HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ĒĖSHTJA ĒAME NĖ GJYKIM TĖ LIDHJES SĖ KOMBEVE

- tre shkrime

-- nga Ibrahim D. Hoxha

Qeveria shqiptare padit qeverinė greke pėr shkelje tė tė drejtave kombėtare dhe ndėrkombėtare tė shqiptarėve brenda shtetit grek

Marrėdhėniet shqiptaro-greke tejtėhu kanė qenė tė ndera, madje armiqėsore; edhe kur nė to nga ana e jashtme dukej njėfarė pėrmirėsimi, nė thelb ishin "thikė e brisk" pėr shkak tė sjelljeve keqbėrėse e grindjeshkaktuese tė palesės greke. Qėndrimin kryekėput tė paarsyeshėm tė sė kaluarės sė trashėguar dhe e zbatuan nė tėrė shėmtimet e veta qeveritė e njėpasnjėshme greke; kjo u duk mė sė miri me t`u shpallur shteti i pavarur shqiptare, sidomos qė mė 4.12.1912, kur luftanijet greke pa kurrfarė shkaku zbrazėn topat e tyre mbi Vlorė, e kur ministri i jashtėm grek, Korromilla, pa pikė turpi vuri nė dyshim pėrkatėsinė kombėtare tė kryetarit tė qeverisė sė pėrkohshme shqiptare, Ismail Qemalit.

Ndaj veprimeve te shpeshta dėmshkaktuese tė qeverisė greke, me tė drejtė qeveria shqiptare as u pėrkulėn e as lėshuan pe, nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Pėr kėtė marrėdhėniet ndėrmjet tyre u ashpėrsuan nga dita nė ditė e nga ora nė orė, aq sa mė nė fund, u bė i domosdoshėm gjykimi ndėrkombėtar nė Lidhjen e Kombeve. Qeveria shqiptare e paditit Qeverinė greke, se kjo, me tė vėnė kėmbė nė Camėri, i vuri zjarrin vendit dhe plumbin e thikėn popullatės. Gjakėsia masive e pranverės sė 1913-ės, pranė Paramithisė, lemeritė e llahtarshme tė 1921-shit, sidomos nė Camėrinė Lindore dhe lloj-lloj keqbėrėsishė tė tjera, tė pėrshkruara hollėsisht nga shtypi shqiptar dhe i huaj, e detyruan Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve qė tė dėgjonte mė 18.5.1921 ankesėn e paraqitur nga pėrfaqėsia e qeverisė shqiptare, nė emėr tė qeverisė sė vet dhe nė emėr tė ēamėrve tė pėrtej kufirit shtetėror.

Mirėpo pėrfaqėsia e qeverisė greke s`deshi t`i thėrriste mendjes dhe vazhdoi pa ngurrim udhėn e vet tė mbrapshtė. Nė vijim, me qėllim qė tė shkulte pėrfundimisht ēamėrit nga vatrat e vendit tė vet, e kėshtu tė tjetėrsonte edhe trojet e tyre, qeveria greke i quajti ata "turq" dhe i pėrzuri nė masė nga Camėria, Janina, Follorina, Kopsturi, Konica etj. Pėr t`u sfajėsua nda kėsaj pėrbindshmėrie, vuri nė perdorim marrėveshjen e 30.1.1923, mbi "Ndėrrimin e popullatave turke e greke". Nė zbatim tė parashikimit tė vet, nė kundėrshtim tė plotė me tėrė marrėveshjet e mėparshme shtetėrore osmano-greke greko-shqiptare (sidomos atė "Mbi pakicat" tė nėnshkruar nė 1921), tėrė ēamėrit e besimit islam, i vuri nė gjendje ndalimqarkullimi. Qė ata tė mos dilnin dot jashtė farefisit apo qytetit tė vet, pėrveē njėsiteve tė horofillakėve, ngriti edhe ēeta gjakatarėsh, tė drejtuara nga vrasės tė tmerrshėm, si: Cil Mastora, Nikollė e Kostė Qamo, Rexhenjtė etj.

Pėr t`u ndaluar dorėn gjakatarėve, "Vllezėrve Camėria" nė SHBA, "Vėllazėria ēame" me qendėr nė Konispol, pėrfaqėsi tė tjera ēame brenda e jashtė vendit, si edhe Komiteti i pėrbashkėt "Kosovė-Camėri, i themluar nė Boston mė 1921, iu drejtuan ankesa pas ankesash LK dhe qeverive tė FM. Ndėrkaq, nė shumė qytete tė shtetit shqiptar, shpėrthyen manifestime tė fuqishme popullore, nė mbrojtje tė tė drejtave tė bashkatdhetarėve tė tyre tė viseve shqiptare brenda shtetit grek. Nė mitingun madhėshtor nė Tiranė, tė drejtuar nga atdhedashėsit Mitat Adem Deliu prej Margėllėēit tė Camėrisė, Sejfulla Malėshovės, A. Pandeles e Xh. Nushit, u zgjodh njė pėrfaqėsi e pėrbėrė prej S. Malėshovės, Q. Nekiut, Z. Bejlerit, av. Suat Masar Asllanit dhe A. Shundit; ajo hartoi pėrkujtesėn drejtuar kryeministrit Fan Noli. Nė tė kėrkohej ndėrhyrja e ngutshme pėr ndalimin e dėbimit me dhunė tė pakicės shqiptare brenda shtetit grek dhe mbrojtja e tė drejtave tė saj kombėtare; kėrkohej, gjithashtu, edhe caktimi i njė pėrfaqėsuesi tė posaēėm shqiptar pranė Komisionit tė pėrzier Ndėrkombėtar, i cili merrej me ndėrrimin e popullatave greke-turke.

Mehdi Frashėri nė gusht tė vitit 1923, me porosi tė qeverisė shqiptare, i drejtoi LK anėkesėn e qeverisė sė vet. Qeveria greke, pėr tė mbyllur zėrin e ēamėrve dhe pėr tė fshehur tė vėrtetėn, pėrndoqi egėrsiht prijėsit mė me peshė: Haki Musa Sejkon, Omer Caparin, Adem Brahon, Musa Hamit Demin, Usni Abazin, Xhevdet Marushin etj. Lidja e Kombeve, e gjetur para ngjarjesh aq tė hidhura e aq tė shėmtuara, vendosi ta mbante ēėshtjen ēame nė rend tė ditės dhe dėrgoi nė Camėri njė komision me nė krye gjeneralin spanjoll, De Lara; komisioni vėrteto pėrkatėsinė shqiptare tė ēamėrve dhe ndaloi pėrzėnien e mėtejshme tė tyre. Mbi tė dhėnat e komisionit nė fjalė, nė mars 1926 LK njohu botėrisht tė drejtat kombėtare tė ēamėrve, tė drejta qė qeveria greke i mohoi tėrėsisht edhe andej e pas pa kurrfarė pėrgjegjėsie ndėrkombėtare. Veē kėsaj deri atėherė nga Camėria, Janina, Konica, Folorina, Kosturi etj.ishin zbuar e dėrguar pėrdhunisht nė Anadoll mbi 70.000 shqiptarė myslimanė.

Veē kėsaj tė keqeje, shqiptarėt e besimit ortodoks pse qenė tė njė besimi fetarė me grekėrit, nuk u cilėsuan shqiptarė. Tėrė kėto i dhanė dorė qeverisė greke, atėherė e mė pas, tė ndėrtonte dhe tė vinte nė veprim keqbėrėsi e gjakėsi tė tjera, edhe mė tė lemeritshme se tė deriatėhershmet; njė prej prapėsitave tė paudhėta tė saj ishte edhe pėrdorimi i ushtarėve ēamėr tė shėrbimit tė detyruar pėr punė tė rėnda krahu, pa iu besuar kurrė pajisjen me armė. Kurse mė 1930, me qėllim qė t`i rripte ekonomikisht, botoi njė ligj, sipas tė cilit ēdo ēam mysliman mund tė mos merrej ushtar, po qė se paguante njė shumė tė caktuar tė hollash. Cami mysliman ishte i zhveshur edhe nga e drejta ligjore; ndaj njė tė krishteri, para gjyqit ishte i humbur. Megjithė ngulmimin e qeverisė shqiptare, ajo s`lejoi kurrė ēeljen e shkollave shqipe, edhe pse njė nga ministrat e arsimit tė saj, Mirash Ivani, si kundėrpėrgjigje dha urdhėr pėr mbylljen e shkollave tė pakicės greke brebda shtetit shqiptar.

Pas aq e aq shkeljesh tė drejtash kombėtare e njerėzore, LK, mbi bazėn e ankesave tė pareshtura tė ēamėrve dhe tė qeverisė shqiptare, i tėrhoqi sėrish veshin qeverisė greke. Pėr ta vėnė LK nė gjumė, ministrat e JP tė qeverisė greke, Mihalakopullo e Kaklamano, iu zotuan pėrfaqėsuesve tė qeverisė shqiptare, Mehdi Frashėrit e Iljaz Vrionit se do tė heqin masat shtypėse ndaj ēamėrve e do t`u kthehen atyre menjėherė "shtėpitė, arat, vreshtat ullishtet" e gjithēka tjetėr qė u ishte marrė. Gjithnjė me qėllim mashtrimi, qeveria greke rrallė e tek dėrgonte nė Camėri e Janinė zyrtarė tė lartė- siē ishte rasti i komandantit tė horofillaqisė, gjeneral Koēonės- pėr tė bindur LK se ajo Camėrinė e kujdesonte. Nė tė vėrtetė ata vėnin atje per tė zbuluar nga afėr atdhetarėt shqiptarė dhe pėr t`i kėrcėnuar. E qė "zbulimi" i tyre tgė jepte pėrfundime tė dėshėruara, udhėtimet e tyre shoqėroheshin me fushata tė ashpra shtypi, i cili i padiste ēamėrit myslimanė se po "merrnin armė e municione nga jashtė", e se ishin gati tė "hidheshin nė kryengritje".

Moskthimi i pronave, veēanerisht i tokė sė bukės, shkaktoi uri e varfėri aq pėrvajtuese, edhe politikani janinas, Jorgj Spiro Caka, nė njė shkrim tė botuar nė fletoren "Gravji" dt. 8.6.1936, ndėr tė tjera, vėrente: "Uria e zia ka pllakosur popullin e Camėrisė... Kėta tė gjorė presin vdekjen dita-ditės... Kanė plot tė drejtė pėr tė thirrur, pėr t`u ankuar, pėr tė ngritur zėrin, pėr tė kėrcėnuar... Qeveria ka mbushur barkun e tyre me premtime tė kota". Ndaj fajeve tė tilla, nė qershor 1928, qeveria shqiptare e paditi qeverinė greke nė LK. Me tėrė shkapėrderdhjet e stėrholluara tė MPJ tė qeverisė greke, NikollaPoliitit, Lk i drejtoi ankesėn dhe ngarkoi pėrfaqėsuesin e Plonisė, Zaleskin, tė ndiqte ēėshtjen; ai u pėrkrah edhe nga pėrfaqėsuesi anglez dhe ai gjerman. Po LK e zvarriti punėn si bisht lugati, gjė qė i dha mundėsi qeverisė greke pėr tė shtrėnguar ēamėr tė tjerė t`ia ktheni krahet vatrave dhe krahinės sė tyre. Gjendjen e mjeruar tė ēamėrve tė pėrtej kufirit dhe padrejtėsitė e qeverisė greke, Jorgji Meksi, e paraqet nė fletoren "Demokratia" tė dt. 23 XI.1029, me kėto fjalė:

"Diferendi jonė me Greqinė, nuk ėshtė vetėm ekonomik e financiar, por ėshtė mė tepėr politik. Ėshtė etnik, racional; ėshtė ēėshtje e pakicave, e tė drejtave tė kėtyre pakicave. Kur ne shqiptarėt pėrhapemi pothuaj deri nė fund tė Peloponezit, grekėrit mezi arrijnė deri jashtė Gjirokastrės. Kėsaj pune ē`i bėn?".

Nė kushte tė tilla plot e pėrplot familje ēame myslimane, mundėn tė dilnin fshehurazi jashtė kėtij kufirit. Qeveria shqiptare- edhe pse e varfėr dhe pa kurrfarė pėrkrahje nga jashtė- i vėndosi nėpėr pronat shtetėrore, duke iu dhėnė edhe ndihma nė tė holla pėr ndėrtim shtėijash, pajisje tė domosdoshme dhee bereqet. Duke parė se Camėria po zbrazej nga banorėt e vet, shtypi shqiptar lėshoi kushtrimin. Fletorja "Demokratia" dt. 24.X.1931, shkruante:" Duket se Greqia ka vendosur tė mos heqė dorė nga veprimet e saj ēnjerėzore nė Camėri, gjersa tė shkretojė fare ate vend". Dhe mė tej:" S`ka aspak dyshim se po tė vazhdojnė metodat qė pėrdorin sot autoritetet greke, njė ditė do tė mos mbetet kėmbė shqiptari nė Camėri". Kurse gazetari zvicėran, William Martin, nė "Jurnal de Geneva" dt. 27.1.1932, pas qortonte LK pėr mosmbrojtjen si duhej tė pakicės shqiptare brenda shtetit grek, pėrmendte thėnien e Briandit:" Mbrojtja e tė drejtave tė pakicės ėshtė njė detyrė e shenjtė e Lidhjes sė Kombeve". Dhe kjo sepse pakicat as shkėputėn vetė e as vihen me dėshirėn e tyre brenda shteteve fqinje; ato lihen atje pėrdhunisht nga qeveritė fuqiplote, po gjithnjė nėn mbrojtjen e tyre sipas marrėveshjeve tė posaēme.

Qeveria greke, pėr tė mėnjanuar sado pak pėrgjegjėsinė para botės dhe pėr tė zbutur disi pėrshtypjen e ekeqe, nxiti veglat e veta tė hidheshin nė sulm. Kryeprifti athino-fanarit nė Gjirokastėr, Vasili, iu drejtua LK kundėr Kongresit Ortodoks tė Beratit, kundėr gjuhės shqipe dhe kundėr qeverisė shqiptare. Si nuk i mori dot lopata ujė, sė toku me njėfarė Duli, mė 1921, i kėrkuan LKringjalljen e ish-qeverisė epirote tė viteve 1914-16, anėtarė tė sė cilės ishin edhe tė dy ata onxho-bonxhora. Siē dihet, ajo e ashtuquajtur "qeveri", pėrbėhej nga ish--ministra e oficerė madhorė grekė, pra ishte degė e qeverisė greke. Meqė LK s`ua vuri veshin hiēkėlave tė gatuara nė vorgullėn athino-fanarite, e qepėn sa kohė, nė fillim tė 1924-ės LK i dėrgoi dy ankesa tė njėpasnjėshme e ashtuquajtura shoqėri gjithepirote; nė njėrėn prej tyre qahej pėr martesėn e njė djali mysliman me njė tė krishtere, qė tė dy gjirokastritė.

Njėherit LK i drejtuan dy anėkesa edhe tė vetėquajturit pėrfaqėsues tė Himarės; ata kėrkonin qė krahina e tyre tė mos u nėnshtrohej detyrimeve shtetėrore mbi tė ardhurat. Meqė LK sėrish nuk ua vuri veshin, mė 1929 kryqtarėt athino-fanaritė iu drejtuan LK nėpėrmjet Koēo Tasit, Foto Ducit e kryepriftit Jerothe; ky i fundit, nėn emrin "Kryepeshkop i Korēėsės", nga Follorina ku qe strukur- pasi i kishin vėnė drurin korēarėt- i drejtoi LK pesė ankesa tė njėpasnjėshme; nė to ngrihej kundėr formimit tė Sinodhit Ortodoks Shqiptar, kundėr meshimit shqip nėpėr kisha, quante fajtor dhespotin e Gjirokastrės pse lejonte shqipen nėpėr kisha, kėrkonte kthimin e vetė nė Korēė e pėrralla tė tjera. Pėr shqyrtimin e tyre Lk ngriti njė komision tė pėrbėrė nga pėrfaqėsuesi i Anglisė, Augh Dalton, i Italisė, Pilloti dhe i Finlandės, J. Prokope. Nė vendimin e tij tė 16.1.1930, qeveria shqiptare u quajt e pafajshme.

Si rrjedhim i pėrplasjeve tė pandėrprera, edhe marrėveshjet e lidhura ndėrmjet qeverive greke e shqiptare gjatė 1926.ės, u zbehėn dhe u venitėn, duke u dergjur nėpėr sirtarėt. Mbi kėtė tė metė, fletorja "Demokratia" e 16.7.1932-tės, nė kryeshkrimin e vet, theksonte:"Ne jemi tė detyruar tė mbrojmė tė drejtat tona qė shkelen, sidomos nė ēėshtjen e pakicės dhe tė pasurive tė patundshme".

Duke u marrė me ēėshtjen e tė drejtave kombėtare tė pakicave, veēanėrish nė lėmin e arsimit, sgtypi shqiptar bėnte kėtė krahasim: Si mundet qeveria greke tė ketė gojė tė flasė kundėr qeverisė shqiptare, kur dihet botėrisht qė gati nė ēdo fshat tė pakicės greke kėtej kufirit, ne kemi ēelur shkolla nė gjuhėn greke, kur pakicės sonė pėrtej kufirit qeveria greke s`i ka ēelur as edhe njė shkollė tė vetme? Dhe kjo pėr mė tepėr qė pakica shqiptare pėrtej kufirit shtetėror ėshtė disi e bėrė mė shumė se pakica greke nė Shqipėri?! Veē kėsaj, edhe nė ato fshatra, nė tė cilat pėr shkak tė vogėlsisė apo tė pamundėsisė fnanciare nuk ishin ēelur shkollat nė gjuhėn greke, qeveria shqiptare ka lejuar qeverisė greke dhe kryepleqėsinė e fshatit pėrkatės tė ēelin shkolla me po ato tė dreja (vlerė) qė kanė edhe shkollat qeveritare.Duhet thėnė edhe se tėrė mėsuesit e atyre shkollave- qė siē shkruante drejtori i arsimit per qarkun e Gjirokastrės, Jan Minga, qenė shndėrruar nė "kazerma tė ushtrisė sė ardhshme greke", ishin diplomuar nė shkollat e posaēme tė shtetit grek.

Pakicat kombėtare ngjajnė me vocėrrakėt; ėshtė nė nderin e ēdo qeverie qė tė kujdeset pėrzemėrsisht pėr ta dhe t`ua mėsojė jetesėn; tė ndjejnė nė gjirin e kombit ku i kanė mbėshtetur po atė ngrohtėsi dashamirėse, po atė mbrojtje e pėrkrahje qė ndjen dhe gjen edhe fėmija nėn sqetullėn a gjirin e nėnės sė vet. Njė qeveri qė vepron ndryshe, njė qeveri qė pėrbuz, keqpėrdor, mjeron e mundon pakicat, e mbulon veten me turp dhe vetvetiu ia heq vetes tė drejtėn pėr t`u quajtur qeveri dhe pėr mė tepėr tė flasė edhe pėr tė drejta pakicash kombėtare.

Ėshtė me tė vėrtetė pėr t`u habitur se qeveria greke si gjatė kohės sė "Pushtetit popullor" ashtu edhe gjatė kohės sė "Qeverisė demokratike", i ka zgjatur buzėt deri tek veshi nė dobi tė pakicės greke kėtej kufirit shtetėror. I lumtė. Po pakicėn shqiptare qė i besuan Fuqitė e Mėdha kur ndanė kufirin shtetėror, ku e ka? Dėshmi mė bindėse pėr mirėnjohjen e pakicės greke kėtej kufirit shtetėror janė vendet e larta qė pjesėtarėve tė saj u janė dhėnė e jetėsu, shkollat e ulta, tė mesme e tė larta nė gjuhėn greke, vendbanimet e saj qė xixėlluese para vendbanimeve fqinje tė shqiptarėve; pėr mė tepėr sot qė asaj i janė lejuar edhe dy organizma politike: "Omonia" dhe "Partia pėr tė Drejta e Njeriut"

Po qeveria greke ē`shembuj krahasues mund tė sjellė si pėrgjigje pėr pakicat shqiptare tė pėrtej kufirit? Dhe ē`ėshtė edhe mė e habitshme, se disa herė ajo ka shpallur se brenda kufirit tė shtetit grek, as nuk mund tė bėhet fjalė pėr pakicė shqiptare, si veproi ajo, padyshim qė as pėr pakicėn greke kėtej kufirit, s`do tė mund tė bėhej fjalė. E megjithatė, ėshtė pikėrisht ajo qė shurdhoi botėn me "drejtėsinė e vet ndaj pakicave". Kėsaj i thonė: "Eqi pu mas hrostusane, mas pirane qe to vojdhi" (Atje ku na kishin borxh, na morėn edhe kaun!). Nejse!- ē`u bė u bė, s`kthehet mė. Po tė paktėn, kėtej e tutje i dhėntė Zoti mendjen e hairit.

Ibrahim D. Hoxha,
Anėtar Nderi i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Shoqatės sė P. A. "Camėria" e kryetar i Komisionit tė Historisė sė SHPA "Camėria" dhe Anėtar Nderi i Stafit Drejtues te revista "Shqipėria Etnike".


PRONA KA NJĖ ZOT - AI ĖSHTĖ TRASHĖGIMTARI

-- nga Hajri Hoxha, inxhinier

Ndjek me interes tė madh rrjedhėn e ngjarjeve nė Shqipėri. Natyrisht edhe unė i di vėshtirėsitė e mėdha me tė cilat ndeshet dhe do tė vazhdojė tė ndeshet jeta demokratike dhe e ardhmja e demokracisė nė Shqipėri.

"Socializmi"-veēanėrisht nė vendin tonė- arriti tė shpronėsonte dhe tė kthente nė proletar njė popull tė tėrė. "Socializmi" deklaronte se ēdo gjė ėshtė pronė e gjithė popullit: uzina, fabrika, miniera, ullishte, vreshta, pra nėntoka e mbitoka. Ai shpalli pronė shtetėrore gjithēka. Shpronėsoi tė pasur e tė varfėr, krijoi tė ashtuquajturat kooperativa bujqėsore, nė fakt prona shtetėrore. Pra socializmi kaloi tė gjithė popullin nė punėtor me meditje.

Po sjell njė shembull nga niveli i njė punetori nė Itali. Me pagėn e tij tė njė dite pune, mund tė blihet: 70 kg. Sheqer, apo 60-70 kg. oriz, apo, apo 10 ēadra shiu, apo 40 palė ēorape, apo 600-700 kokrra vezė. Shembujt flasin pėr njė jetė 40-60 herė mė tė shtrenjtė nė atdheun tonė "socialist". Nė tė vėrtetė, "socializmi" shkatėrroi tėrė popullin, por nuk kishte asgjė pėr tė kaluar nė luftė civile, nė vėllavrasje. Kėtė e tregoi mė sė miri rėnia e "komunizmit".

Demokracinė e duan dhe e admirojnė tė gjithė. Dhe, kur flasim pėr demokraci, na shkon mendja pėr njė demokraci tė vėrtetė. Prona, aq shumė e dėshiruar prej tė gjithėve- sipėrfundoi?

Nė Shqipėri dallojmė dy lloj pronash: atė tė trashėguar para reformės agrare dhe para kooperativizimit dhe pronėn e vėnė dhe tė transformuar pas kooperativizimit. Prona, e para, i takon atij qė e ka pasur dhe qė i ėshtė grabitur nga "komunizmi". Prona, e dyta, e vėnė me mundimin dhe me djersėn e tė gjithėve, me punė "vullnetare", me punėn e paguar tė mbarė popullit, i takon tė gjithė popullit. Por ndryshimet qė janė bėrė edhe nė pronėn e parė, e bėjnė tė pamundur qė, kjo pronė, t`iu kthehet nė natyrė pronaronarėve.*) E vetmja zgjidhje ėshtė qė e gjithė prona tė vlerėsohet dhe nė vlerė tė bėhet ndarja e saj, nė varėsi nga kontributi qė ka dhėnė secili, duke moes harruar as vuajtjet e tė shpronėsuarėve dhe tė tė persekutuarėve politikė.

Partia demokratike, me mekanizmin e shumicės miratoi ligjet si i donte interesi: tė gjithė qytetarėt qė banonin nė banesa ish-shtetėrore, i bėri pronarė. Po qytetarėt e tjerė qė kanė pasė banuar nė ish-banesa private tė shtetėzuara, qė nė shumicėn e rasteve kanė bėrė njė jetė qeni, disa familje nė hyrje, nė njė banjė, apo ata qytetare qė kanė banuar nė shtesa katesh, pra nė banesa shtetėrore, tė ndėrtuara mbi ish-banesa private tė shtetėzuara? Tė dyja kėto kategori, megjithėse banojnė prej njė periudhe 45-50 vjetėsh, mbetėn nė mes tė katėr udhėve. Ku shkoi puna e atyre njerėzve? Pėrse nuk bėhen edhe kėta pronarė si gjithė qytetarėt tjerė? Kjo ėshtė demokracia?!

Filloi nė shkallė tė gjerė privatizimi i ekonomisė, pra shitja e saj. Ē`ėshtė kjo pasuri qė shitet? Pėr llogari tė kujt shitet? Kush ka tė drejtė ta shesė?

Nė fshat prona u nda pėr frymė, si nė kohėn e „pushtetit popullor!", por me njė ndryshim tė madh: „pushteti popullor" me njė dorė e ndau, me tjetrėn e mori dhe e bėri tė tė gjithėve, ndėrsa demokracia e ndanė, jep tapi dhe tė drejtėn e pronėsisė, pra tė bėhe ē`tė dojė secili me kėtė pronė, edhe ta shesė. Po cilėn ta shesė, pronėn e tjetėrkujt?!

Prona ka njė zot dhe zoti i vetėm ėshtė trashėgimtari, vetėm ai mund tė bėjė me pronėn e tij si tė dojė. Jeta e vėrtetė demokratike mund tė ndėrtohet vetėm mbi bazėn e pronės dhe duke e respektuar atė me fanatizėm. Ēdo veprim tjetėr ka ēuar dhe vazhdon tė ēojė nė mosmarrėveshje, ngatėrresa e vėllavrasje.

Sa nuk ėshtė ende tepėr vonė, tė luftohet pėr tė shpėtuar vendin nga njė kasaphane.

Hajri Hoxha, inxhinier

Nė Arona, mė 17.11.2003

*) Nė fjalinė e theksuar renditja ėshtė bėrė tjetėrfare, pajtoheni apo jo?


SHTETI SHQIPTAR NĖ SHĖNJESTRĖN GREKE

-- nga Ibrahim D. Hoxha

Shteti shqiptar qė nė lindjen e vet ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė shėnjestrėn, goditjet dhe pėrēmimet greke. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė, jo vetėm pėr shkak tė qėndrimit matrapazllėk tė tė tėrfuqishmėve evropianė- qė po se po- por edhe si rrjedhim i plot pushtetarėve tė kėtij shteti, tė cilėt ndaj qeverive greke kanė mbajtur dhe vazhdojnė tė mbajnė majėn e hundės sė vet nė majat e kėpucėve tė tyre. Pushtetarėt grekė, pasi mundėn t`i trungut tėrėsor shqiptar pjesėn jugore dhe J-L: Ēamėrinė, Janinėn dhe qarkun e saj pėrkatės, si dhe tėrė trevėn nė lindje tė Gramozit, s`lanė gur pa lėvizur qė tė vėnin nėn thudrat e tyre edhe pjesėn tjetėr, pėrfshi edhe Durrėsin.

Luftimet e rrepta tė viteve 1912-1913 dhe paudhėsitė e polifemikėritė e tyre, qė aso kohe e nė vazhdim kanė treguar dhe vazhdojnė tė dėshmojnė se shteti grek ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė njė kuēedėr thellėsisht grykėse ndaj shtetit shqiptar dhe kurrėn e kurrės e ngopur.

Meqė polifemikėritė e tyre tė viteve 1912-1913 pakashumė i kam pėrmendur nė tri nga librat e mia:"Ēamėria dhe Janina nė vitet 1912-1922", "Viset Kombėtare Shqiptare nė Shtetin Grek" dhe "Daut Hoxha", hėpėrhė nuk do tė zgjatem mė tej; do tė theksoj vetėm disa ngjarje tė pas kėtyre viteve.

Nė vitet 1948-1949, duke zėnė si shkak strehimin kinse tė njėsive tė ushtrisė demokratike greke nė brendėsi tė kufirit tė shtetit shqiptar, brenda tij u dyndėn disa herė njėsi ushtarake greke. Po meqė gjithsaherė u vėrsulėn kėtej kufirit, thyen turinjtė, pritėn kohė dhe raste mė tė pėrshtatshme. Dhe rasti habitėrisht I pritur iu dha qė prej vitit 1990 dhe nė vazhdim. Siē dihet pushteti shtetėror prej atij viti mjerisht ra nė dorė tė atyre qė vendi i tyre pak sė paku duhej tė ishte burgu i pėrjetshėm. Nė kėto rrethana pushtetarėt grekė dhe vartėsit e tyregjetėn shesh dhe bėnė pėrshesh- e kthyen shtetin shqiptar pėrmbys: shkatėrruan pėrfundimisht ekonomine, administratėn, rendin dhe fuqinė e tij mbrojtėse, ushtrinė.

Nė kėto rrethana, gllabėruan burimet ujore, ato tė ndėrlidhjes telefonike dhe rrugore, vunė nė dorė gati tėrė burimet jetike dhe i lanė shqiptarėt me gisht nė gojė, shumė prej tė cilėve i kthen nė skllevėr nė atdheun e vet. Duke e ndjerė veten edhe zot edhe shkop, arritėn tė poshtėronin shtetin shqiptar: njėsitė e tyre tė armatosura arritėn tė qarkullonin edhe nė kryeqytetin e tij, Tiranė, gjė kjo e lakmuar prej aq e aq 10-vjeēarėsh. Nė kėto rrethana njė kryqtar athino-fanarit qė mundi tė shtinte nė dorė disa nga degėt ekonomike tiranase, mė 1993 tha: "Shqipėria ėshtė nevojtore". Pėrgjigjja:"E, andaj erdhe ti e ha nė tė".

Vetvetiu lind pyetja: mund t`i shkonte kujt ndėr mend qė shteti shqiptar do tė rrėzohej aq poshtė sa njė langaraq grek tė lapte nė kėtė mėnyrė?! Kjo ndodhi sepse shtetin shqiptar e shtinė nė dorė disa "shpėtimtarė" qė duke, pėrrallisur se "do t`i vėmė vetullat", ia gėrryen edhe sytė. Tė vetėquajtur "politikanė" shkonin- dhe vazhdojnė tė shkojnė- nė Athinė dhe, sipas porosive tė Miēotaqit, shpallėn botėrisht se ēdo gjė do tė shndėrrohet "nė zero"; njė prej tyre ishte edhe Gramoz Pashkua, aso kohe nėnkryetar i P.D.-sė dhe pastaj pjesėtar i tė ashtuquajturės qeveri shqiptare. Dhe ashtu sikur shpalli ai, ashtu edhe u bė, sepse nuk nuk u ndodh njė burrė qė t`i hidhte ēengelin nė grykė dhe t`i shkulte mushkėri e zorė. Dhe ishin pikėrisht rrethana tė tilla qė i dhanė- edhe vazhdojnė t`i japin- rast qeverisė greke jo vetėm tė ulėrijė pandėrprerje:"minoriteti grek…", tė krijojė nė Tiranė "OMON"-nian (degėn asfaliane nė kryeqytetin e shtetit shqiptar), por edhe fuqinė agresive tė saj:P.D.NJ-nė. Nėpėrmjet kėtyre organizmave vartėse, deputetėve dhe ministrave, qeveria greke ka hedhur dhe vazhdon tė hedhė shqelma brenda shtetit shqiptar. Kėta "zotėrinj" hynė e dalin kur duan dhe futin duart e hundėt kudo qė ua ka ėnda.

Rasti i fundit ishte ardhja sheshit nė Himarė e 3 deputetėve grekė dhe kushedi sa prej tyre fshehtazi; me pėrrallat e tyre tė hershme pėr tė ashtuquajturat "elinikotati", "eliqieteria", "ethniqieteria", "Verioepiri" e hiēkla te tjera tė kėsisojshme tė mykura dhe tė ndryshkura qė nė kohė tė Ballhutės, tėrhoqėn pas berihasė sė tyre plot nga ata qė i thonė kėmbės dorė e qė s`dinė tė ndajnė dy gomarė me kashtė. Bėrtasin si tė marrė me laramanin grek tė hedhur krahėve dhe bėnė qė pushteti shqiptar, nė njė qendėr kombėtare shqiptare, si ē`ėshtė Himara, tė vihet nė dorė tė atyre qė luftojnė me mish e me shpirt pėr shpėrbėrjen e shtetit shqiptar. Dhe pėrse ndodhėn tėrė kėto shėmtira? Sepse mungoi njė Haziz Ēam, qė t`u jepte hundėt nė duar tė dėrguarve tė Athinės dhe t`u hidhte lakun nė fyt rrogtarėve tė tyre. Nė kėto rrethana, kryediplomati grek, Papandreu, duke dėrdėllisur nė Kėshillin e BE-sė, jo vetėm qė ripohi ndėrhyrjet e qeverisė greke nė ēėshtjet shqiptare, po guxoi tė llapte se Himara u banuakėsh nga "minoritarė grekė".

Vallė, tė jetė kaq edhe ky ministėr, sa tė mos shohė ēka shkruan Uieciam Martin Liku pėr pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė himariotėve?! Nuk e do mendja. Por ajo qė bėn atė tė llomotisė trashėsi kaq tė papėrgjegjshme dhe kaq tė paturpshme, ėshtė bindja e tij kryqtare athino-fanarite. Dhe nga qė nė Athinė ka pasur e do tė ketė tė tillė, nuk mund tė pritet tjetėr. Habitemi se si BE-ja qė ka shpallur se do tė jetė boshti i tė drejtės, nė gjirin e saj mban tė ngjashmin e Karaxhiqit.Them kėshtu, sepse ky Papandre dhe i jati tij janė ndėr mė ata kryqtarė athino-fanaritė qė, me anė tė Mladiēit tė vetė (Zervės), shuan tėrė popullatėn shqiptare tė besimit islam tė Ēamėrisė dhe vende tė tjera shqipatre nėn zgjedhėn e tyre. Ky BE-ist, nė vend qė tė ndjejė, qoftė edhe formalisht, njė pikė pėrgjegjėsie ndaj organizatės ku ėshtė pranuar - qė mjerisht edhe kryeson nga hera nė herė- bėn kryekėput tė kundėrtėn. Nė vend qė tė pėrmbushė detyrimet e kėrkuara nga BE-ja, nga e cila bota ka kthyer sytė dhe kėrkon mirėsira, ai bėn ligėsi pas lingsish.

Ē`BE-ist mund tė jetė Papandreu, i cili, nė vend qė tė pėrpiqet pėr rikthimin e ēamėrve nė vatrat e veta, stėrgjyshore dhe tė mipolozeve gati 60 vjet mė parė e qė u shpėrndanė emigrantė nė tė katėr anėt e botės, pėrpiqet me mish e me shpirt, pėr mohimin e tė drejtės sė tyre tė ligjshme dhe t`i vėrė minat dhe shkrepsėn shtetit shqiptar?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara