HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shėrbeni kulturės sė jetės e jo vdekjes

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Fadil Kraja, ėshtė shkrimtari e dramaturgu i njohur shqiptar. Ai, me forcėn krijuese, gatuan nė magjen e emocioneve lot tė pastėr njerėzor. Sikurse shkruan poetja Fatime Kulli “… tė gjithė lexuesit e spektatorėt gėlltisin njė copė kafshatė nė lotin e kristaltė tė apelit mė njerėzor…” Spektatori nė teatėr nė vendlindje e New York, duartroket dhimbjen e tij, e derdh lot malli, pėr pamundėsinė e mundėsisė, pėr pėrballimin e tė pazhgjidhurave...

Krijimtaria letrare pėrfshinė: Poezi: “Kanga ime”, “Melodi malėsore”, “Jehonė malesh”, “Hije tė paska”, “Ndodhitė e Nereidės”, “Bjer topuz”; Prozė: “Kandidatja e fundit”, “Fajin e kishte”, “Besa”, “Heshtja qė tė ther shpirtin”, “L'aquila ferita”, “La gravidanza ferita”, “Britma e njė gruaje (roman)”; Drama e komedi: “Fisheku nė pajė”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve”, “Dashuria e trojeve tona”, “Dy drama”, “Luani i shtėpisė”, “Nata e fundit”, “Jorgani”, “Gjaku i Arbėrit”, “Sinjalet e natės”, “Ēėshtja e Blertės”, “Djem tė mbarė”, “Fundi i njė komedie”, “Flamur nė dasėm”, “Kur flasin zemrat”. Ka shkruar gjithashtu drama pėr fėmijė, librete operash e operetash, etj.

Nė skenėn e Lehman Collge nė New York luhet me sukses
pjesa teatrale “Jorgani” e dramaturgut shkodran Fadil Kraja

LEHMAN COLLEGE (The Monroe and Rose D. Lovinger Theatre) BRONX NEW YORK.
E shtunė mė 19 shkurt 2005 nė orėn 7:00 pm, Trupa Teatrale e Famullisė sė Kishės Shna Ndout nė Tuz – Malėsi, ishte mysafire nė ambientet komode nė Lehman College. Duatrokitjet frenetike dhanė sinjalin e mirėserdhjes miqve bashkatdhetarė nga vendlindja, tė cilėt paraqitėn dramėn: “N’dorė tė kėsaj shtėpie” (e pėrpunuar sipas motiveve tė dramės “Jorgani”), e shkruar nga Fadil Kraja e venė nė skenė nga Trupa e Famullisė Tuz – Malėsi. Organizator i shfaqjes sė bukur artistike me nota prekse pėr teleshikuesit shqiptaro – amerikan, ishte i palodhuri e artdashėsi Pader Pashko Gojēaj, i cili nuk kishte mundėsi tė vinte nė New York pėr asye objektive. Ai ėshtė mbėshtetur nga skenografi e orkestruesi muzikor Nikollė Lucgjonaj dhe regjizori bashkėkohor Gjergj Gjonaj.

Pėrpara se tė ulet sipari i skenės, pėrshėndetjen pėr mbėshtetjen e ardhjes nga Malėsia nė ShBA, nė emėr tė artistėvė e bėri aktori Zef Dreshaj. Nė fjalėn e tij, miku malėsor tha, se: “Dua tė ju pėrcjell pėrshėndetjet e vėllezėrve e motrave tuaja qė ndodhen nė Malėsi. Ata janė me mendje e zemėr gjithmonė me ju.”

Mė pas, udhėheqėsi artistik, falėnderoj Dom Pjetėr Popaj, pėr ftesėn qė u bėri tė mundur ardhjen nga Malėsia nė ShBA, sponsorizuesin Zef Dedvukaj dhe Ambasadėn e ShBA - sė nė Beograd. Njė pėrshėndetje tė ngrohtė solli nga bariu shpirtėror P. Pashko Gojēaj, si organizues i shumė projekte artistike, kulturore nacionale e fetare.

Ai ftoi nė skenė ftuesin zyrtar tė Grupit Artistik, meshtarin e pėrndershėm Dom Pjetėr Popaj, tė cilit i dhuruan nė shenjė mirėnjohje njė pikturė tė skenografit Nikollė Lucgjonaj, me motive nga kisha e Tuzit pranė vendlindjes sė meshtarit. Ai pėrshėndeti miqtė, spektatorėt shqiptaro – amerikan, qė me 500 duartrokitjet e tyre ripėrsėritėn mesazhin e mirėseardhjes e artistėve nga vendlindja. Nė fjalėn e tij u ndal, nė rolin e madh tė artit e kulturės nė pėrcjelljen e mesazhe pozitive pėr popullin tonė. Me argumente historike, pėrshkroi virtytet e fortat shqiptare, si nderin, besėn, fjalėn e dhėnė, paqen, mikpritjen, nderimi pėr mikun etj., tė cilat rrallė gjinden nė popujt fqinj nė vendlindje. “Kjo tregon, se populli shqiptar ėshtė njė fis i zgjedhur, fis mbretėror. Askund tjetėr nuk e gjen njė mikpritje tė tillė, por vetėm nė mbretėritė e lashta. Kėto virtyte pozitive tė popullit kanė mbijetuar ndėr shekuj. Me fal, ėshtė njė veprim Hyjnor”, pėrfundoi fjalėn e vet famullitari.

Projekti i dramės sė pėrpunuar, shkruar pesė vite mė parė titulluar: “N’dorė tė kėsaj shtėpie”, ėshtė njė version modern pėrshtatur ditėve tona nga regjizori Gjergj Gjonaj. Drama “Jorgani”, i zhvillon ngjajet nė fundin e shek. XIX e fillimi i shek. XX. Merita e regjizorit Gjergji, ėshtė se i ka zhvendos ngjarjet e pėrsonazhet nė shek. XXI, nė zonat e Malėsisė ku fenomeni i gjakmarrjes ėshtė ende njė dukuri negative, qė sundon e shkaton gjak me ngujime familjesh dhe fėmijė…

Jeta ėshtė e bardhė, vdekja e kuqe

Nė ekranin prej beze shfaqet hyrja e dramės, ku dy pėrsona nga Gjakova Coli (Vasel Dedvukaj), me njė ēantė nė dorė po udhėtonin pėr tė shkuar nė pazar tė qytetit. Ata ndalojnė pak minuta, pėr tė pirė njė kafe. Dy pėrsona tė tjerė (keqbėrės), qė ndodhėn nė lokal, lajmėrojnė me telefon, se dy tė panjohurit me ēantė janė nisur e ju delni pėrpara. Me armė nė dorė e mask nė krye u rrėmbejnė ēantėn… dhe drama spostohet nė skenė… I grabituri, kthehet nė pazar. Ai sheh grabitėsit e sendeve tė argjenda, Ato po tregtonin mallin grabitur atij. Duke kėrkuar sqarim, njė ndėr shokėt (Marjan Dedvukaj & Zef Dreshaj) e djalit tė vrarė nxjerrė alltinė pėr t’a vrarė. Pėr vetmbrojtje, ai me shpejtėsi i rrėmben armėn e ia drejton grabitėsve. Nė ēast ndėrhyn i pafajshmi Sokoli, qė padashje vritet nga tregtari i grabitur…

Ngjarjet e dramės zhvillohen nė njė shtėpi malėsore tė thjeshtė. Subjekti i pjesės ėshtė gjakmarrja nė Shqipėrinė e Veriut. Pėrsonazhi kryesor ėshtė nėnė Hėna, (Pashkė Gjonaj), e cila ka nė shtėpi dy djem e njė vajzė, mbasi burri i ka vdekur. Ajo nė shtėpi po bashkėbisedon me vajzėn e saj Zanėn (Violeta Marniku), qė e qetė qėndis njė jorganin me ngjyrė tė kuqe, simbol i dashurisė, por pėr fat tė keq edhe i gjakvdekjes. Biseda e lirė nė familje ėshtė interesante, kur nėna e kėshillon vajzėn, se duhet tė martohet, mbasi kemi lindur pėr t’u martuar… tė ketė fėmijė dhe gėzoj jetėn e saj… Tek burri do tė lindėsh fėmijė, do tė bahesh nanė… Vajza i pėrgjigje: “Unė tė rris ata qė do tė vrasin…” Zoti thotė martonju e shumonju, i thonė nėna vajzės… Ti nėnė mbete vejush me fėmijė… Vajza, e kundėrshton nėnėn, e dėshpėruar nga ajo, se ēfarė po ndodh shpesh me gjakmarrjet nė Malėsi… Kaq shumė gjak derdhet, qė tė vijė jeta e bardh!?…

Gjatė bisedės troket dera, ku njė person thėrret: “O i zoti i shtėpisė”. Nga brenda dėgjohet pėrgjigjja: “Kush ėshtė, ē’kėrkon kėtu?”. Njeriu, mbasi futet brenda thotė: “Kam ra nė gjak… Ēile pash hatrin e Zotit… N’dorė tė kėsaj shtėpisė”… Vajza kundėrshton, “Mos nėnė, ai ėshtė vrasės”, ndėrsa ajo behet burrnesh dhe pranon vrasėsin nė shtėpi. Daja i djalit tė vrarė Hila (Dedė Dedvukaj), sapo shkel nė prag tė shtėpisė thotė: “Na ka gjujt rrufea. Djalin Sokolin e kanė vra”. Personi vrasės, ėshtė i panjohuri, qė ka pranuar nėna nė shtėpi. Ngjarja precipiton me shpejtėsi… Vrastari, nėnės i ka dhėnė alltinė, me tė cilin ka kryer krimin dhe i thotė qė ta vrasė, duke marrė gjakun e djalit. Ajo pasi e pranoi nė shtėpi, i jep rrobat Spkolit dhe e fsheh nė dhomėn e viktimės…

Axha i dy djemve e vajzės i quajtur Urti (Luigj Junēaj), duke pasur pėrvojėn e hidhur tė viteve tė shkuara, me fjalėt e matura prej burri tė menēur i jep udhė pozitive aktit burrėror tė faljes sė gjakmarrjes nga njerėzit e shtėpisė sė vėllaut tė vet. Pėr fat tė mirė, mendimi tė urtė tė tij i bashkohet nėna burrnesh… Pėr respektin ndaj saj, babai i djalit vrasės vjen e i dorėzon tė birin pėr t’a vrarė, duke shprehur fjalėt: “Me vrasjen e djalit tim kėrkoj qė gjakmarrja tė mbyllet”…

Pėrfundimi ėshtė njė mesazh pozitiv. Nėna mbas njė jave qė e strehon vrasėsin i jep besė pėr njė vit. Ajo i jep djalin tjetėr Ēelin (Nikollė – Buqi Gjonaj) pėr t’a shoqėruar deri nė Qafė Morinė drejt Kosovės vrasėsin. Pas njė viti, i biri tjetėr niset nė Gjakovė, pėr tė marrė gjakun e vėllait, por ai kur sheh vrasėsin, qė lutet me urata pranė njė qiriu tė ndezur sipas vullnesės sė Zotit, stepet e dora nuk i nėnshtrohet dėshirės sė gjakmarrjes… Babai i vrasėsit (Gjergj Pali Dedvukaj), ua sjellė djalin nė shtėpi me duar tė lidhur nė mėnyrė qė familja gjaksore t’a vrasė. Por pėrsėri nėna burrnesh, kur e sheh vrasėsin thellėsisht i penduar pėr vrasjen e djalit tė saj (vuante shpirtėrisht) i rifalė, gjakun, duke i thėnė: “Tė kjoft fal gjaku i djalit”…


Curriculum Vitae e Trupės Teatrore

Grupi artistik teatral, gjatė 30 viteve tė veprimtari kulturore ka realizuar gjatė kohės sė lirė, ruajtjen, kultivimin e kulturės nacionale e fetare nė trojet e Malėsisė. Ajo ruan nga asimilimi traditat e moēme tė tė parėve, doket, zakonet, adetet e nacionit, me promovimin e librave tė autorėve tė rinj. Tė tillė janė filmat: “Hakmarrja” (njė film i realizuar nė pėrkujtim tė 30 vjetorit tė Besėlidhjes sė Malėsisė. Ai ėshtė promovuar nė Neė York, Detroit, Koplik, Bajzė tė Kastratit, Porgoricė, Ulqin etj.), “Mundimet e Jezu Krishtit” (me motive nga Katėr Ungjijt), “Prej shpėrnguljes kah eksoduesi” (film dokumentar pėr Kosovėn e Malėsinė qė ka emigruar nė ShBA). Nėn pėrkujdesin e kryeredaktorit e botuesit klerik Pader Pashko Gojēaj, prej pesė vitesh del revista periodike fetaro – kulturore “Zani i Shna Ndout” (2000). Ajo lexohet nė Malėsi, Shqipėri, Itali, California, Detroit, New York etj. Ndėr dramat janė: “N’dorė tė kėsaj shtėpie”, “Dedė Gj’Luli”. “Takimet e mėrgimtarėve”, janė shfaqjet artistike tradicionale verore tė pėrvitshme mdis nesh, etj.

Opinione pas shfaqjes

Gjergj Gjonaj, regjizor. Ai me profesion mėsues. Ai punon me Shoqėrinė Artistike “Drita” prej 15 vjetėsh, me Shoqatėn Artistike “Rapsha” nė Tuz. “Falenderoj publikun pėr interesimin e madh pėr ne. Jemi njė grup amator. Dua tė falėnderoj nė veēanti Dom Pjetėr Popaj dhe sponsorizuesin Zef Dedvukaj, i cili pagoi shpenzimet qysh nė vendlindje. Pse e zgjodhėm kėtė dramė? Arsyeja, se fatkeqėsisht populli ynė ende vuan prej hakmarrjes. Qysh prej vitit 1970 nė Malėsi, ėshtė ruajtur e respektuar deri sot Besėlidhja e Malėsisė, e cila kurrė nuk ėshtė shkelur. Mėkati, pendesa dhe falja ndjekin fillin e kėsaj drame. Dhe “N’dorė tė kėsaj shtėpie”, falja ka kaq vlerė tė madhe, sa e ama pranon me strehu gjakėsin nė shtėpinė e vet megjithsė i ka vra djalin… Drama e sotme ishte njė porosi artistike qė tė lėmė gjakmarrjen. Sikurse thotė aktori: “Ti lamė anėt negative tė zakoneve tona e tė marrim anėt pozitive”. Eshtė hera e tretė qė vi me dramė nė New York e kurrė nuk kemi pasur njė numėr kaq tė madh spektatorėsh. I falėnderoj nga zemra duatrokitjet e bashkėatdhetarėve tanė.”

Pashkė Gjonaj, aktore. Me profesion mėsuese, mbasi ka mbaruar studimet e larta nė Kosovė. Ėshtė aktiviste e kulturės, duke luajtur pėr 34 vjet role nė pjesė tetrale me tematike atdhetare. “Unė u mundova tė luaj rolin e njė nėne, qė mban njė dhimbje tė thellė nė shpirt, ashtu sikurse po ndodh nė realitet nė trojet shqiptare, ku gjakmarrja vret. Sonte unė u vuna nė rolin e asaj malėsore tė dikurshme. Kėtė dramė e kam luajtur pranė Shoqėrinė Kulturore Artistike “Rapsha” e ngritur nė famullinė e Tuzit, ku jam antare. Kam luajtur nė “Darken e Fundit e Jezu Krishtit”, nė rolin e njė gruaje. Pėrsėri nė dramėn “Fisheku nė pajė”, tė Fadil Krajės.”

Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit dhe publicist. “Unė erdha me gjithė familje e u impresionova shumė nga kjo dramė me tė vėrtetė e bukur e shkrimtarit tė shquar shkodran Fadil Kraja. Mesazhi i saj ėshtė i kjartė pėr shqiptarėt kudo ku ndodhėn. Ka ardh koha qė t’i themi ndal plagės mė tė rėndė tė gjakmarrjes qė ende nuk po ndalet. mė pėlqej shumė roli i nėnės, luajtur me ndjenjėn e njė nėne tė vėrtetė nga Pashkė Gjonaj, sikurse edhe roli i pėrsonazhit qė autori i kishin vėnė me tė drejtė emrin Urti. Kam parė sonte nė teater nėna shqiptarem, qė nuk kanė mundur t’i fshihnin lotėt, sepse janė nėna pavarėsisht se nuk jetojnė nė vendlindje ku gjakmarrja po merr jetė njerėzish. Dhimbja shqiptare u ul sot nė skenėn moderne amerikane ashtu troē shqiptarshe.”

Kanto Dushaj, aktivist nė Kishėn e “Shėn e Pjetrit dhe Palit”, Rochester Hills, Detroit. “Ishte njė dramė e qellueme, qė prek nė plagėn e gjakmarrjes. Aktorėt kanė luajtur shumė mirė. Kisha njė kėnaqsi e veēantė se mora pjesė nė dramė. Kjo duhej tė shfaqej mė pėrpara nė ShBA. Kjo tregon mesazhin, se arma si vrastare nuk ėshtė mirė tė mbahet nga shqiptarėt. Ka ardhur koha qė edhe shqiptarėt tė luajnė pjesė teatrale, sikurse venė nė skenė pjesė shumė tė bukura komunitetet e tjera joshqiptare.”

Gjokė Gojēaj, ish – mėsues i Agronomisė nė shkollėn e mesme nė Tuz. “Jam kėtu nė Neė York prej 16 muajsh. Vij nga Malėsia e Malit tė Zi. Sonte pata rastin tė pėrcjell njė dramė, nga Fadil Kraja, njė shtegtar i njohur i dramave shqipe. Ishte njė kėnaqėsi e veēantė pėr mua pėrsonalisht, pėr arsye se patėm mundėsi tė gjejmė vetvetėn nė ato rrjedhat e asaj kohe dhe sot. Shfaqja ėshtė realizuar shumė mirė, pėrkitazi me disa vėshtirėsi teknike, tė cilat kanė ndikuar edhe nė cilėsinė e realizimit. Cilėsia e interpretimit tė artistėve, ka qenė mjaft i mirė, me plot ndjenja e sens. Autori, gruan shqiptare e ka nderuar me rolin e saj. Asaj pėr sa shihet i ka dhėnė mend e burrėri malėsori. Kjo me sa duket ka qenė edhe boshti i krejt vepres. Eshtė e nevojshme, domosdoshme, qė tė tilla shfaqje tė na pėrcillėn mė shpesh, pėr arsye se ne jemi tė ndjeshėm pėr tė dėgjuar e parė jetėn tonė dje e sot. Mjerisht raste tė hakmarrjes dhe gjakmarrjes, tė vrasjeve, qė janė kundėr civilizimit domonojnė edhe sot nė tė gjitha trojet shqiptare.”

Bashkon Camaj, ekologjist nė Neė York, qė punon pėr “Company MTA”, “Drama ka qenė shumė e mirė. Kishte pak probleme teknike fillimisht. Mesazhi ishte jashtzakonisht i mirė, pėr mirėkuptimin, faljen e gjaqeve. Kjo gjė ėshtė shumė aktuale e problematike, sidomos nė vendet tona.”

Simon Vukėl, redaktor i gjuhės angleze nė revistėn “Jeta Katolike”, Neė York, “Kaluam njė natė shumė tė bukur. U kėnaqa. Eshtė me shumė rėndėsi, qė t’i mbajmė e t’i kujtojmė gjerat pozitive, qė kanė qenė mė parė e tė mos u harrojmė.”

Gjergj Zefi Dedėvukaj, sponsorizues i Trupės Teatrale nė Tuz, banues nė Neė York tash 13 vjet. “Vij nga njė fshat i vogėl nė Nėnhelm i Malėsisė, cili ka nxjerrė shumė artista amator. Babai im Gjergj Pali Dedvukaj, prej 30 vjetėsh merret me art, kur unė ende isha 5 vjeē. Unė me vėllezėrit e mi Vaseli e Marjani kemi marrė pjesė nė teatėr. Pėr fat tė keq nė vitin 1992, na u desht tė braktisim shtėpinė pėr arsye tė luftės nė Jugosllavi. Motivi i ftesės ishte 30 vjetori i babait tim nė skenė, tė cilit i thashė, se kam njė ide. Ke qenė i sėmurė, ke pasur veprimtari si artist e aktor tash 30 vjet, i thashė zgjidh 15 vetė vėni nė skenė njė dramė e ju jeni mysafirė me shpenzimet e mia. Kėto ranė dakord dhe besoj se edhe ju e patė duartrokitjet qė shoqėruan dramėn e bukur qė u luajt sonte.

Dramaturgun Fadil Kraja e kam lexuar e kam admiruar shumė. Ne kemi vėnė shumė drama tė tij nė skenat tona nė Malėsi, ku kam luajtur edhe unė. Tė tillė mund tė pėrmend “Fishekun nė pajė”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbėrit” etj. Dramėn “Jorgani” tė pėrpunuar me titullin “N’derė tė kėsaj shtėpie” e zgjodhi regjizori Gjergj Gjonaj, e cila pėr koinēidencė ishte edhe pėlqimi im. Sot nė shekullin XXI ėshtė koha me fal dhe jo veē me vra. Fjala mė e mirė dhe mė e urtė, ėshtė falja, besa qė e kemi tė ruajtur me nderė e besnikėri ndėr shekuj midis nesh. Gjithmonė ka me u gjet besė e burrėri nė trojet shqiptare. Unė isha shumė i kėnaqur shumė me artistat dhe publikun e mrekullueshėm malėsor.”

Gjergj Pali Dedvukaj, aktor amator, prej Hotit, rrethina e Tuzit. “Kam ardhur me ftesėn e djalit Zefit. Ne pėr 30 vjet merremi me artin dramatik, folklorik, filmik. Mesazhet e mia janė, qė tė rinjve u bėj thirrje tė merren me kultivimin e artit tė vendlindjes, tė ruajnė gjuhėn, traditat, tė ndalin vėllavrasjet, punėt e kėqija. Kam mendimin qė tė organizohet njė grup artistik prej mėrgimtarėve nė ShBA, Europė etj., e tė vijnė me na kėnaq me shfaqje nė trojet tona. Drama “Jorgani”, sipas dramaturgut Fadil Kraja, tregon, tėrheq vėretje e porosi tė rinjve, tė afrohen, duhen, tė lėnė vrasjet, hakmarrjet dhe tė kthehen jetės sė pėrditshme normale. Pėrshėndes tė gjithė komunitetin shqiptar nė ShBA, spektatorėt e mrekullueshėm qė na ngrohėn zemrėn me duatrokitjet e tyre dhe juve pėr intervistėn.”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara