HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vendi i shqiponjave i ėshtė mirėnjohės Shteteve tė Bekuara tė Amerikės

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova I nderuar administratori gazetes Shkodra,
I nderuari z. Kabil Bushati

Ndoshta nxitohem, pėr tė shprehur njė mendim, qė besoj se duhet tė jetė edhe i ndjenjave tuaja, nė ndihmė solidariteti pėr popullin fisnik amerikan. Nė kėto ditė tė vėshtira, qė po kalojnė zonat e pėrmbytura nga uragani shkatėrrimtar Katrina, ne duhet tė jemi pranė popullit amerikan. Duke ndjekur kėtu nė New York, ēdo ditė lajmet qė vijnė Live nga kėto shtete, kushdo ndjen dhimbje dhe me sa ka mundėsi pėrpiqet tė bėj diēka nė ndihmė, tė kėtij populli qė nė qershor tė vitit 1999 dėrgoi bijtė mė tė mirė tė saj (me aviona) pėr tė sjellė lirinė e popullit tonė, qė gėzojmė sot tė gjithė bashkatdhetarėt kudo qė jemi.

Pėr tė qenė mė konkret, po ju njoftoj, se Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro – Amerikanė, mė 9 shtator 2005, ka dhuruar $500 nga $600, qė kishte tė depozituar nė Bank. Ndoshta ėshtė ndihmė modeste, por ndihma nuk matet me sasi por me njetin e mirė e sipas mundėsisė. Kėtė veprim, e kanė bėrė edhe pėrsona individuale bashkatdhetarėsh me banim nė Dallss tė Texas - it. Nuk di, se cili ėshtė kontributi i organizatave e insititucioneve fetare nė shtetin e New York - ut ku unė jetoj prej disa vitėsh. Unė detyrimin tim qytetar e kam bėrė drejtpėrdrejt nė Manhattan, ku dhe punoj.

A ėshtė koha, qė tashti ne shqiptarėt tė tregojmė respektin dhe mirėnjohjen ndaj njė shteti mik, qė pėr ne ėshtė gjendur nė ditėt mė tė vėshtira tė popullit tonė, kur makina shfarosėse e Sllobodan Millosheviqit bėri me dhunė shpėrnguljen biblike tė popullit mė tė lashtė nė Europė, duke e shoqėruar me masakra tė pėrbindshme. Ndėrsa Europa, flinte dremiste, pėrpara gotave tė wisk-it, shampajės, metaxa-s dhe e dehur nuk shihte gjakun qe njomte ekranet televizive amerikane, Amerika bėri tė sajėn dhe vendosi fatin tonė nė LIRI...

Dua t’ju them se nė njė metro tė New York-ut, kam parė njė grup muzikantėsh nga Peruja (shteti me kulturėn mė tė vjetėr nė tė dy amerikat), qė fėmijėve tė vegjėl kosovarė, u kanė kushtuar tinguj muzikorė dhe i binin me pasion veglave tė tyre popullore karakteristike. Iu afrova Jesus dhe e pyeta, se ku e ke marrė spunton, pėr krijimin e kėsaj pjese muzikore, ai mbasi u mendua pak mė tha: nga eksodi biblik i kėtij populli, kur nė CNN, Fox News, ABC etj., shihte lot dhimbjeje, qė preken rėndė familjen time. Pra, njė bir i njė populli tė lashtė peru-jan, mbronte njė fėmijė tė njė populli po tė lashtė nė Europė…

Duke mos u zgjatur nė shumė episode tė tilla, dua tė them, se njė kolonė me makina tė bashkėatdhetarėve tanė nga Texas-i, dėrguar sende tė nevojshme pranė Stadiumit, nė pika grumbullimi tė njerėzve nė nevojė, duke bashkėpunuar me Kryqin e Kuq Amerikan. E shqiptarėt, kur merrnin falėnderime, pėr ndihmat e blera nė dyqane tė Texas-it, amerikanėt, habiteshin pėr njetin e mirė tė vendit tė shqiponjave, aty ku zuri fill jeta shqiptares sė madhe humaniste Nanė Tereza…

Sugjeroj:
Nėse do tė gjej edhe mirėkuptimin e madh tuajin, tė bėjmė sa tė mundemi nga vendlindjet tona, pėr t’i treguar amerikanėve sensitivė, se ne shqiptarėt u jemi mirėnjohės, se na dhuruat pėrmes jetės tuaj (duke e vėnė nė rrezik) LIRINE. Mendoj, se populli fisnik dhe bujar i Kosovės dhe Shqipėrisė, shqiptarėt nė Mal tė Zi e Maqedoni, i ka mundėsitė (mė mirė pak se aspak), pėr tė shprehur bujarinė, qė tė heq nga kafshata e bukės bujare njė pjesė pėr t’ia dėrguar pėrmes Kryqit te Kuq nė Kosovė (KKK) si ndihmen financiare.

Dihet se populli i Kosovės e i Shqipėrisė, ndihmohet shumė nga ne qė jetojmė nė emigracion. Ne duam, qė ju nga vendlindja tė dhuroni 10 euro pėr ēdo kryefamiljarė dhe 5 euro pėr fėmijė, duke i treguar botės, se 7 milionė shqiptarė (qė jetojnė nė 5 shtete), kanė dhuruar shumėn, qė del nga bujaria e zemrės si shenjė mirėnjohje tė pėrhershme me popullin amerikan. Kėto ndihma financiare mendoj se nuk duhet tė mblidhen nga individė ose shoqata, por vetė njerėzit tė shkojnė pranė KKK dhe tė bėjnė njetin e tyre.

Media duhet tė bėj rolin e saj pėr sensibilizimin e popullit tė Kosovės, qė asnjėherė nuk e harron ShBA pėr lirinė e dhuruar. Pak sekonda tė shohim LIRIDONAT eksodin biblik tė vitit tė zi 1999 dhe gjithēka ėshtė e qartė. Eshtė kjo Amerikė, senatorėt e kongresistėt amerikanė, ku ne kemi shtėpinė tonė tė dytė, qė po bėn shumė pėr Pavarėsinė e popullit tonė. Ndoshta ju dhe tė tjerėt do tė kenė mendime mė tė avancuara se tė miat, por e rėndėsishme ėshtė qėllimi i pėrbashkėt pėr tė ndihmuar popullin fisnik amerikan.
Falėminderit pėr mirėkuptimin!
Zoti ju bekoftė tė gjithėve!

Me nderime dhe respekt,
Klajd Kapinova, Manhattan New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara