HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Heroinės Marije Shllaku Kosova iu bė shtėpi e toka ujė me pi

-- nga Shefqet Kelmendi

Fotografia. Gjithmonė aty. Nė tė njejtin vend. Nė tė vėrtetė largohesh nganjiherė. Si era. E me vete mė merr. Shkon ku ke shkelė dikur. E, edhe ma pėrtej. Fusha e male kapėrcen. Kudo qė ndigjohet fjala e ambėl NANĖ, tė cilėn aq shumė e deshe. Dhe, saora, ēilembyll sytė, prapė kėtu. Ku je.

E qetė. E pafjalė. Nji heshtje me dhimbje krenare. Heshtje qė flet shumė.

I flet njėnit ndėr tė paktėt e sotėm, qė tė njohėn sė afėrmi. E kurrė s’tė harruen. Jeton mbrenda tyne. Ti i rrite.

Tė shikoj pėrditė. Bashkėbisedojmė nė nji dhomė. Ti, atje, nalt, nė mur, e unė nė shtratin tim tashma tė lodhun.

Vajzė e re. Njizetekatėrvjeēare. Dhe e re mbete pėrjetėsisht. E pastėr dhe e bukur. Bukuri e papushtueshme.

Pra, ne njihemi. Ma saktė, tė njoh unė ty. Nga travajat e shumta qė tė ranė pėr hise e i pėrballove me qėndresė legjendare, nuk pate kohė me e njoftė ma tė voglin vėlla tandin, i cili pėr herė tė parė e tė fundit, tė pa para gjashtėdhjetė vjetėsh- nji fjalė goje! Kur ta ndigjoi zanin kumbues, qė djersėt ia nxori prokurorit. Kur mėsoi pėr bėmat tueja heroike nė tė mirė tė tokės qė tė lindi. Dhe kur pa se si u talle me vdekjen, ti, vajzė kapedane- ORLEANE SHQIPTARE. Dhe qė nga ajo ditė, si shumė tė tjerė, ushtar i yti mbeti. Nji ushtar qė nė jetė pati rrėmore shumė.

Motra ime e shpirtit, sokoleshė mali!

Sytė tu rrezatojnė mbrenda meje. Dritė e forcė mė japin. Ata mė kanė mbajtė gjallė edhe kur u pėrballa me vdekjen!

Dy botė nė nji. Ti dhe unė. Bashkėbisedojmė. Ma saktė, flet ti. I flet motra e madhe vėllait tė vogėl shtatėdhjetepesėvjeēar.

Pse ndryshe nga shumė e shumė vite ma parė, pamja jote e kėtyne kohėve tė fundit, ma saktė, e kėtyne gjashtė viteve, po mė befason? Ndjehesh ma e qetė, ma e gėzueme. Edhe krenarinė e mbrendshme ta ndjej disi ma tė thellė. Ngjan me timonierin, qė bashkė me shumė e shumė shokė, ma nė fund, nė luftė me stuhinė, e ka nxjerrė anijen nė breg.

Pra, tė shoh tė pėrtrime. Dhe ke tė drejtė. Ka gjashtė vjet, motėr, qė KOSOVA po merr frymė lirisht. U shporr nji herė e pėrgjithmonė shkerbja e Uralit, tė cilėn ti me shumė trima, e luftove me guxim e zgjuarsi tė rrallė. Sė fundi, me ndihmėn e Zotit nė radhė tė parė, nipat e mbesat tua e shporrėn nga trojet tona pushtuesin shekullor gjakatar. Doli profecia jote: Gjaku im nji ditė ka me u ba liria e Shqipnisė. Dhe tjetra: “…S’ka dyshim se mbas vdekjes sonė, djemtė e vajzat shqiptare do ta vazhdojnė luftėn, derisa Kosova t’i bashkohet Shqipnisė.„

Fjalėt tua tė fundit, para tytave tė kuqe, ishin:

“KOSOVĖ!

Sa shpresėmadhe tė gjeta, e sa zemėrplasun po tė la! Po edhe nė kėtė ēast tė mbramė, po i lutem Zotit: GJAKU IM T'U BAFTĖ DRITĖ!

Dhe, d r i t ė u ba. Kosova pėr tė cilėn ti u flijove, e fitoi LIRINĖ.

Tė skalituna mbeten thaniet tueja:

“Ne luftuem qė pjesėt ma tė dhimbshme tė atdheut t’ia kthenim Nanės Shqipni.“

Ndėr tubime bahej thirrje:

“Mos t’i lėshojmė kėto fusha tė bukura! Mos me ia dorėzue shkjaut nė asnji mėnyrė armėt tona!"

“Rregullisht mbaja fjalime, tue ua ngritė moralin. Dhe morali ynė ishte i naltė. Ai kurrė nuk na tradhtoi.“

Baje thirrje:

“Shqiptarėt nuk duhet tė shkojnė me luftue nė tokė tė huej.“

Ti e sqaroje edhe faktin e turpshėm:

“Partizanėve tė Serbisė po u ndihmojnė partizanėt e Shqipnisė.“

Lufta kishte dhimbje. Kur u vra Mehmet agė Berisha, u shprehe: “M’u thye njenin krah.„ E, pėr vrasjen e Pjetėr Tomės, rojes tande besnike, u shprehe: “Vrasja e Pjetėr Tomės mė ka goditė thellė.„

I pate thanė Shaban Polluzhės:

“Kam ardhė me u ba kurban pėr kėtė tokė. Duhet ta mbroj edhe unė, siē po e mbron ti. Ne duhet tė jemi tė bashkuem. T’i lamė mbanesh mosmarrėveshjet. Pėr kėtė edhe ta ka mėsye. Kam ardhė me t’u lutė…

Pėr hir tė Zotit, pėr hir tė Atdheut, tė Kosovės, edhe pėr hatrin tim, thirre Mehmet Gradicėn e pajtohu me tė! Bashkohuni! Po s’u ba kjo, ka me na dėnue historia, e ndoshta ty ma shumė, se sot ti je baba i Kosovės.„

E, kur qe arritė kjo, Shabani u pat shprehė: “Kjo ēikė mė bani me u pajtue, me u besatue pėr luftėn qė na pret me shkjaun.„

Ishe procesmbajtėse nė tubimin historik tė Dobėrdolit, (4- 5 gusht 1945), ku morėn pjesė afro dyqind burra zamėdhenj nga trojet tona. Mes tyne, ti, vajzė e vetme, the nė atė tubim:

“Motra dėshiron me vdekė me ju, e ju bashkė me tė. Sa tė jemi gjallė, tė mos ju iu dorėzohemi sllavokomunistėve! Ma mirė me vdekė me gratė e fėmijtė tanė, e me i pa tue vdekė, sesa serbi me na i pre! Tek ne mbetet qėndresa, besimi e bashkimi. Me armė nė dorė, ne do ta fitojmė lirinė! Pra, le tė bashkohemi e tė betohemi pėrpara Flamurit tonė kombtar, se kambė e sebit nuk ka me shkelė kėndejpari! Le tė bahemi barrikadė, kala nė kufi! Le tė pėrdoret gjaku ynė nė vend tė zallit e gėlqeres, e trupat tanė si gurė!„

E burrat, shumė prej tyne tė pėrlotun, t’u pėrgjigjėn njizani:

“Ti, motėr shqiptare, na ke ndihmue nė kohėt ma tė vėshtira. Ti parnove vdekjen me ne, e edhe ne e pranojmė vdekjen me ty! Rroftė motra jonė!„

Gjithmonė mes flakėve. E kudondodhun.

“Nė luftė e sipėr, e kisha pėr detyrė qė tė plagosunve randė, me u hapė plagėt pėr me vdekė ma shpejt, dhe me ua asgjėsue dokumentet. Kurse tė plagosunve tjerė, me u shėrbye e me u dhanė kurajo.„ Kėshtu shkrove nė hetuesi. E vetėdijshme se populli tė donte dhe tė mbronte, u shprehe: “Populli mė donte e mė ruente si di Zoti.„

Nė Gllogjan more plagėn e parė e u mjekove nė shtėpinė e Dan Pjetrit, nė Dobėrdol tė Ujmirit- qendėr e ONDSH-sė. Gjashtė muej tė strehuen, tė mbrojtėn ma shumė se birin e tyne, tue rrezikue, gja qė ma vonė edhe e paguen shtrenjtė.

Dhe beteja e fundit- ajo e Siqevės. Nji pėrleshje e pėrgjakshme me forcat armike disa herė ma tė mėdha nė numur. Nji qėndresė heroike. Armiku e pagoi shtrenjtė, po edhe nga ēeta u vranė 28 luftėtarė lirie e dhjetra tė tjerė u plagosėn randė. E, pėr kėtė skenė, shkrove: “Oh, ē’kanė pa sytė e mi! Dhimbje qė nuk pėrshkruhet!…„ Dhe pak ma poshtė: “Rrobat m’u mbushėn me gjak…Mbeta e vetme nė mes tė pyllit…„

M’u kujtue njena nga pyetjet qė tė banė nė hetuesinė sllavokomuniste, nė nji kohė kur kishe shumė plagė lufte tė pashėrueme:

“Qysh kur je marrė me politikė?„

Dhe ti, nė atė gjendje, vajzė e re, e vetėdijshme pėr ēka tė priste, u pėrgjigje:

“Po, qysh herėt, qė nė moshėn njizet vjeēe jam marrė me politikė, nėse mund tė quhet politikė dashunia pėr Atdheun. Jam pėrpjekė, qysh se di pėr vete, pėr nji Shqipni etnike, tė bashkueme me pjesėt e saja tė shkėputuna-Kosovė e Ēamėri.„

…Mė fal, motėr, qė po tė ndėrpres. Pse pikėrisht nė kėtė moshė kaq tė re, jeta jote mori kėtė kahje? Le prindėt, Shkodėrlocen tande, braktise edhe studimet, e u hodhe nė zjarrin e luftės. Ēfarė tė nxiti, tė ngacmoi?

“Qė fėmijė jam edukue nga prindėt me dahsuninė pėr Atdheun. Po qartėsinė politike ma thelluen nė shkollė profesorėt e nderuem qė kisha. Gjithmonė e kam urrye pushtuesin, pra edhe fashizmin. Po kur komunistėt vranė nė Tiranė intelektualin patriot Ludovik Zojzi, e pak ma vonė edhe Iliaz Agushin, apostullin e shqiptarizmės, pezmi im arriti kulmin. Dhe vendosa qė edhe unė tė baja diēka pėr Atdheun. Tash para meje kisha dy palė armiqsh: fashizmin e komunizmin, si njeni, tjetri. Po ky i fundit ndoshta edhe mė i zi, sepse e tjetėrsonte njeriun. Iu drejtova Kosovės, e cila nė njėfarė mėnyre po merrte frymė lirisht. Ajo kishte nevojė pėr kuadro. Se, nuk dihej ē’mund tė sillte mbarimi i luftės. E, siē dihet, ndodhi ma e keqja. Mandej ngjarjet rrodhėn ashtu siē rrodhėn…

Po shoh se ti don me ditė diēka ma shumė pėr jetėn time. Jeta s’u matka me vite, por me pėrjetime, me gjallninė e lėvizjeve. Katėr vitet e mia- 1942- 1946, kanė qenė tejet tė ngjeshuna. Arritje e dhimbje, gjithmonė me njė qėllim tė vetėm: ēdo gja nė shėrbim tė kombit. Partia ime ishte Atdheu, liria. Kam krye vetėm detyrėn. Asgja ma shumė. Randėsi ka se kurrė nuk dredhova rrugė. Ndaj ndjehem e qetė qė dhashė ma tė mundshmen time, aq ma tepėr sot kur Kosova fitoi lirinė.

Kam pėrjetue shumė dhimbje, por lufta e drejtė t’i zbutka plagėt. U rrita nė beteja, mes luftėtarėve tė shquem, siē ishte nė radhė tė parė Ymer Berisha, mandej Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Ukė Sadiku, Ndue Pėrlleshi e shumė e shumė trima tjerė. Ata ishin dhe mbetėn krenaria e trojeve arbnore. Kosova asht djep herojsh. Unė, shkodrane, e ndjej veten si bijė e Kosovės, e nė radhė tė parė si bijė e familjes sė Dan Pjetrit.

…Don me ditė diēka edhe pėr fėmijninė time. Pse ma kujtove?…

Nji vajzė si gjitha tė tjerat, po disi me rrebe. Mė tregonte nana Dilė, ndjesė pastė, se kurrė nuk paskam luejtė me kukulla. Edhe fustanet s’i paskėsh pėlqye shumė. Ma shumė vishesha si djalė. Me ta edhe lueja ma shumė, e sigurisht qė edhe grindesha. Kur shkoja nė shtėpi e ēaraveshun, nana mė thonte: “Kot ke lindė vajzė!„ Mė ka pėlqye pėrherė rregulli e pastėrtia. E kam dashtė shkollėn. Kam ditė me ndigjue e me vėzhgue. Jetova me hallet e familjes. U pėrpoqa me i ndihmue. Po shpejt ua ktheva shpinėn. Tjetėr rrjedhė mori jeta ime.„

U ēmalle kur tė erdhi Roza, motra jote e madhe? A tė pėrqafoi edhe nė emrin tim?

“Mė gėzoi tej mase kur mė tha se Kosova ishte nė prag tė lirisė. Por ardhja e Rozės mė 4 mars 1999, mė krijoi njė plagė. Ishte pinjolli i fundit i derės sė Mark Simon Shllakut. Derė qė u mbyll pėrgjithmonė…„

Jo, motėr, nuk u shkymb dera e Mark Simon Shllakut. Ajo do tė mbetet e paharrueme, si shumė dyer tė tjera nė kėto troje tė stėrlashta. Se ajo derė lindi heroinėn Marije Shllaku. Tė lindi ty, motra jonė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara