HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjergj Kastrioti (1405 – 1465), ėshtė modeli i Atit tė Nacionit, njė Shenjt i Shqiptarisė

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova “Skėnderbeu, asht fatosi i lirisė dhe i pamvarėsis sė kombeve, tue qenė qė dėshira e lirisė qe ajo qė ma s’pari e shtyni at burrė tė pėrmendun me rrok armėt pėr Shqipnin. Prandaj tė gjith shqiptarėt e vėrtet, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta nderojnė Skėnderbeun, si nji fatos tė kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu, asht ideali i liris e i pamvarsis sė Shqipnis.”

At Gjergj Fishta (1870 – 1940)

NEW ROCHELLE. Buzė brigjeve tė oqeanit, nė restorantin “Greentree Country Club” nė – New Rochelle, New York, tė dielėn, mė 25 shtator 2005 ora 7:00 P.M. (dy orė me vonesė), u zhvillua akademia me darke solemne pėrkujtimore nė nderim tė 600 - vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriot. Njė bust i madh i Gjergj Kastriotit, punuar nė fibėr glass, krijim artistik i skuptorit tė talentuar Kristaq Kapidani, hijeshtonte ambientin shqiptar, tė cilėt, ndiheshin krenar pėr Kryetrimin e njohur tė trojeve tė Arbėrisė. Ndėr miqtė special tė ftuar ishte Mr. Andy Spano Yonkers County Executive, Don Pjetėr Popaj, Don Nikolin Pergjini, i cili, bekoi darkėn, Don Viktori, aktivisti Marjan Cubi kryetar i kėshillit tė Kishės “Zoja e Shkodrės”, Fran Shkreli, Drejtor Ekzekutiv i KKShA, Prof. Robert C. Austrin nga Universiteti Toronto-s (Canada), shkrimtari e publicisti Agim Shehu me bashkėshorten tė ardhur nga Zvicra etj.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu Organizatori ftoj muzikantin Fran Shala me tė bijėn Lizen dhe Ylli Isufaj, pėr tė kėndur hymnet nacionale tė ShBA dhe Shqipėrisė. Lutja fetare u bė nga Dom Nikolin Pergjini ndihmėsfamullitar nė Kishėn “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale New York. Famullitari i Kishės Don Pjetėr Popaj pėrshėndeti tubimin kulturor dhe darken solemne. Pėr shumė orė grupi muzikor i Fran Vulaj dhe “Bashkimi Kombėtar”, luajtėn pjesė muzikore vallėzimi dhe kėngė tradicionale popullore. Sokol Muhadri recitoi krijimin e vet poetik “Rruga jote ėshtė mė e mira”. Me veshje popullore plot ngjyra interpretoi disa kėngė popullore vogėlushi M. Stanaj, qė shoqėrohej me ēifteli dhe fyell nga pjesėtarėt e orkestrės popullore.

Kisha katolike “Zoja e Shkodrės” -
besėlidhje e vlerave etnike arbėrore nė SHBA

Gjatė viteve tė fundit istitucionet kulturore tė Kishės katolike shqiptare nė New York, janė bėrė epiqendra nė pėrkujtimin e fytyrave tė ndritshme tė pushkės (liri) dhe pendės (dituri). Krahu i djathtė i meshtarėve Don Pjetėr Popaj e Don Nikolin Pėrgjini, aktivisti i Kishės katolike “Zoja e Shkodrės” dhe editor i revistės fetaro – kulturore “Jeta Katolike” moderatori Mark K. Shkreli, ėshtė bėrė bashkėideatori i shumė paraqitjeve me kulturė tė personaliteteve mė tė shquara tė krenarisė sė nacionit tonė.

Nė fjalėn hyrėse Mark K. Shkreli, falėnderoj klerikėt, muzafirėt e nderuar pėr pjesėmarrjen nė tubim, i cili, nė njė mėnyrė modeste tentoi tė shėnojė njė datė tė rėndėsishme tė historisė tė nacionit shqiptar 600 - vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit. Ai theksoi, se “Kjo figurė legjendare, Gjergj Kastrioti, i cili nė shekullin XV, me mjeshtri i bashkoi principatat shqiptare dhe fiset e ndryshme tė trojeve tona, edhe sot e kėsaj dite ėshtė fuqia qendrore e katalizatori, qė vazhdon tė na mbajė tė bashkuar rreth flamurit tė tij, ngjyrė tė kuqe me shqiponjėn e zezė dykrenare nė mes. Me flamurin nė ballė tė luftėtarėve dhe me shpatėn nė dorėn e tij tė fortė, Kryeprijėsi e mundi fuqinė mė tė madhe tė asaj kohe, Perandorinė Osmane. Ishte pikėrisht ai, qė i ndaloi hovin dhe u bė mur mbrojtės, jo vetėm i trojeve shqiptare por i tėrė Europės, heroizmin e sė cilės e vlerėsoi edhe Selia e Shenjtė nė Vatikan, e quajtur me tituj: “Atlet i Krishtit”, “Mbrojtės i Krishterimit” dhe “Kapiten i Pėrgjithshėm i Selisė sė Shenjtė”.”

Mė pas editori i revistės, duke ndjekur nga afėr shtypin e huaj mbi keqpėrdorimin e jetės e veprės sė Kryeprijėsit Gjergj Kastriotit, me njė frymė kritike analizoi dukuritė e ēuditshme, nė lėmin e propagandės qė kėrkojnė tė pėrvetėsojnė arbėrorin e gjakut ilir. Mė poshtė ai tha: “Njė gjė shumė e ēduditshme, kur fqinjėt tanė, qė nga Grekėt e deri tek kroatėt, me propagandėn e tyre, pėrpiqėn ta pėrvetėsojnė Gjergj Kastriotin, disa individė, qė e quajnė vetėn shqiptarė, po bėjnė ē’ėshtė e mundur ta anatemojnė atė, duke e quajtur renegat dhe tradhėtarė. Atyre u dhemb zemra pėr njėzetepesė vitet vonesė tė pushtimit otoman – tė ēlirimit – siē thonė ata. Kjo edhe nuk do tė ishte njė gjė e madhe sikur tė mos ndodhte, qė nga e vona, kėta persona janė duke gjetė pėrkrahjen edhe tek disa organizata, madje edhe nga disa klerikė. Nuk deshiroj qė t’ju jap kėnaqėsinė, duke u pėrmendė emrat, sepse ai edhe ėshtė qellimi i tyre: tė hapin debate dhe tė fitojnė prominencė. Injorimi, ose heshtja, ėshtė armė e fortė e komunikimit. Besoj se edhe desertacionet e tyre do tė mbarojnė nė oblivion, qė e meritojnė. Sidoqoftė, ne jemi mė se tė sigurtė se shqiptarėt e vėrtetė kurrė nuk do da mohojnė Gjergj Kastriotin…”

Kryetrimi i Kastriotėve shkoi
pas mendjes sė trimave arbėror e ata mbas tij

Vera A. Gjata - Lindur mė 1972 nė Fier, e martuar me dy femijė, jeton nė Boston, Mass. Edhe pse bashkėshorte dhe nėnė, Vera gjenė kohėn tė jetė business ėoman, aktiviste e artit, kulturės dhe kauzės ēame. Ka ndjekur Universitetin Ekonomik Tiranė, dega Ekonomi Finance, Universitetin Juridik Elbasan, ka pėrfunduar Universitetin Clark, Boston Mass. pėr kompjuter (programim). Ėshtė bashkėthemeluese, Sekretare e Pėrgjithshme dhe Financiere e Shoqatės “Ēamėria pėr tė Drejtat e Njeriut” nė Amerikė.

E para ligjėroi zj. V. Gjata “Historia e jetės dhe veprave tė Skenderbeut, Princit tė epirotėve.” Ajo mbasi pėrgėzoj inisiativėn e Kishės “Zoja e Shkodres” si dhe organizatorėve tė tubimit shkencor, pėr punėn e madhe qė bejnė pėr ruajtjen e vlerave tona nacionale e historike siē ėshtė edhe rasti i heroit legjendar Gjergj Kastrioti.

Ajo pėrcolli mesazhin e urimit tė Shoqatės pėr tė Drejtat e Njeriut “Ēamėria”, urimet prej kryetarit Z. Ahmet Giaffo. Zonja Vera, tregoi pėr vizitėn e fundit nė Shqiperi, ku kishte blerė ribotimin e veprės sė At Marin Barletit (1460 – 1513) mbi “Historine e Skenderbeut” shqipėruar nga Stefan Prifti (Tiranė, 2005), rreth sė cilės e kishte ndėrtuar kumtesėn e saj.

Ne hyrje ribotimi, pas portretit tė Gjergj Kastriotit nė gravure (nxjerre me botimin e pare te At Marin Barletit), gjendet kopja e kopertinės sė botimit nė latinisht botuar nė tė njejtėn kohė 1508 -1510 me titull: “Historia e jetės dhe veprave tė Skėnderbeut, princit tė epirotėve.”

Kumtuesja Gjata tha se mbase kėtu e kanė zanafillėn pretendimet e disa qarqeve tė caktuara shoviniste greke, qė kėrkojnė me ngulm tė fallsifikojnė historinė tonė, duke e quajtur atė mbretin e tyre. Pėr vetė kohėn e kushtet kur jetoi dhe luftoi legjendari ynė, ka disa pasaktėsira dhe here mbas here kemi dėgjuar variante tė ndryshme pėr prejardhjen e tij, por njė gjė ėshtė e sigurtė, qe Gjergji kishte gjak tė pastėr shqiptar.”

Folėsja citoi autorė tė ndryshėm si Fransua Pukevill, studiues freng e Konsull i Francės pranė Ali Pashė Tepelenės, nė librin e tij (botuar 1820) skicon tabllonė e fizikut dhe tė moralit tė shqiptarit, shkruan: “Shqiptari ndryshon nga greku... shtati i tij ėshtė mbi pesė kembė e katėr puse, (pra mbi 1 metėr e shtatedhjetė centimetėr), janė tė muskuluar, faqet me ngjyre, syri i shkėlqyer, qafėn e gjatė, kraharorin e gjerė e tė mbuluar me pak qime, shtatin e kanė tė bukur, janė tė shpejt e tė shkathėt, kėrcinjtė tė hollė etj., pra karakteristika, qė i shohim fare qartė nė pėrshkrimet qė bėjnė Barleti, Bardhi si dhe studiues tė tjerė tė kohės. Gjithashtu autori flet, pėr dashurinė e pavarėsisė, qė kanė shqiptarėt e sa vėshtirė do tė jetė tė hyjnė nėn njė sundim tė huaj ky popull, tė cilin, nuk e tremb kurrgjė ditėn qė mbron lirinė e tij.”

Shqiptarėt, tė cilėt e kanė lexuar kryeveprėn e At Marin Barletit, nuk harrojnė pėr asnjė ēast cilėsitė e paraardhėsve tė tyre arbėror, ku, midis tė cilėve veēohet zgjuarsia e talenti pėr gjuhėt e huaja, Skėnderbeu ėshtė mendjelartė dhe mendjehollė me shpirt tė madh e tė fortė. Pėrshtypje tė lėnė letrat, qė i dėrgon sulltan Muratit e Mehmetit pėr maturinė dhe forcėn e pėrmbajtjes. Specifik ėshtė karakteri i tij i dashur e popullor. Kur ndonjė nga ushtarėt e tij plagosej, ai u shkonte tek koka dhe kujdesej vetė pėr ta si ndonjė shok i thjeshtė i tyre. Ai nuk bente asgje pa u kėshilluar me ta. “Unė s’jam nga ata – u thotė ai ushtareve – qė tė tėrheq njerėzit nė rreziqe, pa ditur se ē’bėjnė”. Mė pas vazhdon: “Dua tė di mė parė mendimin dhe vullnetin e gjithsecilit, kėshtu qė ose unė do tė vij mbas mendjes tuaj ose ju mbas simės”.

Merita kryesore i takon pėr faktin se nė njė periudhė shumė tė shkurtėr mbas mbėrritjes nė Krujė, arriti tė mbledhė tė gjithė shqiptarėt sėbashku pėr t’i bere ballė njė fuqie tė tillė si Perandoria Osmane pėr mbi 25 vjet, e qė mbuloi me lavdi vendin e tij, na bėn tė ndihemi krenar, qė jemi bijtė e nėnės Shqipėri, pėrfundoi kumtesėn historike folėsja nga Bostoni aktivistja e komunitetit Vera Gjata.

Let me start by saying that national
heroes are extremely important for people

(Heronjtė nacionalė janė jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr popujt)

Robert Austin - teaches at the Centre for European, Russian and Eurasian Studies at the Munk Centre for International Studies at the University of Toronto. He received his PhD specializing in East Central and Southeastern European history with a special focus on twentieth century Albania. In the past, Austin was a Tirana-based journalist for Radio Free Europe Radio Liberty, a correspondent for the Economist Group of Publications in Slovakia and a writer for the Canadian Broadcasting Corporation in Toronto. He is a frequent visitor to Albania and Kosova. He was very happy to fly all the way from Toronto to be with us tonight. Robert C. Austin: referoi temen: "Skenderbeg and the Albanian National Identity".

Nė diskutimin e tij Profesor Robert C. Austin, falenderoi nga zemra Don Pjetėr Popen dhe aktivistėt Marjan Cubi, Sejdi Bytyēi (Sergio Bitici), Prof. Nicholas Pano, Dr. Elez Biberaj, tė cilėt, e kanė ndihmuar bujarisht pėr historinė e popullit shqiptar.

Mė poshtė referuesi, qė me sa duket kishte vizituar Shqipėrinė (kėshtjellėn e Petrelės nė Tiranė) dhe Kosovėn (monumentin e Gjergj Kastriotit nė Prishtinė) kishte vėnė re, se trashigimia e Gjergj Kastriotit ėshtė e pranishme. Ai pėrkufizoi nė anglisht, se heronjtė janė shumė tė rėndėsishėm pėr popujt.

Profesori Austin shtoi se: “New, let’s devote some time to George Kastriot, the fitting national hero to Albanians wherever they reside. Let me start by saying that national heroes are extremely important for people. When you visit Albania or Kosova, you are confronted at all times with the legacy of Skenderbeg. His statue dominates Tirana’s center and you can visit any of his famous castles to reflect on his heroic battles in the 15th Century. My favorite castle is the one at Petrela, not so far from Tirana. I appreciate its serenity now. My preferred monument is the one we can now find in downtown Prishtina.”

Sipas studiuesit tė huaj shqiptarėt zgjodhėn pikėrisht Gjergj Kastriotin si heroin e tyre nacional. Kalimi i tij nė amshim bėri qė Kryetrimi tė mbesė thellė e ngulitur nė kujtesė, si pikė referimi pėr tė ringjallur ndjenjėn nacionale arbėrore. Ndėrsa mė poshtė argumentoi “Gjergj Kastrioti, u tregon shqiptarėve si askohe edhe tashti se janė tė aftė tė bėjnė punė tė mėdha dhe se bashkimi ėshtė i mundur edhe kur larushia ėshtė e pasur. … Tek Gjergj Kastrioti, mishėrohet trimėria, besnikėria dhe bujaria…”

Atlet i Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE

Bardhyl Ukcamaj – Ka kryer studimet nė fakultetin e filologjisė nė Universitetin e Tiranės. Eshtė specializuar nė shkencat politike nė Universitetin Thomas Valley nė Londėr. Merr pjesė aktive nė drejtimin e lėvizjes studentore tė dhejtorit tė viteve ’90. Ishte Kryetar i degės sė universiteteve tė PD - sė e anėtar i Kėshillit Kombėtar. Mė 1992 dekorohet nga Presidenti i Republikės Dr. Sali Berisha me titullin “Pishtar i Demokracisė”. Ish - President i Rinisė sė Shqipėrisė. Autor i librit: “Qytetėrimi kundėr Terrorizmit”.

Zoti Ukcamaj mbajti temen: "Gjergj Kastrioti (Skėnderbe) – Atlet Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE" ai kujtoi se sonte ne pėrkujtojme Atin e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotin, rreth tė cilit shekuj mė parė shqiptarėt, pėr here tė parė u bashkuan nė emėr tė lirisė, tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė, pravosllavė dhe unitė apo edhe ajo pakice e vogėl e sapokthyer nė islamė.

Referuesi e nisi diskutimin e tij me njė vlerėsim tė At Gjergj Fishta me rastin e 450-vjetorit tė pėrkujtimit tė heroit. Ndėrsa mė poshtė kėrkon nga krerėt e bashkėsive fetare shqiptare pėrkrah njėri-tjetrit duhet tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe, Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve dhe do te duhej te ftohen, siē janė ftuar sonte dhe tė jenė sėbashku nė aktivitete.

Gjergji, ishte princ i shqiptarėve tė shekullit XV-tė, atėkohe tė krishterė e sot me pėrkatėsi tė ndryshme fetare, po pasardhės tė tė njėtit gjak, bij e bija tė tė njėjtit komb. Ukcamaj, pėrshkroi histori tė jetės e veprės sė heroit nacional, duke cituar, se: “Gjon Kastrioti dhe gruaja Vojsava nga Tribalda e Pollogut, kishin 9 fėmijė, katėr djem (Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza. Gjergj Kastrioti, ishte djali i katėrt i Gjonit dhe lindi nė Mat ne vitin 1405, simbas At M. Barletit, i cili u muar peng nė moshė tė vogėl (gjashtė vjec, po sipas At Barletit), u stėrvit e luftoi nė ushtrinė e sulltanit, duke arritur tė merrte gradėn e gjeneralit. Nė kohėn kur tė krishterėt e perėndimit dhe lindjes (katoliket dhe ortodoksit) krijuan frontin e pėrbashkėt kundėrislam, Gjergj Kastrioti, kthehet nė Krujė, pėr tė shėnuar nė historinė e shqiptarėve faqen mė tė ndritur, ndėrsa nė historinė e qytetėrimit europian, kontributin mė tė vlerėsueshėm tė kėtij kombi. Pasi merr Keshtjedhen nisė pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme kundėrosmane tė shqiptarėve.

Shqiptarėt do t’i bashkoheshin frontit tė krishterė, sėpari duke krijuar besėlidhjen mes tyre jo rastėsisht nė Katedralen Katolike. Mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėn Nikolles tė qytetit tė Lezhės, qe ishte nė zotėrimin e Venedikut, u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek.XV - tė. Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Gjergj Kastriotit, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare.

Me krijimin dhe drejtimin pėr 25-vjet tė kėtij shteti, Gjergj Kastrioti mbeti Ati i Kombit Shqipėtar “DOMINIUS ALBANIAE”. Nė pjesėn e mbasme tė kumtesės studiuesi e publicisti Ukcamaj foli pėr Testamentin e madh tė Kastriotėve, qė ishte Aleancė me Pėrėndimin. Studiuesi, citoi shprehje tė historianit Tajar Zavalani, marrė nga libri "Historia e Shqipnis", dhe autorė shqiptarė e tė huaj, si: Fan S. Noli, A.Galanti: (L’Albania. Notizie geografiche, etnografiche e storiche, Roma 1901), poeti amerikan i shekullit XIX, Longfelloė, poeti francez, Ronsard, F. Kayser, A.Theiner (Monumenta Slavorum...), Antonio Vivaldi kompozoi operėn Scanderbeg, baroni danez Ludvig Holberg (1684 –1754) shkroi librin "Historia e heronjve" etj.

Referuesi trajtoi edhe marrėdhėniet e mira qė ekzistonin mdis Papatit nė Vatikan dhe Gjergj Kastriotit dhe kontributin e tyre nė dobi tė luftės sė popullit arbėror, duke e trajtuar ndryshe me sa i ka trajtuar historia komuniste kėto marrėdhėnie. Theksojmė se ishte Papati ndėrhyri edhe nė shuarjen e konflikteve te brėndshme mes princėve shqiptare sidomos mes Gjergj Kastriotit dhe Nikollė e Pal Dukagjinit etj.

Epoka e Gjergj Kastriotit, pėrfaqėson njė nga elementėt kyesore qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, edhe nė kohėn kur shqiptarėt pėr tė ruajtuar ekzistėncėn e tyre nė kushtet e pushtimit, nė njė masė tė konsiderueshme ndėrruan fe. Njė gjė e tillė u ridėshmua sidomos gjatė Rilindjes Shqiptare, kur ridel nė drite heroi dhe testamenti i tij u bė moto e Rilindjes sonė Kombetare.

Njė pikė interesante e kumtesės sė Ukcamaj ishte periudha e kobshme mbas kalimit nė amshim tė heroit nacional pėr te mbetur tek shqiptaret, pėrjetesisht hero kombetar, simboli i shtetit te tyre. Princi i shqiptareve dhe epirioteve u varros ne Katedralen Katolike te qytetit te Lezhes. Leke Dukagjini i pari i principates se Dukagjinaseve do te shkulte floket nga dhimja dhe do te vajtonte me gjame burrash (nje tradite e mbetur qe nga ajo dite ne disa treva veriore te shqiperise se sotme) vdekjen e heroit, i cili u ngrit ne vetedijen e shqiptareve nė cilėsinė e Shejtit te tyre mbrojtes. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit, pas vitesh lufte, Shqiperia ra nėn sundimin aziatik. Turmat otomane nen famurin e gjysmehenes se bashku me shkaterrimin e keshtjedhave, vrasjet e meshkujve, dhunimin e grave, shkaterrimin e pjeses kryesore te trazhgimnise sone kombetare, shkaterrimin e objekteve te kultit qe shqiptaret kishin ngritur qe nga koha e apostujve, tentuan te zhduknin edhe endrren e lirise se bashku me eshtrat e heroit.

“Nuk pret shpata qė ėshtė njė hekur i dheut,
Por dorė e fuqishme e Skenderbeut
”
Naim Frashėri

Naum Prifti, shkrimtar me aktivitet tė pasur artistik. Krijimtarinė letrare e filloi nė vitin 1950 e vijon sot. Ka shkruar 74 vepra: 18 vėllime me tregime, 7 drama, 5 skenare, pjesė pėr kukulla, biografi, pėrralla pėr fėmijė, etj. Ėshtė nderuar me ēmime nacionale e ndėrnacionale. Kritika shqiptare e botėrore ka vlerėsuar sidomos gjininė tregimit tė shkurtėr. Shkrimtar, aktivist shoqėror, publicist qė ka vazhduar krijimtarinė letrare nė Amerikė, si aktiv nė jetėn politike e kulturore tė diasporės.

Ai referoi temen: “Jehona e Skėnderbeut matanė Atlantikut”, duke e pėrshkruar Gjergj Kastriotin, si shqiptarin mė tė famshėm nė botė. Ai sot figuron nė enciklopeditė serioze tė ēdo shteti, pėr veprėn e tij madhėshtore, ndalimin e vėrshimit Osman drejt Europės pėr 25 vjet me radhė. Kryetrimi me luftėtarėt e tij u bė ledhi mbrojtės i qytetėrimit europian, duke lartėsuar emrin e tij dhe Arbėrinė, vendit qė i pėrkiste.

Shkrimtari Prifti, vuri nė dukje se: Ai e pasuroi artin luftarak me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtėse studiohet edhe sot nėpėr akademitė ushtarake. Ai mrekulloi botėn me fitoret qė arriti me ushtrinė e tij tė vogėl, kundrejt armatave osmane dhjetrafish mė tė mėdha nė numėr, prandaj pėr tė janė shkruar me qindra vepra nga dijetarė, historianė, strategė ushtarakė, shkrimtarė, poetė, dramaturgė, kompozitorė, libretistė. Bibliografia e tij rivalizon me atė tė personaliteteve mė tė shquar tė botės si nga numri, po ashtu edhe nga larmia e gjinive. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur Aleksandėr, (Isqender) nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh, sepse ai pėrtėriti pas 18 shekujsh lavdinė luftarake tė gjeneralit tė famshėm. Gjithsesi ka njė ndryshim, Aleksandri Madh pushtoi botėn nga Egjypti, Persi, Afganistamėn e deri nė Indi, ndėrsa Skenderbeu mbrojti me dinjitet lirinė e tokėn arbėrore nga furia osmane, forca mė e madhe dhe mė e organizuar ushtarake e Mesjetės, prandaj ne pėrkulemi me pėrkushtim nė 600 vjetorin e lindjes sė tij.

Pseudodijetarėt sllavė e grekė u munduan t’ia mohojnė kombėsinė shqiptare Skenderbeut ashtu sikurse Nėnė Terezės sot. Kėto pėrpjekje tė pandershme janė tė kuptueshme, mbasi njerėzit e lavdishėm i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjetė qytete tė Greqisė pretendonin tė ishin vendlindja e Homerit. Njė nga shkrimtarėt e hershėm shqiptarė, prelati Frang Bardhi me veprėn madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pėrgjithėsisht Skenderbeg, princ shumė trim e i pathyeshėm i shqiptarėve) botuar nė Venedik mė 1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshtė me argumente pretendimet e njė peshkopi bosnjak qė i mohonte Skenderbeut prejardhjen shqiptare. Emri dhe vepra e Skenderbeut ka rrezatuar prej shek XV nė katėr kontinente Europė, Azi, Afrikė dhe Amerikė. Sot tė befasuar vėmė re Skėnderbeu erdhi nė Amerikė gjysmė shekulli pėrpara se tė vinte shqiptari i parė Kole Kristofori.

Merita i takon poetit Clement C. Moore, i cili botoi mė 1850 njė biografi tė plotė me titull George Castriot Surnamed Scanderbeg, King of Albania, (Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqiptarėve). Vitet '50 tė shek XIX shėnojnė njė pėrkim fatlum me Rilindjen shqiptare qė nis me pararendėsin Naum Veqilharxhi. Kush ishte Clement Moore? Ai lindi nė New York mė 1799 nė njė familje pastorėsh anglikanė, u gradua nė Columbia dhe mė vonė dha mėsime pėr letėrsinė orientale dhe greke. Njihet si autori i poemit klasik pėr fėmijė “A visit from St. Nicholas” qė nis me vargun “Twas the night before Christmas,” kėngė tė cilat edhe sot emetohen nė vigjilje tė Krishtlindjes.

Nga pėrmbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur veprėn e Barletit nė origjinal, latinisht, ose tė pėrkthyer. Shėnojmė se vepra e Barletit “Historia e Skenderbeut” ishte pėrkthyer e ribotuar nė gjuhėt kryesore europiane. I mrekulluar nga heroizmat e Kryetrimit, autori i derdhi mendimet nė letėr qė t’ua bėnte tė njohur figurėn bashkatdhetarėve e anglishtfolėsve anė e mbanė botės.

Ai evidencon cilėsitė e karakterit tė Skenderbeut, duke pohuar, se gjithė jeta e tij ishte shembull guximi heroik dhe pathyeshmėrie. Moore pėrmend betejėn e Shkodrės qė u zhvillua teksa Skenderbeu ishte nė shtratin e vdekjes. Tė 15,000 ushtarėt turq qė ishin nė fushim pranė Shkodrės, sapo panė luftėtarėt shqiptarė qė po vinin drejt tyre, duke pandehur se u printe Skenderbeu, ikėn nga mundėn duke braktisur fushimin dhe pajisjet e tyre. Moore pėrmend se Skenderbeu u varros nė katedralen e Shėn Nikollės (Shėnkollit) nė Lezhė, dhe sapo turqit kapėn qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Skenderbeut. Kushdo e quante veten fatlum tė merrte njė copė sado tė vogėl nga eshtrat e Skenderbeut, tė cilat i mbėshtillnin me argjėnd e flori dhe i mbanin si hajmali nė trupin e tyre, me besim se ato i mbronin dhe u jepnin guxim, theksoi shkrimtari Naum Prifti.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara