HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ateistet nuk mund tė jenė Perėndi

E VERTETA ESHTE OPOZITA ME E MIRE NDAJ MASHTRIMIT DHE DEMAGOGJISE SE "PERENDIVE TE OLIMPIT"

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Politika ishte dhe ėshtė njė gur i varur ne qafen e holle e te lodhur te letėrsisė shqiptare, qe tash 61 vjet, ia ka marre e merr frymėn asaj. Ka ardhur koha, qe ne armiqtė e "nacionit", sikurse na kane etiketuar disa idhujtar te "Perėndive" te rrejshėm, kemi rast te gėzohemi, se na erdhi uji nga "mulliri" ose lufta, pėr dinjitet, qe po ndodh brenda llojit ne kampin e socialrealizmit, qe ka dominuar shume kohe ne Tirane e Prishtine.

Kėtu nuk ka lufte, por zbardhje te vėrtetave dhe kundėr shpifjeve, qe janė bere nga i pari (Kadare) pėr te dytin (Qosen). Ule pak gryken o Mushak (figure popullore), se nuk ka Perėndi ose idhuj te rrejshėm, se ata i flaku me kamxhik Krishti, ndėrsa sot ne gazetat shqiptare e vėrteta, vonoi por nuk harroi. Filluan telefonat, per te mos lejuar "Perėndite" te shfaqin llumin, ku ishte zhytur pėr 6 dekada letėrsia surrogate e Dullės dhe Titos. Po botimet, a mund te grisen dhe te hidhen ne zjarrin e Ferrit. Edhe Ferri, do te pėsonte njė kataklizėm si shpėrthimet kozmike (ne epokat gjeologjike), kur kėrkohet te futen ne njė thes me lėvdata si Djalli me Engjėllin, sikurse po veprohet sot ne media e internet. Serish, ju kujtoj se Dilla, nuk mbulohet me shoshen e puthadorėve te tij.

Nuk mund te krahasohen eruditėt e shquar te nacionit Konica zotėrues i 16 gjuhėve te huaja dhe Noli mjeshtėr i fushės se letrave, me "Perėndite" e shpikura nga titulli i shkrimit tuaj z. Vasil Qesari me banim me France.

Sigurisht Konica kishte shume gjera, qe nuk i kishte i ndrituri Noli dhe anasjelltas, por qe te dy jetuan e punuan ne kapitalizėm. Ata nuk shijuan poezitė e "shqiponjave", qe "fluturonin" nėn dhe, duke rikrijuar njė katakomb qe vetėm akuzon, ata qe me pendėn servile ia zgjaten jetėn Enver Hoxhės e klaneve te tij shtypėse.

Mendoj, se nuk mund te krahasohet At Pjetėr Meshkalla, qe zotėronte 20 gjuhe dhe dialekte te botes (Lexo shkrimin e publicistit Lek Pervizi (Zvicėr) "Krahas gjenocidit fizik u krye edhe gjenocid kulturor", botuar ne revistėn "KUVENDI" Detroit, USA), me shkrimtarin Ismail Kadare, qė shkyente me thonj poetik veladonėt e zeza. Ka shembuj sa te duash, por njė here tjetėr...

Po qėndrojmė brenda shkrimit te krijuesit te "Perėndive te Reja te Olimpit", qe kėrkojnė pompozitet me vepra te vjetra, qe ishin dhe mbeten turpi i letėrsisė sot. Hap dhe lexo letėrsinė e "Perėndive" te Dullės dhe nuk do te shohėsh asgjė tjetėr (lajka, jarga, neveri, mashtrim, e zeza e kthyer ne te bardhe, veē pėr pak lavdi, njė foto me diktatorin, udhėtime ne France e kudo dhe pastaj kthime dhe mashtrime se ne USA e kudo njerėzit jetojnė ne varfėri dhe kėrkojnė me rralle ditė e natė librat e Dulles!!!!???), lavdi e jetė sa malet, stalina e lenina, ēe guevara, zheo amazona, palmiro toltiata, dushan, popoviq, kabila (Afrike), e 100 parti marks-lenisniste, e shume pėrralla te tjera, te krijuar pėr Perandorinė e Holokaustit te Kuq gjate viteve 1944-1990 e ndonjė edhe pas viteve 1991.

Konica e Noli apo Noli e Konica, nuk jetuan asnjė dite "lumturie" dhe vizionet e tyre pėr letėrsinė ishin te ndryshme me dy "Perėndite e Olimpit" tuaj. Dy "Perėndite" tuaja, mendoj, se me se miri i peshon koha per librat qe kane shkruar. Boll me lapidare, perėndi, epitete everestash, te pėrbotshėm, qe po pėrhapen ne toplistat e e-mail-ve, ku shkruhet e lexohet shqip.

Ju z. Vasil, thoni, se e ndaluat te zezėn te dale ne sipėrfaqe, pėrmes telefonave dhe ne e-malin tim ishte lajmi i pare qe lexova. Por ju kujtoj se nuk ndaluat historinė. Edward Schillebeeckx ka thėne ne lidhje me te vėrteten historike: "PAANESIA HISTORIKE NUK ESHTE RINDERTIMI I FAKTEVE TE KOHES SE KALUAR, POR ESHTE E VERTETA E SE KALUARES NEN DRITEN E KOHES SE TASHME"

Z. Qosja duhet te pėrgėnjeshtrojė gazetat dhe informacionin e botuar pėr tė pėr "Perėndinė e Olimpit", pėrndryshe fjalėt e shkruara nga ju zėdhėnės i "Perėndisė sė Olimpit" tjetėr nuk na bind. (fjalėt i merr era. trandofilit i vjen era).

Ja sa te bashkuar jeni, per te mbrojtur tė keqen, dhe shkyheni e bėrtisni pėrmes mediave e internetit, se do te "hapni" dosjet qe janė te hapura. Kjo ėshtė njė demagogji profesionale, qe ua dha me leksione Enver Hoxha. Lexo librin e Nexhmije Hoxhės Pjesa e II, qe sapo ka dale ne qarkullim dhe nuk ka nevojė pėr komente e thyerje kafkash, sikurse lėshohen ne internet kėrcėnime ndaj atyre qe zbardhin te vėrteten, qe kėrkon tė djegė mashtrimin.

Ju tregon Pantera e Zezė e diktatorit, "bilbili i KQPPSH" Ramizi, Xhelil Gjoni (qe po i jepet hapėsire ne media pėr te mbrojtur "Perėndinė" e oborrit komunist), ku thureshin kulisat e intrigat e luftės se llojeve ne PKSH. Por pėr fat te mire, nuk mund te eliminoni "veprat", librat, gazetat, revistat, deklaratat, shkrimet, studimet, qe janė shkruar me patos nė ēdo gjini te artit tė tė shkruarit nga beluli e belulat e Dulles.

Tashma, nuk ka rendėsi se flet apo nuk flet z. Rexhep Qosja, e rėndėsishme ėshtė, se "Perandoria e Mashtrimit", doli sheshit dhe se nuk ka ma "Perėndi te Olimpit". Cirka cirka ose iēik nga iēik, do te dale gjithēka ne shesh. Bile, kjo ėshtė edhe pjesa me interesante. Z. Shkrues ejani ne USA dhe udhėtoni nė fillim nė Detroit, se ka dalė njė libėr "Ismail Kadare dhe UĒK-ja", autorin zbulojeni vete. Ju ndihmoj, se ai nuk pyet pėr telefona e ndėrhyrje, se libri i tij do te dale sė shpejti edhe ne Shqipėri e Kosove me tirazh rreth 100.000 kopje. Kėto dokumente historike, janė tė sistemuar me kujdes pėr "Perėndinė" e Diellit, ku janė hedhur ne karte te bardhe te gjithė deklaratat kontradiktore te mendjes me te "ndritur" te botes e popullit tone. Edhe ne Itali, janė gati 3 libra nga njė albanolog, qė sė shpejti do te dalin nė qarkulli.

Ne Itali, nuk mund te pengoni botimin (sikurse u vepruar me librin e pėrkthyesit, shkrimtarit dhe arkitektit Petraq Kolevica : "Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje" (Vėshtrim Kritik), Tirane 2002), se po e shtypėt tashma kopertona dhe sa te kėrkoni ju nėpėr Itali, libri ka mbėrritur ne Shkodėr, Tiranė, Gjirokastėr, Prishtinė e kudo. Disa CD i kemi edhe ne USA, Gjermani, Francė, Suedi, Danimarkė, Rusi, etj., ku kane mbaruar kontratat pėr pėrkthimin dhe botimin nga entet botuese. Disa kopje do t'i dėrgohen edhe Komitetit te Mbretėrisė se Suedisė pėr Ēmimin Nobel ne Letėrsi, mbasi nuk duam qė tė ndyhet ky emėr me hipokrizi. Nuk mund te krahasohet Gjergj Kastrioti, e Lumja Nanė Tereza, me "Perėndinė e Olimpit" tuaj.

Ju lutem, na sqaroni sesa popuj ka ne Shqipėri, se njė herė e njė kohė deri ne vitin 1990, Enveri na jepej pėrmes librave, poezive, dramave, filmave dhe romaneve si "babai i kombit", ku poetet, ishin gati t'i jepnin jete nga jeta e tyre... Po sot ēfarė ka ndodhur!? Mos kane ardhur emigrantet amerikane, francezė etj., dhe janė konvertuar nė shqiptarė, qe i lexonin qysh ne vitin 1963 librat pėr Dullen e regjimin e tij nė gjuhė tė huaja dhe sot kane ardhur tė shijojnė "lumturinė" qė vjen nga "fanari" i Spaēit, Burrelit, Shkodrės, Kavajės, Maliqit, Kuqit, Bedenit, etj.

U tha, ne shkrime, studime reportazhe dhe poezi se "veprat" u ndėrtuan nga Enveri dhe populli, rinia e Shkurte Pal Vatės, por sot po del ndryshe, se ata janė ndėrtuar me punė skllevėrish tė dėnuar politikė nga regjimi i poeteve, shkrimtareve "si ndihmės besnikė tė PPSH"...

Tė dy "Perėndite", qė citoni ju, kane dallime midis tyre, ndonėse janė tė dy pėrfaqėsues te socialrealizmit komunist ne Prishtine e Tiranėn e kuqe zyrtare asokohe dhe sot rozė...

Nėse flasim pėr Akademik Qosen, ai zotėron disa gjuhe te huaja, duke qenė shkrimtar e studiues, ne krahasim me shembullin e dytė tuajin, qė zotėron rusisht (ku pėrfundoi studimet e larta nė kryeqytetin e shtetit komunist Moskė) e frėngjisht (gjuhė qė zotėronte edhe Dulla), pėr tė cilin ju vjen keq se ka filluar "grindja". Unė mendoj, se kjo nuk ėshtė "grindje" profesionale ne fushėn e letėrsisė apo studimeve, por pėr dinjitet, te vėrteten dhe pėr shpifje tė sajuar kundrejt z. Qosja.

Bėni pak durim e le tė shohim, se kush ka te drejtė, tė jetė "Perėndia" e Pastėr dhe "Perėndia" Zezė, mbasi si lexues do te gjykojmė faktet dhe argumentet pėr dy "Perėndite e Olimpit". Pas kėsaj, dikujt do t'i zbardhet faqja dhe dikujt do t'i nxihet, nėse i "nxihet", sikurse nuk ka pas kurajėn civile t'i kėrkojė ndjese popullit pėr "lumturinė" qe ia solli me fjale boshe... Ju kujtoj se ju z. shkrues i "Perėndive tė reja", keni shkruar njė shkrim, ku na zbuluat, se njeri nga "Perėndite" ėshtė "DISIDENT", gjė qė faktet dhe argumentet historike e shkrinė ketė thėnie te shkruar nė akull.

Z. shkrues ju thoni: "Qė tė dy kėta korifenj, janė njerėz tė shquar tė kulturės e mendimit demokratik shqiptar atėherė, pse duhet te ndodhė kjo, qoftė edhe pėr ndonjė keqkuptim ?... Kjo zėnkė nuk ėshtė hiē e hijshme. Edhe pse ajo ngjan me ato tė "Perėndive tė Olimpit", nuk duhet te ndodhe. Jo!... Kjo polemike duhet shmangur pa tjetėr... "

Kėto dy persona, me sė fundi pas viteve '90, janė pėrfaqėsues tė mendimit demokratik dhe jo para kėtyre viteve o i nderuari ndėrtues i "Perėndive tė Olimpit" prej rėre ose kartoni. Pėr demokracinė perėndimore tash 100 vjet ishin e mbeten Konica e Noli dhe ju lutem mos bėni politike e mashtroni lexuesin me thėnie kontradiktore.

Mendoj, qe jo vetėm, se nuk duhet ndalur, por duhet t'u krijohet sa me shumė hapėsirė nė media, qė tė thonė mendimet e tyre. Zjarr nuk do te ketė (mos u bej merak), ashtu sikurse nuk ka mes partive politike ne Tiranė, qė pas parlamentit ulen nė njė tavoline, pėr tė ngrėnė drekė e darkė sėbashku pėr "hallet e popullit". Kjo polemike, duhet zhvilluar dhe jo fshehur, sikurse ėshtė fshehur deri me sot dhe nuk ribotohet ende "ALBUMI 2", qė i ndjeri publicisti Qerim Panariti, pati shkrue pėr eruditin letrar Fan Stilian Nolin.

Ne, duhet tė njohim njerėzit me te mirat dhe te metat e tyre, sepse kėshtu ata bėjnė mė shumė vend nė histori e nuk mbeten kalimtarė tė shprehjes "na ishte njė here njė Everest, Gjeneral i letrave shqipe, i pėrbotshėm..., pėrparimtar..., demokrat..., antikomunist..., vizionar letrar... "disident" ish-i burgosur ne KQPPSH, qe bėnte "greve urie" kundėr Dulles, qė e kishte kthyer vendin ne njė Holokaust te kuq... etj."

Se fundi, uroj qe ky debat i vonuar, tė jetė sa mė i gjatė, tė ketė pėrplasje mendimesh, faktesh, argumentesh, sepse gjatė i qėndroi edhe guri i rėnde mbi qafėn e letėrsisė shqipe nė Prishtinė e Tiranė nga dy pėrfaqėsuesit e rrymės komuniste. Nuk humb nacioni, por fiton te vėrtetėn historike, qė pak nga pak po del nė sipėrfaqe, duke larguar servilizmin, vetėlavdėrimin dhe "Perėndite" e rrejshme, qe po bėjnė hije ne ketė popull te lodhur nga mashtruesit ditėn pėr diell...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara