn e martė tė 27 Qeshorit 1944 qė ėshtė dita e“Shėn Bartolemeut”pėr gjithė Ēamėrinė brenda 24 orėve u vranė mbi 600 burra,gra e fėmijė.

Nė Filat gjatė periudhės qeshor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranė 1286 persona.
Nė Gumenicė u vranė 192.
Nė Margelliq e Pargė 626 persona, etj.
Ka me qindra tė tjerė tė paidentifikuar e tė zhdukur pa lėnė gjurmė.

Janė grabitur tė gjitha llojet e oriendive shtėpiake nė masė ( fshatrat e Ēamėrisė kanė qenė tė pėrmendura pėr pajisjet e shtėpive)etj.

-U shkatėruan 68 fshatra;
-U dogjėn dhe u rrėnuan 5800 shtėpi;
-U shkatėrruan tė gjitha objektet e kultit si dhe u grabitėn pasurit,prona tė kėtyre kulteve (mbi 80 xhami).

Kjo ėshtė pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.

PASQYRĖ MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNUMESH TĖ KRYERA NGA SHOVINISTĖT GREKĖ TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ĒAMĖRISĖ GJATĖ VITEVE 1944-1945

Banorė tė masakruar , gra

Tė moshuar e tė rinjė, 2900
Gra, 214
Fėmijė, 96, nėn 3 vjeē 32
Gra tė dhunuara, 745
Gra tė grabitura, 76

GRABITJE PASURIE
Vaj ulliri 8475200 kg
Drithėra 6743400 kv
Kafshė pune 4453
Bagėti tė imta 46 435, tė trasha 5 137

Terrori ishte i pėrmasave tė tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane tė braktisė pėr shkak tė dhunės,trojet e tė parėve tė tyre mijėvjeēare duke gjetur strehė nė Republikėn e Shqipėrisė mbas marsit tė vitit 1945.

Mbi pėrmasat e kėsaj tragjedie dhe qėllimin e saj e dėshmojnė qartė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme edhe misionet anglo-amerikane qė vepronin nė kėtė kohė nė Greqi dhe nė Shqipėri.

Pėrpjekjet pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen Ēame

Mbas dėbimit tė dhunshėm, emigrantėt ēamė qė rezoltonin me nėnshtetėsi greke e nėnkombėsi shqiptare,u organizuan nė Shqipėri menjėherė gjatė vitit 1945 dhe nėn drejtimin e Komitetit Antifashist Ēam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndėrkombėtare si dhe shtetin amė lidhur me tragjedinė e tyre dhe kėrkesat e tyre tė ligjshme.

Qeveria e re shqiptare e pas luftės iu drejtua konferencės sė Paqes nė Paris dhe Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm tė Fuqive Aleate jo vetėm duke pėrkrahur gjendjen rėnqethėse tė ēamėve,por edhe duke kėrkuar riatdhesimin e ripronėsimin e tyre.Dhe kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme qė mbrohej edhe nga vendimet e atėhershme ndėrkombėtare pėr tė drejtat e pakicave kombėtare.

Tablloja e mjerimit tė ēamėve dhe kėrkesat e tyre u parashtruan edhe nė Konferencėn e Parisit (1946) prej Ministrit tė Jashtėm Shqiptar.

Megjithatė, pėrpjekjet mė tė mėdha pėr ta ndėrkombėtarizuar problemin dhe pėr ta tėrhequr pėrkrahjen e fuqive Aleate i bėri Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar Ēam,si pėrfaqsuesi mė i drejtėpėrdrejtė i popullatės ēame.

Janė tė shumta Memorandumet dhe telegramet e protestės,qė u ka dėrguar Fuqive Aleate dhe forumeve pėrkatėse si Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė Londėr e New-York, Kryesisė sė Ministrave tė Jashtėm Aleate nė Londėr e Mosk, Konferencės sė San Franēiskos, Qeverisė sė Angisė, Amerikės, Bashkimit Sovjetik, Dhomės sė Deputetėve nė Uashington, Londėr e Moskė, Shtabit tė Pėrghithshėm tė Mesdheut, etj.


M E M O R A N D U M

I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI
KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ U.N.O.
RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, n’emėr tė emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor tė drejtat tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė pėr tė shfarosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:

Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetėve me rradhe duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor dhe duke mos pėrfillur as pak traktet Ndėrkombėtare kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet e vėndit masakroi pa mė tė voglėn arsye 72 burra tė krahinės Paramithisė nė pruan e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt popullatės sonė.

Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaēkitjet dhe grabitjet nė pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni mė 1921 i Gjeneral Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė realitetin e mjerrimeve nė tė cilat u vu popullata e jonė nė kohėn e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi, Arpica, Grykohori, etj, janė njė pjesė e fshatrave qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror. Mė 1922-1923, qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė zbatonin shpėrnguljen e elementit mosleman tė Ēamėrisė (duke i gjykuar si turq) nė shkėmbim me grekėrit e Azisė sė vogėl (duke i gjykuar sipas fesė). Ky akt i turpshėm i qeveritarėve te Athinės u has nė rezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare tė popullatės sonė hodhi poshtė vendimin e qeverisė Grek.

Por megjithė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė angazhimeve solemne tė marra nga qeveria Greke nė Lozanė mė 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės vazhduan politikėn e tyre tė ēfarrosjes. Ata pėrdorėn ēdo mjet pėr tė vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė elementit Shqiptar, ēpronsuan qindra familje nė 6000 ha tokė pa mė tė voglin shpėrblim si nė Dushk, Gumenicė, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinės vendosi emigrantėt e Azisė sė Vogėl nė Ēamėri me qėllim qė ta popullojė me grekėr dhe tė krijojė mundėsin e emigrimit tė popullatės autoktone Shqiptare.

Familje tė tėra detyroheshin tė braktisin vatanin pėr nė Turqi, Shqipėri, Amerikė e gjetkė dhe fshatra si Petrovci, Shėndėllinja u braktisėn krejt nga banorėt Shqipėtarė. Nė kėto rrethana ne nuk gėzuam asnji tė drejtė nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; nė vend tė zhvillimit tė kulturės kombetare dhe tė pėrparimit, pėrkrahet fanatizmi dhe injoranca, nė vėnd tė shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare nė gjuhėn arabe, nderkohe qe 95 % tė popullatės sonė qėndrojnė akoma analfabet. Krahina e Ēamėrisė, njė vend i pasur dhe i begatshėm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe nė duart e fajdexhinjėve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., qė varfėruan dhe skllavėrruan gjithė vendin.

Nė luftėn kundėr fashizmit dhe tamam nė pėrfundim tė saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste tė Llakės sė Sulit tė krijuara nga reaksioni dhe nė shėrbim te pushtuesit, nėn Komandėn e Gjeneral Napoleon Zervės, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorėt Shqiptarė moslemanė tė Ēamėrisė. Nė kėtė kohė kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin nė luftime kundėr Gjermanėve, komanda e EOEA nė kompromis me Gjermanėt operonte pėr tė fituar pozita pėr luftėn vllavrasėse; dhe kur forcat tonat besnike tė frymės dhe tė vendimeve tė marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė ndjekje tė Gjermanėve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave tė rezistencės ne Epir (ELAS - EOEA), urdhėronte njikohėsisht operacionet dhe masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė Ēamėrisė.

Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante e parimeve njerėzore dhe nje mospėrfillje e turpėshme e parimeve dhe e karakterit tė luftės antifashiste. Masakrat nė Ēamėri u kryen nė saje tė bashkpunimit dhe marrėveshjeve me Gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u lanė vendin forcave Zerviste. Ja njė fakt konkret i bashkėpunimit ndėrmjet forcave Zerviste dhe tė atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave tė krahinės sė Filatit, nje ditė para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht mė 22 shtator 1944 nė katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane nė tėrheqje. Mbas kėtij takimi shohim qė ende pa u larguar mirė forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynė nė Filat. Kėshtu njė bashkpunim i tillė u siguroj forcave Zerviste krahėt duke u dhėnė mundėsi pėr tė filluar terrorin dhe masakrat nė njė stil tė gjėrė nė tė gjitha krahinat e Ēamėrisė.

Forcat e divizionit X te EOEA nėn komandėn e Kolonel Vasil Kamarės dhe pikėrisht ato tė regjimentit XIV tė kėtij Divizjoni tė udhėhequr nga Kranja, me ndihmėsa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelėt me damkė Pantazejt, etj., mė 27 Qershor 1944 hynė nė qytetin e Paramithisė. Nė kundėrshtim me premtimet e dhėna dhe marrėveshjes sė bėrė midis Myftiut Hasan Abdullaj nga njė anė dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisė nga ana tjetėr si agjenta tė Zervės, filluan masakrat mė tė poshtra. Burra, gra dhe fėmijė tė pa mbrojtur qenė objektivi i Monarko-Fashistėve Grekė. Numri i tė masakruarve nė Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinė nė 600 veta. Mė 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nėn Komandėn e Agores hynė nė Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fėmijė.

Forcat e EOEA nėn komandėn e Theodhor Vitos, Ilia Kaēos, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaēos, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit mė 23 Shtator 1944, ditėn e Shtunė nė mėngjes, hynė nė qytet. Po nė kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn tė gjitha familjet dhe gjithė ē’ka gjetėn. Nė mbrėmjen e natės 23 duke u gdhirė 24 Shtator 1944, hynė dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė; me arritjen e kėtyre forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe fėmijė u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit nė Spatar, ku njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet tė tjera. Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve tė Zervės. Pak ditė mė vonė monarko-fashistat grumbulluan tė gjithė burrat qė kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė tė Filiatit janė mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika dhe 45 tė tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo Metos.

Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr, fėmijė dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me qindra deklarata tė atyre qė shpėtuan pėrshkruajnė vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu prenė sisėt dhe iu nxerrėn sytė. Ymer Muratin e vranė dhe e bėnė copa-copa nė Paramithi. Nė shtėpinė e Sulo Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili Popova nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh hyri brenda, muarrėn gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe filluan t’i ēnderonin nė njė dhomė tjetėr. Ulurima e vajzave e tė grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi vazhdoi gjithė natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i kėtyre poshtėrsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosėn para familjes sė tij, e lanė dhe ikėn. Familja pėr ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė lajmėron ta marrin dhe e ēojnė tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumė familje. Andartėt informohen, e marin, mė parė i nxjerrin dhėmbėt e floririt me darė dhe mbasandej e vranė.

Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr vjetėsh vritet me sopatė para sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Nė Spatar Abdul Nurēe merret e ēohet nė Filat zbathur, zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund vritet para shtėpisė sė Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as edhe njė. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenė kokėn me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenė gishtrat, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt dhe kur kėta ulurinin nga dhėmbjet e mėdha, andartėt Zervist kėndonin kėngėt e komandantit tė tyre dhe gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre. Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve.

Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon pėr masakrat nė Paramithi: Tė martė mė 27 Qeshor 1944 n’ora 7 tė mėngjesit hyjnė nė Paramithi monarko-fashistat grekė tė komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Ēenos, etj. Porsa hyjnė nė qytet u dha urdhėri qė kėrkush tė mos lėvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do tė prekeshin n’asnjė mėnyrė. Nė mbas dreke filluan menjėherė arrestimet ndėr gra, burra dhe ēiliminj, kurse nga ana tjetėr fillon vjedhja. Tė gjithė burrat deri tė nesėrmen u vranė. Pasi mė mbajtėn 4 ditė nė burg mė lanė tė lirė pėr tė varrosur tė vrarėt. Nė vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda tė njoh 5 nga personat e vrarė, tė tjerėt ishin bėrė tė panjohur pėr shkak tė torturave tė pėsuara. Tė pesė viktimat e njohura prej meje janė: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditėsh mė shpien pas “Galatajt” nė afėrsi tė shtėpisė sė Dhimitėr Nikollės, ku ishin vrarė 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bėrė copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerėzish.

E quajtuna Sanije Bollati, pasi pėsoi tortura tė frikshme e dogjėn tė gjallė me benzinė. Kjo tragjedi pati vėnd tė mėrkurėn dhe tė premtėn nė mėngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar nė njė batanije nga e ėma e saj e dy bashkėqytetarėt tė cilėt e vendosėn nė njė qilar me urdhėr tė monarko-fashistave qė s’linin asnjė ta shikonin. Atje kjo grua e mjerė vdiq pas pesė ditėsh dhe kufoma e sajė ishte plot me krymba. Gjithēka deklaroj i kam parė me syte e mij. Nė fillim u msheha pėr pesė ditė rresht nė njė tavan kur monarko-fashistat mė arrestuan dhe mė prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve tė shkurtėra urdhėroi burgimin tim. Nė burg gjeta 380 persona ndėr tė cilėt gra dhe fėmijė. 120 nga kėta vdiqėn urije. 4 persona dhe unė qėndruam 15 ditė nė burg dhe m’andej na pėrrcuallėn pėr nė Prevezė prej kah shkuam nė Janinė ku qėndruam 40 ditė. Atje pėsuam tortura tė papėrshkruara. Pastaj me ardhjen nė kėtė qytet tė trupave t’EAM-it ne u liruam.

Dėrvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė nė Spatar: Nė mėngjezin e njė tė Shtune tė Shtatorit 1944 gjithė popullata u grumbullua pėrpara xhamisė sė fshatit Spatar. Ushtarėt filluan grabitjet dhe ēnderimet ndėr gra, vajza e deri nė plaka. Paēe Ēulani 50 vjeēare uēnderua, u grabit, iu prenė flokėt mandej veshėt dhe mė nė fund u vra nė bahēen e saj n’afėrsi tė grurit tė Miēos. Nė shtėpinė t’onė ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetė vetash, gra, burra dhe fėmijė. Pasi u ēnderuan gratė tė cilave iu shpuan gjirėt me thika, tė gjithė u masakruan. Nė shtėpi tė Damin Muhametit u vranė 5 gra dhe 3 fėmijė. Nė shtėpi tė Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u ēnderua Hane Isufi sė bashku me njė grua tjetėr. Nė shtėpinė e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeēar Sulejman Dhrimicės dhe sė shoqes sė tijė. Nė shtėpine e Mete Brahos u dogjėn tė gjallė 20 persona, gra, fėmijė dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeēare u therr me thikė. Nė vreshtin e Zulės dhe nė kopshtin e Avdyl Nurēes pashė 30 persona tė masakruar. Nė shtėpinė e Haxhi Latifit u ēnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse nė banesėn e Mejdi Metės u ēnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave tė deritanishme gjatė masakrave tė 1944 dhe 1945 nė kurriz tė Shqiptareve nė Greqi arrin numrin 2877, tė ndarė si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mėrgėlliēi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithė atyre qė nuk mundėn tė largohen nga Ēamėrija me pėrjashtim tė disa pak grave qė janė sot dėshmitare tė gjalla tė kėsaj masakre ngjethėse nė Paramithi nė Prag, Spatar dhe Filat. Pėrmes gojės sė tyre del qartė dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek nė Ēamėri. Kjo kasaphėne qė u frymėzua prej ndjenjave mė tė ulta tė urrejtjes shovene dhe fetare pėrfundoi me shpėrnguljen me forcė tė afro 28000 Ēamėve qė erdhėn dhe u strehuan nė Shqipėri me kondidat mė tė vajtueshme.

68 katunde me 5800 shtėpi u grabitėn, u shkatėrruan dhe u dogjėn. Nga llogaritja e dėmeve rezulton tė kenė mbetur nė Ēamėri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste tė Zervės 17000 kokė bagėti tė holla, 1200 tė trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 qė arrin nė 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kg vaj. Gjatė emigracionit 110000 kokė bagėti e hollė dhe 2400 bagėti e trashė ngordhėn dhe humbėn.

Nga gjithė kjo del e qartė katastrofa e madhe ekonomike qė pėsoj popullata jonė duke mbetur nėpėr rrugėt e emigracionit vetėm me rrobat e trupit. Ēamėria nė luftėn e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Ēamėrisė u hodh pa rezerva nė njė luftė totale kundėr pushtuesit dhe formoi batalionin IV tė regjimentit XV-tė tė ELAS-it. Nga popullsia e vogėl e Ēamėrisė dolėn mė tepėr se 500 luftėtarė qė luftuan vendosmėrisht kundėr pushtuesve nazifashistė dhe tradhėtarėve zervistė. Gjaku i dėshmorėve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., qė u derdh sė bashku me atė tė partizanėve grekė nė Qafat e Qeramicės, dėshmojnė konkretisht kėtė fakt. Nė pėrfundim tė luftės dhe nė ēlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin nė krahinat dhe fshatrat tona jo si ēlirimtarė, por si xhelate dhe armiq tė betuar tė elementit Shqiptar nė Ēamėri.

Nė marrėveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencės viheshin nė fronte tė pėrbashkėta kundėr ushtrise naziste, nėn njė komandė tė pėrbashkėt dhe nė zona tė caktuara operative. Kjo marrėveshje u shkel nė Ēamėri. Trupat Zerviste ranė nė kompromis me Gjermanėt dhe duke qėlluar forcat tona penguan veprimtarinė e Batalionit IV-tė Regj. XV-tė nė zonėn e caktuar tė Filatit. Operacionet dhe masakrat nė krahinėn e Filatit lidhen direkt me kėtė situatė dha janė nė kundėrshtim tė hapėt me besimin dhe frymėn e bashkėpunimit tė vendosura nė Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Ēamėrisė, Koska, njė nga baza e organizimit tė forcave tė rezistencės sė Frontit Nacional Ēlirimtar nė Ēamėri, u shkatėrrua dhe u doq si pėrfundim i aktit pėr shkatėrrimin e Ēamėrisė. Njė komision i Kėshillit Antifashist Ēam u dėrgua mė 30-X-1944 n’Athinė pranė qeverisė greke tė z. Papandreu me njė votim proteste kundėr masakrave nė Ēamėri duke kėrkuar njėkohėsisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi tė mirrte asnjė masė dhe angazhim pėr sa iu parashtrua.

Mbas operacioneve tė Dhjetorit 1944, me ēlirimin e Ēamėrisė nga pushtuesi zervist, njė pjesė e popullatės sonė u riatdhesua pėrsėri dhe u vendos nė krahinėn e Filatit. Mė 12 Mars 19445 forcat qeveritare tė garnizonit tė Korfuzit duke e shkelur marrėveshjen e Varkizės ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shėmtuara tė Vanrės (Filatit), tė cilat nxorrėn nė shesh edhe njė herė lakuriq qėndrimin dhe politikėn e autoriteteve pėrgjegjės tė qeverisė greke nė lidhje me ēfarosjen e popullatės Shqiptare tė Ēamėrisė. Nė mbėshtetje tė kėsaj situate tė konstatuar, Misioni UNRRA-s nė Shqipėri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit pėr akordinim nė favor tė emigrantėve 1450000 dollarė si ndihmė e menjehershme ndaj gjėndjes sonė tė vėshtirė. Edhe nė kėto kondita emigrantėt Ēamėr vazhduan tė kontribuojnė gjithnjė mė tepėr pėr Frontin. Nė konferencėn e Shalėsit (Konispol) mbajtur nė fund tė Shtatorit 1944 zėri i Ēamėve n’emigrim u ngrit mė i fortė pėr bashkėpunim kundėr pushtuesit dhe padrejtėsive tė monarkofashistėve Grekė. Mė 23 Shtator 1945 nė Kongresin e Vlorės delegatėt Ēamėr qė pėrfaqėsonin tė gjitha grupet e emigrantėve Ēam nė Shqipėri u shprehėn kundėr masakrave tė monarko-fashistėve grekė tė kryera mbi ta dhe kėrkuan me anė memorandumesh drejtuar Konferencės sė Londrės shqyrtimin e problemit tė tyre dhe dėnimin e shkaktarėve tė gjakderdhjes sė kotė nė Ēamėri dhe tė vuajtjeve tė pakufi. Kongresi pėrfundoi me njė rrezolutė ku pėrmblidhen tė gjithė punimet e tij.

Gjatė emigracionit pėr shumė herė ne i jemi drejtuar botės pėr tė drejtat t’ona tė mohuara dhe kemi kėrkuar riatdhesimin. Mė 30 Tetor 1944 Kėshilli Antifashist Ēam i dėrgonte njė votim proteste Qeverisė sė Bashkimit Kombėtar Grek, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet pėr barbarizmat e fashistėve Grek nė Ēamėri. Mė 9 Maj 1945 Kėshilli Antifashist Ēam iu dėrgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit tė Konferencės San Franciskos mbi tė drejtat e Ēamėve nė bazė tė kartės s’Atlantikut. Mė 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave nė Ēamėri jane drejtuar nga Kėshilli Antifashist Ēam Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Ēekosllovake, Legatės Jugosllave, Shqiptarėve t’Amerikės, Italisė dhe Bullgarisė. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesė Madhe ė 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise sė Pėrgjithshme tė UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Ēam (25-9-1945) ku kėrkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis sė Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm Aleat nė Londėr nga Delegatet e Kongresit Ēam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuar nė Londėr prej Komitetit Antifashist Ēam mė 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kėrkohen tė drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė New-York nga Komiteti Antifashist Ēam mė 25 Tetor 1946, etj.

Ne jemi viktimė e rregjimit monarkist qė sot sundon nė Greqi. Sė bashku me popullin vėlla grek ne vuajmė pasojat e terrorit tė zi tė shpėrthyer prej tyre nė gjith Greqinė. Pė dy vjet e gjysmė ne po vėrvitemi Shqipėris nė mizerje larg Atdheut ndėrsa vendet tona tė pasura shfrytzohen pa tė drejte nga agjentėt e Monarko-Fashistave nė Ēamėri. Vuajtjet tona gjatė emigracionit kanė qenė dhe janė pa kufi. Me mijra kanė vdekur nga kjo situatė e krijuar. Megjithatė protestat e bėra dhe tė drejta qė na pėrkasin ne vazhdojmė tė qėndrojmė akoma n’emigracion ndėrsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos nė Ēamėrinė t’onė pa asnjė tė drejtė banorė tė huaj pėr tė penguar kthimin tonė. N’emėr tė popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė kryer me qėllim ēfarosje tė popullatės sonė. Ne theksojmė nevojėn e pėrfundimit tė shpejt tė problemit Ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje kėrkesat tona qė janė:

1. Marrja e masave i imediate pėr pengimin e vendosjes sė elementeve tė hua nė vatrat tona.
2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėve.
3. Kthimin e pasurise, shpėrblimin e dėmeve tona shkaktuar nė pasuri tė lujtėshme dhe tė palujtėshme.
4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe vendosjen tonė.
5. Sigurimin dhe garancin qė rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjith pėrgjegjėsave tė krimeve tė kryera.

Duke ju shprehur konsideracjone tona mė tė shquara,
Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė
Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Ēami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti. T i r a n ė 1947

Kėto mbeten kėrkesa dhe protesta pa pėrkrahje e pa pėrgjigje.Pėrgjigje dhe pėrkrahje nuk i dhanė as pėrfaqsuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave qė morrėn pjesė nė Kongresin e Dytė Ēam qė u mbajt nė Vlorė (Shqipėri mė 1945) dhe qė e panė me sy Katastrofėn e kėsaj popullate.

Nė vitin 1946-1947 Komisioni Ndėrkombėtar Hetimor i OKB-sė gjatė verifikimit tė kėsaj tragjedie nė tė dyja anėt e kufirit shtetėror konkludoi me fakte dhe dėshmi tė gjalla mbi pėrmasat dhe realitetin e masakrave dhe tė kėsaj tragjedie tė dhimbshme.

Mbas kėsaj, vetė Forumi Ndėrkombėtar i UNRRA-sė duke e kategorizuar popullatėn ēame tė dėbuar si emigrante, dhe njė ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarė USA dhe ndihma tė tjera materiale pėr mijėra refugjatė tė pa bukė dhe tė pastrehė ēam.

Ndėrkoh qė ēamėt shpresonin pėr njė zgjidhje tė tė drejtave legjitime,pėrpjekjet e tyre u pasuan me njė hashtje tė patolerueshme.

Kjo periudhė ( 1947-1990)ėshtė njė nga aktet mė tė rėnda tė kėsaj tragjedie.Njė heshtje e tillė me shkaqe dhe pasoja tė thella ende ėshtė enigmė.

Qendrimi zyrtar grek mbas dėbimit tė myslimanėve nga Ēamėria

1.Ndaluan me dhunė ēdo pėrpjekje pėr ta ruajtur identitetin e origjinės sė popullatės shqiptare tė besimit ortodoks tė cilėt banojnė sot e kėsaj dite nė Ēamėri (Thesporoti).Ndalej pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe tė flitej nė mjediset urbane dhe njė sėrė masash tė tjerat asimiluese me qėllim qė tė humbasin vetėdijen e origjinės sė tyre kombėtare.
Si rezultat i kėsaj politike asimiluese shtypėse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot tė vetėdeklarohet nė Ēamėri.
2.Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni pėr ndryshimin e strukturave demografike tė Ēamėrisė,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve tė ēamėve tė pėrndjekurit.Qėllimi qė krahina e Ēamėrisė tė ndryshoj fizionominė,por edhe pėr faktin tjetėr se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim qė kjo krahinė tė mbetej nėn duart e ēamėve ortodoks.
3.Pronat dhe pasuritė e ēamėve tė dėbuar pjesėn mė tė madhe tė tyre qeveria greke jua ka dhėnė nė pėrdorim kėtyre kolonėve por pa tė drejtė tapie.
4. Qeveria e sotme greke ndjek njė politikė diskriminimi ndaj ēamėve nė Shqipėri duke i penguar pėr ti parė vatrat e tyre.
Ajo i frigohet tė vėrtetės, ringjallies tradicionale tė vėllamerisė,midis ēamėve ortodoks dhe myslimanė.
5.Ndryshoi pėrfundimisht toponomastikėn shqipe me grekė nė vendbanimet e shqiptarėve nė Ēamėri.

Demokratizimi nė Shqipėri dhe trajtimi i problemit

Si rezultat i pluralizmit nė Shqipėri,nė janar 1991 u krijua Shoqėria Politike Atdhetare “Ēamėria”si vazhduese e pėrpjekjeve dhe aspiratave tė popullatės martire tė Ēamėrisė.

Problemi i Ēamėrisė ėshtė nė programin e shumicės sė partive politike nė Shqipėri tė cilat po bėjnė pėrpjekje pėr zgjidhjen e kėtij problemi nė pėrputhje me frymėn e standardet e dokumentave ndėrkombėtare tė OKB-sė,KSBE-sė,e Kėshillit tė Evropės mbi tė drejtat e njeriut.

Qeveria greke dhe personalitetet e larta tė saj deri tani kanė mbajtur njė qėndrim mohues.

Sipas qėndrimit zyrtar grek,ēamėt myslimanė nuk do tė lejohen tė kthehen nė Greqi,”sepse kanė bashkėpunuar me okupatorėt italo-gjermanė nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe si tė tillė ata janė kriminel Lufte dhe janė dėnuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranė,maj 1992).

Kjo ėshtė njė “hipotezė” sa e pa vėrtetė aq edhe e falsifikuar.

Tė konsiderohesh ēamėt “kriminel”nė njė kohė kur ata kanė derdhur gjakun,bashkė me grekėr,pėr ēlirimin e pėrbashkėt, ėshtė krim i inskenuar politiko-diplomatik.
Sepse:ēamėt nuk kanė bashkėpunuar me okupatorėt tė ēfaredolloji qofshin por janė viktima tė tyre.
-Nė qoftė se nė Ēanėri ka patur disa dhjetra “Kolaboracionalistė” (fenomen qė ėshtė vėrtetuar pėr tė gjitha shtetet qė janė pushtuar nga nazifashizmi,gjatė Luftės sė Dytė Botėrore)nė Greqi si tė tillė kanė qenė 30.000 veta me gjeneral Ralisin nė Krye.

Askush ata sot nuk i akuzon nė Greqi,pėrkundrazi janė rehabilituar me amnistin e pėrgjithshme qė ka bėrė ky shtet.
-Ėshtė fakt historik se ēamėt janė rreshtuar ndėr tė parėt nė rezistencėn greke kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt (nė radhėt e ELAS-it dhe EAM-it).
-Ekzistojnė dokumenta e dėshmi tė pakundėrshtueshme mbi tė vėrtetėn e tragjedisė ēame.
-Ekzistojnė dokumenta tė RAJH-ut gjerman qė dėshmojnė se Napoleon Zerva njė nga pėrgjegjėsit kryesore tė gjenocidit ndaj ēamėve ka qenė bashkėpunėtor i Gestapos Gjermane.
-Nuk mund tė fajsohet njė popullatė prej 30.000 vetė sepse ,sipas gjyqeve speciale politike tė inskenuara e nė mungesė tė ēamėve tė dėbuar se janė dėnuar sipas ligjeve greke 1930 vete.

Ky ēėndrim zyrtar grek nuk ėshtė aspak nė nderin e Qeverisė “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnė sot si fajtore pėr kėto tragjedi,por nuk ėshtė aspak humane qė tė bėhesh bashkėfajtor me autorėt e njė tragjedie nga mė tė rėndat e pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė duke pėrdorur akuza falėse e tė fshehėsh qėllimin e vėrtetė.Kjo tragjedi pėr sa kohė do tė ēėndroj pezull ajo edhe mė shumė do tė rėndoj ndėrgjegjėn e popullit grek.

Problem qė pret zgjidhje.

Popullsia shqiptare e martirizuar e Ēamėrisė sot nė Evropėn e dimenzionit humane kėrkon pėrpara tė gjitha forumeve ndėrkombėtare. Pėrpara tė gjitha qarqeve shtetėrore, politike-diplomatike Evropiane. SHBA-sė e mė gjerė, i drejtohet Qeverisė dhe Popullit Grek pėr pėrkrahje dhe zgjidhjen e drejtė tė kėrkesave tė saja legjitime e njerėzore:

1. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Greke si anėtare e Komunitetit Evropian, anėtare e 12-shes Evropiane ,si shtet qė ka firmosur tė gjitha Aktet Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe rrespektimin e pakicave kombėtare, tė njohin tė drejtat tona tė mohuara.
2. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė pranojnė realitetin historik tė “Ēėshtjes Ēame”.
3. Tė njihen tė drejtat juridike e civile tė ēamėve tė dėbuar mė 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone, tė drejtėn mbi pasuritė dhe pronat e ligjshme tė tyre.
4. Kėrkojmė qė Shteti dhe Qeveria Greke tė lejojė dhe mundosjė Qarkullimin e lirė tė kėsaj popullate pėr tė parė vatrat e tė parėve.

Gjilan, Prill 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara